Blog

  • EDUKATA NË XHAMI

    EDUKATA NË XHAMI

    Vëllezër të dashur,

    Xhamia është një çerdhe edukative me anë të së cilës Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ia doli t’i edukojë sahabët e tij.

    All-llahu i Madhërishëm thotë: (ajo dritë) Është në shtëpitë (xhamitë) që All-llahu lejoi të ngrihen, e që në to të përmendet emri i Tij, t’i bëhet lutje Atij mëngjes e mbrëmje. Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-llahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet.”[1]

    Besimtari i vërtetë është ai, zemra e të cilit lidhet me xhamitë, kështu që kurrë nuk mungon nga namazi me xhemat, ligjëratat fetare dhe tubimet e kur’anit… Këto janë vende ku zbret mëshira dhe falja e mëkateve nga Zoti i tokës dhe qiejve.

    Para se t’i përmendim rregullat të cilat duhet përvetësuar gjatë qëndrimit në xhami, të mësojmë disa nga vlerat e shkuarjes në xhami.

    1. Xhamitë janë vendet më të dashura të All-llahut të Madhërishëm

     Shënon Muslimi në Sahihun e tij se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Vendet më të dashura të All-llahut të Madhërishëm janë xhamitë, ndërsa vendet më të urryera janë tregjet.”[2]

    Ndërsa në transmetimin e Taberaniut qëndron: “Vendet më të mira janë xhamitë, ndërsa vendet më të urryera janë tregjet.”[3]

    1. Xhamia është shtëpi e çdo besimtari

     Xhaminë e duan vetëm ata zemrat e të cilëve janë të mbushura me besim dhe devotshmëri.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Xhamia është shtëpi e çdo besimtari.”[4]

    1. Vendi yt i mikpritjes në xhennet varet nga numri i shkuarjes tënde në xhami

    Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Sa herë që dikush shkon në xhami, All-llahu për këtë i përgatit një vend gostie në xhennet.”[5]

    1. Dalja yte për në xhami bën që të jesh në sigurinë e All-llahut të Madhërishëm

    I dërguari i All-llahut ka thënë: “Tre njerëz janë në sigurinë e All-llahut; një njeri që del si luftëtar në rrugë të All-llahut është në sigurinë e All-llahut derisa All-llahu t’ia marrë shpirtin e ta fusë në xhennet, apo ta kthejë në shtëpi me gjithë shpërblimin apo plaçkat e luftës që ka fituar, një njeri që shkon në xhami është në sigurinë e All-llahut derisa All-llahu t’ia marrë shpirtin e ta fusë në xhennet, apo ta kthejë në shtëpi me gjithë shpërblimin që ka fituar, dhe një njeri që hyn në shtëpi me selam (përshëndetje), po ashtu është në sigurinë e All-llahut.”[6]

    1. Namazi në xhami (me xhemat) është njëzetepesëfish më i vlefshëm

     I dërguari i All-llahut ka thënë: Namazi i njeriut në xhemat është më i vlefshëm se namazi i falur në shtëpinë e tij apo në treg për njëzet e pesë gradë. Kush merr avdes në formën më të mirë, pastaj shkon në xhami me të vetmin qëllim për të falur namazin në xhemat, duke mos i interesuar asgjë tjetër, për çdo hap të tij i shtohet nga një gradë dhe i shlyhet nga një mëkat derisa të hyjë në xhami. E kur të hyjë në xhami, i llogaritet që është në namaz derisa të vijë koha e namazit. Atë e bekojnë melaiket, derisa të qëndrojë në vendin ku ka falur namazin. Ata thonë: O Zot, fale! O Zot, mëshiroje! O Zot, pranoja pendimin. Melaiket veprojnë kështu përderisa njeriu të mos fillojë t’u pengojë të tjerëve, apo ta prishë avdesin në xhami.”[7]

    1. Kush del për në xhami për të falur namazin farz ka shpërblim të madh

    I dërguari i All-llahut ka thënë: “Kush del nga shtëpia e tij për (për t’i falur) namazet e obliguara në xhami, shpërblimi i tij është sikurse haxhiu muhrim, dhe kush del për në tesbihun (namazin) e duhasë duke mos u preokupuar me asgjë tjetër, shpërblimi i tij është sikurse i atij që e kryen umren, ndërsa namazi pas namazit duke mos folur fjalë të këqija është vepër e shkruar në Il-lijjin.”[8]

    1. Kush ndërton një xhami për hirin e All-llahut, do të ketë një shtëpi në xhennet

    I dërguari i All-llahut ka thënë: “Kush ndërton një xhami, duke e kërkuar kënaqësinë e All-llahut, All-llahu ia ndërton atij një shtëpi në xhennet.”[9]

    Po ashtu ka thënë: “Shtatë vepra janë që robit i bëjnë dobi pas vdekjes së tij: dija që ia ka mësuar dikujt, lumi të cilin e ka hapur, pusi të cilin e ka gërmuar, hurma të cilën e ka mbjellur, xhamia të cilën e ka ndërtuar, mus’hafi të cilin ia ka lënë ndokujt si trashëgim dhe fëmija i mirë që e ka lënë pas vetes dhe i cili bën istigfar për të.”[10]

    1. Shlyerja e mëkateve dhe ngritja e gradëve me hapat e shumtë për në xhami

    Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: A dëshironi t’ju udhëzoj për atë se me çfarë All-llahu i shlyen mëkatet dhe i ngre pozitat?!” Ata u përgjigjën: “Po, o i dërguari i All-llahut”, ndërsa ai tha: “Me plotësimin e avdesit në vështirësi, me hapat e shumtë për në xhami dhe me pritjen e namazit pas namazit. Kjo është për ju ribat, kjo është për ju ribat, kjo është për ju ribat (vigjilencë në rrugën e All-llahut)!”[11]

    1. All-llahu të do dhe gëzohet me ty

    Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Sa herë që dikush prej jush merr avdes me përpikëri dhe pastaj shkon në xhami me të vetmin qëllim për të falur namaz, All-llahu gëzohet me të sikurse që gëzohet njeriu me të dashurit e tij që s’i ka parë për kohë të gjatë.”[12]

    1. Lidhja e zemrës me xhaminë të mundëson hijen e Arshi

    Në një hadith që e shënojnë Buhariu dhe Muslimi, Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem thotë: “Shtatë grupe njerëzish All-llahu do t’i fusë nën hijen e Tij”, ndërsa në transmetimin e Seid ibën Mensurit qëndron: “… nën hijen e Arshit të Tij, në ditën kur nuk ka hije tjetër pos hijes së Tij”, e prej atyre grupeve ka përmendur: “… dhe një njeri, zemra e të cilit është e lidhur me xhamitë…”, ndërsa në transmetimin e Malikut në Muvetta’ qëndron: “kur del prej saj (xhamisë) derisa sërish të kthehet në xhami.”[13]

    Në vazhdim po përmendim ca rregulla të cilat myslimani duhet përvetësuar për sa i përket xhamisë:

    1. Nijeti i mirë

    Kjo do të thotë që shkuarja e tij në xhami të bëhet me qëllim të arritjes së kënaqësisë së All-llahut dhe për t’i kryer obligimet që All-llahu ia ka obliguar atij. D.m.th. nuk duhet që qëllimi i tij të jetë sa për t’u dukur para njerëzve se është i mirë e i devotshëm.

    1. Zbukurimi para shkuarjes në xhami

    Kjo do të thotë që myslimani të veshë tesha të pastra e të bukura, të parfumoset dhe t’i pastrojë dhëmbët që kur të gjendet në mesin e njerëzve të duket bukur dhe të ketë aromë të këndshme. All-llahu i Madhërishëm thotë: O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje).”[14]

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem thotë: “Kur të faleni, vishni dy rroba,[15] ngase All-llahu është më meritori që të zbukuroheni para Tij.”[16

    1. Duaja gjatë shkuarjes në xhami

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem gjatë shkuarjes në xhami bënte një dua të madhe, por shumë prej njerëzve janë neglizhentë ndaj saj. Në vazhdim po përmendim atë dua.

    Këtë dua e shënon Muslimi me senedin e tij nga Ibën Abbasi radijAll-llahu anhuma, kur ky i fundit bujti te tezja e tij Mejmuneja (njëra nga bashkëshortet e Pejgamberit, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) për ta parë ibadetin e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem gjatë natës. Ibën Abbasi radijAll-llahu anhuma thotë: “Muezzini e thirri ezanin e sabahut, ndërsa Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem doli për namaz dhe e bëri këtë dua: All-llahummexh’al fi kalbi nuren, ve fi lisani nuren, vexh’al fi sem’i nuren, vexh’al fi besari nuren, vexh’al min halfi nuren, ve min emami nuren, vexh’al min fevki nuren, ve min tahti nuren, All-llahumme e’tini nuren.” (O All-llah! Më jep dritë në zemrën time, në gjuhën time, në të dëgjuarit tim dhe në shikimin tim, më jep dritë prapa meje dhe para meje, më jep dritë mbi mua dhe nën mua. Ma zmadho dritën dhe ma plotëso dritën. Më jep dritë dhe më ndriço. O All-llah më jep dritë.”[17]

    1. Shkuarja në xhami me qetësi dhe edukatë

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur të thirret ikameti për namaz, mos shkoni (në xhami) me nxitim, por shkoni duke ecur me qetësi. Atë që e arrini (nga namazi), faleni, ndërsa ajo që ju ikën, plotësojeni.”[18]

    1. Shkuarja në xhami në këmbë

    Kjo vlen nëse xhamia nuk është larg dhe namazfalësit nuk e kanë të vështirë shkuarjen në këmbë. Sunnet është të shpeshtohen hapat në mënyrë që të bëhen më shumë në numër, sepse kështu shtohen edhe shpërblimet.

    Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: A dëshironi t’ju udhëzoj për atë se me çfarë All-llahu i shlyen mëkatet dhe i ngre pozitat?!” Ata u përgjigjën: “Po, o i dërguari i All-llahut”, ndërsa ai tha: “Me plotësimin e avdesit në vështirësi, me hapat e shumtë për në xhami dhe me pritjen e namazit pas namazit. Kjo është për ju ribat, kjo është për ju ribat, kjo është për ju ribat (vigjilencë në rrugën e All-llahut)!”[19]

    1. Gruaja nuk duhet parfumosur

    Nuk lejohet që gruaja të shkojë në xhami e parfumosur, sepse kjo është një prej shkaqeve të fitnes… Por kur ajo gjendet në shtëpi dhe para mahremëve të saj, asaj i lejohet të zbukurohet dhe të vendosë parfumin më të shtrenjtë.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ajo grua që parfumoset me temjan, të mos marrë pjesë me ne në namazin e jacisë.”[20]

    Po ashtu ka thënë: “Kur ndonjëra prej jush dëshiron të vijë në xhami, të mos vendosë parfum.”[21] E në një hadith tjetër ka thënë: “Ajo grua që zbukurohet dhe pastaj del për në xhami, asaj nuk i pranohet asnjë namaz derisa të lahet.”[22]

    1. Mosfutja e gishtave mes njëri-tjetrit

    Myslimani nuk duhet bashkuar gishtat duke futur njërin mes tjetrit derisa është duke shkuar në xhami dhe kur është duke u kthyer nga xhamia, madje as gjatë qëndrimit në xhami duke e pritur namazin, ngase kjo është shenjë e mërzisë dhe përtacisë.

    Nga Ka’b ibën Uxhre na përcillet se ka thënë: “Derisa po qëndroja në xhami dhe gishtat i kisha futur njërin mes tjetrit, hyri i dërguari i All-llahut  dhe më tha: O Ka’b, kur je në xhami, mos i fut gishtat mes njëri tjetrit, sepse derisa je në pritje të namazit, ti je në namaz.”[23]

    1. Hyrja në xhami me këmbën e djathtë

    Nga Enesi radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “Prej sunnetit është që kur të hysh në xhami, të hysh me këmbën e djathtë, ndërsa të dalësh me të majtën. Po ashtu kur të hysh në xhami dhe i zbathë këpucët, lëri në vendin e posaçëm për to dhe mos e shqetëso askënd me to.”

    1. Duaja e hyrjes në xhami

    I dërguari i All-llahut kur hynte në xhami e bënte këtë dua: Bismil-lah, ves-selamu ala resulil-lah. All-llahummegfir li dhunubi, veftah li ebvabe rahmetik.” (Me emrin e All-llahut. Përshëndetja qoftë mbi të dërguarin e All-llahut. O All-llah, m’i fal mëkatet dhe m’i hap dyert e mëshirës Sate), ndërsa kur dilte nga xhamia thoshte: “Bismil-lah, ves-selamu ala resulil-lah. All-llahummegfir li dhunubi, veftah li ebvabe fadlik.” (Me emrin e All-llahut. Përshëndetja qoftë mbi të dërguarin e All-llahut. O All-llah, m’i fal mëkatet dhe m’i hap dyert e të mirave të Tua.”[24]

    Por a thua përse gjatë hyrjes në xhami kërkohet mëshira e All-llahut, ndërsa gjatë daljes kërkohen të mirat e Tij?

    Kjo, sepse namazfalësi kur hyn në xhami angazhohet me gjëra të cilat e afrojnë me Zotin e tij të Madhërishëm, kënaqësinë e Tij, xhennetet e Tij, si namazi, madhërimi, falënderimi dhe dhikre të tjera, kështu që kërkimi i mëshirës së All-llahut është në përputhje me veprimet e tij. Ndërsa kur del nga xhamia, zakonisht angazhohet me kërkim të rizkut hallall për vete dhe familjen e tij, kështu që kërkimi i të mirave të All-llahut është në përputhje me veprimin e tij.”[25]

    1. Përshëndetja e xhamisë

    Kjo nënkupton faljen e dy rekateve si përshëndetje ndaj xhamisë para se të ulet.

    Nga Ebu Katade Es-Selmiu radijAll-llahu anhu na përcillet se i dërguari i All-llahut ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush hyn në xhami, le të falë dy rekate para se të ulet.”[26]

    Myslimani duhet bërë përshëndetjen e xhamisë me dy rekate namaz edhe kur hatibi është duke mbajtur hutben e xhumasë, por këto dy rekate duhet të jenë të shkurtra.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush të vijë në xhami ditën e xhuma dhe e gjenë imamin duke mbajtur hutben, le të falë dy rekate të shkurtra.”[27]

    1. Madhërimi i xhamisë

    Kjo do të thotë që myslimani të mos bëjë gjëra të pahijshme në xhami, të mos e ngritë zërin gjatë bisedës, të mos qeshë me zë të lartë apo të rrijë në xhami për të biseduar vetëm për çështje të kësaj bote, sepse të gjitha këto gjëra nuk janë prej madhërimit të dispozitave të All-llahut.

    1. Mosdalja nga xhamia pas ezanit

    Nëse gjendesh në xhami dhe muezzini e thërret ezanin, nuk të lejohet të dalësh nga xhamia përveç për ndonjë nevojë të patjetërsueshme. Ndërsa dalja nga xhamia pas ezanit pa nevojë, nuk lejohet.

    Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se kishte parë një njeri duke dalur nga xhamia pasi kishte thirrur ezani, dhe me këtë rast kishte thënë: “Ky njeri ka kundërshtuar Ebul-Kasimin,[28] e pastaj vazhdoi: I dërguari i All-llahut na ka urdhëruar duke na thënë: Nëse gjendeni në xhami dhe thërret ezani për namaz, askush prej jush të mos dalë derisa të falet.”[29]

       13.Shkuarja në xhami herët

    Kjo, që ta arrish tekbirin fillestar me imamin dhe kështu të arrish shpërblimin e madh për të cilin Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush falë namaz për hirin e All-llahut dyzet ditë me xhemat duke e mbërritur tekbirin fillestar, i obligohen dy pastrime (shpëtime); pastrim (shpëtim) nga zjarri, dhe pastrim (shpëtim) nga nifaku (syefaqësia).”[30]

    1. Përshëndetja me selam

    Përshëndetja me selam është obligim ndaj krijesave. Prandaj prej udhëzimit pejgamberik ka qenë që njeriu kur të hyjë në xhami të fillojë me dy rekate namaz si përshëndetje ndaj xhamisë, e pastaj t’i përshëndesë njerëzit. Pra, përshëndetja ndaj xhamisë duhet bërë para përshëndetjes së njerëzve që gjenden në xhami. Kjo, ngase përshëndetja e xhamisë është obligim ndaj All-llahut, ndërsa përshëndetja e njerëzve është obligim ndaj tyre.

    1. Mospërdorimi i xhamisë për zeje ose përfitime

    Xhaminë nuk duhet përdorur për zeje apo përfitime të kësaj bote, si shitblerja, tregtia apo prodhimi (i sendeve të ndryshme), sepse xhamitë janë ndërtuar për namaz dhe dhikër ndaj All-llahut të Madhërishëm. Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se i dërguari i All-llahut ka thënë: “Nëse shihni dikë duke shitur apo blerë në xhami, thuani atij: All-llahu mos të dhashtë sukses në tregtinë tënde, dhe nëse shihni dikë që kërkon gjënë e humbur të tij në xhami, thuani atij: All-llahu mos ta ktheftë (gjënë e humbur).”[31]

    1. Mosveçimi i një vendi të caktuar për namaz në xhami

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka ndaluar që myslimani të veçojë një vend për vete në xhami, ngase kjo mund të çojë në famë e syefaqësi. Maslimani duhet falur namazin në cilindo vend në xhami përderisa falet në saf me vëllezërit e tij myslimanë.

    “Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem e ndaloi çukitjen e korbit,[32] shtrirjen e egërsirave,[33] dhe të veçojë njeriu një vend për vete në xhami (çdoherë të falet aty) ashtu siç e merr vendin deveja.”[34]

    1. Mosprishja e avdesit në xhami

    Prej gjërave të urryera në xhami është edhe nxjerrja e gazrave në xhami. Kjo, sepse me këtë gjë shqetësohen melaiket dhe myslimanët në xhami.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka treguar se “Melaiket luten për njeriun i cili vjen në xhami dhe thonë: O All-llah, bekoje, o All-llah, mëshiroje! Këtë e bëjnë derisa ai nuk e shqetëson dikë apo nuk e prishë avdesin. Dikush pyeti: E si e prishë avdesin?  Tha: Fendë apo pordhë.”[35]

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem thotë: “Melaiket shqetësohen nga ato gjëra që shqetësohen bijtë e Ademit.”

    1. Moskalimi para atij që falë namaz

    Këtë e bazojmë në fjalën e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem: “Sikur ta dinte ai që kalon para njeriut që falë namaz se çfarë mëkati bën, më mirë për të do të ishte të qëndronte dyzet[36] sesa të kalonte para tij.”[37]

    1. Mospërdorimi i xhamisë si udhë kalimi

    Ndonjëherë shohim ndonjë njeri që hyn në xhami për të kërkuar diçka, për të pyetur për ndonjë njeri, apo për të kaluar nëpërmjet xhamisë në rrugën përballë nëse xhamia i ka dy dyer, dhe me këtë rast nuk falë dy rekate si përshëndetje të xhamisë. Ky është një prej gabimeve, ngase myslimani kur të hyjë në xhami duhet falur dy rekate si përshëndetje të xhamisë, duke shfaqur kështu edukatë ndaj All-llahut të Madhërishëm.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem e ka ndaluar që xhamia të përdoret si udhë kalimi dhe ka thënë: “Mos i shndërroni xhamitë në udhë kalimi, përveçse për dhikër apo namaz.”[38]

    Madje Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka paralajmëruar se kjo është prej shenjave të kiametit dhe ka thënë: “Prej shenjave të kiametit është që njeriu të kalojë nëpër xhami dhe të mos falë dy rekate në të.”[39]

    1. Mosngritja e zërit gjatë dhikrit apo leximit të kur’anit në xhami

    Kjo mund t’i shqetësojë apo shpërqendrojë njerëzit që janë duke falur namaz në xhami apo atë që lexon kur’an afër teje. Ngritja e zërit gjatë leximit të kur’anit nuk ka qenë prej udhëzimit të Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem dhe të sahabëve të tij.

    Në radhët e sahabëve të Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka pasur prej tyre që kanë pasur zë shumë të bukur, por megjithatë nuk na është transmetuar se ndonjëri prej tyre e ka lexuar kur’anin me zë në xhami.

        21.Drejtimi i safeve në namaz

    Prej edukatës gjatë qënrimit në xhami është drejtimi i safeve gjatë namazit farz. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem i ka kushtuar kujdes të madh drejtimit të safeve. I dërguari i All-llahut ka thënë: “O do t’i drejtoni safet, o All-llahu do të fusë kundërshtimin mes jush.”[40]

    Kuptimi i kësaj, All-llahu e di më mirë, është: Mosdrejtimi i safeve ndikon në mes jush të futet urrejtja, armiqësia dhe kundërshtimi.

    1. Hapja e një dere të veçantë për gratë

    Kjo, që të pengohet përzierja mes grave dhe burrave, që të mos shkaktohet fitne mes tyre duke qenë në shtëpinë e All-llahut.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka udhëzuar në këtë gjë dhe u ka thënë sahabëve të tij: “Sikur ta linim këtë derë për gratë.”[41], d.m.th. njërën derë të xhamisë.

         23.Moskërkimi i gjësë së humbur në xhami

    Disa njerëz, kur iu humbë ndonjë gjë, shkojnë te këshilli i xhamisë dhe kërkojnë prej tyre që të bëjnë shpallje me mikrofon në lidhje me gjënë e humbur. Kjo është gabim, sepse Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka ndaluar një gjë të tillë.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush dëgjon ndonjë njeri duke kërkuar gjënë e humbur në xhami, le t’i thotë: All-llahu mos ta ktheftë atë gjë, sepse xhamitë nuk janë ndërtuar për këtë.”[42]

    1. Mos-hyrja në xhami me armë të zbuluar

    Dihet që nuk është e lejuar hyrja e njeriut në xhami me shpatë, hanxhar apo thikë përveçse nëse arma e tij është e futur në këllëf, që të mos lëndojë ndonjë mysliman.

    Po ashtu nuk lejohet hyrja në xhami me revole apo pushkë automatike përveç nëse është e vendosur në vend të sigurt dhe që nuk ka mundësi të shkrepë ndonjë plumb e të vrasë ndonjë mysliman.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: Nëse dikush kalon nëpër xhaminë apo tregun tonë dhe në dorë mban shigjetë, le ta kapë majën e tij me dorë, të mos e lëndojë ndonjë mysliman.”[43]

    [1] Kaptina En-Nur, ajetet 36-37.

    [2] Sahih: shënon Muslimi (671).

    [3] Hasen: shënon Taberaniu në Mu’xhemul-Evset (7/154). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (3271) e ka klasifikuar si hadith hasen.

    [4] Hasen: shënon Ebu Nuajmi në librin e tij Hiljetul-Evlija’ (6/176). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (6702) e ka klasifikuar si hadith hasen.

    [5] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (662) dhe Muslimi (669).

    [6] Sahih: shënojnë Ebu Davudi (2494) dhe Ibën Hibbani në Sahihun e tij (2/251). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (3053) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [7] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (477) dhe Muslimi (649).

    [8] Hasen: shënon Ebu Davudi (558). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (6228) e ka klasifikuar si hadith hasen. Ndërsa Il-lijjin është një regjistër i madh i ngritur në qiellin e shtatë ku shkruhen veprat e mira të robërve. (shën. përkth.)

    [9] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (450) dhe Muslimi (533).

    [10] Hasen: shënojnë Ebu Nuajmi në Hiljetul-Evlija’ (2/344) dhe Bejhekiu në Shuabul-Iman (3/248). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (3602) e ka klasifikuar si hadith hasen.

    [11] Sahih: shënon Muslimi (251).

    [12] Sahih: shënon Ahmedi (8004). Shejh Albani në librin e tij et-Tergibu vet-Terhib (327) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [13] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (660) dhe Muslimi (1031).

    [14] Kaptina El-E’raf, ajeti 31.

    [15] D.m.th. të vishen dy pjesë të rrobave, të sipërme dhe të poshtme. Kjo, ngase në kohën e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem disa njerëz veshnin vetëm pjesën e poshtme të rrobave duke mbuluar avretin (pjesën nga kërthiza e deri nën gjunjë). Prandaj Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem preferoi që mbulimi i trupit gjatë namazit të jetë më i plotë dhe më i bukur. (shën. përkth.)

    [16] Sahih: shënon Taberaniu në Mu’xhemul-Evset (9/144). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (652) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [17] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (6316) dhe Muslimi (713).

    [18] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (908) dhe Muslimi (602).

    [19] Sahih: shënon Muslimi (251).

    [20] Sahih: shënon Muslimi (444).

    [21] Sahih: shënon Muslimi (443).

    [22] Sahih: shënon Ibën Maxhe (4002) dhe Ebu Ja’la. Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (2703) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [23] Sahih: shënon Ahmedi (14/79). Shuajb Arnauti ka thënë: Ky është hadith hasen.

