74. Nga Ebu Umame Suddejj ibn Axhlan el-Bahilij r.a. përcillet se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke e mbajtur hutbenë në haxhin e lamtumirës, ku thotë: “Frikësojuni All-llahut, falni pesë kohët e namazit, agjërojeni muajin e agjërimit, jepni zekatin e pasurisë suaj dhe respektoni udhëheqësit tuaj e do të hyni në xhenetin e Krijuesit tuaj.” (Transmeton Tirmidhiu në fund të kaptinës për namazin dhe thotë: hadith hasen sahih)