Pejgamberi, sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Kiameti është afruar, e njerëzit akoma vazhdojnë të jenë të prirur pas dynjasë, ndërsa kjo bën që të jenë sa më larg All-llahut. “1219
Ajetet kur’anore dhe hadithet autentike e vërtetojnë afrimin e kiametit. Paraqitja e shumë shenjave të kiametit është argument për afrimin e tij dhe se ne gjendemi në ditët e fundit të dynjasë. All-llahu i Madhërishëm thotë: “Njerëzve u është afruar koha e llogarisë së tyre, e ata të hutuar në pakujdesi, nuk përgatiten fare për të.”120 Po ashtu thotë: “Njerëzit të pyesin për kijametin (katastrofën) e ti thuaj: “Për atë di vetëm All-llahu! E, ku mund ta dish ti, ai ndoshta është afër!”1221 Po ashtu thotë: “Atyre u duket ai larg, kurse Neve ai na duket afër,71222