Kuptimi i saktë i fjalës “La ilahe il-lallah”
Shejhul-Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë ka thënë:
“I adhuruari është ai që adhurohet. Dhe Ai që adhurohet (Allahu subhanehu ue te’ala) është i vetmi që e meriton adhurimin.” (1)
Imam Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë ka thënë:
“La ilahe il-lallah do të thotë se askush nuk e meriton adhurimin përveç Allahut.” (2)
Shejhul-Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë ka thënë:
“I adhuruari është ai që adhurohet. Dhe Ai që adhurohet (Allahu subhanehu ue te’ala) është i vetmi që e meriton adhurimin.” (1)
Imam Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë ka thënë:
“La ilahe il-lallah do të thotë se askush nuk e meriton adhurimin përveç Allahut.” (2)
Imam Hafidh el-Hakemi, Allahu e mëshiroftë ka thënë:“Kuptimi i dëshmisë La ilahe il-lallah është: ‘Nuk ka të adhuruar që e meriton adhurimin me të vërtetë, me drejtësi përveç Allahut.’” (3)Fjalët e dijetarëve që u përmendën më lart e hedhin poshtë njëherë e mirë shpjegimin që i kanë bërë disa njerëz që nuk kanë dije, siç janë njerëzit e devijuar të cilët i pasojnë bidatet dhe shpikjet në fe, të cilët thonë se kuptimi i dëshmisë La ilahe il-lallah do të thotë se nuk ka zot tjetër përveç Allahut. Edhe idhujtarët në kohën e Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue sel-lem e besonin Allahun dhe ekzistencën e Tij, besonin se Ai është Krijuesi, Sunduesi, Sistemuesi i të gjitha çështjeve, por prapëseprapë ky besim nuk u bëri dobi dhe Allahu i Lartësuar i quajti ata mushrikë.Allahu i Lartësuar për idhujtarët ka thënë:
“Dhe nëse ti i pyet ata: ‘Kush i krijoi qiejt dhe tokën?’ Ata padyshim që do të përgjigjen:
“Allahu.” (1)
Gjithashtu, Allahu i Lartësuar ka thënë:
“Thuaj: Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zoti i Arshit Madhështor? Ata do të thonë:
“Allahu”.”(2)
Gjithashtu Allahu i Lartësuar ka thënë:
“Thuaj: Kush ju sjell furnizim nga qielli dhe nga toka dhe kush është Zotëruesi i të dëgjuarit dhe të shikuarit? Dhe kush e nxjerr të gjallën nga e vdekura dhe të vdekurën nga e gjalla?
Dhe kush është rregulluesi dhe sunduesi i të gjitha çështjeve? Ata do të thonë: “Allahu”.” (3)
Kështu që ky shpjegim është i pabazë, sepse ajo çfarë e bën dallimin mes besimit të
myslimanit dhe besimeve të shiitëve, katolikëve, protestantëve, ortodoksëve, çifutëve dhe shumë sekteve të ndryshme fetare është pikërisht njësimi i Allahut të vetëm në adhurim e jo vetëm ta njësosh Atë si Krijues dhe Sundues i qiejve dhe tokës dhe gjithçka që ekziston, sepse të gjitha këto fe apo sekte e njohin dhe e pranojnë ekzistencën e Krijuesit apo Zotit, porse fatkeqësia dhe padrejtësia e tyre qëndron në atë se ata adhurojnë të tjerë përveç Allahut apo edhe i adhurojnë të tjerët bashkë me Allahun.
“Vërtet, t’i bësh shok Allahut në adhurim, kjo është padrejtësia më e madhe!” (1)
Po ashtu, ka prej atyre që thonë se dëshmia La ilahe il-lallah do të thotë se Allahu është i adhuruar, porse edhe ky shpjegim është i kotë dhe e lë të hapur derën e adhurimit të të tjerëve bashkë me Allahun. Shumë njerëz adhurohen sot, të gjallë apo të vdekur qofshin ata, xhinë, melaqe, pejgamberë apo evlia, porse ata nuk e meritojnë këtë adhurim. Prandaj nuk mjafton që Allahu të adhurohet ose të njihet Ai si i adhuruar, porse duhet medoemos që t’i mohohet adhurimi çdokujt tjetër pos Tij, sepse adhurimi është një e drejtë e veçantë vetëm për Të dhe askush nuk meriton të adhurohet dhe nuk ka të drejtë që të adhurohet, qoftë ai xhin, pejgamber, evlia, hoxhë apo prift, këngëtar apo aktor, gurë apo pemë, hëna apo dielli…etj.
Allahu i Lartësuar ka thënë:
“Kjo ngaqë Allahu, Ai është i Vërteti, i Përhershmi (i Vetmi që adhurohet me të drejtë) dhe
asaj që i luten ata (idhujtarët) është e rreme, e kotë dhe vërtet Allahu, Ai është më i Larti, më i Madhi.”(1)
Vazhdon me temën: Kushtet e fjalës “La ilahe il-lallah”
Përgatiti: Faika Asani
www.teuhidi.com
(1) Mexhmu’ul-Fetaua, 10/249.
(2) Tefsiri i Kurtubiut, 2/291.
(3) Ma’rixhul-Kabul, 2/416 e Hafidh el-Hakemit.
(1) Lukman, 25.
(2) Mu’minun, 86.
(3) Junus, 31.
(1) Lukman, 13.
(1) Haxh, 62.
Leave a Reply