Category: Edukim dhe pastrim shpirti

  • Dispozitat e marrjes se fëmive në xhami

    Dispozitat e marrjes se fëmive në xhami

    Pyetja:

    Disa nga njerëzit që vijnë në xhami me fëmijë që nuk e kanë arritur moshën e dallimit dhe nuk mund të falen si duhet. Këta fëmijë i vendosin në rreshta me namazfalësit tjerë dhe gjatë namazit luajnë apo grinden me çka i shqetësojnë ata që janë afër tyre. Pra, cila është dispozita rreth kësaj, dhe nëse ka mundësi ndonjë këshillë për prindërit e fëmijëve të tillë?

     

    Përgjigje:

    Mendoj se sjellja e fëmijëve (në xhami) që pengojnë namazfalësit nuk është e lejuar, sepse kjo gjë pengon besimtarët në kryerjen e një obligimi prej obligimeve të All-llahut. I Dërguari salAllahu alejhi ue selem i dëgjoi disa sahabë që faleshin duke recituar Kur’an me zë të lartë, dhe u tha:

    “Ju nuk duhet t’i ngritni zërat mbi njëri tjetrin në recitim” (Ahmedi, 2: 36,37)

    Në një hadith tjetër ai tha:

    “Ju nuk duhet t’i pengoni njëri-tjetrit” (Ebu Davudi; 1332)

    Kështu, çdo gjë që u pengon atyre që falen, ndalohet kryerja e saj. Andaj, këshilla ime për këta prindër është që të mos i sjellin këta fëmijë në xhami dhe të kërkojnë udhëzim në atë që urdhëroi i Dërguari i All-llahut:

    “Urdhëroni fëmijët tuaj të falin namaz kur t’i mbushin shtatë vjet, ndërsa rihni kur ti mbushin dhjetë” (Ebu Davudi nr.494, 495 dhe Ahmedi 2: 187)

    Poashtu, i këshilloj njerëzit e xhamisë që t’I hapin zemrat e tyre për fëmijët, ardhja e të cilëve është e ligjëruar me sheriat. Ata nuk duhet t’i vështirësojnë gjërat mbi ta ose t’i largojnë ata nga vendi I tyre në saf nëse kanë ardhur para tyre. Sepse, me të vërtetë, kushdo që e arrinë i pari një gjë ai ka përparësi ndaj të tjerëve në atë gjë, pamarëparasysh nëse është i ri apo fëmijë. Andaj, largimi I fëmijëve prej safit nuk është i lejuar për disa shkaqe:

    1. Mospërfillje e të drejtës së tyre, sepse kushdo që vjen në dicka-në të cilën asnjë prej muslimanëve nuk e ka parakaluar- atëherë ai ka përparëi në të mbi të tjerët.
    2. Demotivim i tyre për të ardhur në xhami;
    3. Ekziston mundësia që fëmija ta urren atë që e largon nga vendi të cilin e ka arritur para të tjerëve.
    4. Kjo shpie në mbledhjen e fëmijëve në rreshtin e fundit ku do të lozin mes vete dhe do t’u shkaktojnë pengesa njerëzve në xhami, gjë që nuk do të ndodhte poqëse shpërndaheshin fëmijët nëpër rreshta.

    Në lidhje me atë që disa nga dijetarët kanë përmendur lidhur me largimin e fëmijëve nga vendi i tyre, ashtuqë ata të vendosen në fund të rreshtit apo në rreshtin e fundit, duke marrë si argument fjalën e të Dërguarit të All-llahut:

    “Le të më afrohen (në namaz) vetëm ata që kanë kuptim dhe inteligjentit”

    Ky mendim nuk është i saktë sepse bie në kundërshtim me thënien Profetike:

    “Kushdo që vie i pari në një gjë, në të cilën askush nuk e ka parakaluar, atëherë ai ka më shumë të drejtë në të.”

    Gjithashtu, argumentimi i tyre me hadithin Profetik: “Le të më afrohen (në namaz) vetëm ata që kanë kuptim dhe inteligjentit”, nuk është i qëndrueshëm (në mënyrën si e përdorin ata), sepse kuptimi i këtij hadithi është inkurajimi i njerëzve me kuptim të fesë dhe inteligjentët të ecin përpara dhe të jenë sa më afër Profetit sepse kuptimi i tyre është më i thellë në lidhje me atë që e kanë parë apo dëgjuar nga ai. Profeti salAllahu alejhi ue selem nuk tha:

    “Mos të më afrohet askush pos inteligjentëve dhe atyre me kuptim.”

    Nëse Profeti do e thoshte këtë fjali atëherë largimi i fëmijëve nga safi i parë do të ishte i lejuar. Megjithatë, formulimi i këtij hadithi aludon në urdhër mbi më të diturit ti afrohen Profetit salAllahu alejhi ue selem.

    Shejh Muhammed bin Salih el-Uthejmin

    Fetava Islamije, (vol. 3; f.26-29

  • KËTË E MËSOVA NGA VITET QË MË KALUAN!

    KËTË E MËSOVA NGA VITET QË MË KALUAN!

    Një njeri u pyet se çfarë mësove nga vitet që të kaluan?!  – U përgjigj:

    Mësova se atë çfarë e vepron e sheh si pasqyre në familjen tënde!

    Mësova se i dëmtuari patjetër e ka të fiton edhe nëse fitorja vonon.

    Mësova se shigjetat e natës nuk gabojnë.

    Mësova se jeta mundet të përfundon çdo moment dhe ne të jemi në shkujdesje.

    Mësova të bëj mirë e të mos pres këmbim, kjo që të mos befasohem nga mohimi i asaj të mire.

    Mësova se fjala e mirë, dhe fytyra e buzëqeshur, dhe bujaria, janë kapitali i moralit.

    Mësova se njeriu më i pasur në jetë është ai që e posedon shëndetin dhe sigurinë.

    Mësova se jeta përfundon dhe se problemet nuk përfundojnë.

    Mësova se ai që do që njerëzit ta dëgjojnë duhet që edhe ai ata t’i dëgjon.

    Mësova se shumë gjëra që i mësuam në shkollë janë diçka dhe realiteti është diçka tjetër.

    Mësova se shumica e njerëzve interesohen dhe të thërrasin atëherë kur kanë nevojë dhe kur përfundon interesi më nuk të njohin.

    Mësova se udhëtimi me njerëzit është mikroskopi më preciz që  t’i zbulon vetitë e njerëzve.

    Mësova se ai që filozofon shumë (thotë unë dhe unë) nga brenda është i zbrazët

    Mësova se ai vetitë i ka si ari do të mbetet si ari, kurse ai që vetit i ka si hekur do të ndryshon dhe do të ndryshket.

    Mësova se gjithë ata që janë varrosur nëpër varreza ishin të nxënë me punë dhe në zemrat e tyre kishin shumë synime, por nuk mundën t’i realizojnë.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • DALLIMI MES – AI DHE AJO –

    DALLIMI MES – AI DHE AJO –

    – Ajo: E lind fëmijën e saj me sa vështirësi dhe, pas një jave, e gjen të qëndron e ngritur, e duke e mbajtur fëmijën e saj në njërën dorë, e me dorën tjetër e përgatit ushqimin. Në të njëjtën kohë, përkujdeset për fëmijët e tjerë, i përgatit për në shkollë, e rregullon shtëpinë, dhe bëhet gati për vizitën e familjes së burrit në darkë tek ajo.

    – Ai: Gjatë teshtimës së parë nga moti i ftohët, e sheh se e ka kapluar lodhja, e nuk  ka fuqi të punon dhe merr pushim të hapur nga puna e tij. Për vete kërkon ushqime të posaçme, e ilaçe të posaçme,e sjellje të posaçme, dhe mbulohet me një qosh ditën e natën.

    Pas gjithë kësaj, burri e akuzon gruan se është e përkëdhelur!!

    – Ajo: I ndihmon fëmijës në kryerjen e detyrave të shkollës, dhe diskuton me burrin e saj për një temë të re, dhe i përgjigjet motrës së saj në telefon që ta qetëson pasi që është grindur me burrin e saj, dhe ia tërheq vërejtjen bijës së saj, e cila është në periudhën e pubertetit, për gjuhën e saj të gjatë, dhe gjithë këtë e bën e fokusuar dhe me koncentrim të njëjtë!

    – Ai: Do të lexon ndonjë lajm në gazetë dhe iu bërtet “Heshtni më lëni të qetë të fokusohem”.

    Ajo: Shkon në punë herët në mëngjes dhe kthehet në drekë për ta përgatitur drekën, dhe shkon në mbledhje prindërore që të flet me mësuesen për gjendjen e fëmijës së saj, dhe ta merr fëmijën e saj për në terminin me mjekun, dhe e viziton shpejt nënën e saj, dhe kthehet e buzëqeshur, e qetë, që t’i kryen detyrimet e saj bashkëshortore.

    Ai: Shkon në punë në mëngjes dhe, kthehet nga puna i nervozuar, e duke e mallkuar punën dhe punëtorët! E gjen çdo gjë gati, e ha drekën, e pastaj flenë, dhe pas gjumi del me shokët, e kthehet natën dhe ulet e shikon televizion, i fokusua në çdo program dhe emision, dhe në fund, shkon në krevatin e tij duke thënë “ju nuk e dini se çfarë lodhje ndjej”!

    – Ajo: Nuk flenë para se të jetë e sigurt për anëtarët e shtëpisë, e vë kokën e saj mbi jastëk përplot brenga, e probleme, e pyetje: sëmundja e fëmijës, mësimi vajzës, termin i djalit me stomatologen, ngushëllimi i fqinjës, çfarë të gatuaj nesër… dhe kështu, në këtë gjendje e zë gjumi.

    – Ai: Zhytet në gjumë para se ta vë kokën mbi jastëk, e gërhitja e tij e lartë e zgjon krejt familjen, e nganjëherë edhe fqinjët, e kur zgjohet në mëngjes thotë: “I këputur jam, nuk kam flet mirë mbrëmë!!”.

    Ai: Burrë!

    Ajo: Xheneti është nën këmbët e saj!

    – Sa e mrekullueshme dhe e bukur që je ti “Ajo”! Dhe ajo më e bukura është se, këto fjalë të vërteta dhe të mrekullueshme janë të shkruara nga “Ai”!

    Përcillni këto fjalë tek “Ajo” që ta din vlerën e saj në Islam!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • TRI PERIUDHAT E JETËS QË TË BËJNË TË QESHËSH!

    TRI PERIUDHAT E JETËS QË TË BËJNË TË QESHËSH!

    Tri periudha të jetës të bëjnë të qeshësh:

    1. Periudha e rinisë:

    E posedon kohën ­­+ fuqinë, mirëpo, jo edhe pasurinë!

    1. Periudha e angazhimit dhe e punës:

    E posedon pasurinë + fuqinë, mirëpo, jo edhe kohën!

    1. Periudha e pleqërisë:

    E posedon kohën + pasurinë, mirëpo, jo edhe fuqinë!

    Kjo është jeta!! Kur të jep diçka, merr nga ti diçka tjetër!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • TI DHE JETA!

    TI DHE JETA!

    1. Mos të pikëllon fakti se dështove me një projekt përderisa mundohesh të qëndrosh përsëri në këmbët e tua!
    2. Lumturinë e ndjen ai që e pastron fytyrën e tij nga brengat, dhe kokën e tij nga problemet, dhe trupin e tij nga dhembjet!
    3. Nëse e arrin kulmin, drejtoje shikimin tënd ka toka, e të shohësh se kush të ndihmoi që të ngritësh, dhe shiko ka qielli, që Allahu t’i përforcon këmbët e tua në tokë!!
    4. Pak nga dituria që nxirret në vepra, është më e mirë se, dituria e shumtë që pak punohet nga ajo!
    5. Kur ecën përtacia nëpër rrugë patjetër t’i bashkëngjitet asaj edhe fukarallëku!
    6. Më mirë për ty është të pyesësh dy herë sesa të gabosh një herë!
    7. Njeri madhështor është ai që buzëqeshën atëherë kur lotët vetëm se nuk i bien nga sytë!
    8. Lumturia nuk realizohet me largimin e problemeve nga jeta jonë, po ajo realizohet në ballafaqimin dhe mundjen e tyre!
    9. Njeriu mundet të dështon shpesh në punën e tij, mirëpo nuk e llogarisim si dështak, përderisa nuk fillon që të tjerët t’i akuzon për dështimet e tij!
    10. E mësova se riskun tim nuk mundet të ma merr askush, prandaj zemra ime u rehatua , dhe e mësova se veprën time nuk e bën askush, prandaj vet u angazhova!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • ATA JANË TË RRALLË DHE TË MREKULLUESHËM!

    ATA JANË TË RRALLË DHE TË MREKULLUESHËM!

    Në jetë do të kuptosh se çdo individ që e takon e ka rolin e vet:

    Disa do të vënë në sprovë, e disa do të shfrytëzojnë!

    Disa do të paraqiten sa për sy e faqe, e disa do të donë!

    Disa do të dashurojnë, e disa do të mësojnë!

    Mirëpo, më i rëndësishmi është, ai që e nxjerr më të mirën prej teje.

    Ata janë të rrallë dhe janë individë të mrekullueshëm!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

     

  • KUR DO TË JEMI TË KËNAQUR ME GJENDJEN TONË!

    KUR DO TË JEMI TË KËNAQUR ME GJENDJEN TONË!

    Na vijnë disa situata ku në to ndjehemi se jemi ndër njerëzit më me gjendje të keqe!

    Qajmë pa mos e ditur shkakun, dhe na copëtohen zemrat nga dhembja, dhe ndjehemi sikurse dynjaja të na ishte ngushtuar dhe se lumturia na ka ikur!

    Qajmë për shkaqe më të thjeshta!

    Duke qenë në këtë gjendje, sytë e tonë i vështrojnë ata që janë edhe më keq se ne, qoftë ajo në realitetin tonë apo në televizion!!

    Shohim njerëz nëpër rrugë, pa kulm shtëpie, kurse ne banojmë në shtëpitë e tona të nxehta.

    Shohim njerëz që nuk kanë një copë bukë për ta ngrënë, kurse ne ankohemi nëse ndodh që ta hamë të njëjtin ushqim dy ditë me rend!

    Shohim njerëz që copëtohem nga dhembja, mirëpo jo nga të njëjtat shkaqe të cilat neve na shkaktojnë dhembje!

    Ata ndjejnë dhembje nga sëmundjet e ndryshme që i kanë goditur, kurse ne jemi me shëndet të plotë dhe prapë vazhdojmë të ankohemi!

    Kur do të jemi të kënaqur me gjendjen tonë, o ju njerëz, dhe të themi: Elhamdulilah (Falënderimi i takon Allahut) nga thellësia e zemrave tona!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • JETA ME ALLAHUN KA SHIJE TJETËR!

    JETA ME ALLAHUN KA SHIJE TJETËR!

    1. Ec përpara dhe mos e rrit zërin, shiu është ai që i rrit lulet, e jo bubullima!
    2. Shpirtrat më të mirë janë ato që nuk i mohojnë të mirat edhe përskaj mospajtimeve!
    3. Distanca nuk e afron dhe nuk e largon askënd.. zemrat janë ato që e bëjnë atë!
    4. Abdullah ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: Përgjatë qëndrimit tënd në namaz ti troket në derën e Mbretit, dhe ai që troket në derën e Mbretit, atij i hapet”.
    5. Dynjaja është shumë e lirë! Atë mundet ta posedon çdokush nga ne, pasaniku dhe fukaraja, mbreti dhe ministri, mirëpo, Xheneti është i shtrenjtë, nëse nuk mundesh ta posedosh me veprat e tua të mira, nuk mundesh ta posedosh me pasurinë dhe arin tënd!
    6. Çdo gjë që e njeh nuk do të thotë se të qetëson zemrën, disa gjëra janë më të bukura nëse mbeten të panjohura!
    7. Shpirtrat më të shtrenjtë janë ato që e përjetuan dhembjen dhe mundohen që të tjerët mos ta shijojnë shijen e saj!
    8. Rrëfehet se brengën e pastron loti, dhe zemrën e ringjall sexhdeja, dhe ëndrrën e realizon lutja!

    “Jeta me Allahun me të vërtetë ka shije tjetër!!”.

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • ÇDO PERSON NË BRENDËSI KA TREGIMIN E VET TË PIKËLLIMIT

    ÇDO PERSON NË BRENDËSI KA TREGIMIN E VET TË PIKËLLIMIT

    Çdo person, thellë në brendësi, e ka tregimin e vet të pikëllimit!

    Person; në brendësi ka gjynah që nga ai do të pendohet.

    Person; ndërgjegjja e tij ndjen dhembje nga gjynahu i bërë.

    Person; në brendësinë e tij ka frikë nga vetmia dhe nga e panjohura.

    Person; që ka vuajtur nga ata që i ka dashuruar apo vuan për ata që i do.

    Person; që nuk mundet ta paraqet njerëzimin e tij të vërtetë.

    Person; që është lodhur nga sakrifica.

    Person; që i frikohet dashurisë.

    Person; që do kthim.

    Person; që i frikohet ndarjes.

    Person; që për çdo ditë qan për ata që u larguan nga dynjaja.

    Person; që ngritët natën dhe qan për Allahun dhe i ankohet për brengat e tij.

    Persona; të cilët i lexojnë këto fjalë që ta gjejnë veten në disa nga këto rreshta të  lartpërmendura.

    Dhe persona; nuk e gjejnë veten në asnjë vend!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • SHPEJTO SA ËSHTË TREGU I HAPUR!!

    SHPEJTO SA ËSHTË TREGU I HAPUR!!

    Nëse e ndjen se nuk je aktiv në adhurime!

    Nëse e ndjen se Kurani nuk ndikon në shpirtin tënd dhe nuk le asnjë gjurmë në të!

    Nëse e ndjen se përmendja e vdekjes nuk ndikon në ty!

    Nëse e ndjen se vazhdon në të njëjtin gjynah dhe në zemër nuk e ndjen dhembjen e gjynahut!

    Dije se me të vërtetë zemra yte ka vdekur!

    Dije se me të vërtetë zemra yte ka vdekur!

    Ka një rrugë të vetme për ta ripërtërirë jetën e zemrës, e ajo është, leximi i Kuranit me përulje dhe duke e medituar, dhe dhikri (përmendja e Allahut) i shpeshtë. Dhikri është jetë për zemrën dhe e ringjall atë!

    Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: Tregto sot për veten, ku tregu është prezent, çmimi i caktuar dhe malli i lirë, sepse do të vijë një ditë, ku në të nuk do të ketë mundësi të arrihet as te pakica e as te shumica e atij malli!

    Ajo është Dita e humbjes dhe fitimit!!

    Nga arabishtja: Irfan JAHIU