    [24] Sahih: shënojnë Tirmidhiu (314) dhe Ibën Maxhe (771). Shejh Albani në librin e tij Sahih Ibën Maxhe (625) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [25] Shkëputur nga libri Minhaxhus-Salihin, fq. 153.

    [26] Sahih: shënon Buhariu (444).

    [27] Sahih: shënon Muslimi (875).

    [28] Ebul-Kasim: Pseudonimi i Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem. (shën. përkth.)

    [29] Shënon Ahmedi (882/537) me sened sahih.

    [30] Sahih: Shënon Tirmidhiu (241). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (6365) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [31] Sahih: Shënon Tirmidhiu (1321). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (573) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [32] Aludohet në sexhden e shpejtë, d.m.th. është aq e shpejtë saqë i përngjet çukitjeve të korbit me sqepin e tij në tokë për ta marrë ushqimin. (shën. përkth.)

    [33] Aludohet në shtrirjen e krahëve përtokë gjatë sexhdes, mu ashtu siç shtrihen egërsirat. (shën. përkth.)

    [34] Sahih: shënojnë Ebu Davudi (862), Nesaiu (1112) dhe Ibën Maxhe (1429). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (6982) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [35] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (176) dhe Muslimi (649).

    [36] Dijetarët e hadithit janë ndarë në mendime në lidhje me fjalën “dyzet”, a është fjala për dyzet ditë, dyzet muaj apo dyzet vjet. Mendimi më i saktë është dyzet vjet, bazuar në disa hadithe të tjera ku përmendet dyzet vjet. All-llahu e di më mirë. (shën. përkth.)

    [37] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (510) dhe Muslimi (507).

    [38] Hasen: shënon Taberaniu në Mu’xhemul-Kebir (12/314). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (7215) e ka klasifikuar si hadith hasen.

    [39] Sahih: Shënon Ibën Huzejme (1326). Shejh Albani në librin e tij Es-Silsiletus-Sahiha (649) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [40] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (717) dhe Muslimi (346).

    [41] Sahih: shënon Ebu Davudi (462). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (5258) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [42] Sahih: shënon Muslimi (568).

    [43] Sahih: shënon Buhariu (452).

     

    www.thirrjaislame.com

  • EDUKATA GJATË GUSLIT DHE HYRJES NË BANJË DHE NEVOJTORE

    EDUKATA GJATË GUSLIT DHE HYRJES NË BANJË DHE NEVOJTORE

    Vëllezër të dashur,

    Ne e dimë se islami është fe e cila thërret në pastërti, se mendja e shëndoshë është në trup të shëndoshë dhe se prej faktorëve më të mëdhenj të shëndetit të trupit është pastërtia e tij. Gusli është prej gjërave për të cilat myslimani ka më së shumti nevojë pavarësisht a bëhet për largim të xhunubllëkut, pastrim apo freskim.

    Prandaj duhet mësuar rregullat që kanë të bëjnë me guslin dhe hyrjen në banjë dhe nevojtore. Në vijim po përmendim disa prej tyre:

                 1.Nijeti i sinqertë për hirin e All-llahut të Madhërishëm

    Gjëja e parë që myslimani e bën është të bëjë nijet të sinqertë për larje të trupit që trupi i tij të jetë i pastër dhe t’i vijë aromë e këndshme që të qëndrojë para All-llahut i pastër dhe kjo pastërti të jetë ndihmë për të për sa i përket adhurimit ndaj All-llahut të Madhërishëm si dhe melaiket të mos shqetësohen nga ndonjë aromë eventuale jo e këndshme.

    1. Të thënit bismil-lah kur të zhvishen rrobat

    Nga Enesi radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “I dërguari i All-llahut ka thënë: Perdeja mes syve të xhinnëve dhe pjesëve të turpshme të trupit të bijve të Ademit është që myslimani kur të dëshirojë të zhveshë rrobat e tij të thotë: Bismil-lah.”[1]

    Të thënit bismil-lah duhet bërë para hyrjes në banjë apo nevojtore.

    1. Në banjë apo nevojtore duhet hyrë i mbuluar

    Kjo do të thotë që në trupin e tij duhet patur diçka që i mbulon pjesët e turpshme të trupit, si pantallona apo diçka tjetër.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush e beson All-llahun dhe ditën e fundit, le të mos hyjë në banjë përveçse me diçka që i mbulon pjesët e turpshme të trupit.”[2]

    Omer ibën Hattabi radijAll-llahu anhu thotë: “Hyrja në banjë pa diçka që e mbulon trupin është haram.”

    1. Mbulimi i avretit (pjesëve të turpshme)

    Një njeri i tha Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem: “O i dërguari i All-llahut, nga kush duhet të kemi kujdes për avretet tona?” Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem iu përgjigj: “Ruaje avretin tënd nga çdokush përveç gruas tënde dhe atë që e ke në pronën tënde (robëreshat).” “E çka duhet të mbulojë burri nga burri?” – pyeti njeriu. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem i tha: “Nëse ke mundësi të ruhesh e të mos e shohë askush avretin, atëherë bëje këtë.” “E nëse njeriu është vetëm?” – pyeti prapë njeriu. Atëherë Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem i tha: “All-llahu është më meritori që të turpërohesh prej Tij.”[3]

    Na përcillet se disa prej selefëve kanë thënë: “Kush e shpalos avretin e tij mes njerëzve, All-llahu do ta shpërfillë atë në ditën e kiametit.”

    Avret i cili duhet mbuluar është pjesa nga kërthiza e deri te gjunjët. Po ashtu edhe kofsha është pjesë e avretit. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kofsha është avret.”[4]

    1. Largimi i shikimit në avretin e tij apo avretin e të tjerëve

    Kjo ka të bëjë me atë kur është duke u larë në ndonjë banjë publike.

    All-llahu i Madhërishëm thotë: Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata.”[5]

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem thotë: “Mos të shikojë burri në avretin e burrit dhe mos të shikojë gruaja në avretin e gruas. Mos të mbulohet burri me burrin me një mbulesë, dhe të mos mbulohet gruaja me gruan me një mbulesë.”[6]

    1. Shmangia nga harxhimi i tepërt i ujit

    Gjatë guslit, myslimani nuk duhet tepruar në harxhimin e ujit, por duhet përpjekur të harxhojë vetëm aq sa ka nevojë, në mënyrë që ta ruajë ujin i cili është burim jete për të gjithë njerëzit.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Për gusël mjafton një saë, ndërsa për abdest mjafton një mudd.”[7] Saë është sasi e ujit që e marrim kur i bashkojmë dy duart dhe i mbushim me ujë katër ose pesë herë, ndërsa mudd është sasi e ujit që e marrim kur i bashkojmë dy duart dhe i mbushim me ujë një herë. Xhabiri radijAll-llahu anhu u pyet për guslin, e ai tha: “Të mjafton një saë.” Dikush tha: “Mua nuk më mjafton.” Xhabiri iu përgjigj: “I ka mjaftuar atij që ka pasur më shumë flokë se ti dhe ka qenë më i mirë se ti.”[8] (aludonte në Pejgamberin sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, shën. përkth.)

    1. Marrja gusël sipas dispozitave sheriatike

    Kjo do të thotë që myslimani të marrë gusël ashtu siç merrte Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem.

    Aisheja radijAll-llahu anha, bashkëshortja e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem thotë: “Sa herë që Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem merrte gusël pasi ishte bërë xhunub, ai gjithnjë fillonte duke larë duart, pastaj merrte avdes sikur që merrte për faljen e namazit. Pastaj i fuste gishtat në enën me ujë dhe me ta i shprishte rrënjët e flokëve. Pas kësaj hidhte në kokë tri grushta me ujë dhe pastaj i hidhte ujë gjithë trupit të tij.”[9]

    Sunnet është që gjatë guslit të fillohet me anën e djathtë e pastaj me të majtën bazuar në hadithin që na e përcjellë Aisheja radijAll-llahu anha ku thuhet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem kur lahej fillonte me anën e djathtë të kokës, pastaj me anën e majtë të kokës dhe më në fund me pjesën e mesme të kokës.[10]

    1. Arritja e ujit në rrënjët e flokëve

    Burri duhet shprishur flokët e tij, dhe nëse mban gërsheta, duhet zgjidhur ato në mënyrë që uji të depërtojë deri në rrënjët e flokëve. E gruaja nuk e ka obligim të zgjidhë gërshetat, por mjafton të hedhë ujë në kokë. Gërshetat duhet zgjidhur vetëm gjatë pastrimit nga menstruacionet dhe lehonia. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Burri le t’i shprishë flokët dhe le t’i lajë ato derisa uji të arrijë në rrënjë të flokëve. Ndërsa gruaja nuk e ka obligim t’i shprishë, por le të hedhë mbi kokën e saj tri grushta ujë (me të dy duart), kjo i mjafton.”[11]

    1. Shmangia e të folurit gjatë guslit

    Derisa qëndrojmë në banjë, duhet shmangur të folurit, si kthimi i selamit, dhikri ndaj All-llahut, leximi i kur’anit, sepse banjat dhe nevojtoret janë vende të dashura për shejtanët.

    Katadeja thotë: “Iblisi kur u zbrit në tokë tha: O Zot, më mallkove dhe më nxorre nga xhenneti si i nënçmuar e i përbuzur dhe më vendose në tokë duke më përzënë. Kush janë të dërguarit e mi? Dhe kush janë librat e mia? (All-llahu) tha: Të dërguarit e tu janë fallxhorët dhe magjistarët, ndërsa librat e tua janë tatuazhi dhe poezia. (Shejtani) tha: Kush është thirrësi im? (All-llahu) tha: Surlet. (Shejtani) tha: Kush është xhamia ime? (All-llahu) tha: Tregu. (Shejtani) tha: Kush janë shtëpitë e mia? (All-llahu) tha: Banjat dhe nevojtoret.

    1. Shmangia nga të ngrënit dhe pirja gjatë larjes

    Kjo për arsye se e dëmton njeriun dhe ndikon negativisht në sistemin e tretjes. Madje duhet shmangur edhe larjen menjëherë pas ushqimit sepse kjo e dëmton sistemin e tretjes.

    1. Mesatarja në numrin e larjeve

    Kjo gjë duhet bërë në atë mënyrë që as mos të teprohet e as të mos lihet mangu. Ka njerëz të cilët e teprojnë në numrin e larjeve kështu që brenda një dite lahen disa herë, ndërsa në anën tjetër, disa njerëz kalojnë madje edhe disa javë pa larë. Ajo që duhet thënë është: Njeriu duhet larë sa herë që e kërkon nevoja një gjë të tillë. Kështu, ka njerëz që djersiten shumë dhe djersa e tyre kundërmon erë të keqe. Këta njerëz rekomandohet që të lahen sa herë që t’u ndryshojë era e trupit. Kjo vlen edhe nëse koha është me vapë dhe vjen deri te djersitja e madhe, ndërsa njeriu nuk mund të durojë të qëndrojë ashtu i djersitur, si dhe nëse profesioni i tij është i tillë që shkakton përlyerje të teshave dhe trupit. Thënë përgjithësisht, kufiri i larjes që nuk preferohet të kapërcehet është të paktën larja për çdo ditë xhumaje para namazit të xhumasë që të arrihet erë e mirë në trup dhe që të mos ndjehen keq melaiket dhe namazfalësit… Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush prej jush vjen në namazin e xhumasë, le të lahet.”[12]

    Kjo pra është kohëzgjatja më e madhe me të cilën pajtohet islami për sa i takon guslit. Kjo, ngase islami nuk pranon veprimin e disa pjesëtarëve të feve të tjera të cilët e braktisin guslin për periudha të gjata kohore.[13]

    1. Nuk duhet marrë gusël në ujë të amullt pas urinimit në të

    Nëse njeriu urinon në ujë të amullt, nuk i lejohet që të pastrohet më aty derisa (ujit) t’i kthehet pastërtia, dhe kjo për arsye që gusli i tij të jetë i saktë dhe i plotë. Veç kësaj, duhet pasur parasysh se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka ndaluar urinimin në ujë të amullt. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: Të mos urinojë dikush në ujë të amullt, i cili nuk rrjedh, e pastaj të lahet në të.”[14]

     

    [1] Sahih: Shënon Tirmidhiu (606). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (3610) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [2] Sahih: shënon Tirmidhiu (2801) dhe Nesaiu (401). Shejh Albani në librin Sahih el-Xhami’ (6506) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [3] Sahih: shënojnë Ebu Davudi (4017), Tirmidhiu (2794) dhe Ibën Maxhe (1920). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (203) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [4] Sahih: Shënon Tirmidhiu (2795). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (4280) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [5] Kaptina En-Nur, ajeti 30.

