I martuari thotë ku ti kthehem edhe një herë beqarisë!
Beqari thotë kur do të martohem dhe të rehatohem!
Pasaniku thotë ku edhe një herë ta shijoj kënaqësinë e qetësisë!
I varfëri thotë ku të bëhem pasanik dhe ta jetoj jetën!
Plaku thotë po ta kthej edhe një herë rininë!
I riu thotë ku të më kthehet edhe një herë fëmijëria, pa përgjegjësi. I tëri preokupimi im të jetë loja dhe dëfrimi!
Fëmija thotë kur do të rritem!
I gjalli ku të kisha vdekur dhe të rehatohem nga kjo dynja!
I vdekuri shpreson të kthehet edhe një herë në dynja dhe ta kompenson atë që i kaloi!
Ndjesë, o ju njerëz, ndjesë! Kur do të ndjeheni me bindje! Mos harro se ti je ai që je!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU