- Ec përpara dhe mos e rrit zërin, shiu është ai që i rrit lulet, e jo bubullima!
- Shpirtrat më të mirë janë ato që nuk i mohojnë të mirat edhe përskaj mospajtimeve!
- Distanca nuk e afron dhe nuk e largon askënd.. zemrat janë ato që e bëjnë atë!
- Abdullah ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: Përgjatë qëndrimit tënd në namaz ti troket në derën e Mbretit, dhe ai që troket në derën e Mbretit, atij i hapet”.
- Dynjaja është shumë e lirë! Atë mundet ta posedon çdokush nga ne, pasaniku dhe fukaraja, mbreti dhe ministri, mirëpo, Xheneti është i shtrenjtë, nëse nuk mundesh ta posedosh me veprat e tua të mira, nuk mundesh ta posedosh me pasurinë dhe arin tënd!
- Çdo gjë që e njeh nuk do të thotë se të qetëson zemrën, disa gjëra janë më të bukura nëse mbeten të panjohura!
- Shpirtrat më të shtrenjtë janë ato që e përjetuan dhembjen dhe mundohen që të tjerët mos ta shijojnë shijen e saj!
- Rrëfehet se brengën e pastron loti, dhe zemrën e ringjall sexhdeja, dhe ëndrrën e realizon lutja!
“Jeta me Allahun me të vërtetë ka shije tjetër!!”.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU