HADITH nr. 08

Namazi i atij që nuk e ka kënduar thelbin e Kur’anit (suren el-Fatiha) gjat faljes është i paplotësuar (i mangët) dhe i ka përsëritur këto fjalë tri herë. Dikush i tha ebu Hurejres: A

duhet ta këndojmë edhe pas imamit kur edhe ai këndon Fatihën? Ai tha: këndojeni në heshtje, se e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut a.s. duke thënë: All-llahu a.xh. ka thënë: “E kam ndarë namazin ndërmjet Meje dhe robit Tim në dy gjysma, dhe ai (robi) do ta fitojë atë për të cilën është lutur.” Kur robi thotë: “El hamdu lil-lahi rabbil alemin”; All-llahu a.xh. thotë: “Robi Im më lavdëroi.” Kur robi thotë: “Er-rahmanir-rahim”; All-llahu a.xh. thotë: “Robi Im më lartësoi.” Kur robi thotë: “Maliki jeumid-din”; All-llahu thotë: “Robi Im më lavdëroi (robi Im i është bindur Madhërisë Sime).” Kur robi thotë: “Ijjake na’budu we ijjake nesta’in”; Ai thotë: “Kjo është ndërmjet Meje dhe robit Tim dhe ai do ta fitojë atë, për të cilën është lutur.” Kur robi thotë: “Ihdinas-siratal mustekim, siratal ledhine en amte alejhim, gajril magdubi alejhim we leddalin”; Ai thotë: “Kjo është për robin Tim, dhe ai do ta ketë atë që e ka kërkuar.”