11. “O biri i Ademit shpenzo (ne rrugen Time), e Unë do të shpenzoj për ty!”
Category: 40 Hadithe Kudsi
-
HADITH nr. 10
10. “Agjërimi është Imi dhe Unë jam ai që jep shpërblimin për të. Agjëruesi i lë ngashërimet seksuale, ushqimin dhe pirjen për hir Tim. Agjërimi është mburojë, e ai që agjëron ka dy
gëzime: kur han iftarin dhe kur takohet me Zotin e vet. Ndryshimi i erës së gojës së agjëruesit është më i mirë në syrin e All-llahut sesa era e miskut.”
-
HADITH nr. 09
09. Gjëja e parë për të cilën do të japë llogari robi (i All-llahut) në Ditën e Ringjalljes është namazi. Nëse i ka kryer namazet sipas rregullave, atëherë do të jetë i shpëtuar dhe i
mirëpritur. Nëse namazet do të jenë të paplota (të mangëta), do të përjashtohet nga mirësia dhe do të jetë i humbur. Nëse do të ketë diçka të paplotësuar nga fardet (obligimet e
domosdoshme), All-llahu a.xh. do t’u thotë (melekëve): “Shihni se a ka kryer robi Im ndonjë namaz vullnetar, me të cilin do t’ia kisha plotësuar fardin.” Pastaj edhe veprat tjera do të gjykohen në të njëjtën mënyrë.
-
HADITH nr. 08
Namazi i atij që nuk e ka kënduar thelbin e Kur’anit (suren el-Fatiha) gjat faljes është i paplotësuar (i mangët) dhe i ka përsëritur këto fjalë tri herë. Dikush i tha ebu Hurejres: A
duhet ta këndojmë edhe pas imamit kur edhe ai këndon Fatihën? Ai tha: këndojeni në heshtje, se e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut a.s. duke thënë: All-llahu a.xh. ka thënë: “E kam ndarë namazin ndërmjet Meje dhe robit Tim në dy gjysma, dhe ai (robi) do ta fitojë atë për të cilën është lutur.” Kur robi thotë: “El hamdu lil-lahi rabbil alemin”; All-llahu a.xh. thotë: “Robi Im më lavdëroi.” Kur robi thotë: “Er-rahmanir-rahim”; All-llahu a.xh. thotë: “Robi Im më lartësoi.” Kur robi thotë: “Maliki jeumid-din”; All-llahu thotë: “Robi Im më lavdëroi (robi Im i është bindur Madhërisë Sime).” Kur robi thotë: “Ijjake na’budu we ijjake nesta’in”; Ai thotë: “Kjo është ndërmjet Meje dhe robit Tim dhe ai do ta fitojë atë, për të cilën është lutur.” Kur robi thotë: “Ihdinas-siratal mustekim, siratal ledhine en amte alejhim, gajril magdubi alejhim we leddalin”; Ai thotë: “Kjo është për robin Tim, dhe ai do ta ketë atë që e ka kërkuar.”
-
HADITH nr. 07
07. Zoti kënaqet me bariun, i cili thërret ezanin për namaz dhe falet në majë të bjeshkës. Pastaj All-llahu thotë: “Shiheni robin Tim i cili thërret ezanin dhe e kryen faljen, ai frikohet prej Meje. Unë ia kam falë këtij robi mëkatet e tij dhe e kam pranuar në Xhennet.”
-
HADITH nr. 06
06. Prej njerëzve të parë ndaj të cilëve do të shpallet dënimi në Ditën e Gjykimit do të jetë dëshmori (shehidi, martiri). Ai do të sillet dhe All-llahu do t’ia bëjë të njohura të mirat që i ka
bërë dhe do t’ia pranojë ato. (All-llahu i Madhëruar) do t’i thotë: “Çfarë bëre me këto?” Ai do t’i përgjigjet: “Luftova për hir Tënd deri sa rash dëshmor.” (All-llahu) do t’i thotë:
“Gënjen! Luftove që të tjerët të thonë: Është guximtar!” Dhe vërtet ashtu ishte. Pastaj do t’u urdhërohet (engjëjve të rreptë) që ta tërheqin zvarrë me fytyrë përtoke derisa të hidhet në zjarr. Njeriu tjetër do të jetë dijetari, i cili ka studjuar dijeninë, e ka mësuar dhe gjithashtu e ka lexuar Kur’anin. Ai do të sillet dhe All-llahu do t’ia bëjë të njohura të mirat që i ka bërë, dhe ato do t’ia pranojë. (All-llahu i Madhëruar) do të thotë: “Çfarë bëre me këto?” Ai do të thotë: “Studjova diturinë dhe e mësova, e gjithashtu edhe e lexova Kur’anin për hir Tënd.”
All-llahu do t’i thotë: “Gënjen! Studjove diturinë vetëm që të tjerët të thonë: Ky është njeri i ditur. Lexove Kur’anin që të thonë për ty: E lexon Kur’anin.” Dhe vërtet ashtu ishte. Pastaj do t’u urdhërohet (engjëjve të rreptë) që ta tërheqin zvarrë me fytyrë përtoke derisa të hidhet në zjarr. Njeriu i tretë do të jetë pasaniku, të cilin All-llahu e kishte bërë të pasur duke ia dhënë të gjitha llojet e pasurisë. Ai do të sillet dhe All-llahu do ta njoftojë me veprat që i ka bërë. I Madhëruari do t’i thotë: “Çfarë bëre me këto?” Ai do të përgjigjet: “Nuk lash vend pa e shpenzuar pasurinë time për hir Tënd.” All-llahu do t’i thotë: “Gënjen! E ke shpenzuar pasurinë vetëm që të thonë për ty se je dorëdhënë!” Dhe vërtet ashtu ishte. Pastaj do t’u urdhërohet (engjëjve të rreptë) që të tërhiqet zvarrë me fytyrë përtoke derisa të hidhet në zjarr.”
-
HADITH nr. 05
05. All-llahu Madhështor dhe i Lartësuar tha:
“Unë jam aq i pasur, saqë nuk kam nevojë për të pasur aleat (shok, ortak). Prandaj kush e kryen një vepër për hir të dikujt tjetër ashtu siç e kryen për Mua, nuk do t’ia pranoj atë vepër, e as shokun (të adhuruarin) e tij!”
-
HADITH nr. 04
04. All-llahu tha: “Djemtë e Ademit shajnë kohën, ndërsa Unë jam koha, në dorën Time është nata dhe dita.”
-
HADITH nr. 03
03. Nga Zejd ibën Halid xhuheniu (Allahu qoftë i kënaqur me të) përcillet se ka thënë: Na priu i Dërguari i Allahut (paqja dhe lëvdatat e Allahut qofshin mbi të)në namazin e mëngjesit në vendin e quajtur Hudejbije, pasi kishte rënë shi tërë natën. Kur e kryem faljen, i Dërguari i Allahut na u drejtua të pranishmëve duke na thënë: “A e dini se ç’tha Zoti juaj?” Të pranishmit thanë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë” Ai (Allahu) tha: “Këtë “mëngjes disa nga robërit e Mi u gdhinë besimtar, ndërsa disa të tjerë mosbesimtar. Ai që tha: “Ky shi është nga mëshira dhe mirësia e Allahut” u bë besimtar në Mua, ndërsa mohues i (adhurimit të) yjeve; Ndërsa ai që tha: “Na zbriti shi prej këtij ose atij ylli” më mohoi Mua, ndërsa u bë besimtar i yjeve.” ( Buhariu nr. 846)
-
HADITH nr. 02
02. Nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të) përcillet se i Dërguari i Allahut (paqja dhe lëvdatat e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: Allahu i Lartësuar ka thënë: “Biri i Ademit më mohoi dhe nuk kishte të drejtë ta bëjë këtë gjë. Dhe ai më ofendoi duke mos pasur të drejtë ta bëjë këtë gjë. Më mohoi kur tha: Allahu nuk do të më krijojë ashtu siç më krijoi herën e parë (d.m.th nuk do të më ringjallë pas vdekjes), ndërsa krijimi fillestar i tij nuk “është më i lehtë se ringjallja. Më ofendoi kur tha: Allahu ka djalë, kurse Unë jam Një Absoluti (të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim) i Përhershëm, nuk kam lindur (dikë), e as që jam i lindur (nga dikush) dhe askush Mua nuk më përngjan!”