Category: Rijadus Salihin

  • HADITHI nr.598– nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.598– nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Hasan ibn Aliu r.a. se ka thënë: “Kam mbajtur në mend nga i Dërguari i All-llahut s.a.v.s.: “Largoju asaj që të duket e dyshimtë, ndërsa përmbaju asaj ku nuk je i dyshimtë.” (Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)

  • HADITHI nr.597– nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.597– nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Ebu Sirvea Ukbe ibn el-Harithi r.a. se ai u martua me vajzën e Ebu Ihab ibn Azizit, pastaj erdhi një grua dhe i tha: “Unë i kam dhënë gji Ukbës dhe asaj me të cilën është martuar.” Ukbeja i tha asaj: “Unë nuk e di se ti më ke dhënë gji, e as që ti më ke informuar për këtë.” Pastaj i hipi (kafshës për hipje) dhe erdhi në Medine tek i Dërguari s.a.v.s. dhe e pyeti. I Dërguari i Allllahut s.a.v.s. tha: “Si jo, pasi që është thënë!” Pastaj Ukbe e shkurorëzoi atë dhe ajo u martua me tjetër burrë.”

  • HADITHI nr.595– nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.595– nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga en-Nevvas ibn Sem’ani r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Bamirësi është sjellja dhe karakteri i mirë, kurse mëkat është ajo çka mendon në vetvete, e nuk dëshiron që ta dinë njerëzit.” (Transmeton Muslimi)

  • HADITHI Nr.592– Nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI Nr.592– Nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Kajs ibn Ebu Hazimi të ketë thënë: “Hymë te Habbab ibn el-Eretti r.a. për ta vizituar që u pat djegur me shtatë djegie (vende), e ai tha: “Vërtet shokët tanë, që kanë vdekur, kanë shkuar dhe kjo botë aspak nuk ua ka munguar (shpërblimin), kurse ne kemi grumbulluar aq pasuri sa nuk kemi vend t’i vendosim,

  • HADITHI nr.589 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.589 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Ibni Abbasi r.a. të ketë thënë: “Kaloi i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. pranë varrezave në Medine, pastaj u kthye me fytyrë nga ata dhe tha: “Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi ju, o banorë të këtyre varrezave. All-llahu na faltë neve dhe juve. Ju jeni të parët tanë, kurse ne së shpejti pas jush.” (Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen)

  • HADITHI nr.588 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.588 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Burejde r.a. se ka thënë: “Pejgamberi s.a.v.s. i ka mësuar që, kur t’i vizitojnë varrezat, të thonë: “Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi ju, o banorë të këtyre shtëpive, që jeni besimtarë dhe muslimanë. Edhe ne, nëse do All-llahu, do të vijmë te ju. Kërkojmë nga All-llahu për ne dhe për ju falje.” (Transmeton Muslimi)

  • HADITHI nr.581 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.581 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Enesi r.a. të ketë thënë: “Pejgamberi s.a. v.s. i bëri disa vija, pastaj tha: “Këto (vija) janë shpresa e njeriut (për jetë të gjatë), kurse kjo është exheli. Pastaj duke qenë ashtu në këtë gjendje, e bëri një vijë edhe më të shkurtër.”

  • HADITHI nr.579 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.579 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Ibni Umeri r.a. se ka thënë: “Më kapi i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. për krahu dhe më tha: “Jeto në këtë botë si të jesh i huaj ose udhëtar.” Kurse vetë Ibni Umeri r.a. thonte: “Kur të ngrysesh, mos e prit mëngjesin, kurse kur të gdhihesh, mos e prit mbrëmjen. Derisa je i shëndoshë, përgatitu për sëmundje, kurse gjatë jetës, përgatitu për vdekje.” (Transmeton Buhariu)

  • HADITHI nr.578 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.578 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se të varfrit e muhaxhirëve erdhën tek i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. dhe i thanë: “Pasanikët na i morën gradat e larta dhe shpërblimin e përhershëm!” (Pejgamberi) Tha: “Ç’është ajo?” Ata thanë: “Ata falin namaz si ne, agjërojnë si ne, ata ndajnë sadaka, kurse ne nuk mundemi, ata lirojnë robër, kurse ne nuk mundemi.” Atëherë i Dërguari i All-llahut s.a. v.s. u tha: “A doni t’ju mësoj diçka me çka do t’i arrini ata që ju kanë kaluar dhe do t’i tejkaloni ata që janë pas jush dhe nuk do të jetë askush më i vlefshëm se ju, përveç atij që vepron sikur ju?” Thanë: “Gjithsesi, o i Dërguari i All-llahut!” Tha: “Shqiptoni tesbih (subhanall-llah, Lavdi All-llahut), tekbir (All-llahu ekber: All-llahu është më i Madhi) dhe tahmid (Elhamduli-l-lah: Falënderimi Allllahut) pas çdo namazi nga 33 herë.” (Pas një kohe) U kthyen tek i Dërguari i All-llahut të varfrit e muhaxhirëve dhe i thanë: “Kanë dëgjuar vëllezërit tanë pasanikë se ç’po veprojmë dhe ata po bëjnë të njëjtën!” I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. tha: “Ajo është prej shpërblimit të All-llahut, që ia jep kujt të dojë.”  (Muttefekun alejhi) Këtë citat e transmeton Muslimi. All-llahu e di më së miri.

  • HADITHI nr.571 – nga Libri Rijadus Salihin

    HADITHI nr.571 – nga Libri Rijadus Salihin

    Transmetohet nga Ebu Se’id el Hudrij r.a. se ka thënë: “Duke qenë njëherë në rrugë me Pejgamberin s.a.v.s, erdhi një njeri i hipur në kafshën e tij. Filloi ta hedhë shikimin e tij majtas dhe djathtas, atëherë i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. tha: “Kush ka tepër kafshë për kalërim, le t’i japë atij që nuk ka, kush ka tepër ushqim (të rrugës), le t’i japë prej tij atij që nuk ka ushqim”, dhe i përmendi llojet e ndryshme të pasurisë, saqë vërejtëm se askush prej nesh nuk ka të drejtë në tepricë.” (Transmeton Muslimi)