Blog

  • Kushtet e fjalës : “La ilahe il-l Allah” 4

    Kushtet e fjalës : “La ilahe il-l Allah” 4

    Kuptimi i saktë i fjalës “La ilahe il-lallah”
    Shejhul-Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë ka thënë:
    “I adhuruari është ai që adhurohet. Dhe Ai që adhurohet (Allahu subhanehu ue te’ala) është i vetmi që e meriton adhurimin.” (1)
    Imam Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë ka thënë:
    “La ilahe il-lallah do të thotë se askush nuk e meriton adhurimin përveç Allahut.” (2)

    Kuptimi i saktë i fjalës “La ilahe il-lallah”
    Shejhul-Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë ka thënë:
    “I adhuruari është ai që adhurohet. Dhe Ai që adhurohet (Allahu subhanehu ue te’ala) është i vetmi që e meriton adhurimin.” (1)
    Imam Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë ka thënë:
    “La ilahe il-lallah do të thotë se askush nuk e meriton adhurimin përveç Allahut.” (2)
    Imam Hafidh el-Hakemi, Allahu e mëshiroftë ka thënë:“Kuptimi i dëshmisë La ilahe il-lallah është: ‘Nuk ka të adhuruar që e meriton adhurimin me të vërtetë, me drejtësi përveç Allahut.’” (3)Fjalët e dijetarëve që u përmendën më lart e hedhin poshtë njëherë e mirë shpjegimin që i kanë bërë disa njerëz që nuk kanë dije, siç janë njerëzit e devijuar të cilët i pasojnë bidatet dhe shpikjet në fe, të cilët thonë se kuptimi i dëshmisë La ilahe il-lallah do të thotë se nuk ka zot tjetër përveç Allahut. Edhe idhujtarët në kohën e Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue sel-lem e besonin Allahun dhe ekzistencën e Tij, besonin se Ai është Krijuesi, Sunduesi, Sistemuesi i të gjitha çështjeve, por prapëseprapë ky besim nuk u bëri dobi dhe Allahu i Lartësuar i quajti ata mushrikë.Allahu i Lartësuar për idhujtarët ka thënë:

    “Dhe nëse ti i pyet ata: ‘Kush i krijoi qiejt dhe tokën?’ Ata padyshim që do të përgjigjen:
    “Allahu.” (1)

    Gjithashtu, Allahu i Lartësuar ka thënë:

    “Thuaj: Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zoti i Arshit Madhështor? Ata do të thonë:
    “Allahu”.”(2)

    Gjithashtu Allahu i Lartësuar ka thënë:

    “Thuaj: Kush ju sjell furnizim nga qielli dhe nga toka dhe kush është Zotëruesi i të dëgjuarit dhe të shikuarit? Dhe kush e nxjerr të gjallën nga e vdekura dhe të vdekurën nga e gjalla?

    Dhe kush është rregulluesi dhe sunduesi i të gjitha çështjeve? Ata do të thonë: “Allahu”.” (3)

    Kështu që ky shpjegim është i pabazë, sepse ajo çfarë e bën dallimin mes besimit të
    myslimanit dhe besimeve të shiitëve, katolikëve, protestantëve, ortodoksëve, çifutëve dhe shumë sekteve të ndryshme fetare është pikërisht njësimi i Allahut të vetëm në adhurim e jo vetëm ta njësosh Atë si Krijues dhe Sundues i qiejve dhe tokës dhe gjithçka që ekziston, sepse të gjitha këto fe apo sekte e njohin dhe e pranojnë ekzistencën e Krijuesit apo Zotit, porse fatkeqësia dhe padrejtësia e tyre qëndron në atë se ata adhurojnë të tjerë përveç Allahut apo edhe i adhurojnë të tjerët bashkë me Allahun.

    “Vërtet, t’i bësh shok Allahut në adhurim, kjo është padrejtësia më e madhe!” (1)

    Po ashtu, ka prej atyre që thonë se dëshmia La ilahe il-lallah do të thotë se Allahu është i adhuruar, porse edhe ky shpjegim është i kotë dhe e lë të hapur derën e adhurimit të të tjerëve bashkë me Allahun. Shumë njerëz adhurohen sot, të gjallë apo të vdekur qofshin ata, xhinë, melaqe, pejgamberë apo evlia, porse ata nuk e meritojnë këtë adhurim. Prandaj nuk mjafton që Allahu të adhurohet ose të njihet Ai si i adhuruar, porse duhet medoemos që t’i mohohet adhurimi çdokujt tjetër pos Tij, sepse adhurimi është një e drejtë e veçantë vetëm për Të dhe askush nuk meriton të adhurohet dhe nuk ka të drejtë që të adhurohet, qoftë ai xhin, pejgamber, evlia, hoxhë apo prift, këngëtar apo aktor, gurë apo pemë, hëna apo dielli…etj.

    Allahu i Lartësuar ka thënë:

    “Kjo ngaqë Allahu, Ai është i Vërteti, i Përhershmi (i Vetmi që adhurohet me të drejtë) dhe

    asaj që i luten ata (idhujtarët) është e rreme, e kotë dhe vërtet Allahu, Ai është më i Larti, më i Madhi.”(1)

    Vazhdon me temën: Kushtet e fjalës “La ilahe il-lallah”

    Përgatiti: Faika Asani

    www.teuhidi.com

    (1) Mexhmu’ul-Fetaua, 10/249.
    (2) Tefsiri i Kurtubiut, 2/291.
    (3) Ma’rixhul-Kabul, 2/416 e Hafidh el-Hakemit.
    (1) Lukman, 25.
    (2) Mu’minun, 86.
    (3) Junus, 31.
    (1) Lukman, 13.
    (1) Haxh, 62.

  • Kushtet e fjalës : “La ilahe il-l Allah” 3

    Kushtet e fjalës : “La ilahe il-l Allah” 3

    Shtyllat e fjalës “La ilahe il-lallah”
    1) Shtylla e parë: La ilahe: (Nuk ekziston asnjë Zot që meriton të adhurohet) Kjo është formë mohuese e cila tregon se mohohet çdo send që ekziston.
    2) Shtylla e dytë: Il-lallah: (përveç Allahut subhanehu ue te’ala) Që do të thotë: Të gjitha zotat që janë adhuruar, ato që adhurohen dhe ato që do të adhurohen tek njerëzit, nuk e meritojnë adhurimin përveç Allahutsubhanehu ue te’ala dhe ky është pohimi.
    3) Shtylla e tretë:

    Shtyllat e fjalës “La ilahe il-lallah”
    1) Shtylla e parë: La ilahe: (Nuk ekziston asnjë Zot që meriton të adhurohet) Kjo është formë mohuese e cila tregon se mohohet çdo send që ekziston.
    2) Shtylla e dytë: Il-lallah: (përveç Allahut subhanehu ue te’ala) Që do të thotë: Të gjitha zotat që janë adhuruar, ato që adhurohen dhe ato që do të adhurohen tek njerëzit, nuk e meritojnë adhurimin përveç Allahutsubhanehu ue te’ala dhe ky është pohimi.
    3) Shtylla e tretë:
    Kush vjen me mohimin “La ilahe” nuk është besimtar sikurse ai i cili vjen me pohimin “il-lallah” po ashtu edhe ky nuk është besimtar, që do të thotë se duhet të vijë me të dy shtyllat që janë (La ilahe il-lallah) duke pasur bindje me besim, me fjalë dhe me vepër, qoftë ajo e brendshme apo e jashtme, me këtë rast personi është besimtar. Ndërsa te fjala “Muhamed Resulullah” desha të ndalem edhe këtu, sepse e kemi hak të ndalemi duke qartësuar vetëm se çfarë obligimi kemi ndaj të Dërguarit tonë, Muhamedit sal-lallahu alejhi ue sel-lem, gjithashtu duke i cekur edhe kushtet e saja. Sikurse që janë kushtet e fjalës “La ilahe il-lallah”, gjithashtu janë edhe disa kushte të fjalës “Muhamed Resulullah”.Besimi se ai është i dërguar prej Allahut, të besojmë në atë që e ka lajmëruar, ta respektojmë atë që e ka urdhëruar, të ndalemi nga ajo që na e ka ndaluar dhe nga ajo që e ka urryer, të adhurojmë ashtu siç na ka urdhëruar, se është vula e pejgamberëve dhe se pejgamberia e tij është e përgjithshme për të dy botët, pastaj lartësimi (ngritja) i Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue sel-lem dhe ndalimin i ndalesave tij dhe përmbajtja e sheriatit të tij, është aroma e vërtetë nga domethënia e kësaj dëshmie. Të gjitha këto janë nga respektimi i urdhrave të Allahut subhanehu ue te’ala i cili e ka dërguar për të gjithë njerëzit përgëzues dhe këshillues dhe thirrës te Allahu me emrin e Tij.Obligimi ynë ndaj Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue sel-lem:1. Besimi ndaj pejgamberit sal-lallahu alejhi ue sel-lem: Allahu subhanehu ue te’ala thotë: “E ai (Pejgamberi) nuk flet nga mendja e tij.” (1)2. Pasimi i të dërguarit sal-lallahu alejhi ue sel-lem: Allahu subhanehu ue te’ala thotë:
    “Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja.” (2)

    Allahu subhanehu ue te’ala thotë: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut.” (3)

    Allahu subhanehu ue te’ala thotë: “Thuaj (Muhamed): “O ju njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut te të gjithë ju. Allahut që vetëm i Tij është sundimi i qiejve e i tokës, s’ka të adhuruar tjetër pos Tij; Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje, pra besoni Allahun dhe të dërguarin e Tij, pejgamberin e pashkolluar, që beson Allahun dhe shpalljet e Tij, ndiqni rrugën e tij që ta gjeni të vërtetën.” (1)

    3. Obligimi i dashurisë së tij salallahu alejhi ue selam:

    Allahu subhanehu ue te’ala thotë: “Thuaj (o i dërguar): “Në qoftë se etërit tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë pritni derisa All-llahu të sjellë vendimin e Tij. All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur.”
    (2)

    I dërguari sal-lallahu alejhi ue sel-lem thotë: “Nuk beson (nuk i plotësohet imani) asnjërit prej jush derisa të jem më i dashur se baba i tij dhe fëmija i tij dhe se të gjithë njerëzit.”(1)

    4. Adhurimi i Allahut me atë (sheriatin) që e ka sjellë i dërguari alejhi selam:

    Allahu subhanehu ue te’ala thotë:

    “E ai (Pejgamberi) nuk flet nga mendja e tij.”(2)

    I dërguari sal-lallahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush e bën një vepër që në të nuk është udhëzimi ynë, ajo është e kundërshtuar (e refuzuar).”(3)

    Allahu subhanehu ue te’ala thotë: “Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur Allahut e kush e refuzon, ai e ka refuzuar Allahun.”(4)

    5. Largimi nga ofendimi i tij salallahu alejhi ue selam: Allahu subhanehu ue te’ala thotë:
    “Ka prej tyre që e ofendojnë Pejgamberin e thonë: “Ai është bërë vesh (beson çka dëgjon)”.

    Thuaj: “Ai është vesh i të mirës suaj (dëgjon të mirën dhe vepron e jo të keqen), ai beson Allahun (çka i thotë), u zë besë besimtarëve dhe është mëshirues për ata që besuan nga mesi juaj, e ata që nuk e lënë të qetë të dërguarin e Allahut, ata kanë dënim të dhembshëm.” (1)

    Ofendimi që është për qëllim këtu ka të bëjë me gjithçka rreth tij, për personalitetin e tij apo për atë që ka ardhur prej Allahut subhanehu ue te’ala, për sunetin e tij, për familjarët e tij, për gratë e tij -nënat e besimtarëve- apo për sahabët (shokët) e tij të ndershëm.

    6. Lavdërimi dhe mëshira (salavate dhe selame) ndaj tij, sal-lallahu alejhi ue sel-lem:
    Allahu subhanehu ue te’ala thotë: “Është e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërinë e mëshirojnë Pejgamberin.”(2)

    Transmetohet prej Ebu Hurejres (Allahu qoftë i kënaqur me të) se pejgamberi sal-lallahu
    alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush më lavdëron (më dërgon salat) mua njëherë, Allahu e
    lavdëron atë dhjetë herë.” (1)

    Mënyra e lavdërimit të të dërguarit sal-lallahu alejhi ue sel-lem:

    Në hadithin e Ka’b ibn Axhre: “Thuani: All-llahumme Sali ala Muhamedin ue ala ali

    Muhamedin, kema salejte ala Ibrahime ue ala ali Ibrahime In-neke Hamidun Mexhid,

    All-llahumme barik ala Muhamedin ue ala ali Muhamedin, kema barekte ala ali Ibrahime ue ala ali Ibrahime in-neke Hamidun Mexhid.”(2)

    4) Shtylla e katërt:

    Shehadeti përfshin tre lloje të teuhidit (njësimit);

    1-Teuhid Rububije

    2-Teuhid Uluhije

    3-Esma ve Sifat

    1- Teuhid Rububije do të thotë njësimi i Allahut se Ai ka krijuar çdo send, çdo planet dhe çdo krijesë dhe vetëm Ai është Sundues, Furnizues, Sistemues etj…

    2- Teuhid Uluhije do të thotë njësimi i Allahut se vetëm Ai e meriton adhurimin e askush tjetër përveç Tij.

    3- Esma’ ve Sifat (Emrat dhe Atributet) do të thotë të gjitha emrat dhe cilësitë me të cilat vetë

    Allahu e ka emërtuar dhe e ka cilësuar Vetveten e Tij.

    Ai person i cili beson dhe i posedon këto tre lloje të teuhidit, atëherë ai quhet muvahid (person i cili e ka njësuar Allahun subhanehu ue te’ala) dhe e kundërta, ai i cili nuk beson në njërën nga këto tre lloje të teuhidit (njësimit), atëherë ai person quhet mushrik (politeist).

    5) Shtylla e pestë:

    Disa njerëz vijnë me këtë definicion të shehadetit që e dinë përmendësh dhe që e shqiptojnë atë, por duke mos ia ditur kuptimin e plotë kësaj fjale, kështu që patjetër duhet të mësohen me këto kushte që të pranohet edhe dëshmia e kësaj fjale (La ilahe il-lallah).

    Vazhdon me temën: Kuptimi i saktë i fjalës “La ilahe il-lallah”

    Përgatiti: Faika Asani
    /teuhidi.com

    (1) En-Nexhm, 3.
    (2) Ali-imran, 3.
    (3) El-Ahzab, 21.
    (1) El-Earaf, 158.
    (2) Et-Teube, 24.
    (1) Transmeton Buhari.
    (2) En-Nexhm, 3.
    (3) Transmeton Muslimi.
    (4) En-Nisa, 80.
    (1) Teube, 61.
    (2) El-Ahzab, 56.
    (1) Transmeton Muslimi.
    (2) Transmeton Buhari.

  • Kushtet e fjalës : “La ilahe il-l Allah” 2

    Kushtet e fjalës : “La ilahe il-l Allah” 2

    Pesë parakushtet e fjalës “La ilahe il-lallah”
    Kuptimi i obligimeve që mund t’i nxjerrim nga fjala La ilahe il-lallah është:
    Fjala “La ilahe il-lallah” i obligon dy veprime:
    Veprimi i parë: largimi dhe mohimi nga kufri dhe shirku.
    Veprimi i dytë: zbatimi i ibadeteve vetëm për Allahun subhanehu ue te’ala.

    Për atë arsye, lënia e veprave dhe mos largimi nga shirku e rrënojnë këtë fjalë.

    Allahu subhanehu ue te’ala thotë: “Allahu nuk e falë atë që i bën shok Atij.”

    Pesë parakushtet e fjalës “La ilahe il-lallah”
    Kuptimi i obligimeve që mund t’i nxjerrim nga fjala La ilahe il-lallah është:
    Fjala “La ilahe il-lallah” i obligon dy veprime:
    Veprimi i parë: largimi dhe mohimi nga kufri dhe shirku.
    Veprimi i dytë: zbatimi i ibadeteve vetëm për Allahun subhanehu ue te’ala.Për atë arsye, lënia e veprave dhe mos largimi nga shirku e rrënojnë këtë fjalë.Allahu subhanehu ue te’ala thotë: “Allahu nuk e falë atë që i bën shok Atij.”
    (1)Kemi edhe hadithin e bitakës (kartelës) se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue sel-lem ka thënë(në kuptim të hadithit) “…për një person të cilit i sillen 99 regjistra nga veprat e këqija, pastaj e humb shpresën se do të shpëtojë dhe i sillet një kartelë në të cilën është e shkruar fjala La ilahe il-lallah që peshon më shumë se të gjitha ato vepra të këqija që i ka bërë.”(1)Ky hadith kuptohet në dy mënyra:1- Kuptimin që ia dhanë murxhijtë (murxhijtë – janë një sekt i devijuar) është se ky person do të shpëtojë edhe pse nuk ka bërë asnjë vepër të mirë, madje edhe nëse ka pasur shirk në të bëmat e tij, mirëpo shehadeti është ajo që do ta shpëtojë. Ky është koment i gabuar dhe bie ndesh me Kuranin dhe me sunetin e të Dërguarit të Allahut sal-lallahu alejhi ue sel-lem, për arsye se Allahu nuk e falë atë person që bën shirk dhe të njëjtit nuk i vlen shehadeti.Gjithashtu, personi sikur të kishte në 99 regjistra shirk, atëherë ajo fjalë nuk do t’i bënte dobi.2- Kuptimi i vërtetë është shqiptimi i shehadetit, vërtetimi i tij me vepra dhe ruajtja që ai të mos rrënohet me shirk.

    -Kufri dhe shirku nuk mund të bashkohen me besimin (imanin) asnjëherë.

    Kjo na jep të kuptojmë se personi është në njërën prej dy alternativave: në zemrën e tij ose ka shirk ose iman.

    Transmeton Shejhul-islam ibn Tejmije se Imam Ibn Is’hak El-Rahaveja (ose Rahoja)El-Mervezij ka thënë: “Nuk ka mundësi që një person ta shajë Allahun subhanehu ue te’ala dhe t’i braktis obligimet apo t’i vrasë pejgamberët, e njëkohësisht të ketë iman në zemrën e tij.”

    (1)Ky rregull është i dobishëm për dy arsye:

    1- Kujdes, sepse fjala La ilahe il-lallah rrënohet me shirk.

    2- Sinqeriteti në ruajtjen e kësaj fjale.

    a) Nuk hyn në Xhenet tjetërkush vetëm se besimtari.

    Kjo kuptohet nga hadithi i Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue sel-lem ku ka thënë: “Kush dëshmon që nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut dhe se Muhamedi sal-lallahu alejhi ue sel-lem është i dërguari i Tij me sinqeritet (duke e vërtetuar me punë),

    Allahu subhanehu ue te’ala për të e ka bërë haram zjarrin e Xhehenemit.”

    (1)Gjithashtu Allahu subhanehu ue te’ala ka thënë “Kush i bën shirk Allahut (subhanehu ue te’ala), atij i është bërë haram hyrja në Xhenet.”

    (2)Nga ky ajet po ashtu nënkuptojmë se shehadeti ka mundësi të rrënohet.

    b) Fillimisht duhet të dimë se bazë për argumentim janë ajetet dhe hadithet e qarta, kurse ato të paqartat komentohet me ajetet e qarta, për shkak se veprimi i kundërt të çon në përfundim të gabuar (të humbur), si p.sh. hadithi i Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue sel-lem,kur njëri prej sahabëve e pyeti se nëse e vret një mosbesimtar pasi që ai e ka shqiptuar shehadetin, Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue sel-lem i tha: “Nëse e vret atë pasi që e ka shqiptuar shehadetin, atëherë ti je në gjendjen e atij që ishte, kurse ai është në gjendjen tënde para se ti ta mbytësh atë.”

    (1)Fillimisht nga teksti i hadithit kuptojmë se besimtari kur e vret një person që e ka shqiptuar shehadetin, ai është bërë mosbesimtar, kurse e vërteta e hadithit kuptohet nga argumentet e qarta se vrasja e myslimanit nuk është kufër i madh, për shkak se Allahu subhanehu ue te’ala ka thënë: “Nëse dy grupe të myslimaneve mbyten në mes veti, pajtoni ato.” (2)

    Këtu shihet se Allahu subhanehu ue te’ala i ka quajtur ata myslimanë edhe pse kanë luftuar njëri me tjetrin.

    c) Dhe argumentet e paqarta nuk mund të kuptohen ndryshe vetëm se pas hulumtimit të madh (nga ana e dijetarëve) dhe duke u mbështetur në argumente të qarta.

    d) Bashkimi i të gjitha argumenteve për të ardhur në përfundim të një çështjeje, në veçanti për fjalën La ilahe il-lallah për shkak se argumentimi në mënyrë jo të rregullt është gabim fatal. P.sh.: Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush vdes dhe fjala e tij e fundit është La ilahe il-lallah, hyn në Xhenet.”

    (1) Kështu, nëse nuk mblidhen të gjitha argumentet, atëherë vijmë në përfundim se njeriu ka mundësi të hyjë në Xhenet edhe pa fjalën “Muhamed resulullah”. Mirëpo, kemi edhe hadithin tjetër ku Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk ka të krishterë, hebre apo ai i cili dëgjon për mua dhe i cili nuk e dëshmon profetësinë time, e që nuk do të hyjë në zjarr.”

    (2)Prej këtyre dy haditheve nënkuptojmë se ai që i ka shqiptuar të dy shehadetet, ai hyn në Xhenet edhe nëse ka bërë shirk apo nëse i ka lënë të gjitha veprat e obligueshme.

    Argumentet tjera na tregojnë se ai që ka bërë shirk, edhe nëse e ka shqiptuar shehadetin,ajo fjalë nuk i bën dobi për shkak se Allahu subhanehu ue te’ala nuk e fal atë njeri që bën shirk dhe se personi që ka bërë shirk të madh, ai mbetet përgjithmonë në Xhehenem, edhe pse gjatë jetës së tij e ka shqiptuar shehadetin. Po ashtu, nëse një person nuk ka kryer asnjë vepër prej veprave të obligueshme me të cilat Allahu e ka obliguar, atëherë as ky nuk ka mundësi që të shpëtojë nga zjarri i Xhehenemit vetëm me thënien e shehadetit, nëse kësaj të fundit nuk ia bashkëngjit veprat siç janë namazi, zeqati etj… Njëherësh kemi edhe hadithin e pejgamberit sal-lallahu alejhi ue sel-lem në të cilin ka thënë: “Jam urdhëruar t’i luftoj njerëzit derisa ta shqiptojnë (dëshmojnë) shehadetin, ta falin namazin, ta japin zeqatën. Nëse i bëjnë këto, atëherë e kanë të garantuar prej meje gjakun dhe pasurinë,ndërsa llogaria është te Allahu.”

    (1)Kështu, pas grumbullimit të të gjitha argumenteve vijmë në përfundim se nuk plotësohet shehadeti vetëm se me kryerjen e obligimeve që dalin nga shehadeti dhe se nuk bën dobi shehadeti dhe kryerja e veprave të tjera, nëse ato i shoqëron me kufër apo me shirk.

    Vazhdon Shtyllat e fjalës “La ilahe il-lallah”

    Përgatiti: Faik Asani

    /teuhidi.com

  • Kushtet e fjalës : “La ilahe il-l Allah” 1

    Kushtet e fjalës : “La ilahe il-l Allah” 1

    Falënderimi i takon Atij që e zbriti librin (Kuranin) në gjuhën e pastër arabe, ndërsa përshëndetjet dhe bekimet qofshin mbi të Dërguarin e tij, Muhamedin sal-lallahu alejhi ue sel-lem, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët e pasojnë rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

    Këtë libër e bëra për një arsye të vetme për të cilën do të flas më vonë, duke u munduar që të bëj përmbledhjen e argumenteve dhe të fjalëve të dijetarëve në lidhje me kushtet e fjalës “La ilahe il-lallah”.

    Duke e ditur se çdo mysliman e di këtë fjalë, qëllimi se pse duhet të bëhet ky libër në lidhje me dëshminë e fjalës La ilahe il-llallah është se shumica e tyre nuk ia dinë
    kuptimin kësaj fjale, duke i përkujtuar ata se për këtë fjalë jemi krijuar në këtë botë, për këtë fjalë duhet të jetojmë dhe me këtë fjalë duhet të vdesim, gjithashtu duke e ditur se kjo fjalë ka për të qenë shpëtim për të gjithë ata të cilët e dinë këtë fjalë, të cilët e shqiptojnë dhe të cilët veprojnë me këtë fjalë me të gjitha kushtet e saj që i ka dhe pikërisht kjo ishte edhe arsyeja ime e vetme që u mundova t’i përmbledh të gjitha argumentet, që ta bëj shpjegimin e kushteve të fjalës “La ilahe il-lallah”.

    Falënderimi i takon Atij që e zbriti librin (Kuranin) në gjuhën e pastër arabe, ndërsa përshëndetjet dhe bekimet qofshin mbi të Dërguarin e tij, Muhamedin sal-lallahu alejhi ue sel-lem, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët e pasojnë rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

    Këtë libër e bëra për një arsye të vetme për të cilën do të flas më vonë, duke u munduar që të bëj përmbledhjen e argumenteve dhe të fjalëve të dijetarëve në lidhje me kushtet e fjalës “La ilahe il-lallah”.

    Duke e ditur se çdo mysliman e di këtë fjalë, qëllimi se pse duhet të bëhet ky libër në lidhje me dëshminë e fjalës La ilahe il-llallah është se shumica e tyre nuk ia dinë
    kuptimin kësaj fjale, duke i përkujtuar ata se për këtë fjalë jemi krijuar në këtë botë, për këtë fjalë duhet të jetojmë dhe me këtë fjalë duhet të vdesim, gjithashtu duke e ditur se kjo fjalë ka për të qenë shpëtim për të gjithë ata të cilët e dinë këtë fjalë, të cilët e shqiptojnë dhe të cilët veprojnë me këtë fjalë me të gjitha kushtet e saj që i ka dhe pikërisht kjo ishte edhe arsyeja ime e vetme që u mundova t’i përmbledh të gjitha argumentet, që ta bëj shpjegimin e kushteve të fjalës “La ilahe il-lallah”.

    Ky libër i shkurtër shpresojmë të jetë një përmbledhje fjalësh dhe komentesh në lidhje me kushtet e fjalës “La ilahe il-lallah” dhe me kuptimin e saktë të kësaj fjale. Në vijim inshallah do të shpjegojmë se çfarë rëndësie ka kjo fjalë, pastaj cilat janë ato parakushte, cili është kuptimi i saktë i kësaj fjale, shtyllat e saj dhe në fund kushtet e fjalës “La ilahe il-lallah”.

    Rëndësia e fjalës “La ilahe il-lallah”

    Rëndësia e fjalës La ilahe il-lallah është e drejta më rëndësishme e Allahut subhanehu ue te’ala. Transmetohet nga Mu’adh Ibn Xhebeli se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “O Mu’adh, a e di ti se cila është e drejta e Allahut mbi robërit e Tij?” Unë i thashë:

    “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.” Pejgamberi tha: “Ta adhurojnë Atë (Allahun) të Vetëm e mos t’i bëjnë Atij shokë në adhurim.” Ai sërish e pyeti: “A e di ti se cila është e drejta e robërve ndaj Tij?.” Unë iu përgjigja: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.”

    Pejgamberi tha: “E drejta e tyre ndaj Tij është që Ai të mos i dënojë nëse ata e bëjnë këtë (që ta adhurojnë Atë të vetëm pa i bërë Atij shokë në adhurim).”[1](1)

    Nga këtu fillon pikënisja e thirrjes tonë

    Abdullah Ibn Abbasi tregon: “Kur Pejgamberi e dërgoi Mu’adhin në Jemen, ai i tha atij:

    “Ti po shkon te një popull që janë prej ithtarëve të Librit (Ehlul-Kitab – çifutë dhe të krishterë),

    kështu që gjëja e parë në të cilën do t’i thërrasësh ata le të jetë njësimi i Allahut në adhurim.

    Nëse ata e mësojnë këtë, thuaju atyre se Allahu ua ka bërë obligim atyre pesë kohët e

    namazit …” (1)

    Vazhdon….

    Përgatiti: Faik Asani

    /teuhidi.com