Muslimani dallohet nga të tjerët me sjelljet e tij: veshmbathja, të ushqyerit, pastërtia, etj, ndër të cilat vend të posaçëm zë edhe shembulli i pejgamberit s.a.u.s në dhënien përparsi të së djathtës ndaj të majtës.
Përkitazi me këtë transmetohet nga Aishja r.a se ka thënë: “Pejgamberi s.a.u.s e ka pëlqyer që të fillojë me të djathtën në mbathjen e nallaneve, krehjen e flokëve, pastrimin e tij dhe në të gjitha çështjet e tij.”
Dobitë e hadithit:
- të filluarit e pejgamberit s.a.u.s me anën e djathtë në mbathjen e nallaneve dhe pastrimin e tij.
Në disa versione është transmetuar se pejgamberi a.s ka shtuar duke thënë: “sa të ketë mundësi”, për të vërejtur që të kihet kujdes si në rastin e hyrjes në banjo, ku përjashtohet ky rregull dhe i ipet përparsi të së majtës. Ndërsa fjala e Aishes “në të gjitha çështjet” jep të kuptojmë se i dërguari i Allahut nuk e ka braktisur këtë praktikë as në shtëpi e udhëtim dhe as kur ka qenë i lirë ose i angazhuar;
- rregulli: pëlqyeshmëria e fillimit me të djathë apo me të majtë.
Imam Neveviu r.a. ka thënë se është e pëlqyer fillimi me anën e djathtë në çdo gjë që është e bukur dhe e ndershme, ndërkaq në gjithçka të kundërt është e pëlqyer të fillohet me anën e majtë. Dhe poashtu imami ka theksuar se ekziston konsenzus i dijetarëve të ehlu sunetit se fillimi me anën e djathtë gjatë abdesit është sunet dhe se kush e braktisë këtë, ka humbur një vlerë, mirëpo ka abdes;
- shembuj të përdorimit të këtij rregulli.
Është mirë që të fillohet me anën e djathtë në veshjen e rrobave, këpucëve; gjatë hyrjes në xhami, gjatë përdorimit të misvakut, prerjes së thonjëve, krehjes së flokëve, rruajtjes së nënsqetullave, rruajtjes së flokëve; dhënia selam në namaz, larja e pjesëve të trupit gjatë pastrimit, ngrënia dhe pirja, përshëndetja, etj.
Ndërsa është mirë të fillohet me anën e majtë gjatë hyrjes në banjo, daljes nga xhamia, gjatë pastrimit të hundëve, zhveshjes së rrobave, këpucëve, e të ngjashme.
Prej pjesëve të trupit që nuk është e pëlqyer fillimi me anën e djathtë gjatë marrjes së abdesit, imam Neveviu i ka përmendur duart, fytyrën dhe veshët, për arsye se këto pastrohen me një herë (me një të larë);
- nderimi i flokëve gjatë krehjes;
- vlera e të djathtës.
- Përktheu nga Arabishtja:
- Ibrahim Sherifiwww.thirrrjaislame.com