70. Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. që thotë se e kanë pyetur Pejgamberin: “O i Dërguari i All-llahut, cili është njeriu më i ndershëm?” (Pejgamberi) Tha: “Ai që është më i devotshëm.” (Të pranishmit i) Thanë: “Nuk të pyetëm për këtë.” (Pejgamberi) Tha: “Jusufi është Pejgamber i All-llahut, bir i Pejgamberit të All-llahut, bir i Pejgamber të All-llahut, bir i mikut (halilit) të All-llahut.” Thanë: “Ne as për këtë nuk të pyetëm!” (Pejgamberi) Tha: “Atëherë për të parët e arabëve po më pyetni? Ata të cilët kanë qenë të zgjedhur në xhahilijjet janë të zgjedhur edhe në Islam, vetëm nëse janë që kuptojnë (njohës të dispozitave fetare).” (Muttefekun alejhi)