Shumë studime kanë vërtetuar se shega është një nga frutat më shëruese në botë për shkak të ndikimit të dobishëm në sistemin kardiovaskular, nervor. Doza ditore e ekstraktit të shegës, mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut dhe nivelit të kolesterinës. Shkençëtarët konsiderojnë që kjo mund të reduktojë rrezikun nga sëmundjet e zemrës te personat mbi peshë me 17 për qind. Përveç dobive për zemrën dhe enët e gjakut, përbërësit e shegës pengojnë zhvillimin e kançerit të gjirit, prostatës, zorrës së trashë, si dhe parandalojnë ndryshimet të çilat nxisin zhvillimin e kançerit.
Açidet yndyrore që ky frut përmban, reduktojnë ënjtjet dhe dhimbjet në muskuj. Shega është e pasur me fitoestrogjene, të çilat lehtësojnë simptomat e menopauzës dhe paramenopauzës si ndryshimi i humorit, djersitja gjatë natës dhe mungesa e libidos.
Përveç këtyre që u theksuan, lëngu i shegës përmirëson edhe funksionin erektil dhe rrit kualitetin e spermës. Mundësit për përdorimin e shegës janë të mëdha, nga ajo mund të përgatiten xhelatina, ëmbëlsirat, shurupet, lëngjet, likeret, vera, uthulla dhe çaji.
Kujdes! Shega ka ndërveprim me ilaçe të ndryshme, prandaj nëse i konsumoni, më përpara duhet të konsultoheni me mjekun.
Burimi: healthyfood