Category: Tema Islame

  • Largimi nga kënaqësitë e kësaj bote

    Largimi nga kënaqësitë e kësaj bote

    Duhet që mos të ketë për qëllim më leximin e tij ndonjë kënaqësi prej kënaqësive të kësaj botë,  qoftë ajo pasuri apo qeverisje apo popullaritet apo ngritje më shumë se sa bashkëkohasit e tij apo lavdërimi i njerëzve ose kthimi i shiqimeve të njerëzve kah ai ose të ngjashme, si dhe nuk bën që të nënçmon lexuesi mësimin e tij për të arrit në shërbimin e disave që i mëson, qoftë ajo ndonjë shërbim apo qoftë pasuri edhe nëse është pak, dhe nëse është dhuratë të cilën nëse nuk i kishte lexuar ai atij nuk ia kishte dhënë atij.

    Ka thënë Allahu i lartësuar: “Kush dëshiron vetëm fitimin e kësaj bote, ne ia japim, por në botën tjetër nuk ka hise“. Gjithashtu ka thënë i lartësuari :”Kush është që ka për qëllim vetëm këtë botë, ne atij që duam i japim aq sa duam“.

    Transmetohet nga ebu Hurejra (Allahu e mëshiroftë ) se ka thënë: ka thënë i dërguari alejhi selam:” Kush e mëson një dituri që nuk mësohet vetëm për hir të fytyrës së Allahut dhe ai nuk e mëson vetëm që të merr diqka nga të mirat e kësaj bote, nuk do ta nuhat erën e xhennetit ditën e kijametit“. Transmetohet nga ebu Davudi me zinxhir të vërtet, dhe ngjashëm me këtë ka shumë hadithe.

    Transmetohet nga Enesi (Allahu e mëshiroftë ) dhe Hudhejfe (Allahu e mëshiroftë ) dhe Ka’bi ibn Malik (Allahu e mëshiroftë ) se i dërguari alejhi selam  ka thënë:” Kush e kërkon diturinë që ti habitë të marrit ose të polemizon me të dijetarët ose ti kthen shiqimet e njerzve ka ai…le të përgatitet per një ulëse në zjarr”. Transmetohet nga Tirmidhiu nga Ka’b ibn Maliku dhe ka thënë:” do ta fus Allahu në zjarr”.

     

    Përktheu nga gjuha arabe :

    Mr. Ibrahim Sherifi

    www.thirrjaislame.com

     

     

  • Vlera e mësimit të njerëzve dhe thirja e tyre në të mirë

    Vlera e mësimit të njerëzve dhe thirja e tyre në të mirë

    Thotë Allahu i lartëmadhëruar : Ai është që arabëve të pashkolluar u dërgoi Pejgamberin nga mesi i tyre që t’ju lexojë ajetet e Tij t’i pastrojë ata, t’ua mësojë librin dhe urtësi. Sureja Xhumua ajeti 2.

    Gjithashtu thotë: Ju jeni populli më i dobishëm i ardhur për të mirën e njerëzve,të urdhëroni për të mirë të ndaloni nga veprat e këqia…

    Transmetohet nga Ebi Mesud Ukbete ibn Amir El Ensarij [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i i Dërguari i Allahut [paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të] ka thënë:Kush udhëzon në të mirë, ai ka shpërblimin e ngjashëm me veprusin e asaj vepre.(Transmeton Muslimi).

    Transmeton Ebu Hurejreja [Allahu qoftë i kënaquar me të], se i Dërguari i Allahut [paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të] ka thënë:Kush thërret në udhëzim ka shpërblimin e ngjashëm me të atyre që e kan pasuar pa u munguar atyre asgjë nga shpërblimi, e kush thërret në humbje, ka mëkatin e ngjashëm me të atyre që e pasojnë, pa u munguar atyre aspak nga mëkatet.(Transmeton Muslimi).

    Transmeton Ebu Umamete El Bahilij [Allahu qoftë i kënaquar me të], se i Dërguari i Allahut [paqa dhe mëshira e Alahut qoftë mbi të] ka thënë:Padyshim Allahu e lavdëron ndërsa melekët, banorët e qiellit dhe të tokës derisa edhe miza përdhese në vrimën e saj, bëjnë lutje dhe kërkojnë falje për njeriun që ua mëson njerëzve të mirën.(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se hadithi është hasen).

    Shpjegimi:

    Mësimi  njerëzve çështjet e fesë dhe thirrja e tyre në të mirë është prej veprave të Pejgamberëve të cilët Allahu i ka dërguar me këtë detyrë,dhe ky është misioni më madhështorë. Andaj Allahu ka zgjedhur për këtë mision krijesat më të mira të Tij.

    Kë e drejton Allahu në rrugën e atyre për të u’a mësuar njerëzve fenë dhe të mirat, ka arritur mirësi të madhe pasiqë nga përhapja e diturisë, urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja ndodhin të mira në tokë dhe njoftohen njerëzit me dëshmin e Allahut.

    Dobitë:

    1.Mësimi i të mirës njerëzve, është nga vepra e Pejgamberëve.

    2.Vlera e dhënjës mësim njerëzve nga çështjet e fesë së tyre,pasiqë kush ua mëson ndonjë dituri apo thërret në udhëzim ka shpërblimin e ngjashëm me vepërbërësit.

    3.Shpërblimi i madhë i atij që u’a mëson njerëzve të mirën, pasiqë Allahu e lavdëron, ndërsa banuesit e qiellit dhe të tokës kërkojnë falje për atë, përshkak të mirave që ndodhin nga përhapja e diurisë.

    4.Nga ajo që cituam më lartë shihet qartë vlera e thirrjes te Allahu, urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja.

     

    Përktheu nga gjuha arabe :

    Florim Islami

    www.thirrjaislame.com

  • Vlera e diturisë

    Vlera e diturisë

    Allahu I lartëmadhëruar thotë: “Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?”(sureja Zumer ajeti 9).

    Poashtu thotë: “Allahu i lartëmadhëruar lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri”.(El Muxadele ajeti 11).

    Dhe gjithashtu thotë: “Thuaj: “Zoti im, më shto diturin”.(Ta-ha ajeti 114).

    Transmetohet nga Muaviu (Allahu e mëshiroftë ) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut ka thënë: “Kujt i dëshiron Allahu I lartëmadhëruar mirë, e përudhë për të kuptuar dispozitat e fikhut (sheriato-juridike)”.

    Transmetohet nga Ebu Ed-Derda (Allahu e mëshiroftë ) se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: “Kush niset për në rrugë duke kërkuar dije, Allahu I lartëmadhëruar do t’ia lehtësojë rrugën për në Xhennet.  Vërtet edhe melekët ndërpresin fluturimin e tyre (në shenjë respekti) për kërkuesin e dijes nga kënaqësia me veprën e tij. Për dijetarin falje kërkon çdo gjë në qiej dhe në tokë, e madje edhe peshqit në ujë.

    Vlera e dijetarit ndaj robit të devotshëm është sikur që është vlera e hënës ndaj planetave të tjera. Vërtet dijetarët janë trashëgimtarë të pejgamberëve; pejgamberët nuk kanë lënë trashëgimi dinarë as dirhem, ata vërtet kanë lënë për trashëgimi dijen.

    Prandaj kush e merr, le ta marrë në përmasën më të madhe”.

    Transmetohet nga Ebu Hurejre (Allahu e mëshiroftë ) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut  ka thënë: “Kur vdes njeriu, sevapet i pushojnë ti arrijnë, pëveç në tri raste: sadakasë së përhershme, shkencës prej të cilës ka dobi njerëzia dhe fëmijës së mirë i cili lutet për të”.

    Shpjegimi:

    Dituria sheriatike ka pozitë të lartë në fe.

    Allahu i lartëmadhëruar na nxiti në të dhe i vlerësoi dijetarët mbi të tjerët. Dhe kërkimin e diturisë e bëri prej mënyrave më të vlefshme për t’u afruar te Allahu i lartmadhëruar dhe e bëri prej shkaqeve më të mëdha për të hy në Xhennet, duke patur parasysh se dituria dhe mësimi bëjnë të mundshme njohjen e Allahut të lartëmadhëruar sa më mirë dhe njohjen e urdhërave dhe ndalesave të Tij, poashtu ndihmon në ngritjen dhe mëkëmbjen e fesë.

    Prandaj dijetarët janë trashëgimtarët e pejgamberëve, për arsye se pejgamberët ua lanë si trashëgimi njerëzve diturinë sheriatike, e kush merr prej kësaj diturie, ai është trashëguesi i tyre. Dhe kujt Allahu I  lartëmadhëruar  dëshiron mirë prej robërve, ia lehtëson mësimin e çështjeve fetare.

    Dobitë:

    1.Vlera e diturisë dhe dijetarëve, të cilët janë trashëgimtar te Pejgamberëve.

    2.Të kuptuarit e fesë është argument se Allahu I lartmadhëruar ia dëshiron robit të mirën.

    3.Vërtet kërkimi i diturisë është një prej shkaqeve për fitimin e Xhennetit.

    4.Vërtet njëra prej trashëgimive më të mira që njeriu e len pas vete është dituria e dobishme, sepse shpërblimi i saj vazhdon edhe pas vdekjes së njeriut.

     

    Përktheu nga gjuha arabe :

    Florim Islami

    www.thirrjaislame.com

     

  • Sinqeriteti  dhe qëllimi

    Sinqeriteti dhe qëllimi

    Falënderimi i takon Allahut të lartësuar, paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij dhe mbi gjithë ata që ndjekin rrugën e Tij.

    Thotë Allahu i lartmadhëruar “Kush ka për qëllim jetën e kësaj bote dhe të mirat e saj, Ne do t‘u plotësojmë atyre shpërblimin e veprave të tyre në të,dhe atyre nuk do t’u mungoj gjë.

     Të këtillët në botën tjetër u përket vetëm xhehenemi, ajo që punuan dhe vepruan ata ka dështuar dhe është asgjësuar” Hud 15-16

     

    Transmeton Umer ibn Hattabi [Allahu qoftë i kënaqur me të] se ka dëgjuar të Dërguarin [salallahu alejhi we selem] duke thënë:Veprat janë sipas qëllimit dhe çdokujt i takon ajo që e ka për qëllim.Prandaj kush shpërngulet bën hixhret për shkak të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, shpërngulja e tij është për Allahun dhe të Dërguarin e Tij.Ndërsa shpërngulja e kujt është të fitoj disa të mira të kësaj bote ose të martohet me ndonjë femër, i atilli nuk do të fitojë tjetër përveç çka ka pasur për qëllim.(Mutefekun alejhi).

     

    Nga ebu Hurejreja [Allahu qoftë i kënaqur me të] se ka dëgjuar të Dërguarin [salallahu alejhi we selem] duke thënë:  Njerëzit e parë që gjykohen në ditën e kijametit janë:Njeriu i cili ka rënë dëshmorë bihet në ditën e kijametit e Allahu ia përmenden dhuntit e Tij e ai i kujton,mandej i thotë çfarë ke vepruar me ato dhunti? Kam luftuar vetëm për të arritur kënaqësin tënde deri sa jam mbytur,përgjigjet njeriu. I thotë Allahu:gënjen, ke luftuar që të thuhet se je i guximshëm dhe është thënë, pastaj urdhërohen (melekët) që ta marrin, tërhiqet zvarrë dhe hudhet në zjarr.

    Njeriu që ka marr dituri, i ka mësuar të tjerët dhe e ka lexuar Kur’anin, bihet dhe Allahu ia përmend dhuntit e tij ndaj tij e ai i kujton (i pranon), e pyet çfarë ke vepruar me ato?

    Kam kërkuar diturin, ia kam mësuar të tjerve dhe kam lexuar kur’anin,gjithë këtë e kam bërë për të arritur vetëm kënaqësin tënde, përgjigjet njeriu. I thotë Allahu: gënjen.ke kërkuar diturin që të thuhet se je dijetar dhe e ke lexuar Kur’anin që të thuhet se je lexues i Kur’anit dhe është thënë.

    Mandej urdhërohen (melekët)që ta marrin, tërhiqet zvarrë dhe hudhet ne zjarrë.

    Dhe njeriut që Allahu ia ka lehtësuar (jetën) i ka dhuruar pasuri nga të gjitha llojet, bihet dhe Allahu ia përmendë dhuntit e Tij e ai i kujton.  I thotë Allahu: Çfarë ke vepruar me to?

    Nuk kam lënë ndonjë vepër për të cilën dëshiron që të shpenzohet nga pasuria,vetëm se kam shpenzuar në atë rrugë, vetëm për të arritur kënaqësin tënde, përgjigjet njeriu.

    I thotë Allahu:  gënjen.ke shpenzuar që të thuhet se je bujar,dhe është thënë. Pastaj urdhërohen (melekët) që ta marrin, tërhiqet zvarrë dhe hudhet në zjarrë. (Muslimi në sahihun e tij)

    Shpjegimi:

    ”Qëllimi” është esenca e veprës, andaj pranimi i veprës dhe refuzimi i saj mvaret nga qëllimi i vepruesit të asaj vepre. Kush vepron ndonjë vepër vetëm për hirë të Allahut duke e dëshiruar me atë vepër shpërblimin në ditën e kijametit dhe vepra e tij është në pëlqim me sunnetin e të Dërguarit [salallahu alejhi we selem],është e pranuar. Kush vepron ndonjë vepër dhe nuk e bën për Allahun ose diturin që ka përfituar nuk e ka për hirë të Allahut ashtuqë me vepren e tij ka për qëllim dikend tjetër,vepra e tij është e refuzuar dhe ajo vepër është ndëshkim për kryersin e asaj vepre.

