Dhimbjet e kokës shkaktohen nga faktorë të ndrysëm, si stresi, lodhja, ndryshimet hormonale etj. Fatmirësisht, ka disa mënyra natyrale për t’i lehtësuar dhimbjet pa përdorur ilaçe.
Ja një kurë natyrale me xhenxhefil:
Përbërësit:
- 4 filxhanë ujë
- Lëngu i dy limonëve të athët
- 1 filxhan me xhenxhefil të qërua dhe të grirë
- 1 lugë çaji mjaltë
Përgatitja:
- Zieni ujin.
- Sapo të fillojë të vlojë uji, hidhni xhenxhefilin.
- Ulni nxehtësinë dhe lëreni xhenxhefilin të shkrihet në ujë për të paktën 5 minuta.
- Shtypeni mirë që të dalë lëngu dhe më pas shtoni lëngun e limonit dhe mjaltin.