    [6] Sahih: shënon Muslimi (338).

    [7] Sahih: shënon Ibën Maxhe (270) dhe Ebu Ja’la. Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (8024) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [8] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (252) dhe Muslimi (329).

    [9] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (248) dhe Muslimi (321).

    [10] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (258) dhe Muslimi (318).

    [11] Sahih: shënon Ebu Davudi (255). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (1343) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [12] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (894) dhe Muslimi (844).

    [13] Shkëputur nga libri Meusuatul-Adabil-Islamijje (2/652-653), me ndërhyrje. Autor: Abdul-Aziz Fet’hi.

    [14] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (239) dhe Muslimi (282).

     

    www.thirrjaislame.com

  • EDUKATA GJATË AVDESIT

    EDUKATA GJATË AVDESIT

    Vëllezër të dashur,

    Duhet ditur se avdesi është një ibadet madhështor me të cilën afrohemi tek All-llahu i Madhërishëm. Ai është çelësi i namazit, madje është kusht për vlefshmërinë e tij.

    Prandaj medoemos duhet ditur cilat janë rregullat që duhet zbatuar gjatë avdesit.

    Por, para se t’i përmendim ato rregulla, ejani të mësojmë disa nga vlerat e abdestit.

    1. Avdesi i shlyen mëkatet e vogla

    Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se i dërguari i All-llahut ka thënë: Kur një rob mysliman, apo një besimtar merr avdes, dhe e lanë fytyrën, nga fytyra i bien të gjitha mëkatet që i ka bërë me fytyrën e tij bashkë më ujin ose me pikën e fundit të ujit. Kur t’i lajë duart, i bien të gjitha mëkatet që i ka bërë me duart e tij bashkë me ujin ose me pikën e fundit të ujit. Kur t’i lajë këmbët, i bien të gjitha mëkatet që i ka bërë me këmbët e tij bashkë me ujin ose me pikën e fundit të ujit, ashtu që ai mbetet plotësisht i pastër prej mëkateve.”[1]

    Nga Othmani radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush merr avdes, i falen mëkatet e kaluara, ndërsa namazi dhe shkuarja e tij në xhami i llogaritet nafile.”[2]

    Kjo vlerë dhe ky shpërblim bëhet i plotë sidomos për njeriun që menjëherë pas namazit falë namaz farz apo nafile.

    Në hadithin që na e përcjellë Othmani radijAll-llahu anhu, ku përshkruhet forma e avdesit të Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, i dërguari i All-llahut thotë: “Kush merr avdes sikur unë tani, e pastaj falë dy rekate namaz (nafile), duke qenë i përqendruar në to, do t’i falen mëkatet e kaluara që i ka bërë.”[3]

    1. Avdesi i zgjidh nyjet e shejtanit

     Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se i dërguari i All-llahut ka thënë: Kur njeriu bie të fjejë, shejtani ia lidhë te koka tri nyje dhe i thotë: Fli, ngase para vetes ke natë të gjatë! Nëse ai ngrihet dhe e përmendë All-llahun, i zgjidhet një nyje, nëse merr avdes i zgjidhet edhe një nyje dhe nëse ngrihet dhe e falë namazin i zgjidhen të gjitha nyjet dhe zgjohet nga gjumi aktiv dhe shpirtdëlirë. Në të kundërtën, zgjohet shpirtlig dhe përtac.”[4]

    1. Avdesi llogaritet sa gjysma e imanit

     Nga Ebu Malik el-Esh’ariu radijAll-llahu anhu na përcillet se i dërguari i All-llahut ka thënë: “Pastërtia është gjysma e imanit…”[5]

    1. Abdesti është dritë për robin në ditën e kiametit

     Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “E kam dëgjuar mikun tim duke thënë: Besimtarët kaplohen nga drita (në ditën e kiametit) deri aty ku ka arritur avdesi.”[6]

    1. Avdesi është shenjë që e dallon këtë ummet te kroi i Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem

     Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem shkoi te varrezat dhe tha: “Paqja qoftë mbi ju, o banorë të shtëpisë së besimtarëve, edhe ne, nëse do All-llahu, së shpejti do të vijmë pas jush. Do të dëshiroja sikur t’i shihnim vëllezërit tanë. Thanë (shokët e tij): “O i dërguari i All-llahut! Po a nuk jemi ne vëllezërit e tu?!” Tha: “Ju jeni shokët e mi, ndërsa vëllezërit e mi janë ata që ende nuk kanë ardhur (në këtë botë).” Si i njeh ata pjesëtarë të ummetit tënd që ende nuk kanë ardhur – e pyetën. Tha: “Ç’mendoni, sikur ndokush prej jush të kishte një kalë me kokë dhe këmbë të bardha, a thua nuk do ta njihte kalin e tij në mesin e kuajve të zinj?! Thanë: “Po, gjithsesi, ai do ta njihte atë.” Tha: “Po kështu edhe ummeti im, do të vijnë me fytyra dhe këmbë të bardha nga gjurmët e avdesit, ndërsa unë do të jem para atyre te kroi. Disa njerëzve do t’u ndalohet të takohen me mua, ashtu siç u ndalohet deveve pa pronarë të pinë ujë, e unë do t’i thërras: Ejani tek unë. Ndërsa atëherë do të më thuhet: Ata e kanë ndryshuar sunnetin tënd pas teje. E unë do të them: Larg meje, larg meje.”[7]

    1. Avdesi është rrugë për në xhennet

     Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem i ka thënë Bilalit në namazin e sabahut: “O Bilal, më trego për veprën më shpresëdhënëse për ty që e ke bërë në islam, sepse unë e dëgjova (në ëndërr) zhurmën e nallaneve të tua para meje në xhennet?” Ai tha: “O i dërguari i All-llahut, punën më shpresëdhënëse për mua që e kam bërë është se çdoherë që kam marrë avdes, qoftë natën apo ditën, nuk kam lënë pa falur atë që më është urdhëruar ta falë.”[8]

    Nga Ukbe ibën Amiri radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “E kam dëgjuar të dërguarin e All-llahut duke thënë: Kush merr avdes si duhet, pastaj falë dy rekate (namaz nafile) me përqendrim dhe kënaqësi në to, xhenneti do t’i patjetërsohet.”[9]

    1. Avdesi e ngritë pozitën e robit

     Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: A dëshironi t’ju udhëzoj për atë se me çfarë All-llahu i shlyen mëkatet dhe i ngre pozitat?!” Ata u përgjigjën: “Po, o i dërguari i All-llahut”, ndërsa ai tha: “Me plotësimin e avdesit në vështirësi, me hapat e shumtë për në xhami dhe me pritjen e namazit pas namazit. Kjo është për ju ribat, kjo është për ju ribat, kjo është për ju ribat (vigjilencë në rrugën e All-llahut)!”[10]

    Disa dijetarë thonë: Dije se kur ti merr avdes, je duke e vizituar Zotin tënd. Andaj duhesh të pendohesh tek Ai, sepse ai e ka bërë pastrimin me ujë si hyrje për pastrim nga mëkatet… Kur e bën gargaritjen, kështu gjuha jote pastrohet nga rrena, përgojimi dhe bartja e fjalëve. Gjuha jote është krijuar për përmendjen e All-llahut të Madhërishëm, lexim të kur’anit, madhërim, falënderim dhe njësim të Tij.

    Kur e pastron hundën, ajo pastrohet nga nuhatja e asaj që është e ndaluar. Kur e pastron fytyrën, shikimi yt pastrohet

    nga tri gjëra:

    – Shikimi në haram.

    – Shikimi i myslimanit me nënçmim, dhe

    – Ta turpërosh dikë tjetër.

    Sytë janë krijuar që me to të udhëzohesh në rrugën e drejtë, t’i përdorësh për nevojat e tua, të shikosh me to në çudirat e tokës e qiejve, sepse ajo që e shikon në tokë e qiej llogaritet nga argumentet e All-llahut.

    Kur t’i pastrosh duart me ujë, kjo do të thotë që i ke pastruar edhe nga dëmtimi i myslimanëve, prekja e ndonjë harami me to, shkrimi i diçkaje që e shqetëson myslimanin, sepse mysliman është ai nga gjuha dhe dora e të cilit janë të lirë myslimanët e tjerë.

    Kur i jep kokës mes’h, dije se kjo është përgjigje ndaj urdhrit të All-llahut, nënshtrim ndaj madhërisë së Tij, përulje para Qenies së Tij dhe shfaqje e nevojës tënde për Të.

    Kur i pastron këmbët, kjo do të thotë se i pastron nga ecja në diçka që All-llahu e ka ndaluar. Çdo hap që robi e bën, do të pyetet se ç’ka synuar me atë hap.[11]

    Në vazhdim do të përmendim disa rregulla që duhet përvetësuar gjatë avdesit:

    1.Nijeti i mirë

     Besimtari kur merr avdes synon kënaqësinë e All-llahut të Madhërishëm dhe pasimin e sunnetit të të dërguarit të All-llahut, si dhe kujdesin ndaj pastërtisë dhe përgatitjes për namaz.

    1. Të thënit ‘Bismil-lah’

     Kjo, ngase çdo gjë të cilës nuk i paraprinë besmeleja është e pavlefshme. Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk ka avdes ai që nuk e përmendë All-llahun para se të fillojë atë.”[12] Prandaj para se të fillosh avdesin, thuaj ‘Bismil-lah’, sepse ky është një sunnet i fortë, bazuar në fjalën e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem: “Kur të fillosh avdesin thuaj ‘bismil-lah dhe el-hamdu lil-lah’, sepse melekët nuk ndalojnë së shkruari shpërblime për ty derisa ta prishësh atë avdes.”[13]

    1. Përdorimi i misvakut

     Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Misvaku është pastrues për gojën dhe gjë që e kënaqë All-llahun.”[14] Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: Sikur të mos ia rëndoja ummetit tim, do t’i urdhëroja të përdorin misvakun gjatë çdo avdesi.”[15]

    1. Harxhimi i ujit në mënyrë racionale

     Uji është një begati të cilën duhet ruajtur. Nuk është e lejuar që të teprohet në harxhimin e ujit, qoftë për avdes, larje të trupit, pije apo për çfarëdo nevoje tjetër.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem “merrte gusël me ‘saë’[16] ose me pesë ‘mudda’[17], ndërsa merrte abdest me një ‘mudd’.”[18] ndërsa një ‘saë’ plotësohet nga katër ‘mudda’, e një ‘mudd’ peshon afërsisht gjysmë litre ujë.

    1. Përpikëria në avdes

     Kjo do të thotë që uji të përshkojë të gjitha pjesët e trupit që përfshihen në avdes në mënyrë që të mos mbesë asnjë pjesë e gjymtyrëve pa mos arritur uji në to. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur të synosh faljen e namazit, merr avdes me përpikëri dhe fute ujin mes gishtave të duarve dhe të këmbëve.”[19] madje edhe nëse uji është i ftohtë gjatë dimrit dhe i nxehtë gjatë verës. Pra gjithsesi, avdesi duhet bërë me përpikëri, ndërsa në këso raste shpërblimi është shumë më i madh. Kjo, sepse përpikëria gjatë avdesit në kushte jo të favorshme është prej veprave më të vlefshme.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: A dëshironi t’ju tregoj se me çka All-llahu i shlyen mëkatet e juaja dhe me çka i lartëson gradat tuaja? Të pranishmit i thanë: “Po, o i Dërguari i All-llahut!” I Dërguari i All-llahut u tha: “Marrja e avdesit edhe atëherë kur është vështirë…”[20]

    1. Shmangia e të folurit dhe qeshjes gjatë avdesit

     Gjatë marrjes së abdestit preferohet të mos flitet përveç në raste në domosdoshme, si urdhri në të mirë, ndalimi nga e keqja, udhëzimi i ndonjë të humburi apo kthimi i selamit, etj.

