Blog

  • Frytet e Devotshmërisë – Dhulkarnejn Ramadani

    Frytet e Devotshmërisë – Dhulkarnejn Ramadani

    https://www.youtube.com/watch?v=mCRZp6zB5_4

  • Kur do ta pranojmë gabimin – Dhulkarnejn Ramadani

    Kur do ta pranojmë gabimin – Dhulkarnejn Ramadani

    https://www.youtube.com/watch?v=Z0sUD_OybvE

  • Hadithi nr. 4

    Hadithi nr. 4

    Nga Abdurrahman Abdullah ibn Mes’udi, radijall-llahu anhuma, transmetohet se ka thënë: “Më ka treguar i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kurse ai është ai i cili e fliste të vërtetën dhe të cilit i besohet:

    ‘Vërtet çdonjëri nga ju formohet në përbrendësen e nënës së tij katërdhjetë ditë si pikë (nutfetun), pastaj bëhet e varur (alekatun) ngjashëm me këtë periodë, pastaj, bëhet copë mishi ngjashëm me këtë periodë, pastaj i dërgohet meleku dhe e frymëzon në të shpirtin (ruh), dhe këtij meleku i urdhërohen dy gjëra: ta shkruaj nafakën (rizkun) (e fëmijës), exhelin (sa do të jetojë), veprat dhe (në pikëpamje të jetës tjetër) a është i fatshëm apo i pafatshëm. Pasha All-llahun, përveç të cilit nuk ka zot tjetër, disa nga ju do të punojnë punë si njerëz të xhennetit deri atëherë kur ndërmjet tij dhe xhennetit të jetë një kut hapësirë dhe do ta arrijë dhe lë pas ajo që është shkruar, dhe do të vazhdojë të punojë vepra të njerëzve të zjarrit deri dhe do të hyjë në të. E disa nga ju do të punojnë punë të njerëzve të zjarrit deri atëherë kur ndërmjet tij dhe zjarrit të jetë një kut hapësirë, dhe do ta arrijë dhe lë pas ajo që është shkruar, dhe do të punojë punë të njerëzve të xhennetit dhe do të hyjë në të’.”

    (Buhariu dhe Muslimi)

     

  • Hadithi nr. 3

    Hadithi nr. 3

    Nga Ebu Abdurrahman Abdullah ibn Umer el-Hattabi, radijall-llahu anhuma, transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të dërguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:

    ‘Islami ngritet mbi pesë (shtylla): në të dëshmuarit se nuk ka zot tjetër, përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguar i Zotit, në kryerjen e namazit, në dhënien e zekatit, në të vizituarit e Ka’bes dhe në agjërimin e Ramazanit’.”

    (Buhariu dhe Muslimi)

     

  • Hadithi nr. 2

    Hadithi nr. 2

    Nga Umeri, radijall-llahu anhu, gjithashtu transmetohet se ka thënë:

    “Një ditë ishim duke ndejur te i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kur u duk një njeri me rroba shumë të bardha dhe flokë shumë të zeza. Në të nuk hetohej shenja e udhëtimit dhe askush prej nesh nuk e njohëm. U ulë pranë të Dërguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke i mbështetur gjunjët e vet në gjunjët e tij, i vendosi duart e veta në kofshën e tij dhe tha:

