Category: Tema Islame

  • Etika e kryerjes së nevojës fiziologjike (Pjesa e dytë)

    Etika e kryerjes së nevojës fiziologjike (Pjesa e dytë)

    Të mos marrë për vend te nevojave fiziologjike rrugët, hijet dhe burimet e ujit.

    Transmetohet nga Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari i Allahut salaAllahu alejhi ve selem ka thënë: Ruajuni dy të mallkuarve. I thanë: kush janë dy të mallkuarit o i Dërguari i Allahut? – Tha: Ai që kryen nevojën në rrugën e njerëzve apo në hijen e tyre.

    Të mos urinojë në ujin e ndenjur apo në vendin e larjes

     

    Transmetohet nga Xhabiri [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari i Allahut salaAllahu alejhi ve selem: Ka ndaluar të urinohet në ujin e ndenjur.

     

    Shpjegimi:

     

    Islami ndalon çdo gjë që u bën dëm muslimanëve në punët e veçanta apo të përgjithshme të tyre, edhe për këtë I Dërguari salAllahu alejhi ve selem ndalon të urinohet në rrugë, ku pushojnë njerëzit apo në vendin ku uji  nuk qarkullon, i cili ujë përdoret nga kafshët apo njerëzit të cilët kan nevojë për atë të.

     

    Dobitë:

     

    1. Ndalohet urinimi në rrugë, ku njerëzit pushojnë apo në diçka që ata përdorin si uji etj…
    2. Ndalohet të urinohet në ujë i cili nuk qarkullon.
    3. Obligohet personi të largohet nga njerëyit për kryerjen e nevojës që mos ti shihen pjesët e turpshme të tij apo të kryhet në një vend të izoluar.
    4. Lejohet të urinohet në këmbë me kusht nëse i ruheni stërpikave të urinës.

     

    Përktheu nga gjuha arabe:

    Florim Islami

    www.thirrjaislame.com

  • Etika e kryerjes së nevojës fiziologjike ( Pjesa e parë )

    Etika e kryerjes së nevojës fiziologjike ( Pjesa e parë )

    a) Kur hymë në banjo themi :

    Muhammedi salaAllahu alejhi ve selem thotë: ” Fjala, e cila i ruan vendet e turpshme të njeriut nga vështrimet e xhinnëve kur hyn në banjo apo nevojtore, është:

    BISMIL-LAHI, ALL-LLAHUMME INNI E’UDHU BIKE MINEL HUBUTHI VEL HABAITHI

    ” Me emër të All-llahut, o Zot, më ruaj nga e ndyra dhe ndytësirat “. Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Enes bin Maliku.

     

    b) Kur dalim nga banjoja themi :

    GUFRANEKE

    “Kërkoj faljen tënde o Zot “.  Transmeton Hadithi hasen, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu nga Aisheja, nëna e besimtarëve.

    Transmetohet nga Ebu Ejub El-Ensari [Allahu qoftë i kënaqur me të]   se ka thënë: “Ka thënë Profeti salaAllahu alejhi ve selem: Nëse shkon ndonjëri prej jush në banjo, të mos drejtohet kah kibla, as të mos i kthejë shpinën, por kthehuni nga lindja apo perëndimi.

     

    Shpjegim:

     Islami fe madhështore e cila rregullon gjitha çështjet e jetës së muslimanit qofshin të vogla apo të mëdha, duke i vendos atyre etika të cilat janë në dobi të muslimanit në dynja dhe ahiret, nga to është edhe kryerja e nevojës, nga sunneti i të Dërguarit salaAllahu alejhi ve selem rjedhin disa etika të cilat janë të pëlqyera dhe disa obligative të cilat muslimani duhet ti praktikon, nga etika e pëlqyer është: kërkimi mbrojtjes nga Allahu të na ruaj nga shejtanët ngase vendi i tyre është në banjo apo nevojtore , gjithashtu kur del të thotë: gufraneke (kërkoj falje nga ti o Zot) kështu që pasi është liruar nga barra e barkut të lirohet edhe nga barra e mëkatëve, gjithashtu është ndaluar kthimi ka kibla gjatë kryerjes së nevojës qoftë me fytyr apo me shpinë ngase është kible e drejtimit për në namaz edhe duhet vlersuar shumë.

    Dobitë:

     

    1. Është e pëlqyer të thuhet duaja e larpërmendur para se me hy në banjo.
    2. Pëlqehet gjithashtu të kërkosh falje nga Allahu pasi ke dalë nga banjoja.
    3. Ndalohet kthimi kah kibla gjatë kryerjes së nevojës.

     

    Përktheu nga gjuha arabe ;

    Florim Islami 

    www.thirrjaislame.com

     

  • Dispozita në pastërti (Pjesa e dytë)

    Dispozita në pastërti (Pjesa e dytë)

    Aisheja r.a. thotë për spermën: fërkoja (vendin ku prekte sperma) rrobën e të Dërguarit salaAllahu alejhi ve selem e pastaj ai falej me të.  Transmeton Muslimi.

    Nga Ibn Abasi r.a. transmetohet se: I Dërguari salAllahu alejhi ve selem pastrohej me ujin e mbetur nga gruaja e tij Mejmunja.  Transmeton Muslimi.

    Ka transmetuar Tirmidhiu, Ahmedi dhe Ebu Davudi se i Dërguari i Allahut ka thënë: “ Ajo( maceja) nuk është e ndytë.  Ato janë shërbëtoret e juaja“. Ndërsa në një transmetim tjetër:“ Macja është prej kënaqësive të shtëpisë,ajo nuk bën asgjë të ndytë“.

    Nga Enesi r.a. transmetohet se: Disa njerëz nga Akli apo Arinja u sëmurën kur arritën ne Medina, e i Dërguari salAllahu alejhi ve slem i urdhëroi të pijnë nga urina dhe qumështi i deveve.  Transmeton Buhariu.

     

    Shpjegimi:

    Nga lehtësimi i sheriatit është se na bëri të lejuar disa sende që ballafaqohemi me to gati çdo ditë siç ceken hadithet më lart dhe flasin për pastërtinë e tyre.

     

    Dobitë: 

    1. Pastërtia e spermës, edhe nëse e prek ajo petkun mjafton të fërkohet e mos të lahet me ujë.
    2. Lejohet të lahet burri nga uji që ngel pasi është pastruar gruaja e tij.
    3. Pastërtia e asaj që në të pi macja ngase ajo sillet rreth shtëpive tona apo mbrenda vazhdimisht
    4. Është e pastër bajga dhe urina e kafshëve që u hahet mishi.

     

    Përktheu nga gjuha arabe:

    Florim Islami

    www.thirrjaislame.com

     

  • Dispozita në pastërti (Pjesa e parë)

    Dispozita në pastërti (Pjesa e parë)

    Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se I Dërguari salaAllahu alejhi ve selem ka thënë: Kur zgjoheni nga gjumi lani duart e juaja tri herë para se ti futni në enë, ngase ju nuk e dini gjatë gjumit ku ka shku dora juaj!. Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

    Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se I Dërguari salaAllahu alejhi ve selem ka thënë: Mos të urinojë dikush nga ju në një ujë i cili nuk ecë e pastaj të pastrohet nga ai!  Transmeton Buhariu dhe Muslimi

    Në një transmetim tjetër thuhet: mos u pastroni prej xhunubllëku nga një uji i cili nuk lëvizë!

     

    Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nëse miza bie në pijen (apo ushqimin) e ndonjërit nga ju, le ta fundosë atë e pastaj ta largojë. Ngase në njërin krah të saj gjendet sëmundja dhe në krahun tjetër shërimi (ilaçi).” Hadithin e transmeton Buhariu

     

    Shpjegimi:

     

     Në këto hadithe paraqiten dispozita që kanë të bëjnë me ujin dhe disa etika që duhet ti përmbahet muslimani atyre, kështu që ta ruan ujin e tij të pastër.

