Transmeton Abdullah ibn Mes’udi [Allahu qoftë i kënaqur me të] se ka dëgjuar të Dërguarin [salallahu alejhi ve selem] duke thënë: “Rukjet, hajmalit dhe tivelet janë shirk”
Transmeton Aisheja [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka lejuar veprimin e rukjes për të gjitha gjërat që japin zjarmi. Transmeton Aisheja [Allahu qoftë i kënaqur me te] se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] fryente veten e tij me dy suret “El-felek dhe En-nas”, në sëmundjen nga e cila vdiq, e kur u rëndua i fryja unë dhe e prekja me dorën e Tij përshkak bereqetit të dorës së Tij. Mutefeku alejhi.
Transmeton Aisheja [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] kur u lexonte (për shërim) dikujt nga familja e tij, e vendoste doren e tij të djathtë (në vendin e dhimbjes) dhe lexonte:” O Allah, Zoti i njerëzve largoje sëmundjen dhe shëroje ngase Ti je Shëruesi, nuk ka shërim përveç shërimit tënd, shërim i cili nuk le sëmundje. Mutefekun alejhi.
Shpjegim:
Rrukja është lexim të sëmurit duke i fryer ose e mbajtur dorën në vendin e dhimbjes dhe kjo është e lejuar nëse i lexohet të sëmurit nga Kur’ani apo lutje të sakta që nuk përmbajnë shirk apo kërkim ndihme nga dikush tjetër përveç Allahut.
Dobitë:
1.Lejimi i rukjes me Kur’an dhe lutje të sakta.
2.Ndalimi i rukjes që nuk bëhet me lexim të Kur’anit dhe lutjeve të sakta.
3.Nëse rukja përmban lutje drejtuar tjetër kujt përveq Allahut është shirk i madh.
4.I lejohet njeriut të i lexon vetes dhe nuk është patjetër të jetë leximi nga tjetër kush.
Përktheu nga gjuha arabe :
Florim Islami
www.thirrjaislame.com