Disa hulumtues në SHBA prej gjashtë muajsh janë duke studiuar nëse konsumimi i vezëve i bën mirë kujtesës ose jo. Gjatë studimit pjesëmarrësit vullnetarë u ndanë në dy grupe. Pjesëtarët e grupit të parë konsumonin vezë dy herë në ditë dhe pjesëtarët e grupit tjetër nuk e konsumonin atë fare.
Pas ndjekjes së kësaj “diete” ata u testuan për kujtesën, përqëndrimi, shikimin, por edhe nëse rrezikohej që më vonë truri i tyre të prekej nga ndonjë sëmundje skizofrenie apo jo.
Hulumtuesit nga Universitetit i Tufts në SHBA, pranuan se nga eksperiementi, personat të cilët kishin konsumuar vezën kishin raport më të mirë me përqendrimin dhe kujtesën.
Si rezultat, veza është e pasur me vitaminën B-Complex, që lidhet me funksionimin e neuro-logjikës e që ul inflamacionin.
Për këto arsye është mirë konsumimi i saj. Fakt ky, i cili me kalimin e kohës do të ndikojë në qëndrueshmërinë e sjelljes së trurit, përqëndrimit dhe kujtesës.
/shkupi24/