Blog
- 
		
		 RREZIKU NGA ARROGANCA E SHFRENIMIT TË NEFSITMe emrin e Allahut Mëshirëgjërit Mëshirëplotit Falënderimi i takon vetëm Allahut, vetëm Atë falënderojmë! I kërkojmë ndihmë, falje dhe mbrojtje nga të këqijat e vetëve tona e nga te këqijat e punëve tona. Atë që e udhëzon Allahu nuk ka kush e humbë dhe atë që Ai e humbë nuk ka kush e udhëzon! Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut dhe Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij. Fjala nefs nënkupton shpirtin. Allahu i Lartëmadhëruar në Kur’anin fisnik nefsin e ka përshkruar me tre cilësi dhe atë si: shpirti i qetë, i cili qetësohet me të përmendurit e Allahut, i drejtohet Atij me pendim dhe mezi pret të takohet me Të, shpirti qortues, është i prirur për ndryshimin e karakterit, andaj herë është i prirur të gabojë e herë ta qortojë veten e tij dhe shpirti i cili nxitë për vepra të këqija. Allahu e ka krijuar nefsin që në të ka prirje për devotshmëri, jodevotshmëri dhe për të keqe. Thotë Allahu i Lartëmadhëruar: “Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë!Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij.Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten.E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten.” [esh Shems, 7-10]Kur nefsi të mos frenohet me frerin e imanit dhe devotshmërisë, arroganca e tij nuk ka kufij. Vështro mbi ngjarjen e Themudit, popullin e Salihut të cilët nefsi i shfrenuar i bëri që të përgënjeshtrojnë pejgamberinë e tij, refuzuan ta besojnë Allahun, kërkuan prej tij argument i cili dëshmon besnikërinë e tij, Allahu i Lartëmadhëruar si argument për ta, nxori devenë prej mesit të shkëmbit. Ky ishte argument i qartë që tregon besnikërinë e pejgamberisë së tij. Thotë Allahu i Lartëmadhëruar: “O populli im, kjo është deveja e Allahut, për ju është një argument. Lereni pra, të ushqehet në tokën e Allahut e mos e prekni me ndonjë të keqe e t’ju godasë menjëherë dënimi!” [Hud, 64]Si vepruan? A iu nënshtruan Zotit të tyre dhe a e besuan pejgamberin e tyre? “Ata e therën devenë dhe me kryelartësi shkelën dispozitën e Zotit të tyre dhe thanë: “O Salih, sillna atë me çka na u kërcënove, nëse je prej të dërguarve”. [el Araf, 77]Çfarë ndodhi me ta? “Atëherë ata përjetuan tërmetin dhe u gdhinë në shtëpitë e tyre kufoma të ngrira.Ai u zbraps prej tyre e tha: “O populli im, unë ju komunikova dërgesën e Zotit tim, ju këshillova sa munda, por ju nuk i përfillni këshilluesit”. [el Araf, 78-79]Si arriti arroganca e tyre në këtë shkallë? Kur’ani jep këtë përgjigje, duke shfaqur personalitetin e tyre ku ata nuk i pastruan shpirtrat e tyre derisa arritën në këtë shkallë të arrogancës saqë e mbytën devenë e cila ishte argument nga Zoti i tyre. Thotë Allahu i Lartëmadhëruar: “Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë!Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij.Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten.E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten.Themudi përgënjeshtroi për shkak të arrogancës së vet.” [esh Shems, 7-11]Të tillë ishin edhe populli i Lutit alejhi selam. Thotë Allahu i Lartëmadhëruar: “Përkujto kur popullit të vet Luti i tha: “A punoni të shëmtuarën, që asnjë nga popujt e botës nuk e bëri para jush”.Vërtet, ju të shtyrë nga epshet u afroheni burrave duke i lënë gratë. Po ju jeni popull i shfrenuar”.Përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm se të thonë: “Dëboni ata (Lutin me besimtarë) nga vendbanimi juaj, ata janë njerëz që ruhen shumë (i largohen të shëmtuarës)”.Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, pos gruas së tij që mbeti aty (ndër të shkatërruarit).Ne lëshuam mbi ata një lloj shiu (me gurë). E shiko se si ishte fundi i kriminelëve!” [el Araf, 80-84]Përkujto se ç’bëri nefsi me vëllezërit e Jusufit alejhi selam. Thotë Allahu i Lartëmadhëruar: “E në mbrëmje erdhën duke qarë te babai i tyre.Thanë: “O babai ynë, ne shkuam të bëjmë gara, e Jusufin e lamë te teshat tona dhe atë e kishte ngrënë ujku. Ti nuk do të na besosh neve, edhe po të jemi të vërtetë!”E erdhën (i sollën) e në këmishën e tij me gjak të rrejshëm. Ai tha: “Jo, (nuk e ka ngrënë ujku), por epshet tuaja ua hijeshuan punën. Halli im është: durim i mirë. Allahu është nga i cili kërkohet ndihmë për këtë që përshkruani ju”. [Jusuf, 16-18]Dhe kështu çfarë bëri nefsi me Samiriun: Ai (Musai) tha: “E çka ishte puna jote, o Samirij?”Tha (Samirija): “Unë pashë atë që ata nuk e panë, e mora një grusht nga gjurma e të dërguarit (nga fërkemi i kalit të Xhibrilit) dhe ia hodha atij (viçit) dhe kështu më mashtroi vetvetja”.Ai (Musai) tha: “Prandaj largohu, sepse sa të jeshë gjallë ke për të thënë: (këdo që e sheh) “Mos m’u afro!” E ty të pret edhe një moment (dënim) i pathyeshëm. E ti tash shikoje zotin tënd që e adhurove bindshëm, e tani atë do ta djegim e do ta bëjmë shkrumb dhe hirin e tij do ta shpërndajmë nëpër det”. [Ta Ha, 95,96,97]E nuk ka argument më bindës se sa ngjarja e bijve të Ademit, të cilët edhe pse ishin vëllezër dhe u rritën në një rreth, njëri prej tyre e frenoi nefsin e tij me frerin e frikës ndaj Allahut, kurse tjetrin nefsi i tij e robëroi dhe e detyroi që ta vrasë vëllanë e vet për të realizuar dëshirat e tij. Thotë Allahu i Lartëmadhëruar: Atëherë epshi i tij e bindi atë për mbytjen e të vëllait dhe e mbyti atë. Ai mbeti prej më të dëshpëruarve (hidhëroi prindërit, mbeti pa vëlla, u përbuz prej Zotit dhe u fut në xhehennem).Allahu dërgoi një sorrë, e cila groponte në dhe, për t’i treguar atij se si ta mbulojë trupin e vëllait. E ai i tha: “I mjeri unë, a nuk qesh i aftë të bëhem si kjo sorrë, e ta mbuloja trupin e vëllait tim?” Ashtu mbeti i penduar. [el Maide, 30,31]Nuk është kuptimi i kësaj që cekëm se pjesa dërmuese e njerëzve janë të prirur pas shfrenimit dhe dëshirave negative dhe gjithashtu nuk janë të prirur që të zhdukin mundësinë për udhëzim… Po, nganjëherë nefsi i qetë dobësohet me kalimin e kohës dhe kjo është si rezultat i ngurtësimit të zemrës, dhe kjo nuk do të thotë që është i pamundur pastrimi i nefsit, Allahu i Lartëmadhëruar sikur e ngjallë tokën pas vdekjes, ashtu i ngjallë edhe zemrat. Thotë Allahu i Lartëmadhëruar: Dijeni se Allahu e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Ne ua kemi sqaruar argumentet ashtu që të kuptoni. [el Hadid, 17]Lutja jonë e fundit është: ,,Lavdërimi i takon Allahut, Zotit të Botëve”. Përktheu dhe përshtati: Tafil Ramuka (Sqarim: kjo temë është pjesë e zinxhirit të temave rreth edukatës së imanit) www.thirrjaislame.com 
![[HUTBE] – Të privuarit nga mëshira e Allahut në muajin Shaban – Hoxhë Sadullah Bajrami](https://thirrjaislame.com/wp-content/uploads/2021/03/mq1.jpg)


![[HUTBE] – Toleranca – Hoxhë Dhulkarnejn Ramadani](https://thirrjaislame.com/wp-content/uploads/2021/03/HUTBE-Toleranca-Hoxhe-Dhulkarnejn-Ramadani.png)




