Zbukurimi i zërit gjatë leximit

Ai që e lexon kur’anin, duhet që ta zbukurojë zërin gjatë leximit sa të ketë mundësi, sepse melaiket e dëgjojnë leximin e tij, por edhe njerëzit argëtohen me zërin e bukur të tij.

Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Zbukurojeni kur’anin me zërat tuaj, sepse zëri i bukur ia shton kur’anit bukurinë.”[1] Po ashtu ka thënë: All-llahu nuk i kushton kujdes askujt duke e dëgjuar sikurse një pejgamberi që ka zë të bukur, i cili e lexon kur’anin me zë të bukur dhe të qartë.”[2]

[1] Sahih: shënojnë Darimiu (2/565), Hakimi (1/768) dhe Bejhekiu në Shuabul-Iman (2/386). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (3815) e ka klasifikuar si hadith sahih.

[2] Muttefekun alejhi: shënojnë Buhariu (7544) dhe Muslimi (792).

 

www.thirrjaislame.com