Ushqimi pa yndyrë na mbron nga goditjet në tru

Shtohen dëshmitë se një dietë me pak yndyrë mund të ndihmojë në parandlalimin e goditjeve në tru. Rreth 700 mijë amerikanë vuajnë çdo vit nga goditjet në tru. Por një studim i ri thotë se nëse zgjidhen ushqime bulmeti me pak yndyrë, rastet e goditjeve në tru mund të pakësohen. Shkencëtarët vëzhguan gjendjen e 75 mijë personave të moshës 45 deri 83 vjeç, të cilët në fillim të studimin nuk vuanin nga ndonjë sëmundje në zemër, goditje në tru ose kancer.

Në revistën mjekësore “Stroke”, autorët e studimit thonë se personat që pinin qumësht me nivel të ulët yndyre dhe hanin kos e djathë të prodhuar nga qumësht me pak yndyrë, ishin 12% më pak në rrezik nga ndonjë goditje në tru, në krahasim me personat që ndiqnin një dietë bulmeti me yndyrë të plotë. Bulmeti me yndyrë të ulët është një qasje dietike për të ndalur tensionin e gjakut ose hipertensionin – faktor i madh rreziku për goditje në tru.

/shkupi24/