Transmeton Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Më së afërmi robi ndaj Allahut është kur është në sexhde, andaj shtoni lutjet në të ” Transmeton Muslimi.
Transmeton Enesi [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Lutja në mes ezanit dhe ikametit nuk refuzohet” Transmeton Tirmidhiu.
Transmeton Sehl ibn Sa’d [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Dy gjëra nuk kthehen (ose shum pak kthehen) lutja pas ezanit dhe gjatë luftës, kur të filloj lufta.
Transmeton Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Allahu i madhërishëm zbret në çdo natë në qiellin e dunjas, pasi të mbetë një e treta e fundit e natës dhe thotë: kush më lutet mua që t’i përgjigjem atij, kush kërkon nga unë që t’i jap dhe kush kërkon falje nga unë që ta fali. Transmeton Muslimi.
Transmeton Xhabir [Allahu e qoftë i kënaqur me të] thotë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: “Vërtet gjatë natës ka një moment që nuk ia qëllon njeriu musliman duke iu lutur Allahut nga të mirat e kësaj bote dhe botës tjetër vetëmse Allahu i përgjigjet, dhe kjo për çdo natë”
Shpjegim:
Lutja ka kohë të vecanta ku shpresohet pranimi i saj andaj besimtari duhet t’i kushton kujdes kohëve që t’i shfrytëzojë dhe të shtonë lutjet e tij.
Kohët në të cilat pranohet lutja: gjatë sexhdes besimtari është më së afërmi me Zotin e tij, në mes ezanit dhe ikametit kur besimtari prit fillimin e namazit, kur takohet me armikun në front gjatë luftës dhe në fundin e natës kur zbret Allahu I madhëruar në qiellin e tokës.
Dobitë:
1.Ka kohë në të cilat shpresohet pranimi i lutjes më tepër se në kohët tjera.
2.Nxitja në shfrytëzimin e këtyre kohëve dhe kujdesi për shtimin sa më shumë të lutjeve.
3.Nga këto kohë janë: momentet gjatë sexhdes, në mes ezanit dhe ikametit, fundi i natës, dhe gjatë takimit me armikun në luftë.
Përktheu nga gjuha arabe:
Florim Islami
www.thirrjaislame.com