    ‘O Muhammed, më trego ç’është Islami?’ I Dërguari, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: ‘Islami është të dëshmosh që nuk ka zot tjetër, përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguar i Zotit, ta kryesh namazin, ta ndash zekatin, ta agjërosh ramazanin, ta vizitosh Ka’ben nëse ke mundësi ta bësh këtë!’ Ai tha: ‘Të vërtetën e the!’ Ne u çuditëm: po e pyet dhe po ia vërteton. Ai tha: ‘Më trego, ç’është imani?’ (Pejgamberi) tha: ‘Ta besosh Zotin, Engjujt e Tij, Librat e Tij, të Dërguarit e Tij, Ditën e fundit dhe të besosh në të caktuarit e Tij të të mirës dhe të keqes.’ Tha: ‘Të vërtetën e the.’ Tha: ‘Më trego ç’është ihsani?’ (Pejgamberi) tha: ‘Ta adhurosh Zotin sikur e sheh Atë, sepse edhe pse ti nuk e sheh Atë, Ai vërtet të sheh ty.’ Tha: ‘Më trego ç’është çasti (i fundit, dita e shkatërrimit)?’ (Pejgamberi) tha: ‘Për këtë i pyeturi nuk di më shumë nga ai i cili pyet.”Më trego mbi shenjat e tij?’ Tha: ‘Kur robëresha t’i lind vetes zonjushë, kur të shihen barinjtë këmbëzbathur, të zhveshur e të mjerë se si garojnë në ndërtimin e godinave të mëdha.’ Pastaj shkoi, kurse unë mbeta i habitur. Pastaj (i Dërguari) tha: ‘O Umer, a e njeh atë që më pyeti?’ Thashë: ‘All-llahu dhe i Dërguari i Tij më së miri e di.’ Tha: ‘Vërtet ky qe Xhibrili, erdhi t’ua mësojë fenë tuaj’.”

    (Muslimi)

     

  • Hadithi nr. 1

    Hadithi nr. 1

    Nga emiri i besimtarëve Ebu Hafse Umer ibn-ul-Hattabit, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë:

    “E kam dëgjuar të Dërguarin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:

    “Veprat janë sipas qëllimit dhe çdokujt i takon ajo që e ka për qëllim. Prandaj, kush shpërngulet (bën hixhret) për shkak të All-llahut dhe të dërguarit të Tij, shpërngulja (hixhreti) e tij është për All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Ndërsa, shpërngulja e kujt është të fitojë disa të mira të kësaj bote ose të martohet me ndonjë femër, i atilli nuk do të fitojë tjetër përveç çka ka pasur për qëllim.”

    (Këtë e transmetojnë dy imamë muhaddithë: Ebu Abdullah Muhammed ibn Ismail ibn Ibrahim ibn el-Mugireh ibn Berdize el Buhari dhe Ebul-Husejn Muslim ibn el-Haxhaxh ibn Muslim el-Kushejrij el-Nejsaburi në dy Sahihet e tyre, të cilat konsiderohen dy përmbledhjet më të sakta të shkruara të haditheve.)

     

  • Xhenxhefili – melmese dhe ilac

    Xhenxhefili – melmese dhe ilac

    Terapia me xhenxhefil (anglisht – ginger) rekomandohet si një nga trajtimet më efikase në muajt e ftohtë, me çka do t’ia ktheni organizmit energjinë, të ngrohni trupin dhe forconi qëndrueshmërinë e tij.

    Xhenxhefili, bima qepujkë me prejardhje nga Kina, është një nga mëlmesat më të kërkuara në kuzhinat aziatike. Me shije të fortë dhe aromë specifike që nga lashtësia, përveç në gastronomi përdoret edhe për qëllime shëruese, sepse ka veçori të dëshmuara kundër inflamacioneve. Kompresat nga xhenxhefili relaksojnë muskujt, nxehtësia e kompresës nxit qarkullimin e gjakut, lehtëson dhimbjet në shpinë, reumatizmin, artritin dhe forcon imunitetin. Pikërisht për këtë arsye rekomandohet terapia me xhenxhefil si një nga tretmanët më efikas në muajt e ftohtë me çka do t’ia ktheni energjinë organizmit, nxehni trupin dhe forconi qëndrueshmërinë e tij.

    Terapia me xhenxhefil (anglisht – ginger) rekomandohet si një nga trajtimet më efikase në muajt e ftohtë, me çka do t’ia ktheni organizmit energjinë, të ngrohni trupin dhe forconi qëndrueshmërinë e tij.

    Xhenxhefili, bima qepujkë me prejardhje nga Kina, është një nga mëlmesat më të kërkuara në kuzhinat aziatike. Me shije të fortë dhe aromë specifike që nga lashtësia, përveç në gastronomi përdoret edhe për qëllime shëruese, sepse ka veçori të dëshmuara kundër inflamacioneve. Kompresat nga xhenxhefili relaksojnë muskujt, nxehtësia e kompresës nxit qarkullimin e gjakut, lehtëson dhimbjet në shpinë, reumatizmin, artritin dhe forcon imunitetin. Pikërisht për këtë arsye rekomandohet terapia me xhenxhefil si një nga tretmanët më efikas në muajt e ftohtë me çka do t’ia ktheni energjinë organizmit, nxehni trupin dhe forconi qëndrueshmërinë e tij.

    Ndikimi çudibërës

    Xhenxhefilin e quajnë bimë çudibërëse për shkak të shumë efekteve të tij çudibërëse. Tradicionalisht përdoret për të qetësuar inflamacionet dhe irritimet e rrugëve të frymëmarrjes, për shërimin e anginave dhe pezmatimin e hundës, veshit, por ka efekt edhe në organet e tretjes. E konsiderojnë ilaç për tërë sistemin tretës, mbron mukozën dhe parandalon krijimin e të thatit dhe ngërçeve në stomak.

    Është i shkëlqyeshëm tek largimi i problemeve të fryrjes së barkut dhe kundër të përzierave. Lehtëson kokëdhembjen, përmirëson qarkullimin, nxit djersitjen e madhe, parandalon koagulimin e gjakut, ul kolesterolin dhe tensionin e gjakut. Ka edhe ndikim antioksidativ, me çka ngadalësohet procesi i plakjes.

    E pastron organizimin nga toksinat. Shpejton shërimin e indit të dëmtuar pas gjendjeve të ndryshme inflamatore. Për përgatitjet nga xhenxhefili përdoret qeporja e bimës e cila përmban materiet aktive, falë të cilave xhenxhefili edhe ka efekt kundër-inflamator dhe shërues në shëndetin e njerëzve.

    Terapia me xhenxhefil kthen energjinë

    Terapia me xhenxhefil është e shkëlqyeshme për përgatitjen e organizmit për ditët më të ftohta. Kompresat e ngrohta shtrihen në trup me një masazh të lehtë, me çka arrihet efekti rivitalizues, forcohet qarkullimi, nxitet sistemi i imunitetit dhe trupi liron materiet dhe toksinat e dëmshme. Xhenxhefili i freskët kthen vitalitetin dhe energjinë. Meqenëse nxehtësia e tij depërton thellë në ind, ndikon dobishëm edhe në organet vitale siç janë veshkat, mushkëritë dhe mëlçia. Kompresat veçanërisht janë të dobishme tek shpina e shtangur, muskujt që dhembin dhe të gjitha sëmundjet kronike.

    Mëlmesë aromatike

    Tek popujt e Lindjes që nga lashtësia njihet për efektet e veta shëruese, xhenxhefili është delikatesë e vërtetë kur janë në pyetje veçoritë e tij kulinare. Njihet me shijen e vet pikante, orientale dhe pak djegëse. Ajo aromë në veçanti vjen në shprehje gjatë përgatitjes së ushqimeve të kuzhinës aziatike të cilat praktikojnë zierjen në wok, enë me fund të rrumbullakët.

    Në treg xhenxhefili mund të gjendet si rrënjë e freskët, ose si shtesë e thatë dhe bluar për gjella. Sa i përket vlerës ushqyese, nga mineralet në sasi më të madhe përmban kaliumin, bakrin, magnezin dhe manganin. Prej vitaminave përmban grupet e vitaminave C dhe B. Pluhuri i tharë i xhenxhefilit ka shije të mprehtë, dhe është përbërës i shumë përzierjeve curry.

    Xhenxhefili i freskët mund të përdoret si mëlmesë për shumë gjella nga mishi, pula, peshku, supa dhe komposto. Xhenxhefili mund të përdoret në kombinim edhe me ushqimet e njelmëta dhe të ëmbla. Nga xhenxhefili i grirë në rende përgatitet çaji i cili e ngrohë tërë trupin, dhe po ashtu shtohet edhe në gjella të ëmbla ose brumin për ëmbëlsira. Në disa vende nga ai e përpunojnë pastën me xhenxhefil, e ashtuquajtur buka e xhenxhefilit, ndërsa anglezët e preferojnë pijen e xhenxhefilit, të ashtuquajturën ginger beer.

    Interesante është që gjatë kohës së ndalimit të alkoolit në SHBA janë pirë lloje të ndryshme të pijeve të xhenxhefilit siç janë Gingerale ose Gingerbeer të cilat nuk është dashur të përmbajnë më shumë se 0,5 për qind alkool. Pija e xhenxhefilit është joalkoolike, ndërsa përmban rrënjën e xhenxhefilit, limon, ujë, sheqer dhe limon të athët. Përdorimin më të gjerë e ka në bërjen e koktejeve. Dallohet ginge beer e cila mund të ketë shtesë të alkoolit, dhe gingerale që është më e ëmbël dhe ka shije më pak intensive të xhenxhefilit.

     

  • Ushqimet që largojn dhembjet e kokës ! !

    Ushqimet që largojn dhembjet e kokës ! !

    Dhimbja e kokës është një dhimbje shumë e mërzitshme, e që shpeshherë e shoqëron secilin prej nesh.

    Atëkohë, në shumicën e rastit, e errësojmë dhomën ku qëndrojmë, marrim tableta ose bëjmë masazh zonën e dhimbshme. Megjithatë, ndonjëherë as kjo nuk është e mjaftueshme për të pakësuar dhimbjen. Por, a e keni ditur se disa lloje ushqimesh mund ta lehtësojnë apo edhe ta parandalojnë dhimbjen kokës? Mësoni cilat janë ato dhe shpëtoni nga kjo dhimbje bezdisshme.

    Dhimbja e kokës është një dhimbje shumë e mërzitshme, e që shpeshherë e shoqëron secilin prej nesh.

    Atëkohë, në shumicën e rastit, e errësojmë dhomën ku qëndrojmë, marrim tableta ose bëjmë masazh zonën e dhimbshme. Megjithatë, ndonjëherë as kjo nuk është e mjaftueshme për të pakësuar dhimbjen. Por, a e keni ditur se disa lloje ushqimesh mund ta lehtësojnë apo edhe ta parandalojnë dhimbjen kokës? Mësoni cilat janë ato dhe shpëtoni nga kjo dhimbje bezdisshme.

    Rosto patate

    Për të kompensuar sasinë e humbur të kaliumit mjaftojnë vetëm disa rosto patate.

    Shalqiri

    Dehidrimi është shkaktari kryesor i dhimbjes së kokës, andaj në vend të pilulave përdorni ushqime të pasura me ujë, si shalqiri, për shembull. Uji në fruta dhe perime përmban minerale esenciale të tilla si magneziumi, që është mineral i rëndësishëm në parandalimin e dhimbjes së kokës.

    Kafja

    Sipas ekspertëve kofeina zvogëlon enët e gjakut dhe ndihmon për të lehtësuar dhimbjet. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se kafja e tepruar mund të shkaktoj dhimbje edhe më të mëdha të kokës, andaj ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm.

    Bajamet

    Sipas studimeve të shumta magnezi i cili gjendet në bajame mund të zvogëlojë dhimbjet e kokës. Gjithashtu, bajamet ndihmojnë edhe personat që vuajnë nga migrena, përveç bajameve ju mund të hani edhe banane, kajsia të thata, avokado, oriz apo arra indiane.

    Jogurti

    Nëse ndieni pulse të rënda në kokë, kjo do të thotë se keni mungesë të kalciumit. Mënyra më e lehtë është të pini një gotë jogurt të lëngshëm që është i pasur me kalcium, për këtë gotë do të jenë mirënjohëse edhe zorrët tuaja.

    Spinaqi

    Nëse spinaqi e “ndihmon popajin për t’u bërë i fortë”, atëherë ai do t’ju ndihmoj edhe juve që ta hiqni qafe dhimbjen e kokës. Në fakt, spinaqi ndihmon për të reduktuar presionin e gjakut dhe lehtëson dhimbjet e kokës, thonë ekspertët./PK/.

     

  • A i keni bërë gati valixhet?

    A i keni bërë gati valixhet?

    Kur i bëjmë gati valixhet për t’i vizituar shoqet apo të afërmit tonë të gjallë, të cilët gjinden larg nesh mendojmë për t’i marrë me vete rrobat tona, këpucët, kozmetikën dhe gjëra tjera të vogla…
    Motra të nderuara, qysh kur kemi filluar të bëjmë dallimin mes të mirës dhe të keqes kemi nisë t’i përgatisim valixhet dhe do të ndalemi vetëm atëherë kur të na dalin shpirtat.A i keni bërë gati namazet tuaja të përditshme?!

    Kur i bëjmë gati valixhet për t’i vizituar shoqet apo të afërmit tonë të gjallë, të cilët gjinden larg nesh mendojmë për t’i marrë me vete rrobat tona, këpucët, kozmetikën dhe gjëra tjera të vogla…
    Motra të nderuara, qysh kur kemi filluar të bëjmë dallimin mes të mirës dhe të keqes kemi nisë t’i përgatisim valixhet dhe do të ndalemi vetëm atëherë kur të na dalin shpirtat.A i keni bërë gati namazet tuaja të përditshme?!
    A e keni bërë gati agjërimin?!
    A e keni bërë gati Kur’anin e juaj që e keni mësuar përmendësh?!
    A i keni bërë gati gjërat tuaja të vogla, që i kemi bërë dhe për të cilat ka shpërblim?!
    A i keni…?
    Motra të dashura! Valixhet tona janë jeta jonë. Për çdo ditë duhet të bëhemi gati, ngase ne nuk e dimë se kur do të na thërrasë All-llahu që të kthehemi te Ai. Pra, duhet që në çdo moment të jemi të gatshëm të shkojmë. Kur të jesh në rrugë për te All-llahu nuk mund të kthehesh më për të marrë ndonjë gjë që e ke harruar.Pra, filloni të bëheni gati nëse ende s’keni filluar dhe mos harroni:Asnjëherë nuk mjafton përgatitja jonë për udhëtimin tonë te All-llahu…

    Marrë nga: denkmalislam.de
    Përktheu nga gjermanishtja: J. Kastrati /pertymoter.net

  • Nëna e mirë këshillon të bijën…

    Nëna e mirë këshillon të bijën…

    Disa këshilla që ia dha Umu Ijasi vajzës së vet:
    -Duaje burrin me dëshirë, respekt dhe gëzim.
    -Mos shko ku nuk ka dëshirë dhe kurrë mos të të shoh të pastolisur ose të ndiejë erë të keqe.
    -Mbaja qetësinë kur ai fle. Bërja gati ushqimin, sepse ashtu dëshirojnë burrat.
    -Ruaja pasurinë, dhe edukoja fëmijët.

