Category: Tema Islame

  • Lutja në mungesë

    Lutja në mungesë

    Allahu i lartmadhëruar thotë:  Kurse ata që kanë ardhur pas atyre, thonë: “O Zoti ynë! Na e fal neve dhe vëllezërve tanë që na kanë pri në besim  Sureja El-Hashr, ajeti 10.

     

    Kërko falje për mëkatet tua dhe për besimtarët e besimtaret Sureja Muhamed, ajeti 19.

     

    Allahu i lartmadhëruar na lajmëron se Ibrahimi a.s. është lutur : O Zoti ynë më fal mua, edhe prindërit e mi, edhe tërë besimtarët-atë ditë kur të jepet llogari Sureja Ibrahim, ajeti 41.

     

    Nga Ebu Derda [Allahu qoftë i kënaqur me të] përcillet  se ka dëgjuar të Dërguarin [salallahu alejhi ve selem] duke thënë: “Nuk ka ndonjë robë musliman që bënë lutje për vëllain e tij që nuk është pranishëm, e që meleku mos t’i thotë; edhe për ty të qoftë ashtu”  Transmeton Muslimi.

     

    Ndërsa në transmetim tjetër se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] thoshte: “Lutja e muslimanit për vëllain e tij që nuk është  prezent  pranohet. Te koka e lutësit qëndron një melek i autorizuar, çdoherë që lutet për në dobi të vëllait të tij, meleku i autorizuar në lutje thotë:“Pranoje o Zot, edhe ty të qoftë po ashtu!” Transmeton Muslimi.

     

     

    Shpjegim:

     

    Lutja në mungesë është lutja që bënë muslimani për vëllaun e tij që nuk është prezent .

    Kjo vepër është sunnet i mirë, kanë vepruar kështu Pejgamberët dhe njerëzit e devotshëm, ata donin për vllezërit e tyre musliman të mirat, andaj luteshin   për ta në mosprezenc të tyre,  atëherë kur luteshin për vete. Në këtë ka dashuri ndaj besimtarëve, u dëshirohet atyre mirësi, dhe bëhet për hirë të Allahut, melekët bëjnë lutje që të pranohen këto lutje dhe luten për lutësin ashtu si lutet ai për vëllaun e tij.

     

     

    Dobitë:

     

    1.Vlera e lutjes për muslimanët në mungesë të tyre dhe se është nga veprat e Pejgamberëve.

    2.Është më afër pranimit, për shkak se në kët lutje ka sinqeritet, dashuri ndaj muslimanëve dhe melekët bëjnë lutje që të pranohet.

     

    Përktheu nga gjuha arabe:

    Florim Islami

    www.thirrjaislame.com

  • Etika e lutjes

    Etika e lutjes

    Allahu i madhërishëm thotë: “Kur ai iu lut Zotit të vet me një zë të ulët.. ” Sureja Merjem, ajeti 3.

    Allahu i madhërishëm thotë:“Lutnie Zotin tuaj të përulur e në heshtje, pse Ai nuk e do ata që e teprojnë” Sureja  El-A’Raf, ajeti  55.

    Nga Aisheja [Allahu qoftë i kënaqur me të] ka thënë: “ i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] pëlqente lutjet përmbledhëse.

    Transmeton Xhabiri [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Mos mallkoni veten, mos i mallkoni fëmijët tuaj, mos mallkoni pasurinë tuaj. Mos qëlloni çastin në të cilin Allahu lutësit ia plotëson çdo gjë të kërkuar, që edhe mallkimit tuaj t’i përgjigjet pozitivisht” Transmeton Muslimi)

    Transmeton Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Kur dikush nga ju i lutet Allahut mos të thotë: O Zot më fal nëse don Ti, më furnizo nëse don Ti, le të kërkon çështjen i vendosur dhe i bindur në përgjgje ngase Allahu bën ç’farë të dëshiron nuk ka dikush që e detyron Atë”. Mutefekun Alejhi.

    Shpjegimi:

    Lutja është ibadet madhështorë, Allahu i lartmadhëruarka vendosur rregulla me të cilat lutësi afrohet te Allahu dhe e bëjnë që të meriton më tepër pranimin e lutjes. Prandaj lutësi duhet të kujdeset ndaj këtyre rregullave.

