Category: Sunnet

  • Hadithi Nr.2 “Morali në rrugë”

    Hadithi Nr.2 “Morali në rrugë”

    Rrugët janë prej shërbimeve të përgjithshme prej të cilave përfitojnë të gjithë njerëzit, kështuqë nuk i lejohet askujt që ta zë rrugën ose të sillet në atë mënyrë që ta pamundëson që të tjerët të përfitojnë nga lëvizja e lirë. Në hadithin në vijim Pejgamberi s.a.w.s. na mëson moralin e rrugës, moral i cili e largon njeriun nga rënia në vepra të papëlqyera ose në të ndaluara dhe e largon atë nga dëmi ndaj njerëzve.
    Transmetohet nga Ebi Seid el Hudriu r.a. se ka thënë: Ka thënë Pejgamberi s.a.w.s.: “Keni kujdes dhe mos u uluni nëpër rrugë.” Thanë: “O i Dërguari i All-llahut e kemi patjetër të ulemi në rrugë për të biseduar.” Tha: “Nëse e keni patjeter që të uleni në rrugë atëherë jepjani rruges hakun e vet.” Thanë: “E cili është haku i rrugës o i Dërguari i All-llahut?” Tha: “Ulja e shiqimit, mos shqetësimi i tjerëve, kthimi i përshëndetjes, urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja”.
    Dobitë e hadithit:
    1) Ua tërheqë vërejtjen Pejgamberi s.a.w.s. shokëve të vet nga ulja në qoshe të rrugës, sepse ajo është shkak që mund të njeriu të bjerë në mëkate.
    Kur ia treguam arsyen Pejgamberit s.a.w.s. për qëndrimin e tyre në rrugë ua lejoi me kushte dhe i ceki disa prej tyre edhe që të kenë sjellje islame:
    a) ulja e shiqimit: d.m.th. nga gjërat e ndaluara si p.sh.: shiqimi në gratëe huaja.
    b)mos shqetësimi: që mos e shqetësojë në rrugë askënd, as mos t’ua zë rrugën atyre që kalojnë, as mos të tallet me ata, as mos të ju thotë grave fjalë shqetësuese, ose të tallet me to, ose t’i hedhë mbeturinat në rrugë, etj.
    c)kthimin e përshendetjes: kthimi i përshendetjes është obligim (vaxhib) dhe e ka përmendë Pejgamberi s.a.w.s. në veçanti në këtë hadith që mos ta nënvlersojë ai që rri në rrugë kthimin e përshëndetjes përshkak të përshëndetjeve të shumta.
    D)urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja: kjo bëhet duke i udhëzuar kah e mira ose përkujtimi i tyre me dispozita sheriatike ose këshillimi i tyre, ndërsa ndalimi nga  e keqja bëhet kur sheh kundërshtimin e ligjeve të All-llahut ose shkelje të normave të fesë.
    2)Rruga ka gjithashtu hake tjera në Islam që janë përmendur në hadithe tjera: të folurit mirë, ndihmimi i të tjerëve nëse kanë nevojë për të bartur diçka, ndihmimi i atij që i bëhet padrejtësi, udhëzimi i atyre që nuk e dinë rrugën.
    3)Gjithashtu aludon hadithi se rrugët janë shërbime të të gjithëve dhe nuk lejohet që dikush ta përvetësojë atë.
    4)muslimani duhet që çdoherë të veprojë për përhapjen e mirësisë.
    5)Nuk lejohet ngushtimi i rrugës për kaluesit.

    Përktheu nga Arabishtja: Ibrahim SHERIFI

    www.thirrjaislame.com

  • Hadithi Nr.1 “Etika e lutjes”

    Hadithi Nr.1 “Etika e lutjes”

    Etika e lutjes

    Allahu i madhërishëm thotë:

    {Kur ai iu lut Zotit të vet me një zë të ulët..} Merjem 3.

    {Lutnie Zotin tuaj të përulur e në heshtje, pse Ai nuk e do ata që e teprojnë} El-A’Rafë 55.

    Nga Aisheja [Allahu qoftë i kënaqur me te] ka thënë: “ i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] pëlqente lutjet përmbledhëse

    Transmeton Xhabiri [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Mos mallkoni veten, mos i mallkoni fëmitë fëmijët tuaj, mos mallkoni pasurinë tuaj. Mos ja qëlloni çastit në të cilin Allahu lutësit ia plotëson çdo gjë të kërkuar, që edhe mallkimit tuaj t’i përgjigjet pozitivisht” (Transmeton Muslimi).

    Transmeton Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Kur dikush nga ju i lutet Allahut mos të thotë: O Zot më fal nëse don Ti, më furnizo nëse don Ti, le të kërkon çështjen i vendosur dhe i bindur në përgjgje ngase Allahu bën ç’farë të dëshiron nuk ka dikush që e detyron”. (Mutefekun Alejhi).

    Shpjegimi:

    Lutja është ibadet madhështorë, Allahu s.v.t. ……..rregull me të cilat lutësi afrohet te Allahu dhe e bëjnë që të meriton më tepër pranimin e lutjes.

    Prandaj lutësi duhet të kujdeset ndaj atyre rregullave.

    Prej rregullave është; ulja e zërit, zgjedhja e lutjeve përmbledhëse, e që janë lutjet me fjalë të shkurtëra dhe përmbajnë mirësi të mëdha.

    Gjithashtu muslimani nuk duhet të mallkojë veten, fëmijët e tij, pasurin e tij, sepse mundet të ndodhë në çastet kur pranohet lutja dhe t’i përgjigjet Allahu lutjes së Tij.

    Poashtu nga çështjet që duhet largohet besimtari gjatë lutjes është edhe lidhja e lutjes me dëshirën e që jep të kuptohet se lutësi sikur nuk është i nevojshëm.

    Dobitë:

    -Pëlqimi i uljes së zërit gjatë lutjes sepse përmban hushu’(koncentrim) dhe nënshtrim ndaj Allahut.

    -Është e pëlqyer që lutja të bëhet me fjali përmbledhëse.

    -Kujdesi që njeriu mos të mallkojë veten, pasurinë dhe fëminë e tij.

    -Obligimi i vendosshmërisë gjatë lutjes duke mos e kushtëzuarë me dëshirë, sepse jep të ndiejmë sikur nuk është me rëndësi ajo që e kërkon dhe nuk tregon varfëri të plotë te Allahut s.v.t.

    Përktheu nga Arabishtja: Ibrahim SHERIFI

     

  • Një ditë në shtëpinë e Pejgamberit 4

    Një ditë në shtëpinë e Pejgamberit 4

    PEJGAMBERI (salallahu alejhi ue selem) NË SHTËPI.

    Shtëpia është ajo që tregon jetesën dhe moralin, kulturën dhe shpirtin e pastër të njeriut, sepse në dhomë brenda katër mureve, atë nuk e sheh njeri. Aty, ai, nëse bën një veprim, nuk e bën për t’u dukur, por e bën në qetësi dhe sinqeritet… Ai është i pari asaj shtëpie, urdhëron dhe ndalon.

    Tani, le të shohim  me kujdes udhëheqësin dhe mësuesin e  umetit. Të shohim se si ka qenë ai në shtëpinë e tij, duke marrë parasysh që ai ka qenë  në një shkallë dhe gradë të lartë.  E pyetën Aishen (radjallahu anha) se çfarë bënte Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) në shtëpi dhe ajo tha: ”Ai ishte njeri si të gjithë njerëzit. Ai i bënte vetë punët e tij; qepte rrobat, milte bagëtitë.”[1]

    PEJGAMBERI (salallahu alejhi ue selem) NË SHTËPI.Shtëpia është ajo që tregon jetesën dhe moralin, kulturën dhe shpirtin e pastër të njeriut, sepse në dhomë brenda katër mureve, atë nuk e sheh njeri. Aty, ai, nëse bën një veprim, nuk e bën për t’u dukur, por e bën në qetësi dhe sinqeritet… Ai është i pari asaj shtëpie, urdhëron dhe ndalon.Tani, le të shohim  me kujdes udhëheqësin dhe mësuesin e  umetit. Të shohim se si ka qenë ai në shtëpinë e tij, duke marrë parasysh që ai ka qenë  në një shkallë dhe gradë të lartë.  E pyetën Aishen (radjallahu anha) se çfarë bënte Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) në shtëpi dhe ajo tha: ”Ai ishte njeri si të gjithë njerëzit. Ai i bënte vetë punët e tij; qepte rrobat, milte bagëtitë.”[1]

    Ky Pejgamber i sinqertë është shembull i modestisë, duke i bërë  vetë punët, pa urdhëruar të tjerët. Ai ka patur mardhënie të mira me  njerëzit dhe i ndihmonte të tjerët. Në shtëpinë e tij, edhe pse ishte drita dhe shkëlqimi i kësaj feje, nuk gjendej gjë për të ngrënë.  Ishte më i zgjedhuri i bijve të Ademit dhe përsëri angazhohej me  punët e shtëpisë. En Numan b. Beshir (radjallahu anhu) në lidhje me këtë çështje  thotë: ”Betohem se kam parë Pejgamberin (salallahu alejhi ue selem) të mos gjejë për të mbushur barkun as hurma (adi)”.[2] Trasmetohet nga Aishja (radjallahu anha) që ka thënë: ”Kishte raste që kalonte një muaj dhe ne gratë e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), nuk ndiznim zjarr në shtëpi (për të gatuar).”[3] Pejgamberin (salallahu alejhi ue selem) nuk mund ta pengonte asgjë në bindjen dhe adhurimin  e Allahut të madhëruar.  Ai, kur dëgjonte  thirrjen e muezinit: ”Hajjalas’Salah Hajjale’l-Felah”, i linte të gjitha punët e dynjasë dhe shkonte drejt thirrjes. Trasmetohet nga  El-Esved b. Jezid se ka pyetur Aishen (radjallahu anha) seçfarë bënte Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) në shtëpi? Ajo i tha : “Ai merret me punët e shtëpisë dhe kur dëgjon ezanin ikën.”[4] Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) nuk i ka falur asnjëherë namazet farze në shtëpi, përveç një rasti, para se të ndërronte jetë, kur ishte i sëmurë rëndë, me temperaturë të lartë dhe nuk mundte të shkonte në xhami. Ai, edhe pse ishte i butë dhe i mëshirshëm me umetin, për ata që nuk falnin namazin me xhemat, ka përdorur fjalë të rënda. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: ”Po mendoja me vetë: Të jap urdhër që të thirret ikameti dhe ta urdhëroj një person që t’ia drejtojë namazin (xhematit), pastaj të shkoj te shtëpitë e atyre që nuk erdhën për të falur namazin me xhemat dhe t’ia djeg shtëpitë (e tyre) me ata brenda.”[5] Mesazhi i këtij hadithi është rëndësia e madhe që ka falja e namazit me xhemat. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) në një hadith tjetër thotë: “Kush e dëgjon ezanin dhe nuk i përgjigjet thirrjes (me xhemat), përveçse me arsye, nuk ka (falur) namaz”.[6] Arsyeja është vetëm frika dhe sëmundja. Ku janë sot ata që falin namaz pranë grave dhe janë larguar nga xhamitë? Ku është arsyeja e sëmundjes dhe e frikës?

    DREJTUES DHE SHEMBULL NJERËZOR

    Sjellja dhe veprimi i njeriut, bërja dhe mosbërja e një veprimi, është tregues i mendjes dhe çelësi i zemrës. Vajza e Ebu Bekrit, nëna e besimtarëve Aishja (radijallahu anha), është ajo që e di dhe e shpjegon më mirë  moralin e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), sepse ajo ka qenë pranë tij, kur ai ka qenë zgjuar dhe në gjumë, kur ka qenë i shëndetshëm dhe kur ka qenë i sëmurë, kur ka qenë i gëzuar dhe kur ka qenë i mërzitur.

    Trasmetohet nga Aishja (radijallahu anha) nëna e besimtarëve se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) nuk bënte punë të këqija dhe nuk thoshte fjalë ofenduese, në treg dhe pazar nuk thërriste dhe nuk bërtiste me zë të lartë, të keqen nuk e kthente me të keqe, por përkundrazi, e falte atë.[7] Dërgimi i këtij pejgamberi me moral të lartë është një mëshirë dhe mirësi që Allahu i Madhëruar ia ka dërguar këtij ummeti. Husejni (radijallahu anhu), nipi i Pejgamberit  (salallahu alejhi ueselem), edhe pse pjesërisht, përpiqet të na shpjegojë moralin e tij. Ai thotë: ”Unë pyeta babain tim se si ishin sjelljet e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) ndaj njerëzve dhe ai më ktheu këtë përgjigje: “Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ishte gjithmonë me  fytyrë të qeshur. Ai ishte i ndjeshëm dhe nuk sillej ashpër me të tjerët. Ai nuk ishte i pa mëshirshëm, nuk ishte mendjemadh, nuk fliste me zë të lartë, nuk ofendonte njeri dhe nuk tregohej koprac ndaj të tjerëve. Ndërsa  në lidhje me veten e tij, ka qëndruar larg prej këtyre tre gjërave:

    1-      Lozjen e rolit të hipokritit.

    2-      Lakmisë për të pasur sa më shumë.

    3-      Interesimi për gjërat e kota.

    Në lidhje me njerëzit është larguar në këto tre pika:

    1-      Nuk tallej me njerëzit.

    2-      Nuk i ofendonte njerëzit.

    3-      Nuk i kërkonte mangësitë e të tjerëve.

    Kur fliste Pejgamberi (salallahu alejhi ueselem), ata që ishin ulur rreth tij, nuk lëviznin majtas-djathtas, por dëgjonin me vëmendje dhe, kur mbaronte së foluri ai, atëherë fillonin të flisnin. Sahabët nuk ia ndërprisnin fjalën njëri-tjetrit kur ishin pranë tij. Kur ishin në prani të Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), dëgjonin atë që fillonte të fliste i pari, derisa mbaronte fjalën. Kur ata qeshnin, qeshte dhe ai me ata, kur ata habiteshin për ndonjë gjë, habitej dhe ai si ata. Ai ishte i durueshëm me beduinët, që shkonin pranë tij dhe i bënin pyetje, duke i folur me mendjemadhësi, (madje dëshironin t’i bënin edhe pyetje që ai nuk i dinte). Ai thoshte: “Nëse e shihni ndonjë person që ka nevojë për ndihmë, ndihmojeni atë. Për punët e mira që bëni, shpresoni shpërblim vetëm te Allahu, dhe mos prisni të lavdëroheni prej të tjerëve.” Ai nuk i ndërpriste personat kur ata flisnin, vetëm në rastin kur ata e teproninin, ngrihej dhe largohej prej atij vendi.[8]

    Tani le të mendojmë, për veprimet dhe karakterin e Pejgamberit të këtij umeti.

    Nuk na mbetet gjë tjetër, vetëm se të marrim shembull dhe të mundohemi t’i vemë në veprim këto, pasi në këto shembuj ka një mirësi të madhe. Shembujt nga Pejgamberi (salallahu alejhi ueselem) janë të shumtë. Njëri prej tyre është shpjegimi i islamit për ata që rrinë në xhami. Në këtë kontekst Pejgamberi (alallahu alejhi ueselem) ka thënë: “Kush vdes duke i bërë shirk Allahut, ai është në xhehenem”[9]

    Në një hadith tjetër Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotë: “Muhaxhirët janë ata që qëndrojnë larg ndalesave të Allahut, dhe muslimani nuk sheh dëm prej dorës dhe gjuhës së muslimanit”.[10]

    Përsëri Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) në një hadith tjetër thotë: “Përgëzoi ata te cilët ecin në errësirë për në xhami me dritën e plotë, ditën e gjykimit”. Në një hadith tjetër Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem ) thotë: “Bëni xhihad ndaj mushrikëve, me pasurinë tuaj, me shpirtrat tuaj dhe me gjuhët tuaja”.[11] Na trasmetohet në një hadith tjetër se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Ndonjëherë robi (njeriu) thotë ndonjë fjalë pa u menduar mirë dhe, për këtë arsye hidhet poshtë në xhehenem, lartësia e të cilit është më larg se lindja me perendimin”.[12] Në një hadith tjetër Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotë: “Unë nuk u dërgova si mallkues, por u dërgova si mëshirë për ju”[13] Umeri (radijallahu anhu) trasmeton se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Mos më adhuroni mua, ashtu siç adhuruan të krishterët birin e Merjemes.”[14] Pra nuk duhen kaluar kufijtë, siç bënë të krishterët me Profetin Isa (alejhisselam), duke e adhuruar atë si zot.[15]

    Na transmetohet nga Xhundub b. Abdullahi se pesë ditë para se të ndërronte jetë Pejgamberi (salallahu alejhi ueselem), aie kishte dëgjuar të thoshte :  “…Pa dyshim që Allahu mua më ka bërë  Halil (mik të afërt), ashtu siç bëri Halil, Ibrahimin (alejhisselam). Nëse në mesin tuaj do të zgjidhja një Halil (mik), ai do ishte Ebu Bekri. Kini kujdes! Ata që ishin para jush i bënë xhami varret e pejgamberëve. Kini kujdes! Mos i bëni varrezat xhami. Unë jua ndaloj juve këto punë.”[16] Sipas këtij hadithi, falja e namazit në varreza dhe në ato xhami ku ka varreza , është një rrugë që të dërgon në shirk dhe prandaj nuk është e lejuar të falësh namaz në këto xhami.

    Përgatiti: Abdu’l Melik b.Muhammed b.Abdur-Rahman el-Kasim.

    Përktheu nga Turqishtja: Ferdinand Mema

    www.teuhidi.com


    [1] Ahmedi dhe Tirmidhiu,

    [2] Muslimi,

    [3] Buhariu,

    [4] Muslimi,

    [5] Buhariu dhe Muslimi,

    [6] ?bn Maxhe, ?bn Hibani,

    [7] Ahmed,

    [8] Tirmidhi,

    [9] Buhariu,

    [10] Buhariu dhe Muslimi,

    [11] Ebu Davut,

    [12] Buhariu dhe Muslimi,

    [13] Muslimi,

    [14] Buhariu dhe Muslimi,

    [15] Sqarim,

    [16] Muslimi,

  • Një ditë në shtëpinë e Pejgamberit 3

    Një ditë në shtëpinë e Pejgamberit 3

    BRENDA NË SHTËPI

    Neve na u dha leje, dhe si ummet i pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) hymë në shtëpinë e tij. Tani, së bashku le të hedhim një vështrim në brendësinë e shtëpisë së tij, tavanin, dyshemenë, dyshekun e tij, duke u ndihmuar nga tregimet e sahabëve të tij.

