– Shumica e problemeve me të dashurit tanë ndodhin për dy shkaqe:
- Për shkak të një vepre apo mendimi që synohet, mirëpo tjetri nuk e kupton.
- Apo për shkak të një vepre apo mendimi të qartë, mirëpo i paqëllimshëm.
– Zgjidhja e dyja problemeve bëhet në dy mënyra.
- Kërko qartësim për qëllimin apo synimin e tij.
- Përmirësoje mendimin për të.
– Allahu këtë zgjidhje e ceku në suren El Huxhurat:
“sigurohuni mirë (në është i vërtetë), për të mos i bërë dëm ndokujt padashje, e të pendoheni pastaj për atë që keni bërë.” (El Huxhurat: 6.)
“O ju që keni besuar! Mënjanoni shumë dyshime, se, vërtet, disa dyshime janë gjynah.” (El Huxhurat: 12.)
– Me një fjalë:
Nëse mua më tradhëton të shprehurit ..
ty të mos tradhëton të komentuarit e saj!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU