14. All-llahu i Madhëruar dhe i Lartësuar ka një numër të madh të melekëve (engjëjve), të cilët kërkojnë tubime, në të cilat përmendet emri i All-llahut. Kur e gjejnë tubimin (mexhlisin), ata afrohen dhe i mbulojnë me krahët e tyre rreth e për qark ata që janë tubuar duke e mbushur kështu hapësirën deri në qiellin më të afërt. Kur të tubuarit shpërndahen, engjëjt ngrihen në hapësirën qiellore. Pastaj All-llahu a.xh. i pyet ata, edhe pse Ai i di të gjitha: “Prej nga po vini?” ata thonë: “Po vijmë nga një tubim në Tokë, në të cilin robërit e Tu të lartësonin, të madhëronin, të njësonin, të lavdëronin dhe kërkonin (të mirën) prej Teje.” Ai thotë: “Çfarë të mire kërkonin prej Meje?” Ata thonë: “Kërkonin Xhennetin Tënd.” Ai thotë: “A e kanë parë ata Xhennetin Tim?” Ata thonë: “Jo, o Zot.” Ai thotë: “E si do të ishte nëse do ta shihnin Xhennetin Tim?” Ata thonë: “Ata kërkojnë mbrojtjen Tënde.” Ai thotë:
“Prej kujt kërkojnë mbrojtjen Time?” Ata thonë: “Prej zjarrit Tënd, o Zot.” Ai thotë: “Po a e kanë parë zjarrin Tim?” Ata thonë: “Jo.” Ai thotë: “E si do të ishte nëse do ta shihnin zjarrin Tim?” Ata thonë: “Ata kërkojnë faljen Tënde.” (I Dërguari a.s.) Tha: Pastaj Ai thotë: “Unë i kam falur dhe i kam derdhur mbi ta të mirat që m’i kanë kërkuar, dhe ua kam siguruar
mbrojtjen Time nga ajo që kanë kërkuar mbrojtje.” (I Dërguari a.s.) tha: Engjëjt thonë: “O Zot, në mesin e tyre është edhe filani, rob – mëkatar, i cili ishte duke kaluar aty pari dhe
(rastësisht) u ul në atë tubim.” (I Dërguari a.s.) tha: All-llahu u thotë: “Gjithashtu edhe atë e kam falur, sepse ata janë një popull, me të cilin ai që rri, nuk vuan.”