HADITHI nr.96 – nga Libri Rijadus Salihin

96. Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu i Madhërishëm ka thënë: “Kushdo që tregon armiqësi ndaj mikut (velij) Tim, unë do t’i shpall luftë. Me asgjë robi Im nuk mund të më afrohet më mirë, vetëm se me atë me çfarë Unë e kam obliguar dhe vazhdimisht robi Im më afrohet me vepra të mira (nafile), derisa ta dua, e kur ta dua, Unë bëhem veshi i tij me të cilin dëgjon; syri i tij me të cilin sheh; dora e tij me të cilën sulmon fuqishëm; këmba e tij me të cilën ecën. I këtilli nëse më kërkon diçka, do t’ia jap, e nëse kërkon mbrojtje nga Unë, do ta mbroj atë.”

(Transmeton Buhariu)