Patologjitë e mësipërme shkaktohen nga viruse dhe baktere që shumohen pa masë në ambiente të paajrosura, në filtrat e kondicionerëve, në vendet shumë të populluara, të cilave u shtohet edhe tymi i qyteteve tona.
Këta parametra fatkeqësisht gjenden në shkollat e fëmijëve tonë: pak hapësirë, shumë njerëz, kaloriferët në maksimum. Për pesë orë rresht fëmijët thithin në mushkëri të e tyre të njëjtin ajër të ngarkuar me baktere, viruse e shpesh pluhur, duke parë që të gjitha qytetet janë të mbingopura. Është pra e rëndësishme të ajrosim ambientet ku jetojmë, apo gjysmë ore shëtitje në ajër të pastër, në fshat apo në lulishte. Dhe, në qoftë se pavarësisht nga këto, përsëri sëmuremi me grip apo ftohje, veprimi i parë që duhet të bëjmë është pushimi në shtrat; asnjëherë mos e përballoni një virus gripal duke vazhduar të punoni, rrezikohen komplikacione: për t’u mbrojtur organizmi ynë ka nevojë për qetësi.
Ushqime të këshilluara
Sa më shumë fruta nga të gjitha llojet, por me kusht të jenë të stinës. E meqenëse sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes hasen pothuajse gjatë dimrit, frutat stinore reduktohen në agrume dhe kivi.
Zarzavate
Lakra të llojeve të ndryshme, kopër, selino, karota. Por këto zarzavate, që të kenë fuqi të fortë antivirale, duhet të konsumohen të gjalla. Një mënyrë e mirë, sidomos për karotat është shtrydhja e tyre: shija është e shkëlqyer dhe vetëm në një gotë lëngu mblidhen cilësitë e gati një kileje karota.
Përdorni sa më shumë: hudhër, qepë, presh, spec djegës, rrepa.
Ushqimi ideal
Lëngu i pulës (në lëkurën e pulës janë të pranishme antibiotikë natyralë shumë të fuqishëm kundër viruseve të sëmundjeve të ftohjes).
/shkupi24/