18. O biri i Ademit, Unë rash i sëmurë, e ti nuk më vizitove! Njeriu do të thotë: O Zot, si mundem unë të të vizitoj Ty, kur Ti je Zoti i botërave? All-llahu do të thotë: A nuk e dije se një ndër robërit e mi ra i sëmurë, e ti nuk e vizitove? Dije pra, se nëse e vizitoje do të më gjeje tek ai! O biri i Ademit, Unë të kërkova ushqim, e ti nuk më ushqeve! Njeriu do të thotë: O Zot, si mundem të të ushqej unë Ty, kur Ti je Zoti i botërave? All-llahu do t’i thotë: A nuk e dije ti se një ndër robërit e mi të kërkoi ushqim, e ti nuk i dhe? Dije pra, se nëse e ushqeje, do të më gjeje tek ai! O biri i Ademit, Unë të kërkova ujë, e ti nuk më dhe! Njeriu do të thotë: O Zot, si mundem unë të të jap ujë, kur Ti je Zoti i botërave? All-llahu do të thotë: A nuk e dije ti kur të kërkoi një ndër robërit e mi ujë, e ti nuk i dhe? Dije pra, se nëse do t’i jepje ujë, do të më gjeje Mua tek ai!