Author: thirrja@live.com

  • Orizin mund t’a përdorni për Diet. Ja si..!

    Orizin mund t’a përdorni për Diet. Ja si..!

    Në fakt nuk bëhet fjalë për orizin tradicional, por bëhet fjalë për orizin e zi. Ky ushqim ndikon shum më pozitivisht në organizmin e njeriut sesa orizi i bardhë.

    Orizi në përgjithësi është ushqim i cili i jep shum kalori trupit të njeriut , ku 100 g oriz përmbjanë 350 kalori.
    Orizin mund t’a përdorni edhe për diet, ashtu që përmbajtja ditore që duhet të konsumoni është 600g. Mirëpo këtë sasi duhet t’a konsumoni në kohë të ndryshme të ditës, duke e përzier me perime aromatike që të jetë më e shijshme.

    Orizin e zi që do t’a shfrytzoni për diet duhet t’a zini 50 min, të shtoni pak kripë, dhe ujë. Kjo përbërje do t’a përshpejtojë organizmin dhe do të kontribojë në zbritje në kilogram.

    /shkupi24/

  • Hadithi:Nr.7 “Furnizimi është prej Allahut të lartësuar”

    Hadithi:Nr.7 “Furnizimi është prej Allahut të lartësuar”

    Allahu i lartësuar është furnizuesi,dhe Ai është i cili ju jep robërve të Tij nga magazinat e pashtershme të tij.Këtë furnizim ngandonjëher e bën nëpërmjet dikujt prej njerëzve.Nëse i jepet dikujt ndonjë pasuri pa e kërkuar dhe pa nënçmim të vetes le ta merr atë sepse është furnizim që ia ka dhënë Allahu dhe le të mos kërkon më shumë dhe mos të ia kthen atij që jep me arsyen se pak ose shumë,sepse furnizuesi i vërtetë është Allahu i lartësuar dhe ai njeriu që e jep atë me të vërtetë është ndërmjetsues dhe mjet dhe ndarës ose shpërndarës e jo furnizues apo ndalues.
    Trans.nga Muavi r.a. se ka thënë:e kam ndëgjuar Pejgamberin s.a.w.s. duke thënë:” kujt ia don Allahu të mirën e bën të ditur në fe,me të vërtetë unë jam shpërndarës dhe Allahu është furnizues,dhe do të vazhdon ky ummet i ngritur në çështjen e Allahut nuk i dëmton ato kush i kundërshton derisa të vijë urdhëri i Allahut xh.sh.”.
    Dobitë e hadithit:
    1) në këtë hadith flitet për vlerën e diturisë dhe nxitjen drejt saj,sepse e udhëzon besimtarin drejt devotshmërisë.
    2) gjithashtu flitet për vlerën e diturisë në fe mbi dituritë tjera,dhe vlerën e dijetarëve fetarë mbi njerëzit tjerë.
    3) pejgamberi s.a.w.s. është përcjellës nga Allahu dhe sqarues i ligjeve te Tij,dhe ndihmues i sheriatit të Tij.
    4) furnizimi i vërtetë është nga ana e Allahut të lartësuar,njerezit janë mjet,besimtari kërkon prej Allahut e jo prej njerëzve.
    5) të kërkosh pa nevoj është nënçmim dhe poshtërim dhe e ndaluar në Islam ndërsa të kërkosh me nevoj nuk prish gjë me kushtë duke mos e nënçmuar veten dhe mos ta tepron në kërkim dhe mos t’i shqetëson njerezit.
    6) pasuria është e Allahut të lartësuar dhe kush jep diqka nuk bën të lavdërohet ose të poshtëron dikë dhe kujt i jepet diqka nga pasuria pa e kërkuar atë ,le ta mer atë dhe nuk ka faj në të dhe nuk ia ulë vlerën sepse ai është rob prej robërve të Allahut e merr nje pasuri e cila është e Allahut.
    7) kujt i jep furnizim Allahu ai duhet të jetë i kenaqur me atë dhe mos të lakmon në atë që ua ka dhënë Allahu të tjerëve prej furnizimit dhe të mirave të Tij.
    8) Allahu e mbronë këtë fe nga keqpërdorimi ,ndryshimi apo nga shtrembërimi apo nga humbja e tij.
    9) është obligim qe ummeti të ketë në të një grup që mësojnë fenë,dhe i mësojnë rregullat e tij,dhe ua mësojne njerëzve.Kjo është obligim kolektiv(farz kifaje)nëse e bëjnë disa njerëz bie obligimi nga të tjerët,e nëse nuk e bën askush të gjithë kanë mëkat.
    10) ummeti duhet që të urdhëron në të mirë dhe të ndalon nga e keqja dhe ta mbronë fenë Islame dhe ta lufton të keqen dhe degjenerimin,dhe çdo send që e prishë besimin dhe moralin e ummetit.

    Përktheu nga Arabishtja: Ibrahim Sherifi

    www.thirrrjaislame.com

  • Ja sa efektiv është Sinaqi për Organizmin..

    Ja sa efektiv është Sinaqi për Organizmin..

    Nutricientet rekomendajnë se konsumi i spinaqit ndihmon të menduarit, të pamurit, qarkullimin e gjakut dhe gjithashtu edhe sistemin digjestiv.
    Spinaqi është një ndër ushqimet më të vlefshme:

    • të jep forcë
    • të mbron nga kanceri
    • të mbron nga sëmundjet e zemrës

    Nutricientët e quajnë spinaqin mbret i vegjetarianëve, si shkak i numrit të madh të mineraleve që kanë. Spinaqi është një prodhues i shkëlquer i vitaminës C dhe beta carotene.
    Për organizmin është i nevojshëm konsumi i një grushti me gethe spinaqi që mund t’a përzieni në gjellëra të ndryshme.

    /shkupi24/

  • Ja Formulat Për Qetsimin të Kokës …

    Ja Formulat Për Qetsimin të Kokës …

    Një masazh i mirë: ja çka mund të sjellë qetësinë dhe paqen.
    Masazh në tëmthat e kokës
    Mbyllni sytë dhe shtrëngoni me majat e gishtave çdo anë të kokës. Pa u shkëputur, ndryshoni vendet e gishtave, duke bërë një presion të lehtë.

    Masazh në ballë
    Ç’vendosni gishtat tuaja poshtë ballit dhe rifilloni masazhin gjatë disa minutave.

    Masazh pas kokës
    Majat e gishtërinjve i vendosni në rrëzë të kokës. Pas disa minutash masazh, një çlodhje vihet re në sajë të rritjes së prodhimit të endorfinës nga organizmi.

    Ja pra çfarë duhet për tu relaksuar vërtet dhe për t’i shërbyer organizmit.

    /shkupi24/

  • Hadithi Nr.6 “Xhelozia pozitive e lavdëruar”

    Hadithi Nr.6 “Xhelozia pozitive e lavdëruar”

    Xhelozia në esencë është dëshira e largimit të mirësive nga dikush.Dhe me këtë kuptim është nga sjelljet e këqija të nënçmuara,dhe tregon për mosnjohjen e mirësive të Allahut dhe rebelimi ndaj gjykimit të Tij,dhe shfaqet te njerëzit në cilësin e urrejtjes dhe zilisë.Për këtë arsye e ka ndaluar këtë Islami dhe e ka nënvlersuar shumë.dhe ka bërë për të shërim që e rrënjosë këtë cilësi nga njerëzit,dhe ky shërim është në përforcimin e besimit në Allahun edhe në lejimin e xhelozisë pozitive.Në hadithin në vijim na zgjedh Pejgamberi s.a.w.s. nga xhelozia pozitive dy çështje të rëndësishme për shpëtimin e njerëzve dhe forcimin e shoqërisë.
    Trans.nga Abdullah ibn Mesudi r.a. se ka thënë:Ka thënë Pejgamberi s.a.w.s. :”nuk ka xhelozi përveçse në dy gjëra: një njeri që i ka dhënë Allahu pasuri dhe ai atë e shpërndan ditën dhe natën ,dhe një njeri që i ka dhënë Allahu urtësi dhe ai me të gjykon dhe ua mëson të tjerëve”.
    Dobitë e hadithit:
    1) Xhelozia dhe shërimi i tij: xhelozia e nënvlersuar është prej sëmundjeve shoqërore që e dobëson atë dhe i prish zemrat dhe e largon qetësimin nga njeriu.Ka thënë Pejgamberi s.a.w.s.:” ju ka kapluar juve sëmundja e popujve para jush urrejtja dhe xhelozia dhe ajo është që të rrunë,rrunë fenë e jo flokët.
    Ka thënë i lartesuari:” thuaj kërkoj mbrojtje prej Zotit të agimit…nga dëmi i ziliqarit kur të xhelozon”. Urrejtja rrënjën e ka te xhelozia,çdo e keqe ja fillon prej te xhelozia,ai që xhelozon e korigjon gjykimin e Allahut dhe nuk e pranon gjykimin e tij në atë që ka thënë.Zilia është mëkati i parë që i është bërë Allahut Zotit të botrave,kur nuk i bëri sexhde iblisi Ademit a.s. Gjithashtu ka qenë shkak për mëkatin e parë ndërmjet njerëzve kur Kabili e vrau vëllaun e tij Habilin.Për këtë xhelozia është cilësi e keqe dhe e nënvlersuar.dhe e fshinë fenë dhe besimin.
    Islami ka bërë shërim për xhelozinë,dhe ilaçi përbëhet nga dy çështje:
    a) përforcimi i besimit në Allahun dhe forcimi i lidhjes me Atë,kënaqesia me caktimin e tij.
    b) garimi i lavdëruar: garimi në të mirë,synimi i njeriut që të ketë edhe ai sikur të tjerët pasuri,dituri apo popullaritet,këtë e ka lejuar Islami.Ka thënë i lartësuari :” në këtë le të bëjnë gara garusit”.
    Ka thënë Pejgamberi s.a.w.s.:”besimtari ka garim a munafiku zili”.
    2) Shpenzimi i pasurisë në bamirësi: pasuria është dhuratë prej Allahut dhe emanet dhe trashëgimi, ka thënë Allahu:” shpenzoni nga ajo që Allahu ju ka bërë trashëgues”, Allahu e ka bërë pasurinë nga shkaqet e rehatisë dhe gjithashtu është shkak për të vepruar vepra të mira dhe nuk është qëllim në vete as epsh,ka thënë Allahu :” kërko me atë që të ka dhuru Allahu,botën e ardhshme”.
    Kështu që pasuria është për të cilën xhelozohet pozitivisht njeriu,dhe besimtari e kërkonë atë nga mënyrat e lejuara pastaj e shpenzon atë në mirësi dhe arrin me të pozitë të lartë te Allahu xh.sh. dhe te njerëzit.Ka thënë Ibn Sirini: i pasuri është më i dashur tek unë se i varfëri sepse i pasuri me pasuri i mban lidhjet farefisnore, e kryen haxhin, liron rob,dhe jep lëmoshë.
    3) Gjykimi ndërmjet njerëzve me urtësi dhe mësimi i saj njerëzve: nga mirësitë e Allahut ndaj robit të Tij është që ti jep sukses që t’a vendos çdo send në vendin e tij dhe që të flet vetëm se me hak dhe kjo është nga urtësia,ka thënë Allahu :”kujt i është dhënë urtësia i është dhënë një mirësi e madhe”.Pejgamberi s.a.w.s. në hadith e ka pasur për qëllim diturinë në ligjet e Allahut dhe diturinë në sunnetin e Pejgamberit s.a.w.s. Sikur që e ka komentuar imam Shafiu fjalën e Allahut:”edhe ua mëson librin(kuranin) dhe urtësinë(sunetin)”.
    E meriton dijetari i rregullave të fesë që të xhelozohet për mirë nga njerëzit për këtë dhunti që e ka,ka thënë i derguari s.a.w.s.:” me të vërtetë Allahu dhe engjujt e Tij edhe banorët e qiejve dhe tokës derisa edhe bubrreci në folenë e tij, derisa edhe peshqit bëjnë dua për atë që ua mëson njerëzve mirësinë”.
    4) Tregon hadithi se xhelozia e nënvlersuar është sëmundje shoqërore e rrezikshme.
    5) Xhelozia për të mirë është e lavdëruar nëse është për mbledhjen e pasurisë dhe shpenzimin e saj në mirësi apo nëse është për ta mësuar urtësinë për të gjykuar ndërmjet të armiqësuarve ose ta mundë paditurinë.
    6) Vlera e të pasurit i cili nuk kursen nga ajo që ia ka dhënë Allahu.
    7) Vlera e diturisë mbi rregullat e fësë dhe mësimi i tij njerëzve.

    Përktheu nga arabishtja : Ibrahim Sherifi

    www.thirrjaislame.com