    Ne e dimë që ardhja jonë këtu nuk është e pëlqyeshme, por për të ndjekur rrugën dhe gjurmët e pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) me bindje të plotë, duhet ta shohim nga afër shtëpinë e tij. Kjo është një shtëpi, që ka si pasuri, në brendësinë e saj, Modestinë dhe Besimin.

    Atje, në muret e dhomave , nuk kishte të varura  figura, piktura apo fotografi krijesash, ashtu si ndodh në ditët e sotme. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Nuk hyjnë melekët në ato shtëpi ku ka qen dhe figura[1].”(fotgrafi.skulptura.) Të hedhim një sy rreth e rrotull dhe të shohim se çfarë gjërash ka përdorur pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) në jetën e përditshme.

    BRENDA NË SHTËPINeve na u dha leje, dhe si ummet i pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) hymë në shtëpinë e tij. Tani, së bashku le të hedhim një vështrim në brendësinë e shtëpisë së tij, tavanin, dyshemenë, dyshekun e tij, duke u ndihmuar nga tregimet e sahabëve të tij.Ne e dimë që ardhja jonë këtu nuk është e pëlqyeshme, por për të ndjekur rrugën dhe gjurmët e pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) me bindje të plotë, duhet ta shohim nga afër shtëpinë e tij. Kjo është një shtëpi, që ka si pasuri, në brendësinë e saj, Modestinë dhe Besimin.

    Atje, në muret e dhomave , nuk kishte të varura  figura, piktura apo fotografi krijesash, ashtu si ndodh në ditët e sotme. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Nuk hyjnë melekët në ato shtëpi ku ka qen dhe figura[1].”(fotgrafi.skulptura.) Të hedhim një sy rreth e rrotull dhe të shohim se çfarë gjërash ka përdorur pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) në jetën e përditshme.

     

    Në një trasmetim Thabiti thotë: Enes b.Malik (radijallahu anhu) nxjerr prej një shtëpie të drunjtë, të lidhur me hekur, një tas dhe thotë: “Ky është tasi i pejgamberit (salallahu alejhi ue selem).” [2]

    Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) tasin e mbushte me ujë dhe në të vendoste hurma, që të ëmbëlsohej uji dhe të zbuteshin hurmat. Hante mjaltë dhe pinte qumësht po në të njëjtin tas.[3] Trasmetohet nga Enes b.Maliku (radijallahu anhu) se pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) kur pinte diçka, e pinte me tre ndalesa.[4] E pinte duke bërë tre herë pushim. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) e ka ndaluar që të marrësh dhe të frysh frymë në enë.[5]

    Parzmoren, që vishte pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) kur shkonte në luftë, ka shumë mundësi të mos e gjejmë në shtëpinë e pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), sepse ai e kishte marrë atë me qera (me të drejtë rikthimi) prej një jahudiu, ashtu siç thotë Aishja (radijallahu anha): ”Kur vdiq pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) jelekun e tij mbrojtës e pashë pranë një jahudiu.”[6] Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), kur shkonte në dhomat e grave të tij, nuk shkonte papritmas, por shkonte në një kohë kur ato e dinin që ai do të shkonte dhe u jepte atyre selam.[7] Tani, le të mendojmë dhe të shqyrtojmë me mendje të kthjellët, duke hapur sytë e zemrës, për të kuptuar hadithin e pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), në të cilin ka thënë: “Sa i lumtur është ai, që është udhëzuar me islamin (si fe.) dhe mjaftohet me pak.” [8]

    Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) në një hadith tjetër thotë: “Ai, që është i kënaqur dhe i gëzuar me fëmijët e tij, ka trup të shëndetshëm dhe gdhihet duke pasur ushqim për të ngrënë për një ditë, është sikur t’i jetë dhuruar dynjaja dhe  çka brenda saj.”[9]

    TË AFËRMIT

    Lidhjen e fortë që ka pasur pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) me  ummetin, të afërmit dhe farefisin, nuk gjenden fjalë për ta shpjeguar. Në këtë çështje ai ka qenë më i miri, më i përsosuri i njerëzve saqë, para se të dërgohej pejgamber, qafirat e Mekës e thërrisnin el-Emin (Besniku). Hatixhja (radijallahu anha) i ka thënë pejgamberit (salallahu alejhi ue selem): ”Ti gjithmonë kujdesesh për farefisin dhe thua gjithmonë të vërtetën”. Pejgamberët janë të  obliguar me detyrat që atyre u jepen prej Allahut të Madhëruar.

    Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka shkuar te varri i nënës së tij, e cila vdiq kur ai ishte në moshën shtatë vjeçare. Ebu Hurejra (radijallahu anhu) ka thënëse pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka shkuar te varri i nënës së tij. Ka qarë ai dhe ata që ishin për rreth tij. (shpjegim: këtu e qarë, vetëm se ju kanë dalë lotë prej syve)

    Pastaj pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) tha: “I kërkova leje Allahut që ta mëshironte atë por nuk më dha. I kërkova leje Allahut që ta vizitoj varrin e saj, më dha leje. Kështu që edhe ju vizitojini varrezat, sepse (vizita e varrezave ) të përkujton vdekjen.”[10]

    Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) bënte çfarë të ishte  e mundur që të afërmit dhe farefisin e tij t’i drejtonte në rrugën e drejtë dhe t’i shpëtonte ata prej zjarrit të xhehenemit. Le të mendojmë pak për vështirësitë që ka pasur në këtë drejtim. Trasmetohet nga Ebu Hurejra (radijallahu anhu) se ka thënë: “Kur zbriti ajeti  “Dhe tërhiqja vërejtjen farefisit tënd më të afërt”. (26/214 Esh-Shuara), Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i mblodhi të gjithë kurejshët dhe  u tha atyre: “O bijt  e Abdi Shemsi! O bijtë  e Ka’b b. Lu’ej! Shpëtoni veten prej zjarrit të  xhehennemit! O bijtë e Murre b. Ka’b, shpëtoni veten tuaj prej zjarrit të xhehenemit! O bijtë e  Abd-i Menaf  shpëtoni veten tuaj prej zjarrit të xhehenemit. O bijtë e Hashimit, shpëtoni veten tuaj prej zjarrit të xhehenemit .O bijtë e Abdu’l-Muttalibit, shpëtoni veten tuaj prej zjarrit të xhehenemit. O Fatima, shpëtoje veten  prej zjarrit të xhehenemit, sepse unë nuk ju ndihmoj juve dot te Allahu, edhe pse kemi me njëri-tjetrin lidhje farefisnore. Kështu që unë, për deri sa jam në këtë botë, më duhet të kujdesem për farefisin tim.”[11]

    Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) nuk u mërzit duke thirrur në rrugën e drejtë xhaxhain e tij, Ebu Talibin, herë pas here. Kur iu afrua vdekja Ebu Talibit, Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) shkoi pranë tij. Atje ishte edhe Ebu Xehli dhe Abdullah b. Ebi Umejje.  Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i tha atij:  “O xhaxhai im, thuaj lâ ilâhe illallah, që ditën e gjykimit para Allahut ta kem si argument për ty! “ Ebu Xhehli dhe Abdullah b. Ebi Umejje  i thanë : “O Ebu Talib! A do ta braktisësh ti fenë e Abdu’l-Muttalibit ?” Ata të dy filluan të flisnin me atë dhe  më në fund: në fenë e Abdu’l-Muttalibit…mbeti. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotë: ”Për derisa mua të mos më ndalohet, do të kërkoj falje për ty”.

    Pas këtyre fjalëve zbret Ajetet: “Nuk është e drejtë për Pejgamberin e as për besimtarët të kërkojnë falje për idhujtarët, edhe nëse janë të afërt të tyre, pasi që ta kenë të qartë se me të vërtetë ata (idhujtarët) janë banues të xhehennemit” (Et-Tevbe, 9/113) “Eshtë e vërtetë se ti nuk mund ta udhëzosh atë që do ti” (El-Kasas,28/56). Këto janë ajetet që kanë zbritur në lidhje me këtë çështje.[12]

    Kur Ebu Talibi ishte gjallë, Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) e pati ftuar disa herë në islam, madje edhe në momentet e vdekjes. Ai kërkoj mirësi dhe mëshirë për atë, deri në kohën që zbritën ajetet. Kur zbritën ajetet, Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) iu bind urdhërit dhe nuk bëri më dua për të afërmit e tij që ishin mushrikë. Këto janë tablotë e mëshirës së madhe ndaj umetit. Duke e marrë fenë tonë si esencë, kjo është një tabllo ,në të cilën është shkruar: ”Mos i bëni miq dhe largohuni prej mushrikëve dhe qafirave, qofshin ata edhe prej të afërmve tuaj”.

    “Pas një pritje të pa shpresë na erdhi një pejgamber.

    Në tokë adhuroheshin idhujt.

    Ai u bë si kandil, ndriçoi çdo anë, tregoi rrugën.

    Ndriçoi si një shpatë indiane.

    I friksoj prej zjarrit, i përgëzoi me xhenet.

    Na mësoi islamin. Falenderojmë Allahun.”

    Vazhdon…………………………………

    Përgatiti: Abdu’l Melik b.Muhammed b.Abdur-Rahman el-Kasim.

    Përktheu nga Turqishtja: Ferdinand Mema

    www.teuhidi.com

  • Një ditë në shtëpinë e Pejgamberit 2

    Një ditë në shtëpinë e Pejgamberit 2

    UDHËT?M

    Me të vërtetë është një kënaqësi e madhe të udhëtosh, për të parë vendin ku ka jetuar pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), për të ndjerë dhe parë nga afër mënyrën e jetesës së tij dhe, në të njëjtën kohë, duke pritur shpërblimin e Allahut. Pa dyshim, ky është një mësim, këshillë, një shembull dhe mënyrë jetese…..

     

    Këtë udhëtim nuk do ta bëjmë duke ecur, por do ta bëjmë nëpërmjet librave dhe transmetimeve që kanë bërë sahabët. Nuk është e lejuar që të bëjmë ndonjë vizitë me qëllim që të adhurojmë ndonjë varr apo ndonjë vend të caktuar.

     

    Pejgamberi(salallahu alejhi ue selem) ka thënë që vetëm në tre vende mund të bëhet vizitë me qëllim adhurimi. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: ?Tri jane xhamiat qw mund tw bwhet udhwtim vetem per t’i vizituar ato: Xhamia ime kwtu (nw Medine), Mesxhidu’l-Haram (Qabeja nw Mekke) dhe Xhamija el-Aksa (nw Palestinw).?[1]

    UDHËT?MMe të vërtetë është një kënaqësi e madhe të udhëtosh, për të parë vendin ku ka jetuar pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), për të ndjerë dhe parë nga afër mënyrën e jetesës së tij dhe, në të njëjtën kohë, duke pritur shpërblimin e Allahut. Pa dyshim, ky është një mësim, këshillë, një shembull dhe mënyrë jetese….. 

    Këtë udhëtim nuk do ta bëjmë duke ecur, por do ta bëjmë nëpërmjet librave dhe transmetimeve që kanë bërë sahabët. Nuk është e lejuar që të bëjmë ndonjë vizitë me qëllim që të adhurojmë ndonjë varr apo ndonjë vend të caktuar.

     

    Pejgamberi(salallahu alejhi ue selem) ka thënë që vetëm në tre vende mund të bëhet vizitë me qëllim adhurimi. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: ?Tri jane xhamiat qw mund tw bwhet udhwtim vetem per t’i vizituar ato: Xhamia ime kwtu (nw Medine), Mesxhidu’l-Haram (Qabeja nw Mekke) dhe Xhamija el-Aksa (nw Palestinw).?[1]

     

     

    Ne, duke ju bindur urdhwrave të pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), përveç këtyre tre vendeve, nuk bëjmë vizita me qëllim adhurimi. Allahu i Madhëruar në kur’an thotë: “…..Çka t’ju japë pejgamberi e  merni, e çka t’ju ndalojë,  përmbajuni dhe kini frikë All-llahun,…..”(El-Hashr, 59/7)

     

    Ne ndjekim veprat e pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) dhe nuk adhurojmë vendet ku ai  ka ndenjur apo ka kaluar. Ibn Vadde ka thënë: Omer b. El-Hatabi radiallahu anhu urdhëroi që të pritet pema, nën të cilën pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) mori besën prej sahabëve. Shkaku i prerjes është se njerëzit shkonin dhe falnin namaz nën atë pemë dhe ai u friksua nga përhapja e fitnes.[2]

     

    ?bn Tejmijje ka thënë që pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), para se t’i vinte shpallja , qëndronte vetëm në shpellën (Hira) dhe i bënte ibadet Allahu të Madhëruar. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) shpalljen (vahjji) e parë e ka marrë në këtë shpellë. Pas fillimit të shpalljes, nuk kanë shkuar më as ai, as shokët e tij në atë shpellë. Pas fillimit të ardhjes së shpalljes, pejgamberi(salallahu alejhi ue selem) ka ndenjur në Meke, përafërsisht dhjetë vjet dhe brenda kësaj kohe as vetë, as sahabët nuk kanë shkuar për vizitë në shpellën Hira. Pejgamberi(salallahu alejhi ue selem), pas hixhretit në Medine, ka shkuar disa herë në Meke si në Umren e Hudejbijes dhe çlirimin e Mekës, dhe ka ndenjur përafërsisht njëzet ditë në Mekke, por asnjëherë nuk shkoi për vizitë në shpellën Hira.[3]

     

    Dalë-ngadalë po i afrohemi qytetit të pejgamberit (sallallahu alejhi ue selem). Njëra nga shenjat e afrimit është mali (Uhud). Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë : “Ky është një mal që ne e duam, por edhe ai na do ne.”[4] Nuk kemi hyrë akoma në shtëpinë e  pejgamberit(salallahu alejhi ue selem), nuk kemi parë ambjentin dhe formën e shtëpisë.Por, mos u habisni nëse shikoni një vend të vogël dhe një dyshek normal, sepse pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) nuk i ka dhënë shumë rëndsi pasurisë së kësaj bote. Ai merrte prej kësaj bote sa më pak që të ishte e mundur. Qëndronte larg nga zbukurimet dhe pasuria e kësaj bote. Pasuria, së cilës ai i jepte rëndësi ishte namazi. “Drita e syrit ishte namazi”[5]. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), në lidhje me këtë botë ka thënë: “Shembulli im me këtë botë është si shembulli i atij udhëtarit, që udhëton në një ditë të nxehtë dhe pushon nën hijen e një peme, për një kohë të shkurtër, pastaj vazhdon përsëri udhëtimin”.[6]

     

    Tani jemi drejtuar nga shtëpia e pejgamberit(salallahu alejhi ue selem) dhe po ecim me hapa të shpejtë në rrugët e Medines… Dhe ja, filluan të duken dhomat e grave të pejgamberit (salallahu alejhi ue selem). Dhoma të mbuluara me dega të thata hurmash dhe të lyera me baltë. Tavani dhe shtyllat e dhomave janë prej trungjesh të thatë hurmash. El-Hasani thotë: “Kur ka qenë Halife Uthman b.Affan, unë hyja te dhomat e grave të  pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) dhe e prekja me dorë tavanin e dhomave.[7] Kanë qenë me të vërtetë dhoma të vogla dhe modeste ….

     

    CILËS?TË E PEJGAMBER?T (Salallahu alejhi ue selem)

     

    Iu afruam shtëpisë së pejgamberit(salallahu alejhi ue selem), i biem derës, me qëllim që të marrim leje për të hyrë brenda. Ta imagjinojmë për një moment pejgamberin (salallahu alejhi ue selem), sikur e shohim me sytë tanë…

     

    Në këtë mënyrë do ta njohim më mirë fytyrën e tij të buzëqeshur dhe personalitetin e tij të nderuar. El-Bera b. Azib (radijallahu anhu) ka thënë: “Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), kishte fytyrë më të bukur se çdo njeri, dhe ishte më i miri ndërta në moral. Trupi i tij nuk ishte as i gjatë shumë, as i shkurtër shumë.[8]

     

    Përsëri ai thotë: “Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka qenë me trup të mesëm. Mesin  e shpatullave e ka pasur të gjërë dhe flokët të gjata, deri te të butat e veshit. E kam parë atë kur kishte veshur një rrobë të kuqe, nuk kam parë gjë më të bukur se ai”.[9] U pyet el-Bera b. Azib: “A ka qenë e ndrishtme si shpata, fytyra e pejgamberit (salallahu alejhi ue selem)?” Ai i tha: ”Jo. Fytyra e tij ishte si hëna.”[10]

     

    Enesi (radijallahu anhu) ka thënë: “Dora e pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) nuk ka qenë as e hollë, as e trashë. Nuk kam parë dhe nuk kam prekur dorë më të butë se dora e tij dhe nuk kam nuhatur aromë më të mirë se aroma e pejgamberit (salallahu alejhi ue selem).” [11]

     

    Njëra  prej cilësive të pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) është se ka qenë i turpshëm. Në lidhje me këtë çështje Ebu Said El-Hudri (radijallahu anhu) thotë: ”Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), në mbulimin e trupit të tij, ka qenë më i turpshëm se  një vajzë e virgjër. Kur shikonte  te veprimet tona diçka të papëlqyeshme, ne e kuptonim nga reagimi i fytyrës.[12]

     

    Kjo është një përmbledhje e krijimit dhe moralit të lartë të pejgamberit (salallahu alejhi ue selem). Allahu i Madhëruar krijimin dhe moralin e tij e krijojë pa të meta.

     

    E FOLURA E PEJGAMBER?T Salallahu alejhi ue selem

     

    Pasi pamë disa  veçori të pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), tani do të shohim së bashku se cilat janë veçoritë në të folurin e pejgamberit (salallahu alejhi ue selem). Në fillim le të dëgjojmë ata, që e kanë dëgjuar me veshët e tyre.