     

    Dobitë:

     

    1. Ndalohet futja e dorës në enë pasi je zgjuar nga gjumi para se ti pastrosh tri herë.
    2. Ndalimi i urinimit në ujë të pa lëvishshëm apo pastrimi nga xhunubllëku në të.
    3. Lejimi i vrasjes së mizës si masë mbrojtëse ndaj dëmit të saj.
    4. Miza është e pastërt dhe nuk ndotet (bëhet e papastërt) gjëja në të cilën ajo bie.
    5. Ligjshmëria e zhytjes së saj në enë kur ajo bie, e pastaj largimin e saj. Ngase ajo bie me krahun e saj të majtë, ndërsa shërimi (ilaçi) gjendet në krahun e djathtë të saj.
    6. Ndalimi i ngrënies së mizës.
    7. Uji i pakët nuk ndotet nëse në të bien insekte të cilat nuk kanë gjak të rrjedhshëm. Si p.sh. bleta, grenza dhe merimanga. Duke i bërë analogji këtyre me mizën.

     

    Përktheu nga gjuha arabe:

    Florim Islami

    www.thirrjaislame.com

  • Dispozita e enëve

    Dispozita e enëve

    Nga Ibn Abasi [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmetohet  se ka thënë i Dërguari [salallahu aleji ve selem]:  Nëse thahet lëkura vëtëm se është pastruar.  Transmeton Muslimi 366

    Transmetohet nga Imran Ibnu Elhusejn [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu aleji ve selem]. dhe shokët e тij kanë  marrë abdes nga uji i mbetur të cilin e kishte përdorur një jobesimtar.  Transmeton Buhariu v.1/h.477

    Nga Ibn Thalebe El Hasheni [Allahu qoftë i kënaqur me të]  transmetohet se i kishte thënë të Dërguarit [salallahu aleji ve selem]:  O i Dërguar i Allahut ne jetojmë në një tokë bashkë me idhtarët e librit , a të hamë nga enët e tyre, i Dërguari [salallahu aleji ve selem]: Nëse gjeni tjera pos atyre enëve, mos hani në to , e nëse jo atëher lani ato e pastaj hani në to. Transmeton Buhariu v.9/622

     

    Shpjegim:

    Njerëzit kanë nëvojë për lëkurat e kafshëve , andaj prej mëshirës së Allahut është se na ka mësuar se si të i shëndrojmë ato në të pastërta duke i tharë ato. Nga lehtësimi i Allahut është se na i lejoj që kur të kemi nevojë ,nëse supozojmë se ska në në to papastërti të hamë edhe nga enët e jobesimtareve të cilët janë nga idhtarët e librit. 

    Dobitë:

    1. Pastrohet lëkura e kafshës të cilës i hahet mishi pas tharrjes. Disa dijetarë e kan mendimin se lëkur e pastër që pastrohet me të terur konsiderohet ajo lëkurë e kafsheve të pastërta (që iu hahet mishi) shiqo: Sherh Elmumti v.1/f.75

     

    1. Lejimi i përdorimit të enëvë të jobesimtarëve (idhtarët e librit) nëse mendojmë se nuk kanë papastërti.

     

    Përktheu nga gjuha arabe :

    Florim Islami

    www.thirrjaislame.com

  • Gjaqet

    Gjaqet

    Thotë Allahu i Lartmadhëruar në Kuran:

    Thuaj: “Në atë që më është shpallur mua (në Kur’an) nuk po gjej të ndaluar diçka nga ushqimi, përveç në qoftë se ai (ushqimi) është: coftinë, gjak i derdhur ose mish derri, ai është i ndytë…” Surja El-Enam , ajeti 145.

    Nga Esma vajza e Ebu Bekrit , transmentohet se i Dërguari [salallahu aleji ve selem]. ka thënë për gjakun e menustracioneve i cili e godet petku, duhet të fërkohet , stërpiket me ujë , të thahet , pastaj mundet të falesh me atë petkë. Transmeton Buhariu  1/330(227)

     

    Transmetohet nga Ibn Omeri  [Allahu qoftë i kënaqur me të] i cili thotë , se i Dërguari [salallahu aleji ve selem] ka thënë : Na janë lejuar neve dy të ngordhura dhe dy gjaqe,sa i përket  dy të ngordhurat janë : karcilli dhe peshqit , kurse dy gjaqet janë: mëlçia dhe shpënetka. Ahmed Ibn Hambeli nr. i hadithit 5717

     

     

    Shpjegim:

     

    Gjaku është dy lloje : i pastër , i lejuar dhe i papasër , i ndaluar.

     

    Dobitë:

     

    1.Papastërtia e gjakut i cili derdhet me fuqi  kur theret kafsha , ndërsa gjaku i cili mbet në mish është i lejuar.  Shiqo fetfatë e Ibn Uthejminit (4) pastërtia 1/260.

    2.Papastërtia e gjakut të mensturacioneve.

    3..Pastërtia e gjakut të peshkut.

     

    Përktheu nga gjuha arabe :

    Florim Islami 

    www.thirrjaislame.com

     

  • Papastërtitë

    Papastërtitë

    Papastërtitë dhe si largohen ato:

    Nga Ebu Hurejre [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmetohet i cili thotë : ka thënë I Dërguari  [salallahu aleji ve selem]  “ Nëse shkel dikush me këpucën e tij në papastërti,v dheu që  ec mbi të është ai i cili e pastron këpucën”  (1)

     

    Enesi  [Allahu qoftë i kënaqur me të]  thotë:  Erdhi një endacak në xhami dhe urinoj në skaj të saj , njerëzit e qortuan I Dërguari i Allahut [salallahu aleji ve selem]  i ndaloi që ta qortojnë, kur mbaroi endacaku  urinimin,  urdhëroi I Dërguari [salallahu aleji ve selem]  që vendit që u godit nga urina ti hidhet një kofe me ujë. (2)

     

    Nga Ebi Semhi [Allahu qoftë i kënaqur me të]  transmetohet i cili thotë: ka thënë I Dërguari [salallahu aleji ve selem]  lahet petku apo vendi të cilin e ka goditur urina e foshnjes vajzë ndërsa për urinën e foshnjes djalë vetem stërpiket me ujë .(3)

     

    Transmetohet nga Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të]   i cili thotë se I Dërguari i Allahut [salallahu aleji ve selem]  ka thënë:  Bëhet pastrimi i enës në të cilën i ka lëshuar jarget qeni , me fërkim me dhe ,  pastaj larje  shtatë herë me ujë. (4)

     

     

    Thotë Aliu [Allahu qoftë i kënaqur me të] se isha prej atyre që u del lëngu i cili quhet medhij u turpërova që ta pyes të Dërguarin [salallahu aleji ve selem] 

    sepse e kisha grua vajzën  e tij,  e dërgova Mikdad Ibn Esvedin dhe e pyeti tha I Dërguari i Allahut [Allahu qoftë i kënaqur me të] Laje organin gjenital dhe mer abdes. (5)

     

     

    Shpjegim:

     

    Allahu i lartmadhëruar na ka ndaluar të papastërtat për shkak të demit te tyre , dhe ngase  posedojnë  papasterti apo per ndonje mirësi tjetër që vetëm Allahu e din. Duhet ruajtur nga papastertitë sepse janë kusht për namazin.

     

     

    Dobitë:

     

    1. Njeriu e ka të papastër urinën dhe nevojën e madhe
    2. Uji është esencë për largimin e papastërtisë mirëpo mjafton ndonjëher edhe dheu për largimin e saj.
    3. Djali foshnje i cili akoma nuk ka ngrëre ka lehtësim në të sepse mjafton të sterpiket vendi në të cilin e ka goditë urina e tij.
    4. I papastër është ushqimi apo uji që e len qeni dhe obligohet që ena në të cilën kanë ra jargët e tij të lahet me dhe njëher dhe shtatë herë me ujë.
    5. Lëngu medhij është papastërti mirëpo mjafton vetëm të stërpiket me pak ujë.

