BRENDA NË SHTËPI
Neve na u dha leje, dhe si ummet i pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) hymë në shtëpinë e tij. Tani, së bashku le të hedhim një vështrim në brendësinë e shtëpisë së tij, tavanin, dyshemenë, dyshekun e tij, duke u ndihmuar nga tregimet e sahabëve të tij.
Ne e dimë që ardhja jonë këtu nuk është e pëlqyeshme, por për të ndjekur rrugën dhe gjurmët e pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) me bindje të plotë, duhet ta shohim nga afër shtëpinë e tij. Kjo është një shtëpi, që ka si pasuri, në brendësinë e saj, Modestinë dhe Besimin.
Atje, në muret e dhomave , nuk kishte të varura figura, piktura apo fotografi krijesash, ashtu si ndodh në ditët e sotme. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Nuk hyjnë melekët në ato shtëpi ku ka qen dhe figura[1].”(fotgrafi.skulptura.) Të hedhim një sy rreth e rrotull dhe të shohim se çfarë gjërash ka përdorur pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) në jetën e përditshme.
Atje, në muret e dhomave , nuk kishte të varura figura, piktura apo fotografi krijesash, ashtu si ndodh në ditët e sotme. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Nuk hyjnë melekët në ato shtëpi ku ka qen dhe figura[1].”(fotgrafi.skulptura.) Të hedhim një sy rreth e rrotull dhe të shohim se çfarë gjërash ka përdorur pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) në jetën e përditshme.
Në një trasmetim Thabiti thotë: Enes b.Malik (radijallahu anhu) nxjerr prej një shtëpie të drunjtë, të lidhur me hekur, një tas dhe thotë: “Ky është tasi i pejgamberit (salallahu alejhi ue selem).” [2]
Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) tasin e mbushte me ujë dhe në të vendoste hurma, që të ëmbëlsohej uji dhe të zbuteshin hurmat. Hante mjaltë dhe pinte qumësht po në të njëjtin tas.[3] Trasmetohet nga Enes b.Maliku (radijallahu anhu) se pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) kur pinte diçka, e pinte me tre ndalesa.[4] E pinte duke bërë tre herë pushim. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) e ka ndaluar që të marrësh dhe të frysh frymë në enë.[5]
Parzmoren, që vishte pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) kur shkonte në luftë, ka shumë mundësi të mos e gjejmë në shtëpinë e pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), sepse ai e kishte marrë atë me qera (me të drejtë rikthimi) prej një jahudiu, ashtu siç thotë Aishja (radijallahu anha): ”Kur vdiq pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) jelekun e tij mbrojtës e pashë pranë një jahudiu.”[6] Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), kur shkonte në dhomat e grave të tij, nuk shkonte papritmas, por shkonte në një kohë kur ato e dinin që ai do të shkonte dhe u jepte atyre selam.[7] Tani, le të mendojmë dhe të shqyrtojmë me mendje të kthjellët, duke hapur sytë e zemrës, për të kuptuar hadithin e pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), në të cilin ka thënë: “Sa i lumtur është ai, që është udhëzuar me islamin (si fe.) dhe mjaftohet me pak.” [8]
Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) në një hadith tjetër thotë: “Ai, që është i kënaqur dhe i gëzuar me fëmijët e tij, ka trup të shëndetshëm dhe gdhihet duke pasur ushqim për të ngrënë për një ditë, është sikur t’i jetë dhuruar dynjaja dhe çka brenda saj.”[9]
TË AFËRMIT
Lidhjen e fortë që ka pasur pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) me ummetin, të afërmit dhe farefisin, nuk gjenden fjalë për ta shpjeguar. Në këtë çështje ai ka qenë më i miri, më i përsosuri i njerëzve saqë, para se të dërgohej pejgamber, qafirat e Mekës e thërrisnin el-Emin (Besniku). Hatixhja (radijallahu anha) i ka thënë pejgamberit (salallahu alejhi ue selem): ”Ti gjithmonë kujdesesh për farefisin dhe thua gjithmonë të vërtetën”. Pejgamberët janë të obliguar me detyrat që atyre u jepen prej Allahut të Madhëruar.
Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka shkuar te varri i nënës së tij, e cila vdiq kur ai ishte në moshën shtatë vjeçare. Ebu Hurejra (radijallahu anhu) ka thënëse pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka shkuar te varri i nënës së tij. Ka qarë ai dhe ata që ishin për rreth tij. (shpjegim: këtu e qarë, vetëm se ju kanë dalë lotë prej syve)
Pastaj pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) tha: “I kërkova leje Allahut që ta mëshironte atë por nuk më dha. I kërkova leje Allahut që ta vizitoj varrin e saj, më dha leje. Kështu që edhe ju vizitojini varrezat, sepse (vizita e varrezave ) të përkujton vdekjen.”[10]
Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) bënte çfarë të ishte e mundur që të afërmit dhe farefisin e tij t’i drejtonte në rrugën e drejtë dhe t’i shpëtonte ata prej zjarrit të xhehenemit. Le të mendojmë pak për vështirësitë që ka pasur në këtë drejtim. Trasmetohet nga Ebu Hurejra (radijallahu anhu) se ka thënë: “Kur zbriti ajeti “Dhe tërhiqja vërejtjen farefisit tënd më të afërt”. (26/214 Esh-Shuara), Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i mblodhi të gjithë kurejshët dhe u tha atyre: “O bijt e Abdi Shemsi! O bijtë e Ka’b b. Lu’ej! Shpëtoni veten prej zjarrit të xhehennemit! O bijtë e Murre b. Ka’b, shpëtoni veten tuaj prej zjarrit të xhehenemit! O bijtë e Abd-i Menaf shpëtoni veten tuaj prej zjarrit të xhehenemit. O bijtë e Hashimit, shpëtoni veten tuaj prej zjarrit të xhehenemit .O bijtë e Abdu’l-Muttalibit, shpëtoni veten tuaj prej zjarrit të xhehenemit. O Fatima, shpëtoje veten prej zjarrit të xhehenemit, sepse unë nuk ju ndihmoj juve dot te Allahu, edhe pse kemi me njëri-tjetrin lidhje farefisnore. Kështu që unë, për deri sa jam në këtë botë, më duhet të kujdesem për farefisin tim.”[11]
Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) nuk u mërzit duke thirrur në rrugën e drejtë xhaxhain e tij, Ebu Talibin, herë pas here. Kur iu afrua vdekja Ebu Talibit, Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) shkoi pranë tij. Atje ishte edhe Ebu Xehli dhe Abdullah b. Ebi Umejje. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i tha atij: “O xhaxhai im, thuaj lâ ilâhe illallah, që ditën e gjykimit para Allahut ta kem si argument për ty! “ Ebu Xhehli dhe Abdullah b. Ebi Umejje i thanë : “O Ebu Talib! A do ta braktisësh ti fenë e Abdu’l-Muttalibit ?” Ata të dy filluan të flisnin me atë dhe më në fund: në fenë e Abdu’l-Muttalibit…mbeti. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotë: ”Për derisa mua të mos më ndalohet, do të kërkoj falje për ty”.
Pas këtyre fjalëve zbret Ajetet: “Nuk është e drejtë për Pejgamberin e as për besimtarët të kërkojnë falje për idhujtarët, edhe nëse janë të afërt të tyre, pasi që ta kenë të qartë se me të vërtetë ata (idhujtarët) janë banues të xhehennemit” (Et-Tevbe, 9/113) “Eshtë e vërtetë se ti nuk mund ta udhëzosh atë që do ti” (El-Kasas,28/56). Këto janë ajetet që kanë zbritur në lidhje me këtë çështje.[12]
Kur Ebu Talibi ishte gjallë, Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) e pati ftuar disa herë në islam, madje edhe në momentet e vdekjes. Ai kërkoj mirësi dhe mëshirë për atë, deri në kohën që zbritën ajetet. Kur zbritën ajetet, Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) iu bind urdhërit dhe nuk bëri më dua për të afërmit e tij që ishin mushrikë. Këto janë tablotë e mëshirës së madhe ndaj umetit. Duke e marrë fenë tonë si esencë, kjo është një tabllo ,në të cilën është shkruar: ”Mos i bëni miq dhe largohuni prej mushrikëve dhe qafirave, qofshin ata edhe prej të afërmve tuaj”.
“Pas një pritje të pa shpresë na erdhi një pejgamber.
Në tokë adhuroheshin idhujt.
Ai u bë si kandil, ndriçoi çdo anë, tregoi rrugën.
Ndriçoi si një shpatë indiane.
I friksoj prej zjarrit, i përgëzoi me xhenet.
Na mësoi islamin. Falenderojmë Allahun.”
Vazhdon…………………………………
Përgatiti: Abdu’l Melik b.Muhammed b.Abdur-Rahman el-Kasim.
Përktheu nga Turqishtja: Ferdinand Mema
Leave a Reply