– Kur e gjen veten të pikëlluar dhe lotët e nxehta të rrjedhin si lum nëpër faqe rikujto:
Se ka të tjerë që janë në pikëllim më të thellë se ti.
Se çdo problem e ka edhe zgjidhjen e vet, prandaj kërko nga Allahu që të udhëzon deri tek ajo.
Se Allahu nuk të ka privuar nga diçka përveçse për të dhënë diçka më të mirë .
Se jeta nuk ndërpritet asnjëherë për shkak të një situate që e kalon apo me një dhembje që e përjeton.
Se pikëllimi është i porsalinduri i vetëm që me kalimin e kohës zvogëlohet e ti mos e rrit duke u koncentruar në të.
Se të suksesshmit janë ata që sfidat dhe situatat e jetës i shohin thjesht si probleme të përditshme jetësore dhe gjë normale.
– Pikënisja e largimit nga stacioni i pikëllimit: Pyete veten se tani çfarë do? Dhe mendo rreth asaj që e do e të bën të lumtur dhe koncentrohu në të.
Dhe lexoje lutjen e largimit të brengave dhe mërzisë me përulje dhe ki mendim të mirë për Allahun: ”O Allah! Unë kërkoj të më mbrosh nga brenga dhe mërzia, nga pafuqia dhe dembelizmi, nga frika dhe koprracia, nga zhytja në borxhe dhe nëpërkëmbja e njerëzve”.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU