ZOTI IM! UNË PO NGULFATEM!

Zoti im! Unë po ngulfatem!

Kjo nuk po vjen si pasojë e ndonjë lidhjeje emocionale që nuk pata sukses ta arrij!

E as si pasojë e shokëve që më lanë të vetëm!

E as si pasojë e ndonjë brenge që më ngulfat vështirësia e saj!

Po ngulfatem.. : vetëm se për hir Tëndin, o Krijuesi im..

Po ngulfatem se e humba kënaqësinë e lotëve që rrjedhnin për hir Tëndin..

Po ngulfatem nga mospasja e fuqisë të përulem në namazin tim..

Po ngulfatem ngase e braktisa Kuranin me ditë, pa arsye..

Po ngulfatem ..

Dhe po shpresoj tek Ti, o Zoti im, ta largosh nga unë këtë problem..

Dhe të më udhëzosh në rrugën e drejtë.. rrugën Tënde, o Zoti im.

Nga arabishtja. Irfan JAHIU