    Prej rregullave është; ulja e zërit, zgjedhja e lutjeve përmbledhëse, e që janë lutjet me fjalë të shkurtëra dhe përmbajnë mirësi të mëdha.

    Gjithashtu muslimani nuk duhet të mallkojë veten, fëmijët e tij, pasurinë e tij, sepse mund të ndodhë në çastet kur pranohet lutja dhe t’i përgjigjet Allahu lutjes së Tij.

    Poashtu nga çështjet që duhet largohet besimtari gjatë lutjes është edhe lidhja e lutjes me dëshirën e që jep të kuptohet se lutësi sikur nuk është i nevojshëm.

    Dobitë:

    1. Pëlqimi i uljes së zërit gjatë lutjes sepse përmban hushu’(koncentrim) dhe nënshtrim ndaj Allahut.
    2. Është e pëlqyer që lutja të bëhet me fjali përmbledhëse.

          3.Kujdesi që njeriu mos të mallkojë veten, pasurinë dhe fëmijët e tij.

          4.Obligimi i vendosshmërisë gjatë lutjes duke mos e kushtëzuar me dëshirë, sepse jep të ndiejmë sikur nuk është me rëndësi ajo që e kërkojmë dhe nuk tregon varfëri të plotë për Allahun e lartmadhëruar.

     

    Përktheu nga gjuha arabe:

    Florim islami

    www.thirrjaislame.com

  • Lutja

    Lutja

    Allahu i lartmadhëruar thotë: “Zoti juaj ka thënë: “Më thërrisni t’ju përgjigjem” Sureja Gafir, ajeti 60.

    Allahu i lartmadhëruar thotë: “Dhe kur të pyesin robërit e mi për Mua, Unë jam me të vërtetë afër, i përgjigjem lutjes së lutësit kur më lutet”. Surejs El-Bekare, ajeti 186.

    Transmeton Nu’aman ibn Beshir [Allahu qoftë i kënaqur me të] se Pejgamberi [salallahu alejhi ve slem] ka thënë: “Lutja është ibadet” Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu.

    Transmeton ibn Abasi [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Ibadeti më i lavdëruar është lutja” Transmeton Hakimi.

    Transmeton Selman El-Farisij [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Nuk e kthen kaderin (asgjë) përveç lutjes dhe nuk e shtonë jetën përveç mirësia” Transmeton Tirmidhiu.

    Transmeton Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Kush nuk kërkon nga Allahu, Hidhërohet (Allahu) me të”. Transmeton Tirmidhiu.

     

     

    Shpjegimi:

    Lutja është ibadet madhështorë, në të duket shpirti i të gjitha ibadeteve e që janë; nënshtrimi, përulja dhe nevoja për Allahun.

    Gjatë lutjes njeriu i nënshtrohet mëshirës së Allahut dhe dhuntisë së Tij, andaj lutja është ibadeti më i vlefshëm dhe nuk ka ibadet vetëmse përmban në të  lutje.

    Allahu i lartmadhëruar e donë atë që i lutet dhe tregon varfërin e tij për Allahu e lartmadhëruar. 

     

    Dobitë:

    1.Pozitën e lartë që ka lutja, pasiqë i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] e ka numëruar nga ibadetet.

    2.Është ibadeti më i vlefshëm pasiqë përmbanë dhikr, kthim, mbështetje, varfëri dhe dashuri te Allahu i lartmadhëruar

    3.Lutja është ibadet, nuk lejohet t’i përkushtohet askujt përveç Allahu të lartmadhëruar, e kush ia përkushton dikujt tjetër përveç Allahut, ka bërë shirk.

    4.Allahu e ka bërë lutjen shkak për ndryshimin e kaderit dhe kjo është nga kaderi.

    5.Dashuria e Allahut ndaj atij që i lutet dhe hidhërimi i Allahut ndaj atij që nuk i lutet.

     

    Përktheu nga gjuha arabe:

    Florim Islami

    www.thirrjaislame.com

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

  • Pëlqimi i përshëndetjes për dore

    Pëlqimi i përshëndetjes për dore

    Nga Katade transmetohet  se ka thënë: I thashë Enesit [Allahu qoftë i kënaqur me të] a ka qenë prëshëndetja për dore prezente në mesin e shokëve të Dërguarit [salalahu alejhi ve selem]?

    Tha: po. Transmeton Buhariu.

    Transmeton El-Berra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Nuk ndodhë që dy muslimanë të takohen e t’i japin njëri tjetrit doren, vetëm se u falen mëkatet para se të ndahen ata” Transmeton Ebu Davudi.

     

    Shpjegimi:

    Nga çështjet që rrisin dashurinë në mes muslimanëve është që kur të takohen dy muslimanë të përshëndesin njëri tjetrin për dore.

    Kjo vepër ishte nga udhëzimi i sahabëve [kënaqësia e Allahut qoftë mbi ta].

    Gjithashtu i Dërguarit [salallahu alejhi ve selem] ka lajmëruar për shpërblimin e atyre dy muslimanëve që takohen dhe përshënden për dore, se do tu falen mëkatet para se të ndahen.

     

    Dobitë:

    1.Pëlqimi i përshëndetjes për dore dhe se ky veprim është nga udhëzimi i sahabëve [Allahu qoftë i kënaqur me ta].

    2.Shpërblimi i madh kur të takohen dhe të përshëndesin njëri tjetrin për dore.

     

    Vërejtje: Nuk i lejohet muslimanit të përshëndes për dore femrën e cila nuk është e afërm e tij (që i lejohet martesa me të) , dhe nëse vepron këtë ka mëkat.

     

    Përktheu nga gjuha arabe:

    Florim Islami

    www.thirrjaislame.com

  • Ndalohet përshëndetja e mosbesimtarit me selam

    Ndalohet përshëndetja e mosbesimtarit me selam

    Transmeton Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Mos i përshëndetni me selam çifutët dhe të krishterët, e nëse e takon ndonjërin prej tyre në rrugë detyrone (të zgjedhë) në më të ngushtën. Transmeton Muslimi.

    Enesi [Allahu e mëshiroftë] tregon se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Kur ehli kitabët (besimtarët e librave të shenjtë) ju përshëndesin (me selam), thuani: “Ve alejkum” (Edhe mbi ju). Mutteffekun alejhi.

    Transmeton Usame ibn Zejd [Allahu e mëshiroftë] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka kaluar pranë një tubimi, ku kishte edhe nga muslimanët dhe nga idhujtarët dhe u ka dhënë selam. Mmuttefekun alejhi.

     

    Shpjegim:

    Selami është përshëndetje e muslimanëve dhe në këtë ka nderë ndaj muslimanëve, andaj nuk lejohet që ne fillimisht t’i përshëndesim mosbesimtarët me selam, ngase kjo do të ishte respekt dhe nderim ndaj tyre, mirëpo nëse ata na përshëndesin ne ua kthejmë.

     

    Dobitë:

    1.Ndalimi i përshëndetjes së mosbesimtarëve me selam, e nëse na përshëndesin ua kthejmë.

    2.Nëse në tubim ka besimtarë dhe mosbesimtarë, atëherë lejohet përshëndetja e tubimit me selam.

     

    Përktheu nga gjuha arabe:

    Florim Islami

    www.thirrjaislame.com

  • Etika e përshëndetjes-(Pjesa e dytë)

    Etika e përshëndetjes-(Pjesa e dytë)

    Transmeton Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “I hypuri përshëndet atë që është në këmbë, ai që është në këmbë përshëndet atë që është ulur dhe pakica përshëndet shumicën” .Mutefekun Alejhi, ndërsa në transmetimin e Buhariut “i riu të vjetrin”.

     

    Transmeton Ebu Umamete El-Bahilij [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Vërtetë ai që ka më së shumti të drejtë te Allahu nga njerëzit, është ai që i përshëndet i pari njerëzit me selam” .Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu).

     

    Transmeton Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] në hadithin e atij që e fali keq namazin “Erdhi dhe u fal, pastaj erdhi te i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] e përshëndeti me selam dhe i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ia ktheu (selamin), e i tha kthehu dhe falu se nuk je falur, u kthye (njeriu) dhe e fali (namazin) pastaj erdhi te i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] e përshëndeti me selam, derisa e veproi këtë tri herë” Mutefekun Alejhi.

     

    Transmeton Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Nëse dikush nga ju e takon vëllaun e tij le ta përshëndet me selam, e nëse i ndanë në mes tyre ndonjë pemë,  murë, ose guri e pastaj e takon le t’i jep selam” Transmeton Ebu Davudi).

     

    Transmeton Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “ Nëse dikush nga ju vjen në një tubim le t’i përshëndesë me selam, nëse i sheh të ulet, le të ulet, e pastaj nëse ngrihet (nga tubimi) le të jep selam, ngase selami i parë nuk ka të drejtë më shumë se i fundit” Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu.

     

     

    Shpjegimi:

     

    Nga rregullat e selamit dhe sunetet e tij që i ka vepruar i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] janë:  ai i cili është hypur t’i jep selam atij që është në këmbë, sepse me këtë tregon modesti para atij dhe ia kënaqë zemrën, kurse ai që është në këmbë (duke ecur) i jep selam atij që është ulur, ndërsa grupi i vogël përshëndet grupin e madh dhe i riu të vjetrin nga nderi që duhet të ketë ndaj tij, e kur të takohen dy besimtarë (në rrugë), më i afërm te Allahu nga ata dy, është ai i cili e përshëndet i pari tjetrin me selam, sepse ia ka kaluar në vepër të mirë. Gjithashtu është e pëlqyer përsëritja e selamit nëse besimtari ndahet nga vëllau i tij e pastaj e takon, edhe sikur të jetë ndarja për një kohë të shkurtër, siç është e pëlqyer të jep selam ai i cili vjen në tubim gjatë hyrjes dhe gjatë largimit nga tubimi.

     

     

    Dobitë:

     

    1.Sunnet është që i hypuri t’i jep selam atij që është duke ecur në këmbë, kurse ai që është në këmbë t’i jep selam atij që është ulur, pakica t’i jep selam shumicës dhe i riu të vjetrit.

    2.Pëlqimi i dhënies selam nëse ndahen dy muslimanë e pastaj takohen, edhe sikur të jetë ndarja e shkurtë dhe të përsëritet.

    3.Pëlqimi i dhënies selam gjatë largimit nga tubimi.

  • Etika e përshëndetjes (Pjesa e parë)

    Etika e përshëndetjes (Pjesa e parë)

    1. Përshëndetja me selam gjatë hyrjes në shtëpi:  Nga Enes ibn Malik [Allahu qoftë i kënasqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] më ka thënë: “O djalosh kur të hysh në shtëpi  te familja jote përshëndeti me selam,  sepse salami do të jetë begati për ty dhe familjen  tënde. Transmeton Tirmidhiu.
    2. Përshëdetja e fëmijëve me selam:  Nga Enesi [Allahu qoftë i kënaqur me të] përcillet  “ se ka kaluar  pranë disa fëmijëve dhe u ka dhënë selam, dhe u drejtua atyre duke u thënë :kështu vepronte i Dërguari [salallahu alejhi ve selem]” Transmeton Buhariu.

    Shpjegim:

    Përshëndetja me selam ka etika të cilave duhet besimtari të u përmbahet dhe prej tyre  është pëlqimi i përshëndetjes me selam familjen gjatë hyrjes në shtëpi, ngase takimi është i begatshëm kur fillohet me këtë përshëndetje të bekuar.

    Gjithashtu nga etika e përshëndetjes me selam, është përshëndetja e fëmijëve me selam, e që tregon modesti dhe njëkohësisht  ua mëson atyre selamin.

    Dobitë:

    1.Pëlqimi i pëshëndetjes me selam kur njeriu hynë në shtëpin e tij.

    2.Pëlqimi i pëshëndetjes me selam fëmijët, ngase tregon modestin dhe ua mëson atyre selamin.

     

    Përktheu nga gjuha arabe:

    Florim Islami

    www.thirrjaislame.com

  • Mënyra e përshëndetjes me selam

    Mënyra e përshëndetjes me selam

    Transmeton Ebu Hurejra se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Pasiqë Allahu krijoi Ademin alejhi selam . i tha: “shko te ata –Melekët ulur- dhe dëgjo se si do të përshëndetin, ngase ajo është përshëndetja yte dhe e pasardhësve tu.

    (Ademi a.s.) u tha: “Es-selamu Alejkum” (melekët) u përgjigjën: “Es-selamu Alejke Ve Rahmetullah” e shtuan: “Ve Rahmetullah”. Mutefekun alejhi.

    Transmeton Imran ibn Husejn se një njeri erdhi te Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] dhe tha: “Es-Selamu Alejkum” (i Dërguari [salallahu alejhi ve selem]) ia kthej (selamin), pastaj (njeriu) u ulë, dhe (i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ) tha: dhjetë (sevape-të mira ), pastaj erdhi një tjetër dhe tha: “Es-Selamu Alejkum Ve Rahmetullahi” ia kthej (i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] selamin) dhe (njeriu) u ulë, (i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ) tha: njëzet (të mira), më vonë erdhi një tjetër dhe tha: “Es-Selamu Alejkum Ve Rahetullahi Ve Berekatuhu” ia kthej (selami) dhe (njeriu) u ulë.

    (i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ) tha: tridhjetë (të mira). Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu).

    Shpjegimi:

    Selami në islam ka mënyrat që i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] i ka përdorur dhe ka lajmëruar se Allahu i lartmadhëruar ia ka mësuar Ademit dhe pasardhësve të tij dhe ajo mënyrë është: “Es-selamu Alejkum Ve Rahmetullahi Ve Berekatuhu”(Paqa, mëshira dhe begatit e Allahut qofshin mbi ju) .

    Kjo mënyrë, është më e mira, por nëse e shkurton në “Es-Selamu Alejkum Ve Rahmetullahi” mjafton, ndërsa ai që e plotëson ka tridhjetë sevape (të mira).

    Dobitë:

    1.Forma e selamit është: Es-Selamu Alejkum.

    2.Nëse shtonë: “Ve Rahmetullahi” është më mirë, e nëse e shtonë edhe “Ve Berekatuhu” është edhe më mirë.

    3.Obligimi i kthimit të Selamit dhe pëlqimi i shtimit, dhe se nuk mjaftonë fjala “tungjatëjeta”,“mirë se erdhët”, “merhaba”apo “mirë u pafshim” e përshëndetjet tjera.

     

     

    Përktheu nga gjuha arabe:

    Florim Islami 

    www.thirrjaislame.com

     

  • Përshendetja me selam

    Përshendetja me selam

    Allahu i lartmadhëruar thotë: ‘’O ju që besuat, mos hyni në shtëpi të huaja pa kërkuar leje dhe pa përshëndetur njerëzit e saj’’ Sureja  En-Nur, ajeti  27.

    Allahu i lartmadhëruar thotë: ‘’..Kur të hyni në ndonjë shtëpi përshëndetni me një përshëndetje të caktuar nga Allahu (me selamu alejkum) që është e bekuar dhe e këndshme’’ Sureja  En-Nur, ajeti  61.

    Transmeton Abdullah ibn Amr ibn Asi [Allahu qoftë i kënaqur me te të] se një njeri e pyeti të Dërguarin [salallahu alejhi ve selem], cili Islam është më i miri ? i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ) tha: të ushqesh dhe t’i japish selam atij që e njeh dhe atij që nuk e njeh. Mutefekun alejhi.

    Nga Berr’a ibn Azib [Allahu qoftë i kënaqur me të] se ka thënë: “Na ka urdhëruar i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] me shtatë gjëra: të vizitojmë të sëmurin, të përcjellim xhenazen, të i themi atij që teshet jerhamukellah (Allahu të mëshiroftë), të ndihmojmë të dobëtin, të ndihmojmë atë që i bëhet e padrejtë, të përhapim (pëshendetjen) selamin dhe të shfajësojmë atë që betohet (të pandehurin)” Mmutefekun alejhi..

    Transmeton Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Nuk do të hyni në xhennet derisa të besoni, e nuk do të besoni derisa të duheni, a dëshironi të ju udhëzojë në diçka nëse e veproni do të duheni? Përhapeni selamin në mes jush”. Transmeton Muslimi.

    Shpjegim:

    Selami është nga simbolet e ithtarëve të Islamit të bekuar.

    Allahu i lartmadhëruare ka bërë përshëndetje në mes tyre dhe nga obligimet që ka muslimani ndaj vëllaut të vet.

    Gjithashtu i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka lajmëruar se përhapja e selamit është nga shkaqet që shtonë dashurinë në mes muslimanëve e që është shkak për hyrjen në xhennet.

    Dobitë:

    1.Vlera e selamit pasiqë është përshëndetje e bekuar nga Allahu i lartmadhëruar.

    1. Është shkak për dashurin në mes besimtarëve, e cila dashuri është shkak për hyrjen në xhennet.
    2. Pëlqimi i dhënjes selam atij që e njeh dhe atij që nuk e njeh nga muslimanët.

     

    Përktheu nga gjuha arabe :

    Florim Islami 

    www.thirrjaislame.com

  • Tregime të të penduarve

    Tregime të të penduarve


    Allahu i Lartmadhëruar  thotë: “Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut,pse vërtet, Allahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!”. Ez-Zumer  ajeti 53.

    Transmeton Burejdete [Allahu qoftë i kënaqur me të]-se Maiz ibn Malik El-Eslemi [Allahu qoftë i kënaqur me të]-erdh te i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] dhe tha: O i Dërguar i Allahut, i kam bërë padrejtësi vetes dhe kam bërë amoralitet dhe dua që të më pastrosh (të më japësh dënimin), i Dërguari i Allahut e ktheu, të nesërmen ai prap u kthye  dhe i tha: O I Dërguar i Allahut unë kam bërë amoralitet, e Ai (i Dërguari i Allahut) e ktheu për së dyti dhe dërgoi dikë te fisi i tij të pyet se a është i mençur? a mohojnë ndonjë gjë nga sjelljet e tij? Thanë: nga ajo që e njohim dhe e shohim, ai është prej të mirëve tonë.

    Erdhi te i Dërguari i Allahut për së treti, i Dërguari i Allahut prap dërgoi dikë të pyes te fisi i tij dhe ata u përgjigjën se është i mençur dhe nuk ka asnjë të metë.

    Kur erdhi për herën e katërt, urdhëroi (i Dërguari i Allahut) që të bëhet rexhëm (dënimi me vdekje e që bëhet me gurë).

    Pastaj erdhi El-Gamidijetu dhe tha: O i Dërguar i Allahut kam bërë amoralitet, më pastro e Ai (i Dërguari i Allahut) e ktheu.

    Të nesërmen erdhi dhe tha: O I Dërguar i Allahut pse më kthen?

    Ndoshta dëshiron të më kthesh ashtu siç e ktheje Maizin, pasha Allahun unë ja shtatzënë?

    I tha:tani nuk të dënojmë, shko derisa ta lindish fëmiun?

    Thotë:pasi e lindi fëmiun erdhi me fëmiun e saj të mbështjellur, dhe tha ky është fëmiju që e kam lindur.

    I Dërguari i Allahut i tha: shko dhe jepi gji derisa ta zvjerdhish.

    Kur filloi fëmiu të hanë erdhi (te i Dërguari i Allahut) me fëmiun, ndërsa fëmiu në dorë kishte një copë buk.

    Tha: ky është o i Dërguar i Allahut e kam zvjerdhur dhe ka filluar të hanë ushqim.

    Ia dha fëmiun një njeriu nga muslimanët, pastaj urdhëroi të bëjnë rexhmin e saj.

    Erdhi Halid ibn Velidi me një gur dhe e hudhi në kokën e saj saqë gjaku i saj spërkati fytyrën e Halid ibn Velidit [Allahu qoftë i kënaqur me të] dhe e fyeti.

    I Dërguari i Allahut e dëgjoi fyerjen e tij  dhe tha: mos u ngut o Halid, betohem në Atë, në dorën e të cilit është shpirti im, ajo ka bërë një pendim sikur të ishte penduar mbledhësi i tatimeve do të ishte fal.

    Pastaj ia fali namazin e xhenazës dhe e varrosën. Transmeton Muslimi.

    Shpjegimi:

    Sahabët kanë arritur të plotësojnë imanin por kjo nuk don të thotë se ata janë të mbrojtur (nga mëkatet) mirëpo kur ndonjëri prej tyre bënte mëkat nxitonte në pendim te Allahu dhe kërkonte që të kryhet dënimi e të pastrohet nga mëkati.

     Dobitë:

    1.Fuqia e besimit të Sahabëve.

    2.Gjerësia e mëshirës së Allahut në pranimin e pendimit

    Përktheu nga gjuha arabe :

    Florim Islami

    www.thirrjaislame.com