     

    Aishja (radiallahu anha thotë): “Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) nuk fliste  shpejt, kështu siç flisni  ju. Ai i fliste fjalët një  nga një, në mënyrë që ta kuptonin të gjithë ata që ishin për rreth tij.”[13]

     

    Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka qenë i butë me ummetin dhe dëshironte ta kuptonin të gjithë. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), nga dashuria që kishte për ummetin, kur fliste tregohej i kujdesshëm me njerëzit dhe bënte durim.

     

    Aishja (radjiallahu anha) thotë se pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) fliste ngadalë dhe qartë, kush e dëgjonte e kuptonte.[14] Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i përsëriste disa herë fjalët, me qëllim që të kuptohej sa më mirë nga të tjerët. Le të mendojmë se sa i butë, zemërgjerë dhe i durueshëm ka qënë ai.

     

    Enes b. Maliku (radijallahu anhu) ka thënë: “Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), që të kuptohej sa më mirë, e përsëriste të njëjtën fjalë tre herë.”[15] Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) bënte shaka me njerëzit dhe i qetësonte ata, sepse disa prej tyre frikësoheshin dhe dridheshin kur dilnin para tij. ?bn Mesudi (radiallahu anhu) ka thënë: “Erdhi një burrë pranë pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) dhe,në kohën që po fliste me të, filloi të dridhej.

     

    Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i tha: “Qetësohu se unë nuk jam mbret. Unë jam vetëm biri i një gruaje që ha pastërma (mish i tharë).” [16]

     

    Vazhdon…………………………………

     

    Përgatiti: Abdu’l Melik b.Muhammed b.Abdur-Rahman el-Kasim.

     

    Përktheu nga Turqishtja: Ferdinand Mema

     

     www.teuhidi.com

     

     

    [1] Buhariu dhe Muslimi,

    [2] Buhariu dhe Muslimi,

    [3] ?bn Tejmije,Mexhmuu-l Fetva,I, 251.

    [4] Buhariu dhe Muslimi,

    [5] Nesaiu,

    [6] Tirmiziu,

    [7] ?bn Sa’d, et-Tabakatu’l-Kubra,I,499,501; për më shumë shikoni,?bn Kethirin,es-Siratu’n-Nebevijje,II,274

    [8] Buhariu.

    [9] Buhariu.

    [10] Buhariu

    [11] Buhariu dhe Muslimi,

    [12] Buhariu.

    [13] Ebu, Davud.

    [14] Ebu, Davud.

    [15] Buhariu.

    [16] ?bn,Maxhe,

  • Një ditë në shtëpinë e Pejgamberit 1

    Një ditë në shtëpinë e Pejgamberit 1

    PARATHËNIA E AUTORIT Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush që e humb dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush që e udhëzon.

    PARATHËNIA E AUTORIT Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush që e humb dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush që e udhëzon.Dëshmoj se s’ka Zot tjetër, i cili meriton të adhurohetpërveç All-llahut, i cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.Shumica e muslimanëve në ditët tona, ose e tejkalojnë, ose e nënvlerësojnë plotësimin  e detyrave të tyre,. Disa prej tyre e kanë tejkaluar aq shumë, saqë i bëjnë lutje pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) dhe kërkojnë prej tij ndihmë dhe shpëtim  në atë mënyrë, që i çon  ata deri në shirk.

    Ata nuk po e ndjekin rrugën që ndoqi pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), si rrugë treguese për jetesën e tyre, nën dritën e argumenteve dhe të sunetit. Për ta kuptuar sa më mirë jetën dhe veprimtarinë e pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), vendosa të shkruaj disa faqe, edhe pse nuk janë të mjaftueshme për ta përmbledhur jetën e tij.

    Unë nuk i kam përmbledhur te gjitha veprimet dhe vetitë e pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), por jam munduar që të zgjedh disa prej cilësive dhe veprimeve të tij, si dhe të përmend disa prej pikave më të rëndësishme, duke sjellë për çdo pikë dy apo tre argumente.

    Jeta e pejgamberit(salallahu alejhi ue selem) është jeta e umetit musliman. Jeta e tij është e mbushur me virtyte, moral, bindje dhe qëndrim të palëkundur.

    Allahu i Madhëruar, duke e lavdëruar  pejgamberin (salallahu alejhi ue selem) për moralin e tij, thotë në Kur’an:  “Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit! (el-Kalem,68/4)

    Ehli­suneh ue’l-xhemaat e di shumë mirë se kush është pejgamberi(salallahu alejhi ue selem) Ai është rob i Allahut të Madhëruar, Pejgamber, mik i dashur dhe i zgjedhuri i Tij.

    Të parët tanë e donin Pejgamberin (salallahu alejhi ue selem) më shumë se fëmijët, prindërit dhe vetet e tyre.

    Mëgjithatë, ata asnjëherë nuk shkuan në ekstrem, nuk e konsideruan pejgamberin (salallahu alejhi ue selem) si zot, por si Pejgamber. Ne duhet të jemi si të parët tanë dhe të ndjekim rrugën e tyre. Ne nuk nxjerrim bidate (risi) siç është Mevludi dhe as nuk mblidhemi që ta festojmë atë. Ne e duam pejgamberin (salallahu alejhi ue selem ) ashtu siç na ka urdhëruar ai. U bindemi urdhrave të tij, heqim dorë dhe qëndrojmë larg prej atyre gjërave që ai na i ka ndaluar.

    Në bazë te dijes së marrë deri më sot arrijmë në përfundimin që Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) është njeri dhe më i miri prej krijesave të Allahut. Ai në ballin e bardhë dhe të shndritshëm ka vulën prej nuri (drite) që shkëlqen dhe tregon që ai është pejgamber.

    Edhe pse në këtë botë nuk e pamë të dashurin e zemrave, pejgamberin (salallahu alejhi ue selem), edhe pse mes nesh kanë kaluar shumë vite, i lutemi Allahut që të jemi prej atyre që ka përmendur  pejgamberi (salallahu alejhi ue selem ) në hadith.

    Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) tha: “Sa dëshirë kam që t’i shikoj vëllezërit e mi.” Sahabët thanë: “A nuk jemi ne vëllezërit e tu?” Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) tha: “Ju jeni shokët e mi.  Vëllezërit e mi nuk kanë ardhur akoma.”. Sahabët e pyetën Pejgamberin (salallahu alejhi ue selem): “Si do ti njohësh ata që nuk kanë ardhur akoma?” Pejgamberi( salallahu alejhi ue selem)tha: “Një njeri, i cili ka një kalë me shenjë të bardhë në këmbë ose në ballë, a nuk e njeh atë në mesin e kuajve të zinj ose të murrmë?” Ata thanë: “Po”.  Pastaj pejgamberi(salallahu alejhi ue selem) tha: “Ata do të  vijnë me dritën e abdesit në fytyrat, krahët dhe këmbët e tyre, ndërsa unë do jem duke i pritur tek Havuzi (Kroji në Xhennet) ….[1]

    I lutemi Allahut të Madhëruar që të ecim në gjurmët e pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) dhe të jetojmë sipas jetesës dhe sunetit të tij!

    I lutemi Allahut të Madhëruar të na shpërblejë me shpërblimin e tij, dhe të na bëjë prej atyre që do të hyjnë në xhenetin Adn!

    Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi pejgamberin (salallahu alejhi ue selem ), mbi familjen e tij, shokët dhe ata që do ta ndjekin atë deri ditën e gjykimit.

    Abdu’l Melik b.Muhammed b.Abdur-Rahman el-Kasim.

    VIZITA

    Do të bëjmë një vizitë të shkurtër nëpër shekujt e kaluar, duke shfletuar disa faqe prej tyre dhe duke u përpjekur që të lexojmë dhe mendojmë mbi këto faqe dhe rreshta.

    Do të bëjmë një vizitë në shtëpinë e pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), duke parë gjendjen dhe formën e jetesës së tij, duke shikuar  dhe dëgjuar shkronjat, fjalët, rreshtat dhe hadithet e  pejgamberit (salallahu alejhi ue selem).

    Në shtëpinë e pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) do të qëndrojmë vetëm një ditë. Në këtë vizitë njëditore do të përpiqemi që të përfitojmë prej fjalëve dhe veprimeve të tij.

    Njerëzit në ditët e sotme po i shtojnë dijet e tyre, po lexojnë libra dhe broshura, po shikojnë filma dhe dokumentarë, kanë shëtitur lindjen dhe perëndimin, por…

    Ne, në shtëpinë e pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), do të bëjmë një vizitë sipas sheriatit duke u munduar të shohim të vërtetën dhe realitetin e asaj kohe, mënyrën e jetesës dhe duke u munduar t’i zbatojmë ato çka pamë atje. Në këtë shkrim kam zgjedhur të ndalem në disa çështje dhe shpresoj se Allahu i Madhëruar do të na e mundësojë që, nëpërmjet këtyre të vërtetave, të edukojmë vetvetet tona , duke i zbatuar ato në shtëpitë dhe familjet tona.

    Të nderuar vëllezër muslimanë dhe motra muslimane!

    Ne nuk po kthehemi mbrapa në histori për të parë ato gjëra që nuk i kemi parë ndonjëherë apo për të kaluar një kohë të këndshme, në labirinthet dhe legjendat e viteve dhe shekujve të kaluar. Ne, duke lexuar jetën e pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), duke zbatuar sunetin dhe duke ndjekur rrugën e tij, i kemi bërë ibadet Allahut të Madhëruar. Duke dashur pejgamberin (salallahu alejhi ue selem), çojmë në vend urdhrin e Allahut të Madhëruar. Nga shenjat më të rëndësishme që tregon dashurinë tonë ndaj pejgamberit(salallahu alejhi ue selem), është t’i bindesh urdhrave të tij, duke vepruar atë që ai e urdhëroi dhe duke u larguar nga ajo që ai e ndaloi.

    Allahu na e ka bërë të detyrueshme bindjen ndaj urdhrave të pejgamberit(salallahu alejhi ue selem ). Allahu i Madhëruar në kur’an thotë: “Thuaj: “Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë.”(Ali-?mran,3/31) Në një ajet tjetër Allahu i Madhëruar thotë: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun.(El-Ahzab,33/21)

    Bindjen ndaj pejgamberit(salallahu alejhi ue selem) dhe ndjekjen e gjurmëve të tij, Allahu i Madhëruar e ka përmendur në kuran afërsisht dyzet herë.[2] Kush nuk u bindet urdhrave të  pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), për atë nuk ka shpëtim në  ditën e gjykimit.

    Allahu në kur’an thotë: “ Këto janë (dispozita) të caktuara prej All-llahut. Kush i bindet All-llahut, (urdhërave të Tij) dhe të dërguarit të Tij, atë e dërgon në xhennete, nën të cilin burojnë lumenj. Aty do të jenë përgjithmonë. E ky është shpëtim i madh.   Kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dhe i shkel dispozitat e Tij, atë e shtie në zjarr të përjetshëm. E për të është një dënim i rëndë.”(En-Nisa, 4 /13-14.)

    Kush e don pejgamberin(salallahu alejhi ue selem) e ka ndjerë shijen e besimit. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotë: “ Ai, i cili i plotëson këto tre kushte, e ka ndjerë shijen e besimit: ?Ta duash Allahun dhe pejgamberin më shumë se çdo gjë tjetër…?.[3]

    Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) në një hadith tjetër thotë: ?Nuk do t’a plotesoje besimin ndonjeri prej jush, derisa të jemë unë më i dashur për te se prindërit e tij, fëmijët dhe të gjithë njeëezit e tjerë.?[4] Ne ecim në rrugën e veprave dhe urdhrave të pejgamberit (salallahu alejhi ue selem).

    Vazhdon…………………………………

    Përgatiti: Abdu’l Melik b.Muhammed b.Abdur-Rahman el-Kasim.

    Përktheu nga Turqishtja: Ferdinand Mema

    www.teuhidi.com

    [1] Muslimi

    [2] ?bn Tejmije,Mexhmuu-l Fetva,I, 4.

    [3] Buhariu dhe Muslimi,

    [4] Muslimi,