    1. Të dhënit përparësi gjymtyrëve të djathta para atyre të majtave gjatë avdesit

     Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur të merrni avdes, filloni me të djathtat.”[21] Ndërsa në hadithin që na e përcjellë Ibën Abbasi radijAll-llahu anhuma, e që ka të bëjë me përshkrimin e avdesit të Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, thuhet: “… pastaj morri një grusht ujë dhe e lau me të dorën e djathtë, pastaj morri një grusht ujë dhe e lau me të dorën e majtë, pastaj i dha mes’h kokës, morri një grusht ujë, e hodhi mbi këmbën e djathtë të tij dhe e lau, pastaj morri një grusht tjetër me ujë dhe me të e lau këmbën e majtë të tij…”[22]

    Nga Aisheja radijAll-llahu anha na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem: “Preferonte anën e djathtë kur vishte sandalet, kur krihte flokët, kur lahej dhe në të gjitha çështjet e tij.”[23]

    1. Të marrim avdes ashtu siç merrte Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem

     Forma e avdesit të Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem është transmetuar në disa hadithe. Prej tyre është hadithi që na përcillet nga Othmani radijAll-llahu anhu i cili kërkoi që t’i sillet një enë me ujë, nga e cila morri avdes. Së pari lau duart tri herë, pastaj gargariti dhe bëri istinshak,[24] pastaj lau fytyrën e tij tri herë, pastaj e lau krahun e djathtë deri në bërryl, pastaj krahun e majtë njëlloj si të djathtin, pastaj i dha mes’h kokës, pastaj e lau këmbën e djathtë deri në nyje tri herë, pastaj edhe këmbën e majtë njëlloj si të djathtën, e pastaj tha: “E kam parë të dërguarin e All-llahut duke marrë avdes kështu siç morra unë tani, dhe pasi përfundoi avdesin tha: Kush merr avdes kështu sikur unë, pastaj i falë dy rekate me përkushtim dhe përqendrim, do t’i falen mëkatet e kaluara.”[25]

    Në vazhdim, shkurtimisht do të përmendi mënyrën e marrjes së avdesit: Në fillim duhet thënë ‘Bismil-lah’, pastaj lahen duart tri herë, pastaj bëhet gargaritja tri herë si dhe istinshaku tri herë, pastaj lahet fytyra tri herë, pastaj lahet krahu i djathtë deri në bërryl tri herë dhe njëjtë veprohet edhe me krahun e majtë, pastaj i jepet mes’h kokës një herë duke e lagur dorën dhe duke e përshkuar kokën nga vendi ku fillojnë flokët e deri ku përfundojnë ato dhe anasjelltas si dhe duke i larë veshët. Pastaj lahet këmba e djathtë deri në nyje tri herë dhe kështu veprohet edhe me këmbën e majtë. Pas kësaj duhet thënë këto lutje: Eshhedu en la ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike lehu ve Eshhedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu.” (Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç All-llahut, që është i Vetëm e i Pashoq, dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguari i Tij). All-llahummexh’alni minet-tevvabine vexh’alni minel mutetahhirin.” (O All-llah, më bëj prej atyre që pendohen dhe më bëj prej të pastërve). Subhaneke All-llahumme ve bi hamdike, Eshhedu en la ilahe il-la Ente; estagfiruke ve etubu ilejke.” (I Lartësuar je ti, o All-llahu im, Ty të përket falënderimi. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Teje, kërkoj falje prej Teje dhe te Ti pendohem).”[26] Nëse e bën këtë, atij i hapen tetë dyert e xhennetit dhe e ka mundësinë të zgjedhë cilën të dojë prej tyre. Kështu është transmetuar në hadith sahih nga Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem.[27]

     9.Larja e gjymtyrëve nga tri herë

     Kemi transmetime nga Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem se ka marrë avdes duke larë gjymtyrët nga një herë.[28] Po ashtu kemi transmetime si i ka larë nga dy herë.[29] Por avdesi më i plotë është që gjymtyrët të lahen nga tri herë, siç ka vepruar Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem dhe shumica e transmetimeve e thonë këtë gjë.

    1. Mosshtuaraja më tepër se tri herë

     Kjo gjë është në kundërshtim me sunnetin e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem. Një herë, Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem morri avdes duke larë gjymtyrët nga tri herë, e pastaj tha: “Kështu merret avdes. Ai që e shton apo e pakëson, ka vepruar keq dhe ka bërë padrejtësi.”[30] Pra, shtuarja më tepër se tri herë nuk është e lejuar.

    1. Larja e duarve tri herë para avdesit

     Kjo gjë është përmendur në hadithin që e transmeton Othmani radijAll-llahu anhu, që e tregon formën e avdesit të Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, ku mes tjerash thuhet: “… e zbrazi pak ujë në duart e tij dhe i lau tri herë…”[31]

    1. Tertipi gjatë marrjes së avdesit

     Këtë gjë e bazojmë në hadithet që transmetohen nga Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, i cili fillonte me larjen e duarve, gargaritjen, istinshakun, larjen e fytyrës, larjen e krahëve deri në bërryla, mes’hun e kokës dhe veshëve dhe përfundonte me larjen e këmbëve deri në nyje. Ky tertip nuk duhet prishur qëllimisht duke e pasur parasysh që Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem nuk e ka prishur asnjëherë.[32]

    1. Bërja e maksimumit gjatë gargaritjes dhe istinshakut

    Kjo ka të bëjë me joagjëruesin, sepse Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ia ka ndaluar agjëruesit të bëjë maksimumin në gargaritje dhe istinshak duke thënë: “Jepe maksimumin në istinshak përveç nëse je duke agjëruar.”[33]

    1. Futja e gishtave në mjekrën e dendur

    Nëse mjekra është e dendur, atëherë preferohet futja e gishtave të lagur në të për ta pastruar, bazuar në hadithin që na e përcjellë Enesi radijAll-llahu anhu i cili thotë se i dërguari i All-llahut kur merrte abdest, merrte një grusht ujë dhe e lagte pjesën e qafës nën mjekër dhe pastaj e pastronte mjekrën me gishta duke i futur në mjekër, e pastaj ka thënë: “Kështu më ka urdhëruar Zoti im i Madhërishëm.”[34]

    1. Pastrimi ndërmjet gishtave të duarve dhe këmbëve

    Kjo po ashtu është prej përpikërisë gjatë avdesit. Ko do të thotë lagia me ujë vendet mes gishtave të duarve dhe të këmbëve bazuar në hadithin e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem: “Laji pjesët mes gishtave të duarve dhe këmbëve.”[35]

    Preferohet që pastrimi i pjesëve mes gishtave të bëhet me gishtin e vogël, ngase Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem “kur merrte avdes, i pastronte pjesët mes gishtave të këmbës me gishtin e vogël.”[36]

    1. Mes’hi i flokëve të kokës deri në qafë

    Kështu ka qenë udhëzimi i Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, i cili kur merrte avdes “e fuste dorën në enë dhe e përshkonte kokën e tij duke filluar nga flokët e përparme e deri te qafa dhe anasjelltas…”[37] Kjo do të thotë se ai i ka dhënë mes’h kokës duke filluar nga fillimi i flokëve e deri në qafë, e pastaj anasjelltas duke përfunduar në vendin nga i cili kishte filluar. Kjo gjë është transmetuar edhe në hadithe të tjera.

    1. Mes’hi i veshëve jashtë dhe brenda

    Këtë e bazojmë në veprimin e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, në atë se kjo është prej plotësimit të avdesit si dhe në atë atë se veshët janë pjesë e kokës. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Veshët janë pjesë e kokës.”[38]

    Tirmidhiu thotë: “Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve nga sahabët e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem dhe të tjerëve pas tyre. Të gjithë janë të mendimit se veshët janë pjesë përbërëse e kokës.

    Këtë mendim po ashtu e mbështesin edhe Sufjan Eth-Theuriu, Ibën Mubareku, Shafiiu, Ahmedi dhe Is’haku.”[39]

    Kështu, gjatë pastrimit, me gishtat e mëdhenj e pastron anën e jashtme, ndërsa me gishtat tregues e pastron anën e brendshme të veshëve. Pastaj i rrotullon gishtat që t’ju japë mes’h pjesës së jashtme dhe të brendshme të veshëve.

    1. Kujdesi për larjen e thembrave

    Gjatë avdesit duhet pasur kujdes dhe duhet qenë i bindur se uji ka prekur thembrat, sepse mosarritja e ujit deri te një pjesë e gjymtyrës do të thotë se avdesit nuk është i vlefshëm, dhe si rrjedhojë, edhe namazi nuk është i vlefshëm. Kjo gjithashtu është prej përpikërisë dhe plotësisë së avdesit. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Plotësojeni avdesin, mjerë për thembrat (e paprekura me ujë) nga zjarri (i xhehennemit).”[40] Ky kërcënim i ashpër është argument i fuqishëm për obligueshmërinë e kujdesit ndaj larjes së thembrave, të cilës shumë prej njerëzve nuk ia venë mendjen.[41]

    1. Avdesi të merret në vend të pastër

    Kjo, për arsye se besimtari që merr avdes, e fillon avdesin me bismil-lah, e pastaj menjëherë pas avdesit i thotë lutjet e posaçme pas avdesit. Prandaj avdesi duhet bërë në vend të pastër.

    1. Preferohet që të rrihet vazhdimisht me avdes

    Muslimanit i preferohet që vazhdimisht të rrijë me avdes, madje edhe jashtë kohëve të namazit, që ta përmendë All-llahun duke qenë me avdes.

    Nga Muhaxhir ibën Kunfudhi radijAll-llahu anhu na përcillet se shkoi te Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem dhe e gjeti duke urinuar, dhe nuk ia ktheu selamin derisa morri avdes, e pastaj i kërkoi falje atij duke i thënë: “Unë e urrej që ta përmend All-llahun e Madhërishëm përveçse duke qenë me avdes.”[42]

    1. Ripërtëritja e abdestit pas çdo prishjeje të tij

    Këtë e bazojmë në fjalën e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem: “Avdesit i rri gati vetëm besimtari.”[43]

    1. Lutjet pas avdesit

    Lutjet pas avdesit janë: “Eshhedu en la ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike lehu ve Eshhedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu.” (Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç All-llahut, që është i Vetëm e i Pashoq, dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguari i Tij). “All-llahummexh’alni minet-tevvabine vexh’alni minel mutetahhirin.” (O All-llah, më bëj prej atyre që pendohen dhe më bëj prej të pastërve). “Subhaneke All-llahumme ve bi hamdike, Eshhedu en la ilahe il-la Ente; estagfiruke ve etubu ilejke.” (I Lartësuar je ti, o All-llahu im, Ty të përket falënderimi. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Teje, kërkoj falje prej Teje dhe te Ti pendohem).

    Nga Omeri radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “I dërguari i All-llahut ka thënë: Kush prej jush merr avdes me përpikëri dhe pastaj thotë: Eshhedu en la ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike lehu ve Eshhedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu, do t’i hapen tetë dyert e xhennetit, dhe do të hyjë nga cila derë të dëshirojë.”[44]

    Nga Ebu Seidi radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush merr avdes e pastaj thotë: Subhaneke All-llahumme ve bi hamdike, Eshhedu en la ilahe il-la Ente; estagfiruke ve etubu ilejke, do të regjistrohet në një fletë të bardhë, e pastaj do të vuloset dhe nuk do të shlyhet deri në ditën e kiametit.”[45]

    1. Falja e dy rekateve pas avdesit

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem na ka nxitur në këtë gjë dhe ka thënë: “Kush merr avdes me përpikëri, e pastaj falë dy rekate namaz në të cilat nuk është i shkujdesur, do t’i falen mëkatet e kaluara.”[46] Po ashtu ka thënë: “Çdo mysliman i cili merr avdes me përpikëri, e pastaj i falë dy rekate namaz duke qenë i përqendruar me zemrën dhe fytyrën e tij, atij i bëhet obligim xhenneti.”[47]

    Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem i ka thënë Bilalit në namazin e sabahut: “O Bilal, më trego për veprën më shpresëdhënëse për ty që e ke bërë në islam, sepse unë e dëgjova (në ëndërr) zhurmën e nallaneve të tua para meje në xhennet?” Ai tha: “O i dërguari i All-llahut, punën më shpresëdhënëse për mua që e kam bërë është se çdoherë që kam marrë avdes, qoftë natën apo ditën, nuk kam lënë pa falur atë që më është urdhëruar ta falë.”[48]

     

    [1] Sahih: shënon Muslimi (244).

    [2] Sahih: shënon Muslimi (229).

    [3] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (6433) dhe Muslimi (226).

    [4] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (1142) dhe Muslimi (776).

    [5] Sahih: shënon Muslimi (223).

    [6] Sahih: shënon Muslimi (250).

    [7] Sahih: shënon Muslimi (249).

    [8] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (1149) dhe Muslimi (2458). Ndërsa Bilali radijAll-llahu anhu me këtë ka pasur për qëllim se pas çdo avdesi ka falur dy rekate namaz nafile. Ky është një sunnet i Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem. (shën. përkth.)

    [9] Sahih: shënon Muslimi (234).

    [10] Sahih: shënon Muslimi (251).

    [11] Shkëputur nga libri Minhaxhus-Salihin, fq. 134-135.

