- Zgjohu në mëngjes dhe ti je i lumtur.
- Përkujdesu që buzëqeshja të jetë prezentë në fytyrën tënde.
- Bëhu i pari që i përshëndet të tjerët me selam.
- Thirri njerëzit me emrat e tyre.
- Bashkëpuno me çdo njeri, sikurse ai të jetë për ty personaliteti më i rëndësishëm në kozmos.
- Përgatit surprizë të papritur për partnerin e jetës tënde.
- Shtrëngoje atë qe e donë në kraharorin tënd.
- Bëhu shkak që të buzëqesh ndokush për çdo ditë.
- Bëhu gjithmonë nga ata që japin.
- Fali të tjerët.
- Përdore gjithmonë fjalën “Ju lutem” dhe fjalën ” Ju faleminderit”.
- Bëhu gjithmonë dëgjues i mirë.
– Dhe asnjëherë mos harro:
Jeto çdo moment të jetës tënde, sikurse ajo të jetë e fundit, ngase me të vërtetë ajo mundet të jetë e fundit.
Jeto me besim, jeto me shpresë, jeto me dashuri, gjatë jetës bëhu luftarak dhe vlerësoje vlerën e jetës.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU