Blog
-
Bashkëveprimi me kur’anin
Kështu, kur të kalosh nëpër ajetet e dënimit, frikohu dhe kërko mbrojtjen e All-llahut. Kur të kalosh nëpër ajetet e madhërimit (të All-llahut), madhëroje All-llahun. Kur të kalosh nëpër ajete që përmbajnë lutje, lutu edhe ti dhe kërko prej All-llahut. Kur të kalosh nëpër ajetet që përmbajnë sexhde, bëj sexhde, e kështu me radhë. Nga Hudhejfeja radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “Një natë u fala pas Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem. Filloi me suren El-Bekare. Thashë: do të shkojë në ruku’ kur të lexojë njëqind ajete, mirëpo ai vazhdoi. Thashë: do të shkojë në ruku kur ta kryejë suren. Pasi që e kreu suren El-Bekare, filloi me suren En-Nisa’ dhe e lexoi të tërën, pastaj e filloi suren Alu Imran. Krejt këto i lexonte dalëngadalë. Kur kalonte pranë ajeteve të lavdërimit, e lavdëronte All-llahun. Kur kalonte pranë ajeteve ku kërkohet strehim nga Zoti, ai kërkonte strehim prej Tij…”[1] Ky është nderim i kur’anit, e që është një degë e meditimit dhe përqendrimit të zemrës.
[1] Sahih: shënon Muslimi (772).
www.thirrjaislame.com
-
Të mos bëjë hatme në më pak se tri ditë
Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem i tha Abdullah Ibën Amrit radijAll-llahu anhuma: ”Bëje hatme kur’anin për një muaj, ose për njëzet e pesë ditë… ose për pesëmbëdhjetë ditë, ose për dhjetë ditë, ose për shtatë ditë. Nuk e kupton kur’anin ai që e lexon në më pak se tri ditë.”[1]
Nga Abdullah ibën Amri radijAll-llahu anhuma na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem “nuk e ka bërë hatme kur’anin në më pak se tri ditë.”[2]
Kjo ka të bëjë me kohët e zakonshme. Ndërsa në kohët e vlefshme, si muaji i Ramazanit, lejohet hatmeja edhe në më pak se tri ditë. Transmetohet se Shafiiu gjatë muajit të Ramazanit e ka bërë hatme kur’anin gjashtëdhjetë herë.
[1] Sahih: shënon Ahmedi (2/165). Shejh Albani në librin Sahih el-Xhami’ (1157) e ka klasifikuar si hadith sahih.
[2] Sahih: Shënon Ibën Sa’di në librin e tij Et-Tabekat (1/376). Shejh Albani në librin e tij Es-Silsiletus-Sahiha (2466) e ka klasifikuar si hadith sahih.
www.thirrjaislame.com
-
Meditimi
Lexuesi i kur’anit duhet të meditojë rreth ajeteve kur’anore dhe të përpiqet të kuptojë domethëniet e tyre, si dhe të ndjejë madhërinë e All-llahut të Madhërishëm.
All-llahu i Madhërishëm thotë: “A nuk e studiojnë me vëmendje Kur’anin? Por jo, ata janë zemra që kanë drynat e vet!”[1] Po ashtu thotë: “(Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.”[2]
[1] Kaptina Muhammed, ajeti 24.
[2] Kaptina Sad, ajeti 29.
www.thirrjaislame.com
-
Zbukurimi i zërit gjatë leximit
Ai që e lexon kur’anin, duhet që ta zbukurojë zërin gjatë leximit sa të ketë mundësi, sepse melaiket e dëgjojnë leximin e tij, por edhe njerëzit argëtohen me zërin e bukur të tij.
Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Zbukurojeni kur’anin me zërat tuaj, sepse zëri i bukur ia shton kur’anit bukurinë.”[1] Po ashtu ka thënë: “All-llahu nuk i kushton kujdes askujt duke e dëgjuar sikurse një pejgamberi që ka zë të bukur, i cili e lexon kur’anin me zë të bukur dhe të qartë.”[2]
[1] Sahih: shënojnë Darimiu (2/565), Hakimi (1/768) dhe Bejhekiu në Shuabul-Iman (2/386). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (3815) e ka klasifikuar si hadith sahih.
[2] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (7544) dhe Muslimi (792).
www.thirrjaislame.com