Blog
-
Përulja dhe qarja gjatë leximit të kur’anit
Kjo nuk do të thotë që njeriu të shfaqë qarjen para njerëzve për syefaqësi, por qëllimi është të ndjejë domethëniet e kur’anit famëmadh, të ndikohet prej tij, si dhe zemra e tij të nënshtrohet dhe syri t’i lotojë.
All-llahu i Madhërishëm, duke i përshkruar dijetarët besimtarë e të sinqertë, thotë: “Dhe duke qarë hudhen me fytyra (kur e dëgjojnë kur’anin) dhe ai ua shton edhe më shumë përuljen (ndaj All-llahut).”[1]
[1] Kaptina El-Isra’, ajeti 109.
www.thirrjaislame.com
-
Kërkimi i mbrojtjes së All-llahut kundër shejtanit para leximit të Kur’anit
Kjo do të thotë që para se të fillojë leximin e kur’anit, të thotë: ‘Eudhu bil-lahi minesh-Shejtanirr-Rraxhim’.
Kjo, për shkak të dëbimit të shejtanit që të mos i bëjë cytje njeriut gjatë leximit të kur’anit.
All-llahu i Madhërishëm thotë: “Kur të lexosh kur’anin kërko mbrojtjen e All-llahut prej djallit të mallkuar.”[1]
[1] Kaptina En-Nahl, ajeti 98.
www.thirrjaislame.com
-
Përdorimi i misvakut para leximit të Kur’anit
Kjo për shkak të përmirësimit të aromës së gojës, nga e cila del kur’ani.
Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Pastrojini gojat me misvak sepse ato janë rruga e kur’anit.”[1] Po ashtu ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush të ngrihet natën për namaz nate, le ta pastrojë gojën me misvak, sepse kur të lexoni kur’an gjatë namazit, një melek e vendos gojën e vet në gojën e tij, dhe çdo gjë që del nga goja e tij hyn në gojën e melekut.”[2]
[1] Sahih: shënon Bejhekiu në Shuabul-Iman (2/382). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (3939) e ka klasifikuar si hadith sahih.
[2] Sahih: shënojnë Bejhekiu në Shuabul-Iman (2/382) dhe Temmami në El-Fevaid (1/367). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (7780) e ka klasifikuar si hadith sahih.
www.thirrjaislame.com