Author: thirrja@live.com

  • Si të mbrojmë dhëmbët tonë nga artriti?

    Si të mbrojmë dhëmbët tonë nga artriti?

    Artriti është një inflamacion i reaksioneve natyrore të sëmundjeve apo lëndimit dhe përfshin enjtje, dhimbje dhe ngurtësim. Llojet e artritit janë nga më të shumtat. Ato të cilat e prekin më shumë njeriun kanë simptoma si dhimbje, ngurtësim apo edhe vështirësi në lëvizje. Artriti dëmton indet e trupit të njeriut dhe si pasojë mund të prekë pjesë të tij, apo edhe organet e brendshme.

    Hulumtuesit e Universitetit të Stomatologjisë në Kentucky kanë zbuluar kohët e fundit se larja e dhëmbëve dhe mbajtja e tyre pastër ul rrezikshmërinë e njeriut për tu prekur nga sëmundja e artritit.

    Sipas tyre, mbetjet ushqimore të cilat nuk pastrohen herë pas here, kthehen në baktere të cilat më pas krijojnë disa enzima që arrijnë të çojnë në një sulm imunitar me kalimin e kohës dhe ndikojnë direkt në inflamacionin kronik i cili është përgjegjës për ruajtjen e kockave. Dëmtimi i këtyre indeve, i cili vjen si rezultat i baktereve të krijuara nga moslarja e dhëmbëve, arrin që të dobësojë kockat e trupit të njeriut dhe gradualisht të çojë në sëmundjen e artitit.

    Dr.Potempa dhe ekipi i tij nga ky universitet kanë zbuluar gjithashtu se bakteret që formohen nga moslarja e dhëmbëve rregullisht, kthehen edhe pergjegjës në avancimin e mëtejshëm të sëmundjes.

    Artriti është një sëmundje e përhapur në rend global.

    Një në tre persona mund të jenë të prekur qoftë edhe nga një formë saj, si përshembull dhimbja e nyjeve. Gjë e cila me kalimin e kohës fillon edhe avancon.

    Mjekët  sugjerojnë se që në moshë të re njerëzit duhet të fillojnë të kujdesen e të mos i nënvlerësojnë këto shenja. Një nga mënyrat se si mund të shmanget është nga larja e dhëmbëve rregullisht, gjë e cila nuk do të çojë në krijimin e baktereve dhe si pasojë dëmtimin e indeve kockore.

    /shkupi24/

  • 5 Ushqimet e ndaluara nga Kurani

    5 Ushqimet e ndaluara nga Kurani

    Ushqimi i dikujt tjetër, që nuk merret ligjërisht – domethënë i blerë ose i dhuruar nga tjetri. Dëshmia kuranore që provon këtë ndalim është ajeti:

    “Mos hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar!”
    (Bekare: 188).

    Arsument tjetër është edhe hadithi:
    “Mos ta mjelë kush delen e tjetrit, veçse me lejen e tij.” Buhariu, Muslimi, Ebu Daudi

    1 Ngordhësira, ose ajo kafshë që ka ngordhur vetë. Këtu futen: kafsha e mbytur me shtrëngim, e mbytura nga uji, e rrëzuara, kafsha e vrarë nga një kafshë tjetër dhe kafsha e ngrënë nga egërsirat.

    2 Gjaku i çdo lloji, sido që të jetë: i derdhur apo i mpiksur, në sasi të pakta apo të mëdha.

    3 Mishi i derrit dhe çdo pjesë tjetër e tij, si gjaku, dhjami etj..

    4 Kafsha që theret në emër të dikujt tjetër veç Allahut.

    5 Kafsha që theret në tempuj apo altare. Kjo përfshin gjithçka që theret nëpër varre e tyrbe, të ciiat ndertohen si objekte për ata që adhurohen përveç Allahut, apo si ndërmjetësues tek Ai.

    Argumenti i ndalimrt për të lartpermendurat, është ajeti kuranor:

    “Juve u janë ndaluar: ngordhësira, gjaku, mish’i i derrit, ato që theret jo në emër të Allahut, e mbytura ne fytr e mbytura në ujë, e rrëzuara, e vrara (nga briri i tjetrës), ajo që e ka ngrënë egërsira – përveç asaj që arrini ta therni – dhe ajo që është therur për idhuj.” (Maide: 3).

    Në këtë ajet pra, përmenden të gjitha kategoritë e mishit të ndaluar.

  • Luftoni stresin duke relfektuar 3 minuta në ditë

    Luftoni stresin duke relfektuar 3 minuta në ditë

    Është zyrtare, stresi provokon dhimbje të forta koke, por jo vetëm… Një kërkim i fundit gjerman tregon rëndësinë e të parit me kujdes të jetës që bëjmë.

    Për të luftuar dhimbjen e kokës nga stresi duhen vetëm 3minuta në ditë, duhet të refloktojmë mbi atë çka po bëjmë dhe si po e bëjmë apo përjetojmë.

    Stresi kronik është ai më i përhapuri kohët e fundit, që provokon sëmundje kardiovaskulare, tumore, bronkopolmoni, sëmundje kronike bllokuse të mushkërive, të mëlçisë dhe sëmundjeve të zorrëve. Ndër të tjera , stresi provokon   dhe hipertensionin  ku mund të shkaktojë diabet apo infarkt.

    Pra ajo që duhet të bëjmë për të luftuar stresin është të reflektojmë vetëm 3 minuta në ditë dhe të bëjmë një analizë reale mbi atë çfarë kemi nevojë dhe dëshirë.

    /shkupi24/

  • Ushqimet Anti-Kancerogjene

    Ushqimet Anti-Kancerogjene

    A e keni ditur që ajo që hani mund të përcaktoj nëse do të sëmureni me kancer? Dieta (gjërat që hani) mund të ju mbrojnë që të mos jeni njëri në mesin e 3 personave që preken nga kanceri në jetën e tyre. Cilat ushqime quhen super-ushqime anti-kancerogjene e që duhet t’i hani sa më shpesh

    Lakra Brukselit

    Lakra e Brukselit është zbuluar të mbroj kundër kancerit në zorrë, stomak dhe fshikëz. Sipas një hulumtimi të publikuar në revistat mjekësore sikur International Journal of Cancer, thuhet se të ngrënit e lakrës së Brukselit disa herë në javë mund të të mbroj nga kanceri. Lakra e Brukselit ka zvogëluar qelizat kancerogjene deri në 52 përqind në zorrë dhe deri në 67 përqind në mëlçi të shtazëve. Ato gjithashtu kanë tkurrur madhësinë e tumoreve deri në 92 përqind.

    Si Mund Që Lakra Brukselit të Vret Kancerin?

    Lakra përmban diçka që quhet indole, apo përzierje organike aromatike heterociklike. Këto stimulojnë mëlçinë që ti zbërthej hormonet në trup dhe shpejtoj eliminimin e produkteve të mbetjeve. Kjo do të thotë se përveç që rregullon dhe e bën punën e jashtqitjes më efektive, gjithashtu edhe kanceret që varen nga hormonet nuk kanë kohë të zhvillohen.
    Nëse dëshiron të provosh lakra Brukseli si mas preventive të kancerit është e rëndësishme që të mos i zieni apo fusni në mikroval sepse ky proces vret shumicën e vitaminave dhe vlerave ushqyese. Thjesht avulloj paksa apo përziej duke i fërguar që të mos i humb vlerat ushqyese dhe vitaminat.

    Të Ushqyerit e Rregullt me Pemë, Perime, Mish të Shpezëve dhe Peshk Mund Të Parandalojnë Kancerin.

    Hulumtimet nga Journal of American Medical Association (Revista e Shoqatës Mjeksore Amerikane) ka zbuluar të ushqyerit me shumë fruta, perime, mish të shpezëve dhe peshk është dukur të ketë efekt mbrojtës kundër kancerit. 1009 pacient me kancer në zorrë janë studiuar. Pesë vite me vonë ata janë shqyrtuar dhe është parë se 324 pacient kishin përsëritje të kancerit dhe të gjithë kishin vdekur përveç njërit. Kurse edhe një numër shtesë prej 28 pacientëve kishin vdekur pa ndonjë dokument të përsëritjes së kancerit tek ta. Studimi ka identifikuar dy lloje të ndryshme kryesore të të ushqyerit (dieta), njëra që përbëhej nga sasi të larta të mishit, yndyrave, ëmbëlsirave dhe ushqimeve të rafinuara dhe tjetra që përbëhej nga sasi të larta të frutave, perimeve, mish të shpezëve dhe peshk. Ata që ushqeheshin me shumë pemë dhe perime kishin përqindje më të lartë të mbijetesës kurse ata që ushqeheshin me dieta të yndyrshme Perëndimore kishin përqindje më të lartë të vdekshmërisë dhe ripërsëritje më të shpeshtë të sëmundjes.

    /shkupi24/