Pengesat që shkaktojnë mospranimin e lutjes

Transmeton Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Vazhdon pranimi i lutjes së robit derisa të mos lutet për mëkat, ose ndërprerje të farefisnisë dhe nuk ngutet. Mutefekun Alejhi.

 

Nga Ubadete ibn Samit transmetohet se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Në tokë nuk ka asnjë musliman, i cili diç e lut Allahun, e që këtë Allahu nuk do t’ia japë, ose për zëvendësim me këtë nuk do t’ia heq ndonjë të keqe, përveç nëse lutësi lutet për mëkat ose për ndërprerjen e farefisnisë” Tirmidhiu.  Në transmetimin tjetër: “Ose po aq i jep shpërblim”.

 

Transmeton Ebu Hurejra [ Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Allahu është i mirë dhe nuk pranon vetëmse mirë.

 

Vërtetë Allahu ka urdhëruar besimtarët me atë që ka urdhëruar të Dërguarit.

Allahu thotë: “O ju Pejgamberë hani nga të mirat dhe veproni vepra të mira” dhe thotë: “O ju që keni besuar hani nga të mirat që ju kemi furnizuar”, pastaj përmendi njeriun i cili ka ecur rrugë të gjatë me flokë të pakrehura, i pluhërosur i ngren duart e tij drejt qiellit dhe thotë: “O Zot..O Zot, ndërsa ushqimi, pija, rrobat dhe ngrënja e tij janë haram, atëherë si do t’i pranohet lutja?!” Transmeton Muslimi.

 

Transmeton Hudhejfetu [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Betohem në atë që shpirti im është në dorën e Tij, do të urdhëroni në të mirë dhe të ndaloni nga të këqiat, ose dyshohet të dërgoj Allahu dënimin e Tij, e pastaj do të luteni mirëpo nuk u pranohet (lutja). Tirmidhiu.

 

 

Shpjegimi:

 

Lutja ka pengesa të cilat e pengojnë që të pranohet, andaj besimtari duhet t’i largohet pengesave, që lutja të jetë më afër pranimit, mirëpo mosarritja e kërkesës nuk don të thotë se lutja nuk është pranuar, se Allahu i lartmadhëruar e din më së mirë se çka është në dobi të njerëzve, andaj mundet që lutjen t’ia shtyjë për ditën e kijametit ose ia largon ndonjë të keqe.

Prandaj besimtari kur të lutet nuk duhet t’i humb shpresat nga pranimi i lutjes edhe nëse nuk realizohet ajo që dëshiron.

 

 

 

 

Dobitë:

 

  1. Ushqimi i ndaluar është nga pengesat që pengojnë pranimin e lutjes.
  2. Ngutja në pranimin e lutjes është nga pengesat e pranimit të lutjes ngase është një llojë humbje e shpresës në mëshirën e Allahut.
  3. Nuk don të thotë pranimi i lutjes realizimi i asaj që ka kërkuar lutësi.
  4. Nuk i pranohet lutësit derisa lutet për ndërprerjen e farefisnisë ose për mëkat.
  5. Lënia e urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga të këqiat është shkak në mospranimin e lutjes.

 

Përktheu nga gjuha arabe :

Florim Islami

www.thirrjaislame.com