    [12] Hasen: shënojnë Ibën Maxhe (397), Ahmedi (11309), Hakimi në Mustedrek dhe Darimiu në Sunenin e tij. Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (7573) e ka klasifikuar si hadith hasen.

    [13] Hasen: shënon Taberaniu në Mu’xhemus-Sagir (1/131), ndërsa Hejthemiu në librin e tij Mexhmeuz-Zevaid (1/220) thotë: “Senedi i këtij hadithi është hasen.”

    [14] Sahih: shënojnë Ahmedi (1/3), Ebu Ja’la (1/103), Ibën Ebi Asimi (2/4) dhe Darekutniu në El-Ilel (1/277). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (3695) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [15] Sahih: shënon Maliku (1/66), Shafiiu (1/13), Ibën Ebi Shejbe (1/155) dhe Bejhekiu (1/35). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (5317) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [16] Saë: Sasi e ujit që e marrim kur i bashkojmë dy duart dhe i mbushim me ujë katër herë. (shën. përkth.)

    [17] Mudd: Sasi e ujit që e marrim kur i bashkojmë dy duart dhe i mbushim me ujë një herë. (shën. përkth.)

    [18] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (201) dhe Muslimi (325).

    [19] Sahih: shënon Ibën Maxhe (447). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (739) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [20] Sahih: shënon Muslimi (251).

    [21] Sahih: shënon Ibën Maxhe (402). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (454) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [22] Sahih: shënon Buhariu (140).

    [23] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (168) dhe Muslimi (268).

    [24] Istinshak: thithja e ujit me hundë gjatë abdestit apo guslit. (shën. përkth.)

    [25] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (160) dhe Muslimi (226).

    [26] Sahih: shënon Tirmidhiu (55). Shejh Albani në librin e tij Sahih et-Tirmidhi e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [27] Shkëputur nga libri Fetava ve Resail. Ndërsa kjo fetva është nga Shejh Uthejmini, All-llahu e mëshiroftë.

    [28] Sahih: shënon Buhariu (157).

    [29] Sahih: shënon Buhariu (158).

    [30] Hasen: shënojnë Ebu Davudi (135) dhe Nesaiu (140). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (7015) e ka klasifikuar si hadith hasen.

    [31] Sahih: shënojnë Ebu Davudi (142) dhe Tirmidhiu (38). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (927) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [32] Shkëputur nga libri Meusuatul-Adabil-Islamijje (2/871).

    [33] Shënojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu. Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (927) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [34] Sahih: shënojnë Ebu Davudi (145), Bejhekiu (1/54) dhe Hakimi (1/149). Shejh Albani në librin e tij Irvaul-Galil (92) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [35] Sahih: shënon Ahmedi (1/287). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (3239) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [36] Sahih: shënojnë Ebu Davudi (148), Tirmidhiu (40) dhe Ibën Maxhe (446). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (4700) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [37] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (192) dhe Muslimi (235).

    [38] Sahih: shënojnë Ebu Davudi (148), Tirmidhiu (40) dhe Ibën Maxhe (446). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (4700) e ka klasifikuar si hadith sahih. Ndërsa me këtë Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka dashur të thotë se kur t’i jepet mes’h kokës njëkohësisht duhet të pastrohen edhe veshët, sepse edhe për veshët, si pjesë përbërëse e kokës, vlen e njëjta dispozitë fetare, pra pastrimi i tyre është farz sikurse koka. (shën. përkth.)

    [39] Sunen Et-Tirmidhi (1/54-55).

    [40] Sahih: shënon Ibën Maxhe (455). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (368) e ka klasifikuar si hadith sahih. Baza e këtij hadithi gjendet te Buhariu (60, 96, 163) dhe Muslimi (241).

    [41] Shkëputur nga libri Meusuatul-Adabil-Islamijje (2/874-875).

    [42] Sahih: shënon Ebu Davudi (17) Shejh Albani në librin e tij Es-Silsiletus-Sahiha (834) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [43] Hasen: shënon Ibën Maxhe (277). Shejh Albani në librin e tij Es-Silsiletus-Sahiha (115) e ka klasifikuar si hadith hasen.

    [44] Sahih: shënon Muslimi (234).

    [45] Sahih: shënojnë Nesaiu në Es-Sunenul-Kubra (9909) dhe Hakimi (1/564). Shejh Albani në librin e tij Es-Silsiletus-Sahiha (2333) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [46] Hasen: shënojnë Ebu Davudi (905) dhe Ahmedi (4/117). Shejh Albani në librin Sahih el-Xhami’ (6165) e ka klasifikuar si hadith hasen.

    [47] Sahih: shënon Muslimi (234).

    [48] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (1149) dhe Muslimi (2458). Po ashtu shih Sahih Fikhis-Sunneh (1/122,126). Ndërsa Bilali radijAll-llahu anhu me këtë ka pasur për qëllim se pas çdo abdesti ka falur dy rekate namaz nafile. Ky është një sunnet i Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem. (shën. përkth.)

     

    www.thirrjaislame.com

  • EDUKATA GJATË PASTRIMIT NGA NEVOJA FIZIOLOGJIKE

    EDUKATA GJATË PASTRIMIT NGA NEVOJA FIZIOLOGJIKE

    Myslimani pasi të hyjë në nevojtore dhe të kryejë nevojën fiziologjike, duhet ta pastrojë avretin e tij me ujë. Por, a thua cilat janë rregullat e pastrimit nga nevoja fiziologjike?

    Në vazhdim, do të përmendim disa rregulla të cilat myslimani duhet përvetësuar gjatë pastrimit nga nevoja fiziologjike:

     

    1. Të mos pastrohet me dorën e djathtë

     

    Këtë e bazojmë në hadithin e Ebu Katades, i cili thotë: I dërguari i All-llahut ka thënë: “Mos e prekni organin gjenital me dorën e djathtë gjatë urinimit, mos u pastroni nga nevoja fiziologjike me dorën e djathtë dhe mos fryni në enë.”[1]

    Një njeri e pyeti Selman el-Farisiun radijAll-llahu anhu: “Pejgamberi juaj ju ka mësuar madje edhe pastrimin nga nevoja fiziologjike? Ai tha: Po. Ai na ka ndaluar të kthehemi me fytyrë nga kibleja gjatë nevojës së madhe apo të vogël, apo të pastrohemi me dorën e djathtë apo të mjaftohemi për pastrim nga nevoja fiziologjike me më pak se tre gurë.”[2]

     

    1. Të mos e prekë organin gjenital me dorën e djathtë

     

    Këtë e bazojmë në hadithin e Ebu Katades që u përmend më lartë.

     

    1. Ta fërkojë dorën me dhe pas nevojës fiziologjike ose ta lajë me sapun ose diçka të ngjashme me të

     

    Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem kur shkonte në nevojtore, unë i sillja ujë në një enë. Ai pastrohej me të, e pastaj e përshkonte dorën në tokë.”[3]

    Kuptimin e këtij hadithi e ndihmon edhe hadithi që na e përcjellë Mejmuneja radijAll-llahu anha,[4] e cila thotë: “… pastaj e derdhi (d.m.th. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ujin mbi organin e tij gjenital dhe e lau me dorën e majtë. Pastaj e preku tokën dhe e lau dorën.”[5]

     

    1. Të mos pastrohet me bajgë apo asht

     

    Prej gjërave që janë në kundrështim me sunnetin e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem është se disa njerëz gjatë pastrimit nga nevoja fiziologjike përdorin ndonjë asht, bajgë, ndërsa disa të tjerë përdorin ndonjë fletë të shkruar. Përdorimi i fletëve të shkruara, pa dyshim, është i ndaluar, sepse ka mundësi që të përmbajë ndonjë ajet apo hadith të Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem “ka ndaluar që pastrimi të bëhet me asht, bajgë ose qymyrgur.”[6]

    Ndërsa në hadithin që na e përcjellë Selmani radijAll-llahu anhu përmendet se “Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka ndaluar pastrimin nga nevoja fiziologjike me qymyrgur apo asht.”

    Nga ibën Mes’udi radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Mos u pastroni (nga nevoja fiziologjike) me bajgë apo asht, sepse këto janë ushqim i vëllezërve tuaj xhinnë.”[7]

    Nga Ibën Mes’udi radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Më erdhi një delegat nga xhinnët dhe unë shkova me të, e pastaj u lexova kur’an.” Ibën Mes’udi thotë: “Ai doli dhe na i tregoi gjurmët e tyre dhe gjurmët e zjarreve të tyre. Ata kërkuan prej tij ushqim, ndërsa ai u tha: Juve ju takon të hani çdo asht për të cilin është përmendur All-llahu (gjatë therjes së asaj kafshe), i cili kur bie në duart tuaja, i kthehet mishi, dhe kafshëve tuaja ju takon të hanë çdo bajgë. Pastaj Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem tha: Mos u pastroni (nga nevoja fiziologjike) me këto dy gjëra, sepse ato janë ushqim për vëllezërit tuaj xhinnë.”[8]

    Arsyeja përse ndalohet pastrimi nga nevoja fiziologjike me asht është për shkak të substancës së lëngshme të ashtit e cila nuk ngjitet mirë për të, ose për shkak se zakonisht ashti në vete ka edhe dhjamë, ose për shkak të të qenit ushqim i xhinnëve. Kjo është gjëja që është përmendur në hadith, ndërsa në të njëjtin rang hynë edhe ushqimet e tjera. E për sa i përket bajgës, arsyeja e ndalimit të pastrimit me të është për shkak se ajo është e fëlliqur në vete, ndërsa fëlliqësira nuk largohet me fëlliqësirë.[9]

     

    1. Mospastrimi me më pak se tre gurë

     

    Nëse myslimani gjendet në ndonjë vend të shkretë dhe nuk gjen dot ujë për t’u pastruar nga nevoja fiziologjike, atëherë këtë duhet ta bëjë me jo më pak se tre gurë, sepse Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka ndaluar pastrimin me më pak se tre gurë.

    Abdurr-Rrahman ibën Jezidi thotë: Një njeri e pyeti Selman el-Farisiun radijAll-llahu anhu: “Pejgamberi juaj ju ka mësuar madje edhe pastrimin nga nevoja fiziologjike? Ai tha: Po. Ai na ka ndaluar të kthehemi me fytyrë nga kibleja gjatë nevojës së madhe apo të vogël, apo të pastrohemi me dorën e djathtë apo të mjaftohemi për pastrim nga nevoja fiziologjike me më pak se tre gurë, apo të pastrohemi me bajgë apo asht.”[10]

     

    1. Mospastrimi me fleta të gazetave dhe revistave

     

    Ne e dimë se gjatë pastrimit nga nevoja fiziologjike lejohet përdorimi i pecetave, sepse qëllimi i pastrimit është largimi i gjurmëve të fëlliqësirës, pa marrë parasysh se a bëhet kjo me pecetë, stof, dhé apo gurë. Por nuk lejohet që njeriu të pastrohet nga nevoja fiziologjike me diçka që sheriati e ka ndaluar, si ashti dhe bajga, sepse eshtrat janë ushqim i xhinnëve nëse janë të kafshës së therur. E nëse është kafsha jo e therur, atëherë eshtrat e saj janë të fëlliqura, ndërsa gjëja e fëlliqur nuk mund të jetë pastruese. Ndërsa për sa i përket bajgës, nëse janë të fëlliqura, atëherë gjëja e fëlliqur nuk mund të jetë pastrues, e nëse nuk është e fëlliqur, atëherë ajo është ushqim për kafshët e xhinnëve.[11]

    Po ashtu nuk lejohet pastrimi nga nevoja fiziologjike me fletë gazetash apo revistash, sepse ato mund të përmbajnë emrin e All-llahut të Madhërishëm apo ndonjë ajet nga kur’ani, etj.

     

    [1] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (153) dhe Muslimi (267).

    [2] Sahih: shënon Muslimi (262).

    [3] Hasen: shënojnë Ebu Davudi (45), Nesaiu (50), Ibën Maxhe (358) dhe Ahmedi (8043). Shejh Albani në librin El-Mishkah (360) e ka klasifikuar si hadith hasen.

    [4] Mejmune Bintu Harith: njëra nga bashkëshortet e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem. (shën. përkth.)

    [5] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (266) dhe Muslimi (317).

    [6] Sahih: shënon Ebu Davudi (39). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (6826) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [7] Sahih: shënon Tirmidhiu (18). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (7325) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [8] Sahih: shënon Muslimi (450).

    [9] Shkëputur nga libri Neljul-Evtar (1/126).

    [10] Sahih: shënon Muslimi (263).

    [11] Shkëputur nga libri Fetavan-Nisa’, fq. 12-13. Autor: Muhammed ibën Salih el-Uthejmin dhe një grup dijetarësh.

     

    www.thirrjaislame.com

  • EDUKATA GJATË NEVOJËS FIZIOLOGJIKE (Pjesa E tretë)

    EDUKATA GJATË NEVOJËS FIZIOLOGJIKE (Pjesa E tretë)

    1. Mosbartja me vete të diçkaje që përmbanë përmendjen e All-llahut të Madhërishëm

     

    Kjo është prej gjërave të papëlqyeshme ndaj të cilave myslimani duhet pasur kujdes.

    Neveviu, All-llahu e mëshiroftë, thotë: “Bartja e gjërave në të cilat ka përmendje të All-llahut (gjatë nevojës fizioligjike) është e mekruh (e urryer).”[1]

    Shejh Abdullah ibën Abdurr-Rrahman El-Xhibrini thotë: “Ekzistojnë argumente që ndalojnë hyrjen në vendet e fëlliqura duke pasur me vete diçka që ka përmendje të All-llahut, por nganjëherë njeriu mund të jetë i detyruar të mbajë diçka të tillë me vete. Në këtë rast, nëse ajo gjë është e fshehur dhe e paqartë, njeriu nuk ka gjynah.

    Një shembull i tillë është unaza në të cilën shkruan emri i All-llahut, si tek emri Abdullah apo Abdurr-Rrahman. Nëse njeriu ka mundësi ta heqë unazën dhe në nevojtore të hyjë pa të, atëherë kjo do të kishte qenë më e lavdëruar. Por nëse nuk ka mundësi, atëherë e mbulon shkrimin e unazës me dorë që të mos duket.

    Prandaj, nëse ke diçka që përmbanë shehadetin apo ndonjë prej emrave të All-llahut, atëherë e ke për obligim ta fshehësh atë në xhep, por nëse ke mundësi ta heqësh krejt nga vetja dhe të mos hysh me to në nevojtore, kjo është më e mirë.”[2]

     

    1. Zgjedhja e vendeve të buta gjatë nevojës fiziologjike dhe largimi nga vendet e forta që papastërtia të mos i kthehet atij

     

    1. Përmbajtja në rregullat e pastrimit pas nevojës fiziologjike

     

    1. Shmangia e të folurit gjatë nevojës fiziologjike përveç në rast nevoje

     

    Biseda gjatë kryerjes së nevojës fiziologjike është e papëlqyer, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për dhikër ndaj All-llahut apo ndonjë fjalë tjetër, përveç në raste të patjetërsueshme, të cilat do t’i përmendim në vazhdim:

    Nga Ibën Omeri radijAll-llahu anhuma na përcillet se “një njeri kishte kaluar pranë Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, ndërsa ai po urinonte, dhe e kishte përshëndetur me selam, ndërsa Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem nuk ia kishte kthyer selamin.”[3]

    Nëse dikush pyet dhe thotë: Ky hadith nuk argumenton ndalimin e bisedës në përgjithësi, por argumenton ndalimin vetëm të dhikrit.

    Ne themi: Ky hadith, në të vërtetë, argumenton ndalimin e bisedës në përgjithësi, sepse Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem nuk ia ka kthyer selamin dhe nuk ka folur me të asnjë fjalë tjetër derisa nuk e ka kryer nevojën. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka pasur mundësi t’i thotë atij: Do të ta kthej selamin pas pak kohe, ose diçka të ngjashme… Sikur biseda të kishte qenë e lejuar, Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem nuk do ta linte për më vonë.

    Por nëse të folurit është i domosdoshëm, atëherë lejohet, si p.sh. tërheqja e vërejtjes ndaj një të verbri që shkon në drejtim të ndonjë grope, ose diçka e ngjashme me këtë.

    Ndërsa kur teshtinë, ai duhet falënderuar All-llahun me zemër duke demostruar me këtë madhërimin e emrit të All-llahut duke mos e përmendur me gojë në vendin ku kryhet nevoja fiziologjike.

     

    1. Të thotë: ‘Gufraneke’ kur del nga nevojtorja

    Nga Aisheja radijAll-llahu anha na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem kur dilte nga nevojtorja thoshte: “Gufraneke.” [4] që d.m.th. ‘Kërkoj faljen Tënde, o All-llah’.

     

    1. Mosurinimi në vrima

     

    Dijetarët thonë që një gjë e tillë është e papëlqyeshme për shkak se njeriu mund të përballet me ndonjë gjë të padëshirueshme, si p.sh nga vrima t’i dalë ndonjë gjarpër apo akrep. Dihet se prej parimeve të sheriatit është mbrojtja e njeriut. Prandaj ai nuk duhet ta fusë veten në rrezik dhe nuk duhet t’i pengojë gjallesat e tokës.

    Na përcillet nga Katadeja, i cili e ka dëgjuar Abdullah ibën Sirxhisin duke thënë: “I dërguari i All-llahut ka ndaluar urinimin në vrima. Dikush e pyeti Kataden: Përse nuk bën të urinohet në vrima? Ai u përgjigj: Thuhet se ato janë vendbanime të xhinnëve.”[5]

     

    1. Moskryerja e nevojës fiziologjike në varreza

     

    Ndodhë që njeriu ndonjëherë të shkojë te varrezat dhe kur ndien se ka nevojë fiziologjike, ai e bën atë mes varrezave dhe nuk çanë kokën fare për ndershmërinë e të varrosurve… Ky është një gabim i madh dhe prandaj Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka ndaluar një gjë të tillë dhe ka thënë: “Të ecë mbi prush, shpatë apo të vendos shputën time mbi thumbat e nallaneve të mia e të ecë është më e dashur për mua sesa të ecë mbi varrin e një myslimani. Kryerja e nevojës fiziologjike në mes varrezave apo në mes të tregut, për mua është e njëjtë.”[6]

    Kuptimi i hadithit: Myslimanit siç i ndalohet të kryejë nevojën fiziologjike dhe të zbulojë avretin e tij para njerëzve në treg, ashtu i ndalohet edhe të kryejë nevojën fiziologjike dhe të zbulojë avretin e tij mes varrezave.

     

    1. Larja e dorës pas nevojës fiziologjike

     

    Prej gabimeve të përhapura në mesin e shumë njerëzve është se pas nevojës fiziologjike nuk i lajnë duart me sapun apo ndonjë pastrues tjetër. Ndërsa disa të tjerë e lajnë dorën vetëm me ujë. Të gjitha këto janë në kundërshtim me udhëzimin e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, i cili pas nevojës fiziologjike e lante dorën me ndonjë pastrues, ndërsa pastruesi më i mirë i asaj kohe ka qenë dheu, i cili tërësisht e neutralizon aromën e pakëndshme nga dora. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ndonjëherë e përshkonte dorën e tij në dhe, e pastaj e lante me ujë, e ndonjëherë e fërkonte me dhe, e pastaj e lante me ujë.

    [1] Shkëputur nga libri Revdatut-Talibin (1/66).

    [2] Shkëputur nga libri Fetaval-Mer’etil-Muslime, fq.10. Autor: Një grup dijetarësh.

    [3] Sahih: shënon Muslimi (370).

    [4] Sahih: shënojnë Ebu Davudi (30), Tirmidhiu (7) dhe Ibën Maxhe (300). Shejh Albani në librin e tij Irvaul-Galil (52) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [5] Daif: shënojnë Ebu Davudi (29) dhe Ahmedi (20251). Shejh Albani në librin e tij Daif el-Xhami’ (6003) e ka klasifikuar si hadith daif.

    [6] Sahih: shënon Ibën Maxhe (1567) dhe ka thënë: Senedi i këtij hadithi është sahih. Shejh Albani në librin e tij Irvaul-Galil (63) e ka klasifikuar si hadith sahih.

     

    www.thirrjaislame.com

  • EDUKATA GJATË NEVOJËS FIZIOLOGJIKE (Pjesa E dytë)

    EDUKATA GJATË NEVOJËS FIZIOLOGJIKE (Pjesa E dytë)

    1. Të thënit ‘Bismil-lah’ dhe kërkimi i mbrojtjes nga All-llahu para hyrjes në nevojtore

    Kjo ka të bëjë me atë nëse ai hyn në nevojtore, ndërsa nëse është në ndonjë vend të hapur, atëherë këto fjalë i thotë gjatë përvjeljes së rrobave para kryerjes së nevojës fiziologjike

    D.m.th. duhet thënë: Bismil-lah, All-llahumme inni eudhu bike minel-hubthi vel-habaith.”, që do të thotë: “Me emrin e All-llahut! O All-llah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga të këqijtë (djajtë meshkuj) dhe nga të këqijat (djajtë femra)”, bazuar në hadithin e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem: Perdja mes xhinnëve dhe avretit të bijve të Ademit është që kur të hyjnë në nevojtore të thonë: Bismil-lah.”[1]

    Po ashtu nga Enesi radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “I dërguari i All-llahut kur hynte në nevojtore thoshte: All-llahumme inni eudhu bike minel-hubthi vel-habaith.”[2]

     

    1. Mosurinimi në vendin ku bëhet dush

     

    Kjo sidomos ka të bëjë me rastin kur në atë vend mblidhet uji dhe njeriu nuk ka mundësi t’i shmanget, si banja e të ngjashme me të, ndërsa “…Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka ndaluar që njeriu të urinojë në vendin ku lahet.”[3]

     

    1. Mosurinimi në ujë të amullt

     

    Ne e dimë se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka ndaluar urinimin në vendin ku lahemi dhe në ujë të rrjedhshëm.

    Nga Xhabiri radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “I dërguari i All-llahut ka ndaluar urinimin në ujë të amullt.”[4]

    Kjo, sepse uji është një begati e madhe të cilën duhet ruajtur derisa të mbarojë jeta në sipërfaqen e tokës. All-llahu i Madhërishëm thotë: Dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi.”[5]

    Prandaj Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem në veçanti e ka ndaluar urinimin në ujë të amullt, sepse ai më shumë ndikohet nga papastërtia sesa uji i rrjedhshëm, dhe se kjo gjë i pengon njerëzit nga përfitimi prej atij uji.

     

     

    1. Moskryerja e nevojës fiziologjike në rrugën ku kalojnë njerëz apo nën hije ku ata gjejnë çlodhjen

     

    Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ruajuni nga dy të mallkuarit.” Thanë: “Kush janë dy të mallkuarit, o i dërguari i All-llahut?” Ai tha: “Ai që kryen nevojën në rrugën ku kalojnë njerëzit dhe në hijen ku ata gjejnë çlodhjen.”[6]

    Hattabiu thotë: “Qëllimi me dy të mallkuarit është dy gjërat që e tërheqin dhe shkaktojnë mallkimin. Kjo sepse kush i bën këto dy gjëra mallkohet dhe shahet, d.m.th. zakonisht njerëzit i mallkojnë apo i shajnë, por pasi që këto dy gjëra janë shkak për mallkimin, atëherë mallkimi u është përshkruar atyre dy njerëzve që i bëjnë ato dy gjëra.

     

    1. Mbulimi dhe largimi nga sytë e njerëzve sidomos gjatë nevojës fiziologjike

     

    Kjo, për arsye se myslimani e ka haram të shikojë në avretin[7] e vëllait të tij mysliman.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Të mos shikojë burri në avretin e burrit, e as gruaja në avretin e gruas…”[8], e ai që e kryen nevojën fiziologjike para të tjerëve bëhet shkak që ata të bien në mëkatin e shikimit në avretin e tij, ndërsa që të dy janë të barabartë në mëkat.

    Prej udhëzimit të Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka qenë që ai gjatë nevojës fiziologjike është larguar nga shikimi dhe dëgjimi i njerëzve.

    Nga Xhabiri radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “Ishim në një udhëtim me Pejgamberin sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, dhe sa herë që kishte nevojë fiziologjike largohej aq shumë nga njerëzit saqë nuk shihej.”[9]

    Nga Abdullah ibën Xha’feri radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “Gjëja më e dashur për Pejgamberin sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem për t’u mbuluar gjatë nevojës fiziologjike ishte ndonjë vend i lartë apo degët e palmave.”[10]

     

    1. Hyrja në nevojtore me këmbën e majtë dhe dalja me të djathtën

     

    Sheukaniu thotë: “Për sa i përket hyrjes me të majtën e daljes me të djathtën, kjo ka një arsye, e që është se në gjërat e ndershme e të pastërta përgjithësisht përdoret dora e djathtë, ndërsa në ato të pandershmet e të papastra, e majta. Ekzistojnë edhe argumente që përgjithësisht e vërtetojnë këtë gjë.”[11]

    [1] Sahih: shënojnë Tirmidhiu (606) dhe Ibën Maxhe (297). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (3611) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [2] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (142) dhe Muslimi (375).

