Thotë Allahu i lartëmadhëruar : Ai është që arabëve të pashkolluar u dërgoi Pejgamberin nga mesi i tyre që t’ju lexojë ajetet e Tij t’i pastrojë ata, t’ua mësojë librin dhe urtësi. Sureja Xhumua ajeti 2.
Gjithashtu thotë: Ju jeni populli më i dobishëm i ardhur për të mirën e njerëzve,të urdhëroni për të mirë të ndaloni nga veprat e këqia…
Transmetohet nga Ebi Mesud Ukbete ibn Amir El Ensarij [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i i Dërguari i Allahut [paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të] ka thënë:Kush udhëzon në të mirë, ai ka shpërblimin e ngjashëm me veprusin e asaj vepre.(Transmeton Muslimi).
Transmeton Ebu Hurejreja [Allahu qoftë i kënaquar me të], se i Dërguari i Allahut [paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të] ka thënë:Kush thërret në udhëzim ka shpërblimin e ngjashëm me të atyre që e kan pasuar pa u munguar atyre asgjë nga shpërblimi, e kush thërret në humbje, ka mëkatin e ngjashëm me të atyre që e pasojnë, pa u munguar atyre aspak nga mëkatet.(Transmeton Muslimi).
Transmeton Ebu Umamete El Bahilij [Allahu qoftë i kënaquar me të], se i Dërguari i Allahut [paqa dhe mëshira e Alahut qoftë mbi të] ka thënë:Padyshim Allahu e lavdëron ndërsa melekët, banorët e qiellit dhe të tokës derisa edhe miza përdhese në vrimën e saj, bëjnë lutje dhe kërkojnë falje për njeriun që ua mëson njerëzve të mirën.(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se hadithi është hasen).
Shpjegimi:
Mësimi njerëzve çështjet e fesë dhe thirrja e tyre në të mirë është prej veprave të Pejgamberëve të cilët Allahu i ka dërguar me këtë detyrë,dhe ky është misioni më madhështorë. Andaj Allahu ka zgjedhur për këtë mision krijesat më të mira të Tij.
Kë e drejton Allahu në rrugën e atyre për të u’a mësuar njerëzve fenë dhe të mirat, ka arritur mirësi të madhe pasiqë nga përhapja e diturisë, urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja ndodhin të mira në tokë dhe njoftohen njerëzit me dëshmin e Allahut.
Dobitë:
1.Mësimi i të mirës njerëzve, është nga vepra e Pejgamberëve.
2.Vlera e dhënjës mësim njerëzve nga çështjet e fesë së tyre,pasiqë kush ua mëson ndonjë dituri apo thërret në udhëzim ka shpërblimin e ngjashëm me vepërbërësit.
3.Shpërblimi i madhë i atij që u’a mëson njerëzve të mirën, pasiqë Allahu e lavdëron, ndërsa banuesit e qiellit dhe të tokës kërkojnë falje për atë, përshkak të mirave që ndodhin nga përhapja e diurisë.
4.Nga ajo që cituam më lartë shihet qartë vlera e thirrjes te Allahu, urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja.
Përktheu nga gjuha arabe :
Florim Islami
www.thirrjaislame.com