     

    Përktheu nga gjuha arabe :

    Florim Islami

    www.thirrjaislame.com

  • Pastërtia ( Pjesa e parë )

    Pastërtia ( Pjesa e parë )

    Uji është i pastër, nuk e bën të papastër asgjë:

    Transmeton Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se një njeri e pyeti të Dërguarin [salallahu aleji ve selem] “O i Dërguar i Allahut, ne hypim në anije dhe me vete kemi vetë pak ujë, nese marrim abdest me të (hargjohet), atëherë etemi, a të marrim abdest nga uji i detit?

    i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] tha: “Ai ka ujin e pastër dhe ngordhësira e saj është e lejuar” Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu.

     

    Transmeton Ebu Seid El-Hudri [Allahu qoftë i kënaqur me të] se ka thënë: “O i Dërguar i Allahut, a të marrim abdest nga bunari i Budaati ( ishte bunar në të cilin hedheshin ndytësyra ) i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] tha: “ Uji është i pastër, asgjë nuk e bën të papastër” Ttransmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu.

     

    Shpjegimi:

     

    Uji në origjinë është i pastër, pastrues, ai nga veteja largon ndytësirën dhe nuk del nga kjo gjendje vetëm nëse bie në të fëlliqësirë që ndikon në të dhe ndryshon njërën nga këto tri cilësi: shijën, aromën, ose ngjyrën. Nëse ndryshon këto cilësi atëherë bëhet i papastër dhe nuk lejohet pastrimi me të.

     

    Dobitë:

     

    1. Uji në origjinë është i pastër edhe nëse bie në të ndytësirë derisa nuk ka ndryshuar shijen, ose ngjyrën, ose aromën.
    2. Pastërtia e ujit të detit dhe lejimi i pastrimit me të.

     

    Përktheu nga gjuha arabe:

    Florim Islami

    www.thirrjaislame.com

     

     

     

  • Pengesat që shkaktojnë mospranimin e lutjes

    Pengesat që shkaktojnë mospranimin e lutjes

    Transmeton Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Vazhdon pranimi i lutjes së robit derisa të mos lutet për mëkat, ose ndërprerje të farefisnisë dhe nuk ngutet. Mutefekun Alejhi.

     

    Nga Ubadete ibn Samit transmetohet se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Në tokë nuk ka asnjë musliman, i cili diç e lut Allahun, e që këtë Allahu nuk do t’ia japë, ose për zëvendësim me këtë nuk do t’ia heq ndonjë të keqe, përveç nëse lutësi lutet për mëkat ose për ndërprerjen e farefisnisë” Tirmidhiu.  Në transmetimin tjetër: “Ose po aq i jep shpërblim”.

     

    Transmeton Ebu Hurejra [ Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Allahu është i mirë dhe nuk pranon vetëmse mirë.

     

    Vërtetë Allahu ka urdhëruar besimtarët me atë që ka urdhëruar të Dërguarit.

    Allahu thotë: “O ju Pejgamberë hani nga të mirat dhe veproni vepra të mira” dhe thotë: “O ju që keni besuar hani nga të mirat që ju kemi furnizuar”, pastaj përmendi njeriun i cili ka ecur rrugë të gjatë me flokë të pakrehura, i pluhërosur i ngren duart e tij drejt qiellit dhe thotë: “O Zot..O Zot, ndërsa ushqimi, pija, rrobat dhe ngrënja e tij janë haram, atëherë si do t’i pranohet lutja?!” Transmeton Muslimi.

     

    Transmeton Hudhejfetu [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Betohem në atë që shpirti im është në dorën e Tij, do të urdhëroni në të mirë dhe të ndaloni nga të këqiat, ose dyshohet të dërgoj Allahu dënimin e Tij, e pastaj do të luteni mirëpo nuk u pranohet (lutja). Tirmidhiu.

     

     

    Shpjegimi:

     

    Lutja ka pengesa të cilat e pengojnë që të pranohet, andaj besimtari duhet t’i largohet pengesave, që lutja të jetë më afër pranimit, mirëpo mosarritja e kërkesës nuk don të thotë se lutja nuk është pranuar, se Allahu i lartmadhëruar e din më së mirë se çka është në dobi të njerëzve, andaj mundet që lutjen t’ia shtyjë për ditën e kijametit ose ia largon ndonjë të keqe.

    Prandaj besimtari kur të lutet nuk duhet t’i humb shpresat nga pranimi i lutjes edhe nëse nuk realizohet ajo që dëshiron.

     

     

     

     

    Dobitë:

     

    1. Ushqimi i ndaluar është nga pengesat që pengojnë pranimin e lutjes.
    2. Ngutja në pranimin e lutjes është nga pengesat e pranimit të lutjes ngase është një llojë humbje e shpresës në mëshirën e Allahut.
    3. Nuk don të thotë pranimi i lutjes realizimi i asaj që ka kërkuar lutësi.
    4. Nuk i pranohet lutësit derisa lutet për ndërprerjen e farefisnisë ose për mëkat.
    5. Lënia e urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga të këqiat është shkak në mospranimin e lutjes.

     

    Përktheu nga gjuha arabe :

    Florim Islami

    www.thirrjaislame.com

     

     

  • Kohët e pranimit të lutjes

    Kohët e pranimit të lutjes

    Transmeton Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Më së afërmi robi ndaj Allahut është kur është në sexhde, andaj shtoni lutjet në të ” Transmeton Muslimi.

     

    Transmeton Enesi [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Lutja në mes ezanit dhe ikametit nuk refuzohet” Transmeton Tirmidhiu.

     

    Transmeton Sehl ibn Sa’d [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Dy gjëra nuk kthehen (ose shum pak kthehen) lutja pas ezanit dhe gjatë luftës, kur të filloj lufta.

     

    Transmeton Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Allahu i madhërishëm zbret në çdo natë në qiellin e dunjas, pasi të mbetë një e treta e fundit e natës dhe thotë: kush më lutet mua që t’i përgjigjem atij, kush kërkon nga unë që t’i jap dhe kush kërkon falje nga unë që ta fali. Transmeton Muslimi.

     

    Transmeton Xhabir [Allahu e qoftë i kënaqur me të] thotë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: “Vërtet gjatë natës ka një moment që nuk ia qëllon njeriu musliman duke iu lutur Allahut nga të mirat e kësaj bote dhe botës tjetër vetëmse Allahu i përgjigjet, dhe kjo për çdo natë”

     

    Shpjegim:

     

    Lutja ka kohë  të vecanta ku shpresohet pranimi i saj andaj besimtari duhet t’i kushton kujdes kohëve që t’i shfrytëzojë dhe të shtonë lutjet e tij.

    Kohët në të cilat pranohet lutja: gjatë sexhdes besimtari është më së afërmi me Zotin e tij, në mes ezanit dhe ikametit kur besimtari prit fillimin e namazit, kur takohet me armikun në front gjatë luftës dhe në fundin e natës kur zbret Allahu I madhëruar në qiellin e tokës.

     

     

    Dobitë:

     

    1.Ka kohë në të cilat shpresohet pranimi i lutjes më tepër se në kohët tjera.

    2.Nxitja në shfrytëzimin e këtyre kohëve dhe kujdesi për shtimin sa më shumë të lutjeve.

    3.Nga këto kohë janë: momentet gjatë sexhdes, në mes ezanit dhe ikametit, fundi i natës, dhe gjatë takimit me armikun në luftë.

     

    Përktheu nga gjuha arabe:

    Florim Islami

    www.thirrjaislame.com