- Mos të pikëllon fakti se dështove me një projekt përderisa mundohesh të qëndrosh përsëri në këmbët e tua!
- Lumturinë e ndjen ai që e pastron fytyrën e tij nga brengat, dhe kokën e tij nga problemet, dhe trupin e tij nga dhembjet!
- Nëse e arrin kulmin, drejtoje shikimin tënd ka toka, e të shohësh se kush të ndihmoi që të ngritësh, dhe shiko ka qielli, që Allahu t’i përforcon këmbët e tua në tokë!!
- Pak nga dituria që nxirret në vepra, është më e mirë se, dituria e shumtë që pak punohet nga ajo!
- Kur ecën përtacia nëpër rrugë patjetër t’i bashkëngjitet asaj edhe fukarallëku!
- Më mirë për ty është të pyesësh dy herë sesa të gabosh një herë!
- Njeri madhështor është ai që buzëqeshën atëherë kur lotët vetëm se nuk i bien nga sytë!
- Lumturia nuk realizohet me largimin e problemeve nga jeta jonë, po ajo realizohet në ballafaqimin dhe mundjen e tyre!
- Njeriu mundet të dështon shpesh në punën e tij, mirëpo nuk e llogarisim si dështak, përderisa nuk fillon që të tjerët t’i akuzon për dështimet e tij!
- E mësova se riskun tim nuk mundet të ma merr askush, prandaj zemra ime u rehatua , dhe e mësova se veprën time nuk e bën askush, prandaj vet u angazhova!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU