HADITHI nr.94 – nga Libri Rijadus Salihin

94. Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Shpejtoni me vepra të mira, me shtatë lloje: Çka pritni tjetër përveç varfërisë së rëndë, ose pasurisë që të mashtron, ose sëmundjes që të dëmton, ose pleqërisë që të shkatërron, ose vdekjes së shpejtë, ose dexhxhalin – ai është më i keqi që e keni pritur e nuk ka ardhur, ose e pritni çastin e fundit; kurse çasti i fundit do të jetë më i ziu dhe më i hidhuri.”  (Transmeton Tirmidhiu, i cili ka thënë hadith hasen)