Category: 40 Hadithe Kudsi

  • HADITH nr. 21

    HADITH nr. 21

    21.  All-llahu i Lartësuar thotë: “Do të jem armik ndaj tri lloje njerëzish në Ditën e Ringjalljes: Ndaj njeriut që e ka dhënë fjalën duke u betuar në Mua, dhe e ka thyer atë; Ndaj njeriut që e ka shitur njeriun e lirë dhe fitimin e ka shpenzuar (dmth e ka robëruar njeriun e lirë), dhe Ndaj njeriut që ka marrë punëtor dhe ia ka caktuar rrogën, ndërsa pas kryerjes së punës nuk ia ka paguar punëtorit atë që e ka merituar.”

  • HADITH nr. 20

    HADITH nr. 20

    20. Dyert e Xhennetit janë të hapura të hënave dhe të enjteve, dhe secilit rob të All-llahut, i cili nuk i ka bërë All-llahut shok (në adhurim) do t’i falen mëkatet, përveç atij që i është hidhëruar

    vëllait të vet. Për ta do të thuhet: Vonoheni (faljen e mëkateve) derisa të pajtohen, vonoheni derisa të pajtohen, vonoheni derisa të pajtohen!

  • HADITH nr. 19

    HADITH nr. 19

    19. All-llahu a.xh. ka thënë: Krenaria është mbështjellësi Im (rida-pjesa e lartme e ihramit), ndërsa madhështia është petku Im (izar-pjesa e poshtme e ihramit), pra kush dëshiron të matet me Mua në këto dy gjëra, Unë do ta hedh në zjarr!

  • HADITH nr. 18

    HADITH nr. 18

    18. O biri i Ademit, Unë rash i sëmurë, e ti nuk më vizitove! Njeriu do të thotë: O Zot, si mundem unë të të vizitoj Ty, kur Ti je Zoti i botërave? All-llahu do të thotë: A nuk e dije se një ndër robërit e mi ra i sëmurë, e ti nuk e vizitove? Dije pra, se nëse e vizitoje do të më gjeje tek ai! O biri i Ademit, Unë të kërkova ushqim, e ti nuk më ushqeve! Njeriu do të thotë: O Zot, si mundem të të ushqej unë Ty, kur Ti je Zoti i botërave? All-llahu do t’i thotë: A nuk e dije ti se një ndër robërit e mi të kërkoi ushqim, e ti nuk i dhe? Dije pra, se nëse e ushqeje, do të më gjeje tek ai! O biri i Ademit, Unë të kërkova ujë, e ti nuk më dhe! Njeriu do të thotë: O Zot, si mundem unë të të jap ujë, kur Ti je Zoti i botërave? All-llahu do të thotë: A nuk e dije ti kur të kërkoi një ndër robërit e mi ujë, e ti nuk i dhe? Dije pra, se nëse do t’i jepje ujë, do të më gjeje Mua tek ai!

  • HADITH nr. 17

    HADITH nr. 17

    17. O robërit e mi, Unë ia kam ndaluar dhunën Vehtes, dhe e kam ndaluar atë në mesin e juaj, pra mos i bëni dhunë njëri – tjetrit! O robërit e mi, të gjithë ju jeni të humbur përveç atyre që Unë i kam udhëzuar, pra kërkoni udhëzimin nga Unë dhe Unë do t’ju udhëzoj! O robërit e mi, të gjithë ju jeni të uritur, përveç atyre që i kam ushqyer Unë, pra kërkoni t’ju

    ushqej, dhe Unë do t’ju ushqej! O robërit e mi, të gjithë ju jeni të zhveshur, përveç atyre që Unë i kam veshur, pra kërkoni veshjen Time dhe Unë do t’ju vesh! O robërit e mi, ju bëni mëkate natë e ditë, e Unë i shlyej të gjitha mëkatet, pra kërkoni nga Unë falje dhe Unë do t’ju fal! O robërit e mi, ju nuk jeni në gjendje të më dëmtoni edhe sikur të mundoheni (shumë) për ta bërë një gjë të tillë, por as nuk mundeni të më bëni mirë edhe nëse përpiqeni (shumë) për një gjë të tillë!

    O robërit e mi, sikur të parët tuaj dhe të fundit tuaj, e gjithashtu edhe (të parët dhe të fundit) prej xhinve të mundohen të jenë të devotshëm sikur ai që ka zemrën më të devotshme prej jush, kjo nuk do ta shtonte sundimin Tim! O robërit e mi, sikur të parët tuaj dhe të fundit tuaj e gjithashtu edhe (të parët dhe të fundit)

    prej xhinve të mundohen të jenë të prishur sikur ai, që ka zemrën më të prishur, kjo nuk do ta mungonte (pakësonte) sundimin Tim! O robërit e mi, sikur të parët tuaj dhe të fundit tuaj, e gjithashtu edhe (të parët dhe të fundit) prej xhinve të ngriheni në një vend dhe të më luteni, Unë do t’i përgjigjem lutjes të çdonjërit prej jush, e kjo nuk do ta pakësojë atë që kam Unë, as aq (ujë) sa mund të merr gjilpëra prej detit!

    O robërit e mi, këto janë veprat tuaja, të cilat tek Unë janë të ruajtura dhe të llogaritura, e për to Unë do t’ju shpërblej. Pra, ai që gjen mirë le ta falënderojë All-llahun, ndërsa ai që gjen keq le të mos e fajësojë askë pos vetveten!

     

  • HADITH nr. 16

    HADITH nr. 16

    16. All-llahu i ka shkruar (përcaktuar) veprat e mira dhe ato të këqia. Pastaj ka shpjeguar se ai që ka pasur për qëllim ta kryejë një vepër të mirë dhe nuk e ka kryer All-llahu do t’ia shkruajë një vepër të mirë të plotë, e nëse e ka kryer, atëherë All-llahu do t’ia shkruajë si dhjetë të mira deri në shtatëqind të mira, e madje edhe më tepër. Nëse njeriu ka pasur për qëllim një vepër të keqe dhe nuk e ka kryer, All-llahu do t’ia shkruajë një vepër të mirë të plotë, por nëse e ka

    kryer, All-llahu do t’ia shkruajë vetëm një vepër të keqe.

  • HADITH nr. 15

    HADITH nr. 15

    15.  “Unë jam ashtu siç më parafytyron robi. Jam me të kur më perkujton. Nëse më kujton në vehte, edhe Unë e kujtoj në vehte; nëse më kujton në tubime, Unë e kujtoj në tubime edhe më të mira, nëse më afrohet një pëllëmbë, i afrohem një krah, nëse më afrohet një krah, i afrohem një pash, dhe nëse më afrohet me ecje, i afrohem me shpejtësi.”

  • HADITH nr. 14

    HADITH nr. 14

    14.  All-llahu i Madhëruar dhe i Lartësuar ka një numër të madh të melekëve (engjëjve), të cilët kërkojnë tubime, në të cilat përmendet emri i All-llahut. Kur e gjejnë tubimin (mexhlisin), ata afrohen dhe i mbulojnë me krahët e tyre rreth e për qark ata që janë tubuar duke e mbushur kështu hapësirën deri në qiellin më të afërt. Kur të tubuarit shpërndahen, engjëjt ngrihen në hapësirën qiellore. Pastaj All-llahu a.xh. i pyet ata, edhe pse Ai i di të gjitha: “Prej nga po vini?” ata thonë: “Po vijmë nga një tubim në Tokë, në të cilin robërit e Tu të lartësonin, të madhëronin, të njësonin, të lavdëronin dhe kërkonin (të mirën) prej Teje.” Ai thotë: “Çfarë të mire kërkonin prej Meje?” Ata thonë: “Kërkonin Xhennetin Tënd.” Ai thotë: “A e kanë parë ata Xhennetin Tim?” Ata thonë: “Jo, o Zot.” Ai thotë: “E si do të ishte nëse do ta shihnin Xhennetin Tim?” Ata thonë: “Ata kërkojnë mbrojtjen Tënde.” Ai thotë:

    “Prej kujt kërkojnë mbrojtjen Time?” Ata thonë: “Prej zjarrit Tënd, o Zot.” Ai thotë: “Po a e kanë parë zjarrin Tim?” Ata thonë: “Jo.” Ai thotë: “E si do të ishte nëse do ta shihnin zjarrin Tim?” Ata thonë: “Ata kërkojnë faljen Tënde.” (I Dërguari a.s.) Tha: Pastaj Ai thotë: “Unë i kam falur dhe i kam derdhur mbi ta të mirat që m’i kanë kërkuar, dhe ua kam siguruar

    mbrojtjen Time nga ajo që kanë kërkuar mbrojtje.” (I Dërguari a.s.) tha: Engjëjt thonë: “O Zot, në mesin e tyre është edhe filani, rob – mëkatar, i cili ishte duke kaluar aty pari dhe

    (rastësisht) u ul në atë tubim.” (I Dërguari a.s.) tha: All-llahu u thotë: “Gjithashtu edhe atë e kam falur, sepse ata janë një popull, me të cilin ai që rri, nuk vuan.”

  • HADITH nr. 13

    HADITH nr. 13

    13. Isha te i Dërguari i All-llahut a.s. kur erdhën te ai dy burra: njëri ankohej nga vobekësia, e tjetri nga vjedhësit. I Dërguari i All-llahut a.s. tha: “Sa u përket vjedhësve, do të kalojë një kohë e shkurtër, ndërsa karvani do të jetë në gjendje të dalë jashtë Mekkës pa roje (dmth nuk do të ketë më vjedhës). Ndërsa sa i përket vobekësisë, Çasti (Dita e Gjykimit) nuk do të vijë para se ta marrë ndonjëri prej jush pasurinë e vet dhe të shëtitet për t’ia dhënë dikujt, por nuk do të gjejë askend që do t’ia kishte pranuar. Pastaj dikush nga ju do të paraqitet para All-llahut duke mos pasur as perde, e as përkthyes mes Zotit dhe tij. Pastaj All-llahu do t’i thotë: “A nuk të dhash pasuri?” Do të përgjigjet: “Po.” All-llahu do të thotë: “A nuk të dërgova Lajmëtar?” do të thotë: “Po.” Pastaj (i pyeturi) do të shikojë në të djathtë, por nuk do të shohë asgjë pos zjarrit, dhe do të shohë edhe në të majtë, por nuk do të shohë asgjë pos zjarrit. Pra, secili prej jush le ta mbrojë veten e tij prej zjarrit duke bërë mirësi qoftë edhe me një gjysmë hurme, e nëse nuk e ka këtë mundësi, atëherë me një fjalë të mirë.”

  • HADITH nr. 12

    HADITH nr. 12

    12. Është thirrur një njeri në llogari prej atyre që kanë jetuar para jush. Te ai nuk u gjet asgjë e mirë, përveç se ai përzihej me njerëzit dhe ua lehtësonte hallet, e gjithashtu, pasi që kishte qenë i pasur, i urdhëronte shërbetorët e tij që t’ia vazhdojnë borxhin atij që gjendej në rrethana të vështira ekonomike. Pastaj (i Dërguari i All-llahut a.s.) tha se All-llahu ka thënë: “Ne jemi më të çmuar se ti në këtë. Lëshojeni të shkojë!”