Blog
-
Drejtimi i nefsit drejt punëve të larta
mMyslimani duhet kujdesur që ta adaptojë nefsin në punë të larta… Pjegamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “All-llahu i Madhërishëm i do punët e larta e të ndershme, ndërsa i urren punët e ulëta e të poshtra.”[1]
Po ashtu ka thënë: “All-llahu e do moralin e lartë, ndërsa e urren moralin e ulët.”[2]
Medito rreth këtij tregimi të shkëlqyer:
Rexha’ ibën Hajve, ministri i Omer ibën Abdul-Azizit, tregon dhe thotë: “Isha njëherë me Omer ibën Abdul-Azizin, në kohën kur ishte udhëheqës i Medinesë. Ai më dërgoi t’i blija një petk. Unë i bleva një petk për pesëqind dërhemë. Kur e pa atë, tha: Petk i mirë, por qenka i lirë!
E kur u bë kalif i myslimanëve, më dërgoi t’i blija një petk. Unë i bleva një petk që kushtonte pesë dërhemë. Kur e pa petkun, tha: Petk i mirë, por qenka shumë i shtrenjtë!
Rexhai thotë: Kur i dëgjova këto fjalë, fillova të qaj.
Omeri më tha: Përse po qan, o Rexha’?
I thashë: M’u kujtua petku yt i para disa viteve dhe fjalët që i the për të.
Atëherë Omeri ia zbuloi Rexha ibën Hajves sekretin e kësaj situate dhe i tha: Unë kam një nefs lakmitar! Çdo gjë që kam pasur, ai sa herë ka dëshiruar të kem diçka më tepër se ajo. Nefsi im lakmoi të martohem me të bijën e xhaxhait tim, Fatime bintu Abdul-Melik, dhe u martova me të. Nefsi im lakmoi për udhëheqësinë e Medinesë, dhe ja, edhe atë e fitova. Nefsi im dëshiroi të marr kalifatin, dhe ja, edhe kjo m’u realizua. Ndërsa tani, o Rexha’, nefsi im lakmon për xhennet, dhe unë shpresoj të jem prej banorëve të tij.”
[1] Sahih: shënon Taberaniu në Mu’xhemul-Kebir (3/131). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (1890) e ka klasifikuar si hadith sahih.
[2] Sahih: shënon Hakimi në Mustedrek (1/1). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (1889) e ka klasifikuar si hadith sahih.
www.thirrjaislame.com
-
Shikimi në rezultatet e veprave
Çdo kënaqësi në haram, fundin e ka dënim në ahiret, nëse robi nuk pendohet. E çdo gjë e ndaluar në dynja dhe largim nga mëkati ndaj All-llahut të Madhërishëm, fundin e ka begati në ahiret.
Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Në ditën e kiametit do të sjellin njeriun prej banorëve të xhehennemit që ka jetuar më së miri në dynja. Do ta fusin në xhehenem vetëm një herë, e pastaj do t’i thonë: O biri i Ademit, a ke parë ndonjëherë të mira, a ke përjetuar ndonjë të mirë? Ai do të përgjigjet: Pasha All-llahun jo, o Zoti im. Pastaj do të sjellin njeriun prej banorëve të xhennetit që ka jetuar më së keqi në dynja. Do ta fusin në xhenet vetëm një herë dhe do t’i thonë: O biri i Ademit, a ke parë ndonjëherë të këqija, a ke përjetuar ndonjë të keqe? Ai do të përgjigjet: Pasha All-llahun, o Zot, asnjëherë nuk kam parë të këqija, asnjëherë nuk kam parë vështirësi.”[1]
[1] Sahih: shënon Muslimi (2807).
www.thirrjaislame.com