Dijetar AbdulAziz Turejfi
Urimi i të krishterëve për krishtlindje nuk lejohet me koncenzusin e katër medhhebeve, dhe nuk dij ndonje fjalë që i kundërshton në këtë cështje përvec në kohën e fundit edhe ato janë fjalë që nuk meren parasysh.
Nuk lejohet që t’ia urosh të krishterit shpifjen për lindjen e të birit të Zotit, edhe nëse ai ta uron festën e Islamit, sepse dispozitat e All-llahut nuk shkëmbehen, nuk të lejohet ta madhërosh idhullin sepse idhujtaria është me ty.
Dita e lindjes së Isaut alejhi selam nuk është vërtetuar saktësisht, ortodokset dhe katolikët vazhdojnë me divergjenca deri më sot, ata nuk e kanë ruajtur librin e tyre, e më pak ditëlindjen e poseduesit të librit.
Pothuajse janë pajtuar krerët e kishës dhe historianët e saj se ditelindja e Isait është vendosur zyrtarisht vonë diku pas shekullit të tretë gregorian, dhe se vendosja e tij ka qenë simbolike dhe jo vërtetim me bindje e ditës fikse.
Në ditëlindjen e Isaut krishterët e rikujtojnë birërine e tij ndaj All-llahut,(Dhe thanë ka marrë Mëshiruesi fëmijë. Keni nxjerrë një shpifje të madhe. Pothuajse qiejt dëshirojnë me plase prej saj edhe toka të cahet edhe të bien kodrat) Sureja Merjem 88-90.
Të krishterët i përsosin murgjit e tyre nga bashkshortja dhe femijet, dhe të njëjtën ia përshkruajnë All-llahut, I Lartësuar është All-llahu nga kjo.
Martesa me pasueset e librit nuk e patjetërson urimin e festës së saj, sepse lejohet martesa me vajzen e vrasësit të prindit, por nuk pranohet gëzimi i saj me vrasjen, e njëjta vlen me gëzimin e saj për lindjen e birit të Zotit.
Ndalimi i urimit të festave të krishtereve nuk don të thotë ushtrimi i dhunës ndaj tyre, por i zbutet zemra e njerëzve të rëndomtë me një thirrje të butë që të kujtohen për këtë Zot që lind, qoftë i Lartësuar All-llahu.
Nuk i lejohet muslimanit prezantimi në festat e idhujtarëve me konsenzusin e dijetarëve (Dhe ata të cilët nuk dëshmojn të keqen), e keqja këtu ka për qëllim festat e tyre, Nga të parët tanë këtë e thonë : Ebul Alije, Tavusi dhe Ibn Sirini.
Për ndalesën e prezantimit në festat fetare të idhujtarëve kanë rënë në pajtim : Imam Maliku, Ebu Hanife, Shafiu edhe Ahmed b.Hambeli këtë ixhma(konsenzus) e ka transmentuar Ibn Kajim el Xheuziu në librin e tij “Ahkam ehli dhimme “dhe dijetar tjerë.
– Nuk e lejojnë sahabët prezantimin në festat e idhujtarëve ,as urimin e festave fetare të tyre, ka thënë Omer b. Hatabi r.a.:”Largohuni armiqve të All-llahut në festat e tyre. “Transmeton Imam Bejhekiu me zinxhir të vërtet.
Përktheu nga arabishtja : Mr. Ibrahim Sherifi