    [3] Sahih: shënojnë Ebu Davudi (28) dhe Nesaiu (238). Shejh Albani në librin e tij Sahih et-Tergibi vet-Terhib (154) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [4] Sahih: shënon Muslimi (281).

    [5] Kaptina El-Enbija’, ajeti 30.

    [6] Sahih: shënon Muslimi (269).

    [7] Avret: Pjesët e turpshme të trupit që nuk lejohet të shihen nga të tjerët përveç bashkëshortëve mes vete. Avreti i meshkujve është nga kërthiza e deri te gjunjtë, ndërsa avreti i femrave është tërë trupi i saj, përveç duarve dhe fytyrës sipas një mendimi të dijetarëve. (shën. përkth.)

    [8] Sahih: shënon Muslimi (338).

    [9] Sahih: shënojnë Ebu Davudi (2) dhe Ibën Maxhe (335). Shejh Albani në librin e tij Sahih ibën Maxhe e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [10] Sahih: shënon Muslimi (342).

    [11] Shkëputur nga libri Es-Sejlul-Harar (1/64).

    www.thirrjaislame.com

  • EDUKATA GJATË NEVOJËS FIZIOLOGJIKE (pjesa e parë)

    EDUKATA GJATË NEVOJËS FIZIOLOGJIKE (pjesa e parë)

    Vëllezër të dashur,

    Kjo është njëra prej edukatave të cilat argumentojnë për plotësinë dhe bukurinë e sheriatit islam, për atë se sheriati islam është i përshtatshëm për çdo kohë e vend, dhe se nuk ka gjë të mirë përveçse sheriati islam e ka nxitur atë, dhe nuk ka gjë të keqe përveçse sheriati islam ka tërhequr vërejtjen nga ajo gjë. Ai është një sheriat i plotë, dhe këtë e argumenton fjala e All-llahut të Madhërishëm: Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe.”[1]

    Pra, ai është sheriat i plotësisë dhe të bukurës.

    Abdurr-Rrahman ibën Jezidi thotë: “Një njeri e pyeti Selman el-Farisiun radijAll-llahu anhu: Pejgamberi juaj ju ka mësuar madje edhe pastrimin nga nevoja fiziologjike? Ai tha: Po.”[2]

    Pastrimi pas nevojës fiziologjike është prej natyrshmërisë së njeriut, për shkak të pastërtisë së trupit.

    Nga Aisheja radijAll-llahu anha na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Dhjetë gjëra janë prej fitres: shkurtimi i mustaqeve, lënia e mjekrës, misvaku, istinshaku (thithja e ujit me hundë gjatë avdesit apo guslit), shkurtimi i thonjve, larja e nyjave të gishtave, rruajtja e nënsqetullave, rruajtja e vendeve të turpshme, pastrimi me ujë pas mbarimit të nevojës fiziologjike dhe gargaritja.”[3]

    Kjo është prej obligimeve me të cilat All-llahu e obligoi Ibrahimin alejhis-selam.

    Ibën Abbasi radijAll-llahu anhuma në lidhje me ajetin: Përkujto (O i dërguar) kur Zoti i vet, Ibrahimin e provoi me disa obligime, e ai i përmbushi ato.”, thotë: “E obligoi me pesë obligime në kokë dhe gjashtë të tjera në trup… Pesë të kokës janë: Shkurtimi i mustaqeve, gargaritja, istinshaku, misvaku dhe  mbledhja (lidhja bisht) e flokëve. Ndërsa pesë të trupit janë: Shkurtimi i thonjve, larja e nyjave të gishtave, rruajtja e vendeve të turpshme, synetimi, rruajtja e nënsqetullave, pastrimi me ujë pas mbarimit të nevojës fiziologjike dhe mosurinimi në ujë të rrjedhshëm.”[4]

    Një herë Ibën Semmaku hyri te Harun Err-Rreshidi (kalifi i besimtarëve) dhe e gjeti duke afruar ibrikun te goja për të pirë ujë. I tha: “Kërkoj nga udhëheqësi i besimtarëve para se ta pijë ujin ta pyes diçka. Pastaj i tha: “O udhëheqësi i besimtarëve, sikur dikush të të ndalonte të pish nga ky ujë, sa do të paguaje për të?” Ai tha: “Do të paguaja me gjysmën e pasurisë sime vetëm e vetëm të pija.” Ibën Semmaku tha: “Pi deri sa të ngopesh, All-llahu të bekoftë.” Pasi piu ujin, Ibën Semmaku e pyeti: “O udhëheqësi i besimtarëve, ç’do të kishe bërë sikur të mos kishe pasur mundësinë të nxjerrësh këtë ujë nga vetja, përveçse të paguaje tërë dynjanë me çka ka në të. A do ta bëje këtë? Ai tha: “Po.” Atëherë Ibën Semmaku tha: “E ç’të duhet gjëja (dynjaja) kur një pije uji është më e vlefshme se ajo?!”[5]

    I dërguari i All-llahut ka thënë: Banorët e xhennetit hanë dhe pinë në të, nuk pështyjnë, nuk e kryejnë as nevojën e madhe e as të voglën, nuk i fryjnë hundët” (për t’i nxjerrë mbeturinat prej saj, shën. përkth.). Dikush pyeti: “E ç’bëhet me ushqimin e tyre?” Ai tha: “Ushqimi i tyre do të dalë me gromësimë dhe djersë që ka erë të myshkut dhe ata do të frymëzohen me tesbih[6] dhe tahmid.”[7]

     

    1. Nijeti i mirë në kryerjen e nevojës fiziologjike

     

    Dikush mund të çuditet nga kjo gjë, por kjo është një gjë e mundshme dhe e lehtë. Esenca është që kur në një gjë nijeti është i mirë dhe vepruesi i respekton rregullat e sheriatit, kjo gjë shndërrohet në ibadet. Dihet se njeriu kur është në kaps, qoftë nga urina apo nevoja e madhe, ai nuk ndjehet i qetë dhe nuk mund të përqendrohet në ndonjë punë, madje nuk mund të punojë asgjë. Por kur ai lirohet nga ajo që ka në stomak dhe ndjehet i rehatshëm, e ka mundësinë të bëjë ibadetin pa pengesa. Veç kësaj, nëse ai nuk lirohet nga ajo që ka në stomak, kjo mund t’i shkaktojë sëmundje dhe gjëra të padëshirueshme, ndërsa prej tij kërkohet që të mos e dëmtojë veten, kështu që kryerjen e nevojës e bën me nijet që të lirohet nga gjërat që e dëmtojnë nëse mbesin në stomakun e tij si dhe të kthjellë mendjen e tij për përqendrim në ibadet ndaj All-llahut. Kështu bëhet nijeti i mirë për sa i përket kryerjes së nevojës fiziologjike.[8]

     

    1. Mosdrejtimi me fytyrë apo shpinë nga kibla gjatë uljes për nevojë fiziologjike

     

    Këtë e bazojmë në hadithi që na e përcjellë Ebu Ejjub el-Ensariu radijAll-llahu anhu i cili thotë se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur të kryeni nevojën e madhe, mos u ktheni me fytyrë e as me shpinë nga kibla, por me krahun e djathtë apo të majtë.” Ebu Ejjubi radijAll-llahu anhu vazhdon dhe thotë: “Kur shkuam në Sham, atje i gjetëm nevojtoret të ndërtuara në drejtim të Qabesë, kështu që ne ktheheshim anash dhe kërkonim falje nga All-llahu i Madhërishëm.”[9]

    Por, në një hadith sahih, ibën Omeri radijAll-llahu anhuma thotë: “Një ditë isha hipur mbi shtëpinë time dhe e pashë të dërguarin e All-llahut hipur mbi dy tulla, duke kryer nevojën fiziologjike dhe ishte i kthyer nga Bejtul-Mekdisi.”[10]

    Nëse Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka qenë i kthyer nga Bejtul-Mekdisi, ndërsa ai ndodhej në Medinë, atëherë kjo i bie që ai të ketë qenë i kthyer me shpinë nga Qabeja!!

    Por më e mira është moskthimi me fytyrë apo shpinë nga Qabeja. All-llahu e di më mirë.

     

    [1] Kaptina El-Maide, ajeti 3.

    [2] Sahih: shënon Muslimi (262).

    [3] Sahih: shënojnë Ahmedi (24941), Sahih Sunen Ebi Davud (53) dhe Sahih el-Xhami’ (4009) të shejh Albanit.

    [4] Shënon Abdurr-Rrezzaku në Musannef me sened sahih.

    [5] Shkëputur nga libri Tehdhib Meuidhatil-Mu’minin min Ihjai Ulumid-Din (2/189).

    [6] Tesbih: fjala ‘SubhanAll-llah’, si dhe të gjitha fjalët e tjera që shprehin madhërim të All-llahut. (shën. përkth.)

    [7] Sahih: shënojnë Muslimi (2835) dhe Ahmedi (14857). Ndërsa teksti është shkëputur nga libri Minhaxhus-Salihin, fq. 117-118. Autor: Muhammed Buhajri.

    [8] Shkëputur nga libri Meusuatul-Adabil-Islamijje, fq. 703. Autor: Abdul-Aziz Neda.

    [9] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (394) dhe Muslimi (264).

    [10] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (145) dhe Muslimi (266).

    www.thirrjaislame.com

  • EDUKATA NË PËRDORIMIN E MISVAKUT

    EDUKATA NË PËRDORIMIN E MISVAKUT

    Vëllezër të dashur,

    Dijeni se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem e ka dashur misvakun, dhe e ka përdorur vazhdimisht… Misvaku është pastrues i gojës, e kënaqë All-llahun dhe është sunnet i fuqishëm i Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem.

    Në përdorimin e misvakut duhet pasur kujdes dhe duhet njohur me rregullat e përdorimit të tij. Ato janë:

     

    1. Gjatë përdorimit të tij të kemi në vetëdijen tonë se ai e kënaqë All-llahun

     

    1. Me përdorimin e tij të synojmë ngjalljen e sunnetit të Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem.

     

    1. Të mbajmë misvakun me vete çdoherë që të kemi mundësi ta përdorim kur të dëshirojmë

     

    1. Ta përdorim misvakun para avdesit.

    Kjo, sepse Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Sikur të mos ia rëndoja ummetit tim, do t’i urdhëroja të përdorin misvakun gjatë çdo avdesi.”[1]

     

    1. Ta përdorim misvakun para çdo namazi

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: Sikur të mos ia rëndoja ummetit tim, do t’i urdhëroja të përdorin misvakun para çdo namazi.”[2]

     

    1. Ta përdorim misvakun para leximit të kur’anit

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Pastrojini gojat me misvak sepse ato janë rruga e kur’anit.”[3]

     

    1. Ta përdorim misvakun pas hyrjes në shtëpi

    Nga Shurejh ibën Hani’ na përcillet se ka thënë: “E pyeta Aishenë radijAll-llahu anha dhe i thashë: Cila është gjëja e parë që Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem e praktikonte kur hynte në shtëpi?” Tha: “E përdorte misvakun.”[4]

     

    1. Ta përdorim misvakun kur zgjohemi nga gjumi

    Transmetohet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem kur zgjohej për të falur namaz nate, i pastronte dhëmbët me misvak.”[5]

     

    1. Ta përdorim misvakun në ditën e xhuma

    I dërguari i All-llahut, në një ditë xhumaje, tha: “O myslimanë, vërtet kjo është një ditë të cilën All-llahu e ka bërë festë, prandaj pastrohuni. Kush prej jush ka parfum, le të parfumoset, dhe përdoreni misvakun.”[6]

     

    1. Ta përdorim misvakun në çdo situatë që aroma e gojës të jetë gjithnjë e këndshme

     

    1. Të kujdesemi për pastërtinë e misvakut duke e larë apo futur në gotë me ujë

     

    1. Të përdorim misvakun me dorën e majtë apo të djathtë

     

    [1] Sahih: shënojnë Maliku (1/66), Shafiiu (1/13), Ibën Ebi Shejbe (1/155) dhe Bejhekiu (1/35). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (5317) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [2] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (887) dhe Muslimi (252).

    [3] Sahih: shënon Bejhekiu në Shuabul-Iman (2/382). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (3939) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    [4] Sahih: shënon Muslimi (253).

    [5] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (246) dhe Muslimi (255).

    [6] Sahih: shënojnë Maliku (141) dhe Shafiiu (274). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (2258) e ka klasifikuar si hadith sahih.

    www.thirrjaislame.com