    Dobitë:

    1.Nga kushtet e pranimit të veprës është sinqeriteti, që don të thot me kryerjen e veprës të dëshirohet vetëm kënaqësia e Allahut.

    2.Rëndësia e sinqeritetit,pasiqë vepra e cila kryhet pa sinqeritet është ndëshkim për kryersin e asaj vepre.

    3.Nuk është e mjaftuar që vepra të ketë nga jasht pamjen e mirë që të jetë e pranuar.

    4.Obligimi në përmirësimin e qëllimit në çdo vepër dhe kujdesi ndaj tij.

     

    Përktheu nga gjuha arabe :

    Florim Islami

    www.thirrjaislame.com

     

  • A I KAPLON XHENNETLINJTË MËRZIA APO MONOTONIA?

    A I KAPLON XHENNETLINJTË MËRZIA APO MONOTONIA?

    PYETJE: Xhennetlinjtë pasi të hynë në xhennet dhe t’i shijojnë të gjitha kënaqësitë në të, a i kaplon ndonjëherë monotonia, mërzia apo pesimizmi?

    PËRGJIGJE: Falënderimi i takon All-llahut. Ndërsa përshëndetjet qofshin për të dërguarin e All-llahut, familjen e tij dhe shokët e tij.

    Për sa i përket pyetjes rreth asaj se xhennetlinjtë pasi të hynë në xhennet dhe pas shijimit dhe përjetimit të të gjitha kënaqësive, a do të mërziten apo kënaqësitë t’u bëhen monotone, këtë gjë e thotë ai që nuk e ka kuptuar realitetin e jetës në Vendin e Kënaqshëm pranë Zotit Bujar dhe Sunduesit të Plotfuqishëm e të Madhërishëm, një vend të cilin All-llahu i Madhërishëm e ka përgatitur si vendbanim për të dashurit e Tij, ku do t’i nderojë dhe do t’i shpërblejë.

    All-llahu i Madhërishëm thotë: S’ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, vendpritje për ta janë xhennetet e Firdevsit. Aty do të jenë përgjithmonë, e nuk kërkojnë të largohen nga ai (ose t’u ndryshohet).” (El-Kehf 107-108)

    Ibën Kethiri, All-llahu e mëshiroftë, thotë: “Pjesa e ajetit: “nuk kërkojnë të largohen nga ai (ose t’u ndryshohet).”, jep të kuptohet se ata e duan dhe e dëshirojnë xhennetin, edhepse ka mundësi që dikush të mendojë se ai që qëndron gjithnjë në vendin e njëjtë, pas një kohe mërzitet dhe pesimizohet. Pra, All-llahu i Madhërishëm na ka informuar se edhe përkundër kësaj vazhdimësie dhe përjetshmërie, ata nuk kërkojnë ndërrimin, transferimin, largimin, udhëtimin apo ndryshimin e atij vendi.”

    Prandaj, kur xhennetlinjtë hynë në xhennet dhe shohin se ç’ka në të, do ta emërtojnë ‘Darul-Mukameh’ (Vend i Përjetshëm), siç na tregon All-llahu i Madhërishëm në lidhje me këtë duke thënë: “E ata thonë: “Falënderuar qoftë All-llahu që largoi prej nesh brengat; vërtet, Zoti ynë është që falë shumë dhe është bamirës”. I cili nga mirësia e Tij na vendosi në vendin e përjetshëm, ku nuk do të na prekë ndonjë mundim fizik dhe ku nuk na prekë ndonjë molisje.” (Fatir 34-35)

    Krahas kësaj, begatitë e xhennetit janë të ripërtëritshme dhe gjithnjë janë në shtim e sipër. E si ka mundësi në rrethana të këtilla dikush të mërzitet?! Argument për këtë e kemi edhe hadithin e pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, i cili thotë: Në xhennet ka një treg, tek i cili xhennetlinjtë shkojnë çdo të premte. Aty ka kodrina me parfum, të cilën e frynë një erë e veriut e ua përplas fytyrës dhe rrobave të tyre, dhe kështu u shtohet bukuria e hijeshia. E kur kthehen te familja e tyre, më të bukur dhe më të hijshëm, familja e tyre u thotë: Pasha All-llahun, qenkeni bërë më të bukur dhe më të hijshëm. Edhe këta do t’ua kthejnë: Edhe ju qenkeni bërë më të bukur dhe më të hijshëm.” (Shënon Muslimi)

     

    Përktheu nga arabishtja: Fahrudin REXHEPI

    www.thirrjaislame.com

  • RRUGA DREJT PËRFUNDIMIT TË MIRË

    RRUGA DREJT PËRFUNDIMIT TË MIRË

    PYETJE: A ekzistojnë shenja që vërtetojnë përfundimin e mirë?

    PËRGJIGJE: Falënderimi i takon All-llahut.

    Fillimisht t’i themi ca fjalë për përfundimin e mirë.

    Përfundim i mirë do të thotë që robit në fund të jetës së tij t’i mundësohet largimi nga gjërat që e hidhërojnë All-llahun, pendimi nga mëkatet dhe përkushtimi ndaj ibadeteve dhe punëve të mira, e pastaj ta gjejë vdekja duke qenë në këtë gjendje të mirë. Prej haditheve që transmetohen në këtë kuptim është hadithi që na përcillet nga Enes ibën Maliku radijAll-llahu anhu, i cili thotë se i dërguari i All-llahut ka thënë: “Kur All-llahu ia dëshiron robit të Tij hairin, e përdorë atë.” E si e përdorë? – pyetën sahabët. Tha: “E orienton në një punë të mirë para vdekjes.” (Shënojnë Ahmedi 11625 dhe Tirmidhiu 2142. Shejh Albani në librin e tij Es-Silsiletus-Sahiha 1334 e ka klasifikuar si hadith sahih).

    Po ashtu i dërguari i All-llahut ka thënë: “Kur All-llahu ia dëshiron robit të Tij hairin, e bën të dashur në mesin e njerëzve.” E si ndodh kjo, o i dërguari i All-llahut? – pyetën njerëzit. Ai tha: “All-llahu i Madhërishëm ia hapë dyert e një pune të mirë para vdekjes, e pastaj ia merr shpirtin duke qenë në atë punë.” (Shënon Ahmedi 17330. Shejh Albani në librin e tij Es-Silsiletus-Sahiha 1114 e ka klasifikuar si hadith sahih).

    Përfundimi i mirë ka disa shenja. Disa prej tyre i shfaqen atij që është në prag të vdekjes, e disa të tjera u shfaqen njerëzve përreth tij.

    Përsa i përket shenjës e cila ia shfaq robit përfundimin e mirë është se në prag të vdekjes, atij i jepet myzhdeja që All-llahu është I Kënaqur me të dhe i realizohet një nderim nga mirësia e All-llahut të Madhërishëm, I Cili thotë: E, s’ka dyshim se ata që thanë: “All-llahu është Zoti ynë”, dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): të mos frikësoheni, të mos pikëlloheni, keni myzhde xhennetin që ju premtohej.” (Fussilet 30). Kjo myzhde u jepet besimtarëve në momentet e fundit të jetës. (Tefsir Ibën Sa’di, 1256).

    Argument tjetër që vërteton këtë gjë është edhe hadithi që na përcillet nga Ubade ibën Samiti radijAll-llahu anhu se pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush e do takimin me All-llahun, edhe All-llahu e do takimin me të; kush e urren takimin me All-llahun, edhe All-llahu e urren takimin me të.” Aisheja radijAll-llahu anha apo disa prej grave të tij thanë: Vërtet ne e urrejmë vdekjen. Ai tha: “Nuk është (për qëllim) kjo, por besimtarit nëse i afrohet vdekja, përgëzohet me kënaqësinë dhe fisnikërinë e All-llahut, e nuk ka asgjë më të dashur për të sesa ajo që e ka përpara vetes, kështu që e dëshiron takimin me All-llahun dhe All-llahu e dëshiron takimin me të. E nëse mosbesimtarit i afrohet vdekja, përgëzohet me dënimin dhe ndëshkimin e All-llahut, e nuk ka asgjë më të urryer për të sesa ajo që e ka përpara vetes, kështu që e urren takimin me All-llahun dhe All-llahu e urren takimin me të.” (Shënojnë  Buhariu 6507 dhe Muslimi 2683).

    Ndërsa përsa i përket shenjave të përfundimit të mirë, ato janë të shumta. Dijetarët, duke u bazuar në tekstet sheriatike që kanë të bëjnë me këtë temë, i kanë nxjerrur këto shenja. Prej tyre po përmendim:

    1. Shqiptimi i shehadetit në momentet e vdekjes

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: Kush e ka fjalë të fundit fjalën ‘La ilahe il-lAll-llah’, do të hyjë në xhennet.” (Shënon Ebu Davudi 3116. Shejh Albani në librin e tij Sahih Ebi Davud 2673, e ka klasifikuar si hadith sahih).

    1. Vdekja me djersitje të ballit

    Nga Burejde ibën Husajbi radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: E kam dëgjuar të dërguarin e All-llahut duke thënë: “Vdekja e besimtarit shoqërohet me djersitje të ballit.” (Shënojnë Ahmedi 22513, Tirmidhiu 980 dhe Nesaiu 1828. Shejh Albani në librin e tij Sahih Et-Tirmidhi e ka klasifikuar si hadith sahih).

    3 Vdekja në luftë në rrugën e All-llahut

    All-llahu i Madhërishëm thotë: Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre. Janë të gëzuar me atë që u dha All-llahu nga të mirat e Tij, dhe atyre që kanë mbetur ende pa iu bashkuar rradhëve të tyre, u marrin myzhde se për ta nuk ka as frikë dhe as që kanë pse të brengosen. Ata janë të gëzuar me begati e dhurata që ua dha All-llahu, e s’ka dyshim se All-llahu nuk ua humb shpërblimin besimtarëve.” (Alu Imran 169-171). Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem thotë: “Kush vritet në rrugë të All-llahut, ai është shehid; kush vdes në rrugë të All-llahut, ai është shehid.” (Shënon Muslimi 1915).

    1. Vdekja nga murtaja

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Murtaja është shehidllëk i çdo myslimani.” (Shënojnë Buhariu 2830 dhe Muslimi 1916). Nga Aisheja radijAll-llahu anha na përcillet se ka thënë: E kam pyetur të dërguarin e All-llahut për murtajën dhe ai më ka treguar se: “Ajo është dënim që All-llahu ia dërgon kujt të dojë, ndërsa për besimtarët e ka bërë mëshirë. Nuk ka asnjë rob që gjendet në vendin ku është shpërndarë murtaja dhe qëndron aty, duke bërë durim, duke shpresuar tek All-llahu dhe duke e ditur se asgjë nuk do ta godasë përveç asaj që All-llahu ia ka caktuar, e të mos e ketë shpërblimin e shehidit.” (Shënon Buhariu 3474).

    1. Vdekja nga sëmundjet e barkut

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “… ai që vdes nga dhimbjet e barkut është shehid.” (Shënon Muslimi 1915).

    1. Vdekja nën gërmadha dhe nga përmbytja

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Shehidët janë pesë kategori: Ai që vdes nga murtaja, ai që vdes nga dhimbjet e barkut (peritoniti, fryrja e barkut, diarrea ose çdo lloj dhimbjeje barku që shkakton vdekje), i përmbyturi, ai që vdes nën gërmadha dhe shehidi në rrugën e All-llahut.” (Shënojnë Buhariu 2829 dhe Muslimi 1915).

    1. Vdekja e gruas gjatë lehonisë (nifasit) apo shtatzënisë

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Gruaja e cila vdes shtatzënë është shehide.” (Shënon Ebu Davudi 3111).

    Nga Ubade ibën Samiti radijAll-llahu anhu na përcillet se i dërguari i All-llahut tregonte për shehidët, dhe në mesin e tyre përmendi edhe: “Gruaja shtatzënë të cilës i vdes fëmija në bark dhe kjo shkakton edhe vdekjen e saj është shehide; fëmija e tërheq atë me placentën e tij për në xhennet.” (Shënon Ahmedi 17341. Shejh Albani në librin e tij El-Xhenaiz fq. 39, e ka klasifikuar si hadith sahih).

    1. Vdekja nga djegia

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Vdekja në rrugën e All-llahut është shehidllëk, vdekja nga murtaja është shehidllëk, vdekja nga përmbytja është shehidllëk, vdekja nga dhimbjet e barkut është shehidllëk; fëmija e tërheq lehonën me placentën e tij për në xhennet.” (Shejh Albani thotë: Hadithi është Hasen Sahih, Sahih Et-Tergibi vet-Terhib 1396).

    1. Vdekja në mbrojtje të fesë, pasurisë dhe vetes

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush vritet duke mbrojtur pasurinë e tij është shehid, kush vritet duke mbrojtur fenë e tij është shehid, kush vritet duke mbrojtur gjakun e tij është shehid.” (Shënon Tirmidhiu 1421).

    1. Vdekja duke bërë roje në rrugën e All-llahut

    Nga Selman El-Farisiu radijAll-llahu anhu na përcillet se pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: Të bërit roje në rrugë të All-llahut një ditë e një natë, tek All-llahu është më me vlerë se sa agjërimi i një muaji dhe falja në netët e tij; e nëse vdes i vazhdon puna që ka punuar, i vazhdon risku dhe garantohet nga sprovimi.” (Shënon Muslimi 1913).

    1. Vdekja në ndonjë punë të mirë

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush thotë ‘La ilahe il-lAll-llah’ duke synuar kënaqësinë e All-llahut dhe e përfundon (jetën) me këtë fjalë, hyn në xhennet. Kush jep sadeka (lëmoshë) dhe e përfundon jetën në këtë vepër, hyn në xhennet.” (Shënon Ahmedi 22813. Shejh Albani në librin e tij El-Xhenaiz fq. 43, e ka klasifikuar si hadith sahih).

    Këto shenja janë myzhde të mira që vërtetojnë përfundimin e mirë. Por megjithatë, ne nuk pohojmë për ndonjë njeri se është banor i xhennetit, përveç atyre për të cilët ka dëshmuar pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem se do të jenë banorë të xhennetit, si dhjetë sahabët e përgëzuar me xhennet, etj.

    E lusim All-llahun të na mundësojë përfundim të mirë.

     

    Përktheu nga arabishtja: Fahrudin REXHEPI

    www.thirrjaislame.com

  • A KA ARGUMENT SE XHINNI HYN NË TRUPIN E NJERIUT?

    A KA ARGUMENT SE XHINNI HYN NË TRUPIN E NJERIUT?

    PYETJE: A ka argument se xhinni hyn në trupin e njeriut?

     

    PËRGJIGJE: Falënderimi i takon All-llahut.

    Po, ka argumente nga kur’ani dhe sunneti se xhinni mund të hyjë në trupin e njeriut. Argument nga kur’ani e kemi ajetin ku All-llahu i Madhërishëm thotë: Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngriten ndryshe vetëm se si ngritet i çmenduri nga të prekurit e shejtanit.” (El-Bekare 275).

    Ibën Kethiri, All-llahu e mëshiroftë, gjatë komentit të këtij ajeti thotë: “D.m.th. nuk ngriten nga varret e tyre në ditën e kiametit ndryshe veçse sikur epileptiku gjatë epilepsisë së tij dhe sikur ai që preket nga shejtani.”

    Ndërsa argument nga sunneti e kemi hadithin e pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, i cili thotë: “Shejtani shkon në çdo pjesë të trupit të njeriut sikur gjaku.”

    Esh’ariu në librin e tij Mekalatu Ehlis-Sunneti vel-Xhemaati thotë: “Ehlus-Sunneti thonë: Xhinni hyn në trupin e të prekurit (sëmurit) nga sihri.”, dhe këtë e bazoi në ajetin që përmendëm më sipër.

    Abdullahu, i biri i Ahmed ibën Hanbelit thotë: “I thashë babait tim: Disa njerëz mendojnë se xhinni nuk hyn dot në trupin e njeriut. E ai më tha: O biri im, ata e kanë gabim. Ja, xhinni flet me gjuhën e tij (njeriut).”

    Po ashtu, Ahmedi dhe Bejhekiu shënojnë se njëherë të dërguarit të All-llahut i sollën një fëmijë të xhindosur, ndërsa me këtë rast pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem filloi të thotë: “Dil, o armik i All-llahut! Dil, o armik i All-llahut!” Ndërsa në një transmetim tjetër: “Dil, o armik i All-llahut. Unë jam i dërguari i All-llahut!”, dhe fëmija u shërua.

    Pra, siç shihet, në lidhje me këtë çështje kemi një argument nga kur’ani dhe dy argumente nga sunneti. Po ashtu ky është mendimi i ehlus-sunnetit dhe xhematit dhe imamëve të selefit. Veç kësaj, edhe realiteti e dëshmon një gjë të tillë.

    Por megjithatë, ne nuk mohojmë që xhindosja mund të jetë nga ndonjë shkak tjetër, si çrregullim i sistemit nervor, defekt në tru, etj.

     

    Shejh Muhammed ibën Salih EL-UTHEJMIN

    Përktheu nga arabishtja: Fahrudin REXHEPI

    www.thirrjaislame.com

  • ZULLUMI BËHET ERRËSIRA NË DITËN E KIAMETIT

    ZULLUMI BËHET ERRËSIRA NË DITËN E KIAMETIT

    Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve. Ndërsa përshëndetjet dhe bekimet qofshin për të dërguarin e All-llahut, familjen, shokët e tij dhe për ata që e pasojnë udhëzimin e tij.

    Në këtë temë do të flasim rreth një dukurie e cila është përhapur në mesin e disa njerëzve, dhe e cila është përmendur në kur’anin famëlartë dhe në sunnetin e pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem; ndonjëherë në formë të qortimit e ndonjëherë duke sqaruar përfundimin e keq të zullumqarit.

    Ajo është dukuria e zullumit, të cilin All-llahu i Madhërishëm ia ka ndaluar Vetes dhe e ka bërë të ndaluar për robërit e Tij. All-llahu i Madhërishëm në një hadith kudsij thotë: “O robërit e mi, Unë ia kam ndaluar Vetes zullumin dhe e kam bërë të ndaluar mes jush, prandaj mos i bëni zullum njëri-tjetrit.” (Shënon Muslimi).

    Nga Xhabiri radijAll-llahu anhu na përcillet se i dërguari i All-llahut ka thënë: “Largohuni nga të bërit zullum, sepse zullumi në ditën e kiametit bëhet errësira. (Shënon Muslimi).

    Zullumi ndahet në tri lloje:

    Lloji i parë: Zullumi i njeriut ndaj Zotit të tij, dhe kjo nënkupton mohimin dhe mosbesimin ndaj All-llahut të Madhërishëm, I Cili thotë: Pabesimtarët janë mizorë.” (El-Bekare 254). Po ashtu nënkupton edhe shirkun në ibadet ndaj All-llahut, që ka për qëllim bërjen e disa ibadeteve për dikë tjetër pos All-llahut të Madhërishëm, I Cili thotë: “Idhujtaria (shirku) është padrejtësi më e madhe!” (Lukman 13).

    Lloji i dytë: Zullumi i njeriut ndaj vetes, dhe kjo nënkupton pasimin e epshit dhe nëpërkëmbjen e obligimeve fetare, fëlliqjen e vetes me gjurmët e ndikimit të mëkateve, krimeve dhe të këqijave. All-llahu i Madhërishëm thotë: “All-llahu nuk u bëri padrejtësi atyre, por ata ishin që vetvetes i bënë padrejtësi.” (En-Nahl 33).

    Lloji i tretë: Zullumi i njeriut ndaj robërve dhe krijesave të All-llahut, dhe kjo nënkupton ngrënien e pasurisë së njerëzve në mënyrë të padrejtë, rrahja, fyerja, armiqësia dhe dominimi ndaj të dobtëve. Zullumi zakonisht i bëhet të dobëtit, i cili nuk ka mundësi të mbrohet e as t’ia dalë mbanë me të fuqishmin.

    Disa forma të zullumit ndaj robërve dhe krijesave të All-llahut:

    Uzurpimi i tokës

    Nga Aisheja radijAll-llahu anha na përcillet se pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: Kush ia merr dikujt një pëllëmbë toke padrejtësisht, atij njeriu do t’i lidhet një zinxhir në fyt dhe do të shafitet shtatë pashë në dhé në ditën e kiametit.” (Shënojnë Buhariu dhe Muslimi).

    Zhagitja e dhënies së hakut atij që e meriton

    Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se i dërguari i All-llahut ka thënë: “Zhagitja e hakut nga pasaniku është zullum.” (Shënojnë Buhariu dhe Muslimi).

    Mosdhënia e pagës punëtorit

    Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “All-llahu i Madhërishëm ka thënë: Unë do të jem armik i tre njerëzve në ditën e kiametit: …, …, dhe një njeri që ka marrë një punëtor me pagë dhe nuk i ka dhënë pagën.” (Shënon Buhariu).

    Me këtë rast më bie ndërmend një ndodhi që e kam dëgjuar nga një hoxhë në një prej xhamive të Mekës, i cili tha: Një njeri kishte punuar te një punëdhënës, ndërsa ky i fundit nuk i kishte bërë pagesën për tre muaj. Punëtori vazhdimisht ia kërkonte pagën dhe i thoshte që ka nevojë të madhe për ato para. I thoshte se ka dy prindër, bashkëshorten dhe fëmijët në fshatin e tij dhe ata kanë nevojë urgjente, por punëdhënësi nuk iu përgjigj kërkesave të tij, sikur në veshët e tij të kishte shurdhim të rëndë. Atëherë njeriu i tha: Mua më mjafton All-llahu kundër teje. Në Dorën e Tij e lë këtë çështje. Vallahi do t’i lutem All-llahut kundër teje. Punëdhënësi i tha: Shko dhe lutu kundër meje te Qabeja, e shau dhe e përzuri. Dhe përnjëmend, njeriu iu përgjigj kërkesës së tij, shkoi dhe u lut te Qabeja duke zgjedhur kohët kur duaja është më afër pranimit. Ishin këto ditë të Ramazanit të bekuar. All-llahu i Madhërishëm thotë: E ata që bënë zullum do ta kuptojnë se ç’përfundimi i shkojnë (ç’dënim të ashpër ose ç’vendi në xhehennem do t’i nënshtrohen).” (Esh-Shuara’ 227). Ditët kalonin. Pas ca kohe, borxhliu u sëmur rëndë, saqë nuk e lëvizte trupin dot. Sëmundja e lodhi aq shumë saqë për një kohë të gjatë qëndroi në spital. Punëtori morri vesh se ç’kishte ngjarë me të, dhe vendosi të shkojë për ta vizituar bashkë me disa njerëz. Borxhliu kur e pa, i tha: A je lutur kundër meje? Po – tha ai, dhe në vendin që ti e kërkove prej meje. Atëherë borxhliu e thirri të birin e vet dhe i tha: Jipja këtij të gjithë borxhin që ia kam. Pastaj kërkoi falje prej tij dhe i kërkoi që ta lusë All-llahun për shërimin e tij.

    Betimi i rrejshëm për t’i marrë të drejtën njerëzve

    Nga Ebu Umame Ijjas ibën Tha’lebe El-Harithiu radijAll-llahu anhu na përcillet se i dërguari i All-llahut ka thënë: “Kush ia merr të drejtën një myslimani me betim, All-llahu ia ka bërë obligim zjarrin dhe ia ka bërë haram xhennetin.” Një njeri tha: Edhe nëse është ndonjë gjë e vogël, o i dërguari i All-llahut? Ai tha: “Edhe nëse është një degëz e erakut (degë e pemës së misvakut).” (Shënon Muslimi).

    Sihri, me të gjitha llojet e tij

    Këtu po veçojmë sihrin për ndarjen mes dy bashkëshortëve. All-llahu i Madhërishëm thotë: E, mësonin (njerëzit) prej atyre dyve atë (magji) me çka ndanin burrin prej gruas së vet.” (El-Bekare 102). Nga Ebu Hureja radijAll-llahu anhu na përcillet se pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Largohuni shtatë mëkateve shkatërruese.” Thanë: Cilat janë ato, o i dërguari i All-llahut? Ai tha: Shirku ( idhujtaria), sihri (magjia), mbytja e njeriut padrejtësisht, ngrënia e kamatës, ngrënia e pasurisë së jetimit, ikja nga vija e frontit dhe shpifja ndaj grave të ndershme.” (Shënojnë Buhariu dhe Muslimi).

    Mosbërja drejtësi mes fëmijëve

    Nga Nu’man ibën Beshiri radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “Babai im më bëri një dhuratë, ndërsa nëna ime tha: Nuk jam e pajtimit me këtë gjë derisa të kërkosh dëshmi për këtë nga i dërguari i All-llahut. Babai im shkoi tek i dërguari i All-llahut për të kërkuar dëshmi prej tij për dhuratën që ma kishte bërë. I dërguari i All-llahut i tha: “A u ke bërë dhuratë të njëjtë të gjithë fëmijëve të tu?” Ai i tha: Jo. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem i tha: “Kini frikë All-llahun dhe trajtojini të gjithë fëmijët tuaj me drejtësi. Unë nuk dëshmoj për padrejtësi.” Kështu, babai im u kthye dhe e morri dhuratën e tij prapa.” (Shënojnë Buhariu dhe Muslimi).

    Mbyllja e kafshëve dhe shpezëve derisa të ngordhin

    Nga Abdullah ibën Omeri radijAll-llahu anhuma na përcillet se i dërguari i All-llahut ka thënë: “Një grua u fut në zjarr (xhehennem) për shkak të një maceje të cilën e kishte lidhur dhe as nuk e kishte ushqyer e as nuk e kishte lënë të lirë të hante nga ushqimet e tokës, derisa kishte ngordhur.” (Shënojnë Buhariu dhe Muslimi).

    Dëshmia e rrejshme

    Nga Enesi radijAll-llahu anhu na përcillet se i dërguari i All-llahut njëherë i përmendi mëkatet e mëdha dhe tha: “Shirku, arroganca ndaj prindërve dhe mbytja e njeriut.” Pastaj tha: “A t’ju rrëfej për mëkatin më të madh? – Dëshmia e rrejshme.” (Shënon Buhariu dhe Muslimi).

    Po ashtu këtu mund të numrojmë edhe forma të tjera të zullumit ndaj robërve dhe krijesave të All-llahut, si: Ngrënia e mehrit të gruas me forcë, vjedhja, shqetësimi i besimtarëve, besimtareve dhe fqinjëve, tradhtia, fshehja e dëshmisë, të folurit keq për të tjerët, zhdukja e të vërtetës, përgojimi, cenimi i nderit, bartja e fjalëve, mashtrimi i gafilit, thyerja e premtimit dhe mosmbajtja e fjalës, pengimi i të tjerëve, heshtja para të vërtetës, mospengimi i zullumqarit nga zullumi, si dhe lloje të tjera të zullumit, qofshin të dukshme apo të fshehta.

    O ti që i bën zullum tjetrit:

    Dije se lutja e atij që i bëhet zullum është e pranuar dhe nuk kthehet bosh, qoftë mysliman apo mosbesimtar. Nga Enesi radijAll-llahu anhu na përcillet se i dërguari i All-llahut ka thënë: “Kini frikë nga lutja e atij që i bëhet zullum edhe nëse është mosbesimtar, ngase para saj (lutjes) nuk ka pengesë (për t’u pranuar).” (Shënon Ahmedi).

    O zullumqar! Kujto fjalët e All-llahut të Madhërishëm: E ti kurrsesi mos e mendo All-llahun si të pakujdesshëm ndaj asaj që veprojnë zullumqarët; Ai vetëm është duke i lënë ata deri në një ditë në të cilën sytë shtangen (mbesin të hapur). (atë ditë) Ata të ngutur e duke u ngritur kokat e tyre lart, nuk lëvizin sytë e tyre (për të shikuar), e zemrat e tyre janë të zbrazura (nga frika).” (Ibrahim 42-43). “A mos mendon njeriu se do të lihet duke mos zënë asgjë (pa kurrfarë përgjegjësie).” (El-Kijameh 36). “Ne do t’i afrojmë ata dalëngadalë te dënimi prej nga nuk presin. Dhe atyre Unë u jap afat, sepse ndëshkimi Im është shumë i fortë.” (El-Kalem 44-45). E ata që bënë zullum do ta kuptojnë se drejt ç’përfundimi shkojnë (ç’dënim të ashpër ose ç’vendi në xhehennem do t’i nënshtrohen).” (Esh-Shuara’ 227). Ndërsa pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “All-llahu i jep afat zullumqarit (të vazhdojë me zullumin e tij) derisa kur ta dënojë nuk ka mundësi të shpëtojë.”, e pastaj e lexoi ajetin kur’anor: Ja, kështu është ndëshkimi i Zotit tënd, kur dënon vendet që janë zullumqare. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm, e i ashpër.” (Shënojnë Buhariu dhe Muslimi, ndërsa ajeti është në kaptinën Hud, nr. 102).

    O zullumqar! Përkujto vdekjen me agoninë dhe vështirësinë e saj, varrin me errësirën dhe ngushtësinë e tij, peshoren e kiametit dhe saktësinë e saj, siratin dhe hollësinë e tij, ringjalljen dhe gjendjen e saj, daljen para All-llahut dhe pamjen e saj. Përkujto kur meleku i vdekjes do të të vijë të ta marrë shpirtin. Përkujto kur do të të lëshojnë në varr vetëm me veprat e tua. Përkujto kur Zoti yt do të të thërrasë për llogari në ditën e gjykimit. Dhe përkujto qëndrimin tënd në ditën e gjatë të kiametit.

    Përkujto, o zullumqar, fjalët e pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem i cili thotë: “Në ditën e kiametit çdonjërit do t’i jepet e drejta (që i është marrë padrejtësisht në dynja), derisa edhe kafshët do të hakmerren mes vete, delja pa brirë do të hakmerret ndaj deles me brirë.” (Shënon Muslimi). Në ditën e kiametit shpagimi do të jetë duke i marrë zullumqarit nga veprat e mira të tij dhe duke ia dhënë atij që i është bërë zullum. Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush i ka bërë zullum vëllait të vet në nderin e tij a në diçka tjetër, le t’i kërkojë falje atij që sot, para ditës kur nuk do të ketë dinarë as dërhemë. Nëse ai ka vepra të mira, do t’i merren nga ato aq sa ka bërë zullum. E nëse nuk ka vepra të mira, atëherë do t’i merren mëkatet e të dëmtarit dhe do t’i jepen atij (që ka bërë zullum).” (Shënon Buhariu). Po ashtu nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: A e dini kush është i falimentuar (muflis)?” (Sahabët) Thanë: “I falimentuar sipas nesh është ai i cili nuk ka as para e as pasuri.” (I dërguari) Tha: “I falimentuar nga ummeti im është ai që në ditën e kiametit vjen me namaz, me agjërim, me zekat, por edhe me mëkatin e sharjes së një personi, me shpifje të një tjetri, me ngrënien e pasurisë së një tjetri, me gjakderdhjen e një personi, me rrahjen e një tjetri, dhe kështu secilit prej të dëmtuarve u jepen prej veprave të mira të këtij. E nëse harxhohen mirësitë e tij para se t’u paguhen borxhet, atëherë do të merren prej mëkateve të tyre dhe do t’i ngarkohen këtij, pastaj ky do të hidhet në zjarr.” (Shënon Muslimi).

    Por, megjithatë, myzhde për ty, o zullumqar!

    Kjo, ngase akoma ke kohë në dispozicion sepse dera e pendimit ende është e hapur. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “All-llahu e shtrin Dorën e Tij natën që mëkatari i ditës të pendohet, dhe e shtrinë Dorën e Tij ditën që mëkatari i natës të pendohet, derisa dielli të lindë nga perëndimi (deri në kiamet, shën. përkth.)(Shënon Muslimi).

    Por pendimi pranohet me plotësimin e katër kushteve:

    – Largimi nga mëkati

    – Keqardhja për të kaluarën

    – Vendosmëria për të mos iu kthyer mëkatit

    – Kthimi i të drejtave dhe gjërave te pronarët e tyre, si pasuria apo diçka e ngjashme.

    Bekimet e All-llahut qofshin me Muhammedin sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, me familjen dhe shokët e tij.