    Disa këshilla që ia dha Umu Ijasi vajzës së vet:
    -Duaje burrin me dëshirë, respekt dhe gëzim.
    -Mos shko ku nuk ka dëshirë dhe kurrë mos të të shoh të pastolisur ose të ndiejë erë të keqe.
    -Mbaja qetësinë kur ai fle. Bërja gati ushqimin, sepse ashtu dëshirojnë burrat.
    -Ruaja pasurinë, dhe edukoja fëmijët.
    -Kurrë mos e kundërshto, përveç kur ai (burri) vjen në kundërshtim. me urdhërat e All-llahut.
    -Ruaja sekretet dhe mos e hidhëro sepse po e hidhërove nuk do të mendojë mirë për ty.
    2. Një nënë e cila e këshillon bijën e saj në natën e parë të martesës:
    a. Mos u bë e pakujdesshme për pastërtinë e trupit sepse ajo sjell:
    -Shkëlqim në fytyrë dhe dashuri për burrin tend.
    -I parandalon sëmundjet dhe ta forcon trupin për punët e përditshme.
    b. Duhet ta takosh burrin tënd me buzëqeshje sepse :
    -dashuria është si një trup, shpirti i të cilit është buzëqeshja.3. Një nënë e kohës së sotme e këshillon bijën e saj me fjalët:
    Ti je bërë gati për të filluar jetë të re, e cila është e ndryshme nga ajo që je rritur. Do të bëhesh gruaja e njeriut i cili nuk dëshiron të të ndajë me asnjë.
    Për të duhesh të jesh grua dhe nënë, bëre që të ndiehet se ti je gjithçka në jetën e tij. Mbaje mend se mashkulli është si një fëmijë i rritur, Fjala më e lehtë e thënë me ëmbëlsi mund ta bëjë të lumtur.
    Kjo është e ardhmja yte, familja yte e re të cilën do ta krijosh bashkë me burrin tënd. Nuk kërkoj që ta harrosh nënën, babanë, vëllëzërit dhe motrat, ngase ata asnjëherë nuk do të harrojnë  ty. Gjithçka që dëshiroj është  që ta duash dhe të jetosh me burrin tënd dhe të ndiesh e lumtur me të.Disa këshilla për raportet nuse-vjehërr

    -Bëhu e devotshme, në vetmi dhe haptas.
    -Mos e përdor metodën e përgojimit dhe shpifjes ndaj nënës së    bashkëshortit tënd, pa dallim e bëre para burrit tënd apo prindërve tu.
    -Dije se burri e do nënën e vet, dhe ti nuk mundohesh që këtë dashuri ta  nxjerrësh nga zemra e tij. Mos e lajmëro për të këqijat e nënës së tij.
    -Nëse tepër ndiesh e ngushtuar, shtoje përmendjen e fjalës: Më mjafton All-llahu dhe sa Kujdesës i mirë që është Ai.
    -Mos e ngrit zërin lartë kundër nënës së burrit, dhe ki kujdes nga fjala e pakontrolluar, sepse fjala e keqe e plagos zemrën dhe rëndë shërohet ajo plagë.
    -Ofendimi dhe sharja janë armë e gruas së dobët, jo e sigurt në vetvete, e mangët psikisht, ajo dëshiron që me atë metodë të ulët të arsyetojë ndonjë vepër të vetën.
    -Ktheje të keqën me të mirë.
    -Mos u bën gjeloze me nënën e tij.
    -Ruaju nga të tallurit me nënën e tij, nga komentet lidhur me veprat e saj, sepse ajo është nëna jote e dytë.
    -Nëse kërkon nga ti që t’ia kryesh ndonjë punë, mundohu që ta bësh në mënyrën më të mirë dhe pa bërë “uf”.
    -Dije se në të ardhmën dhe ti do të jesh ‘vjehërr’ , dije se ti t’ia bësh, do ta bëjnë edhe ty, e përfundimi i takon të devotshmëve.
    -Mos ia dërgo familjes sate fotografinë e jetës sate me vjehrrën. Duhet që të armatosesh me sabër dhe most të dal nga goja jote gjë, pos fjalëve të mira dhe falënderimeve. Ngase me falënderim mirësitë janë afatgjate, ndërsa sabri është çelës i zgjidhjes së problemit.

    Përgatiti: Blerta Shaqiri