Kushtet e pendimit dhe disa dispozita të tij

Allahu i Lartmadhëruar  thotë: “A mos janë duke pritur tjetër ata (pas këtyre fakteve) vetëm t’ju vijnë engjëjt (t’u marrin shpirtin), të vijë Zoti yt (urdhëri për shkatërrim)ose të vijnë disa nga shenjat e Zotit tënd,(në) ditën kur vijnë disa shenja të Zotit tëndë, asnjë njeriu nuk i vlen besimi i tij nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka bërë në besimin e tij kurrfar të mire. Thuaj: “Pritni, edhe ne jemi duke pritur!”. El-En’amë  ajeti 158

Allahu i Lartmadhëruar  thotë:”Pendimi i pranueshëm te Allahu është vetëm i atyre që e bëjnë të keqen me mosdije e pastaj shpejt pendohen; të tillëve Allahu ju pranon pendimin, se Allahu është më i dijshmi, më i urti. Nuk është pendim (i pranueshëm) i atyre që vazhdimisht bëjnë punë të këqia dhe vetëm atëher kur t’i vjen vdekja ndonjërit prej tyre, të thotë: ,,Unë tash u pendova!”e as i atyre që vdesin duke qenë jobesimtarë. Ndaj tyre kemi përgatitur dënim të ashpër”. En-Nisa ajetet 17,18.

Nga Ebi Musa [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Vërtet Allahu e shtrinë dorën e tij gjatë natës që të falë mëkatarin e ditës dhe e shtrinë dorën e tij gjatë ditës që të falë mëkatarin e natës, derisa të lind dielli nga perëndimi. Transmeton Muslimi.

Nga Abdulla ibn Umeri [Allahu qoftë i kënaqur e të] se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem]

ka thënë: “Allahu i Gjithëfuqishëm e pranon tevben nga robi i vet deri në gargarën e tij(në frymën e tij të fundit)”.Transmeton Tirmidhiu.

Shpjegim:

Tevbeja ka kushte, nëse penduesi i plotëson para tevbes, tevbeja e tij pranohet me lejën e Allahut.

Tevbeja është e pranuar derisa njeriut nuk i ka ardhur vdekja dhe shpirti t’i ket arritur në fyt.

Gjithashtu tevbeja nuk pranohet kur të lind dielli nga perëndimi, ku njerëzit binden në ndodhien e Kijametit.

Dobitë:

1.Nga kushtet e tevbes është që mos të jet në çastet e vdekjes dhe kur të ket arritur shpirti në fyt.

2.Të jet tevbeja para se të lind dielli nga perëndimi ngase atëherë vulosen veprat dhe nuk pranohet pendimi.

3.Kush bën tevbe nga një mëkat pastaj kthehet për së dyti në kryerjen e mëkatit, tevbeja e parë është e pranuar mirëpo ka nevoj për tevbe tjetër.

Përktheu nga gjuha arabe:

Florim Islami

www.thirrjaislame.com