     

    Përktheu nga arabishtja: Fahrudin REXHEPI

    www.thirrjaislame.com

  • NJË FRAGMENT NGA SEVAD IBËN GAZIJJE radijAll-llahu anhu (emocionale)

    NJË FRAGMENT NGA SEVAD IBËN GAZIJJE radijAll-llahu anhu (emocionale)

    Sahabiu i nderuar Sevad ibën Gazijje radijAll-llahu anhu është një prej sahabëve të mëdhenj të cilët morrën pjesë në luftën e Bedrit, ku pati një ndodhi të rrallë me pejgamberin sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem. Kush është Sevad ibën Gazijje dhe cila është kjo ndodhi, do të mësojmë nga rreshtat në vijim.

    Kush është Sevad ibën Gazijje?

    Emri i tij i plotë është Sevad ibën Gazijje El-Ensari, nga pasardhësit e Adij ibën Nexh-xhar. Po ashtu thuhet se ai është aleat i këtij fisi, ndërsa është pasardhës i Belij ibën Amër ibën Haf ibën Kudaah.

    Ndodhia e Sevadit me të dërguarin e All-llahut

    Sevadi ka qenë pjesëmarrës në luftën e Bedrit dhe ka qenë prej sahabëve që qëndronin në radhën e parë të ushtrisë. Derisa i dërguari i All-llahut po i radhiste radhët e ushtarëve, në dorë mbante një shkop,ndërsa Sevad ibën Gazijje radijAll-llahu anhu kishte dalur pakëz jashtë radhës. I dërguari i All-llahut kur kaloi pranë tij, i ra lehtësisht në bark me shkopin që e kishte në dorë, duke thënë: “Drejtohu, o Sevad.”
    Goditja e të dërguarit të All-llahut ishte për të tërhequr vëmendjen e sahabëve, e jo për ta dëmtuar Sevadin apo për t’i shkaktuar dhimbje. Me atë rast Sevadi tha: “Më lëndove, o i dërguari i All-llahut, ndërsa All-llahu të ka dërguar me të vërtetën e me drejtësi.Dua të hakmirrem ndaj teje.” Pejgamberisal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem nuk ngurroi aspak dhe menjëherë e zbuloi barkun e tij, duke i thënë Sevadit: “Merre hakun tënd.”Por ajo që Sevadi e bëri ishte se me nxitim e përqafoi pejgamberin sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem dhe ia puthi barkun. Pejgamberisal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem i tha: “Ç’të shtyri ta bëshkëtë, o Sevad?” Sevadi u përgjigj: “O i dërguari i All-llahut, para nesh e kemi luftën, e unë dëshirova që gjëja e fundit mes meje dhe teje të jetë që lëkura ime të preket me lëkurën tënde.” Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem kur i dëgjoi këto fjalë, u lut për Sevadin radijAll-llahu anhu. (Shënojnë Ibën Is’haku, Ebu Nuajmi, Ibën Ethiri, e të tjerë).

    Atë ditë u zhvillua një luftë e ashpër, ndërsa Sevadi radijAll-llahu anhu luftoi si luan, madje ai ishte që e zuri rob lufte Halid ibën Hisham El-Mehzumiun.
    Kjo ndodhi tregon për dashurinë e madhe që sahabët kishin për të dërguarin e All-llahut. Ata nuk i frikoheshin vdekjes por dëshira e tyre ishte që gjëja e fundit e kësaj bote të jetë prekja e trupit të të dërguarit të All-llahut. Dikush prej tyre dëshironte ta përqafojë, dikush kërkonte prej tij lutje, e kështu me radhë. All-llahu qoftë I Kënaqur me të gjithë sahabët e të dërguarit të All-llahut.
    Bekimet e All-llahut qofshin me Muhammedinsal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, me familjen dhe shokët e tij.

    Përktheu nga arabishtja: Fahrudin REXHEPI

    www.thirrjaislame.com

  • PËRGËZIMI ËSHTË CILËSI E PEJGAMBERËVE DHE TË DËRGUARVE

    PËRGËZIMI ËSHTË CILËSI E PEJGAMBERËVE DHE TË DËRGUARVE

    All-llahu i Madhërishëm thotë: “Të dërguar që ishin lajmgëzues e kërcënues, ashtu që pas dërgimit të dërguarve njerëzit të mos kenë fakt (arsyetim) para All-llahut. All-llahu është i pavarur në sundimin e vet dhe di si të veprojë.”[1] Po ashtu thotë: “Ne të dërguarit nuk i dërgojmë ndryshe vetëm si përgëzues dhe qortues. E kush besoi dhe u përmirësua, ata nuk kanë as frikë as brengë.”[2] Po ashtu thotë: “Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: “O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!” E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e hapët.”[3]

     

    PËRGËZIMI ËSHTË CILËSI E PEJGAMBERIT,  sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem

    All-llahu i Madhërishëm thotë: “Ne të dërguam ty me të vërtetën (Kur’anin), përgëzues dhe qortues, e ti nuk je përgjegjës për banuesit e xhehennemit.”[4] Po ashtu thotë: “Ne nuk të dërguam ty ndryshe vetëm se për të gjithë njerëzit, myzhdedhënës dhe tërheqës i vërejtjes, por shumica e njerëzve nuk e dinë.”[5] Po ashtu thotë: “Ne të dërguam ty (Muhammed) dëshmitar, përgëzues dhe qortues.”[6]

    PEJGAMBERI sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem E PËRGËZON HADIXHENË ME PËRGËZIMIN MË TË MADH

    Hadixhesë radijAll-llahu anha e cila e shpenzoi të gjithë pasurinë, kohën dhe gjithçka kishte për të ndihmuar fenë e All-llahut, i vjen përgëzimi i cili nuk krahasohet as me tërë botën me të gjitha begatitë e saj kalimtare. Nga goja e të dërguarit të All-llahut asaj i erdhi përgëzimi për një shtëpi në xhennet, materiali i së cilës është prej gurëve të çmueshëm.

    Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Më erdhi Xhibrili dhe më tha: O i dërguari i All-llahut! Hadixheja të sjell ty enë në të cilën ka erëza, ushqim apo pije. Pasi ajo t’i sjell ty këto gjëra, dërgoja asaj përshëndetjet nga Zoti i saj dhe nga unë, dhe përgëzoje me një shtëpi në xhennet prej gurëve të çmueshëm (të smeraldit) në të cilën nuk ka zhurmë dhe lodhje.”[7]

    [1] Kaptina En-Nisa’, ajeti 165.
    [2] Kaptina El-En’am, ajeti 48.
    [3] Kaptina Es-Saff, ajeti 6.
    [4] Kaptina El-Bekare, ajeti 119.
    [5] Kaptina Es-Sebe’, ajeti 28.
    [6] Kaptina El-Fet’h, ajeti 8.
    [7] Muttefekun alejhi, shënojnë  Buhariu (3821) dhe Muslimi (2432).