Allahu i lartmadhëruar thotë: “Kurse ata që kanë ardhur pas atyre, thonë: “O Zoti ynë! Na e fal neve dhe vëllezërve tanë që na kanë pri në besim” Sureja El-Hashr, ajeti 10.
“Kërko falje për mëkatet tua dhe për besimtarët e besimtaret ” Sureja Muhamed, ajeti 19.
Allahu i lartmadhëruar na lajmëron se Ibrahimi a.s. është lutur : “O Zoti ynë më fal mua, edhe prindërit e mi, edhe tërë besimtarët-atë ditë kur të jepet llogari” Sureja Ibrahim, ajeti 41.
Nga Ebu Derda [Allahu qoftë i kënaqur me të] përcillet se ka dëgjuar të Dërguarin [salallahu alejhi ve selem] duke thënë: “Nuk ka ndonjë robë musliman që bënë lutje për vëllain e tij që nuk është pranishëm, e që meleku mos t’i thotë; edhe për ty të qoftë ashtu” Transmeton Muslimi.
Ndërsa në transmetim tjetër se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] thoshte: “Lutja e muslimanit për vëllain e tij që nuk është prezent pranohet. Te koka e lutësit qëndron një melek i autorizuar, çdoherë që lutet për në dobi të vëllait të tij, meleku i autorizuar në lutje thotë:“Pranoje o Zot, edhe ty të qoftë po ashtu!” Transmeton Muslimi.
Shpjegim:
Lutja në mungesë është lutja që bënë muslimani për vëllaun e tij që nuk është prezent .
Kjo vepër është sunnet i mirë, kanë vepruar kështu Pejgamberët dhe njerëzit e devotshëm, ata donin për vllezërit e tyre musliman të mirat, andaj luteshin për ta në mosprezenc të tyre, atëherë kur luteshin për vete. Në këtë ka dashuri ndaj besimtarëve, u dëshirohet atyre mirësi, dhe bëhet për hirë të Allahut, melekët bëjnë lutje që të pranohen këto lutje dhe luten për lutësin ashtu si lutet ai për vëllaun e tij.
Dobitë:
1.Vlera e lutjes për muslimanët në mungesë të tyre dhe se është nga veprat e Pejgamberëve.
2.Është më afër pranimit, për shkak se në kët lutje ka sinqeritet, dashuri ndaj muslimanëve dhe melekët bëjnë lutje që të pranohet.
Përktheu nga gjuha arabe:
Florim Islami
www.thirrjaislame.com