Pejgamberi s.a.w.s. ka qenë ai që ua ka marrë besën shokëve të vetë për çështje të ndryshme, e sidomos atyre në të cilët ka parë fuqi në pasimin e të vërtetës dhe ndihmë ndaj saj; dhe këtë e ka bërë për ta ripërtërirë besën e fesë apo për të vërtetuar ndonjë çështje. Kjo është një prej mënyrave të edukimit të pejgamberit s.a.w.s në pastrimin e qenies dhe nënshtrimin e saj ndaj udhëzimit.
Në vazhdim do të shohim besën e dhënë nga një shok i ndershëm i pejgamberit s.a.w.s.: Transmetohet nga Xhabir ibn Abdullah el Bexhelij r.a. se ka thënë: Ia kam dhënë besën të Dërguarit s.a.w.s. për faljen e namazit, dhënien e zekatit dhe për këshillë ndaj muslimanit.
Dobitë e hadithit:
1) Kufizimi i namazit dhe zekatit.
Hadithi është kufizuar në namaz dhe zekat për shkak te rëndësisë së tyre në Islam. Namazi është shtylla e fesë dhe është adhurim trupor, ndërsa zekati është adhurim me dhënie të pasurisë.
Ky hadith është transmentuar me fjalë të ndryshme siç është transmentimi i Buhariut dhe Muslimit: Ia kam dhënë besën pejgamberit s.a.w.s. për ndëgjim dhe respektim, dhe ai më tha: “Në atë që ke mundësi dhe k;shillimi për çdo musliman.” Në librin e Buhariut qëndron: Erdha te pejgamberi s.a.w.s. dhe i thash: “ta jap besën për Islam”, dhe ai më kushtëzoi edhe këshillimin për çdo musliman.
2) Këshillimi për çdo musliman.
Shumica e transmetimeve bëjnë me dije se pejgamberi s.a.w.s. është ai i cili ia ka kushtëzuar edhe këshillën për çdo musliman, pasiqë Xheriri r.a. e ka dhënë besën për Islam dhe për shtyllat e fesë. Nga kjo e kuptojmë rëndësinë e këshillës për çdo musliman. Dhe po ashtu, Imam Buhariu e ka përfunduar librin e tij me kapitullin e këshillës, sepse me të është plotësimi i imanit.
Është transmetuar nga pejgamberi s.a.w.s.: ” Feja është këshillë për Allahun, për librine Tij, për pejgamberin e tij, për prijësit e besimtarëve dhe për muslimanët në përgjithsi”.
Këshilla është fjalë gjithpërfshirëse që ka kuptim dëshirimin e të mirës ndaj atij që këshillohet. Hadithi në fjalë “feja është këshillë” është prej haditheve që është thënë për të se është çereku i fesë.
a)këshilla për Allahun: Përshkrimi i cilësive të Tij si i takon madhërisë së Tij, nënshtrimi ndaj Tij me gjymtyrët e brendshme dhe të jashtme, dashuria ndaj Tij dhe veprimi i urdhrave të Tij, largimi nga ndalesat e Tij, lufta për kthimin e gjunahqarëve tek Ai.
Transmetohet nga Isa a.s. se ka thënë: “Këshilluesi për Allah është ai i cili i jep përparsi hakut të Allahut para hakut të njerëzve.”
b)këshilla për librin e Allahut është: Mësimi i tij për vete dhe të tjerëve. Leximi dhe shkrimi i tij mirë, kuptimi i fjalëve të tij, nënshtrimi ndaj regullave të tij, veprimi me atë çka është në të dhe largimin e keqinterpretuesve të tij.
c)këshilla për pejgamberin e Tij: Ngritja e tij dhe ndihma ndaj tij i gjall dhe i vdekur, ngjallja e sunetit të tij me mësimin e tij dhe mësimin e të tjerëve, marrja e tij në fjalë dhe vepra, dashuria ndaj tij dhe ndaj pasuesve të tij.
d)këshilla prijësve të besimtarëve: Ndihma ndaj tyre në bartjen e përgjegjësisë, vërejtja ndaj anashkalimeve, bashkimi me ta, dhe largimi i tyre nga padrejtesia me të mirë. Prej prijësve të besimtarëve janë edhe dijetarët e tyre, dhe këshillimi i tyre bëhet duke e shpërndarë diturinë e tyre dhe të mirat e tyre dhe mendimi i mirë për to.
e)këshilla për muslimanin e rëndomtë: Mirësia ndaj tyre, ndihma ndaj tyre, mësimi i tyre çka u bën dobi, largimin e të këqiave nga ata, të duash për të atë që e do për vete, dhe të urresh për të atë që e urren për vete.
3) Veçimi i këshillës për muslimanin është për ne përgjegjësi. Ndërsa këshilla për pabesimtarin mundet tl zbatohet duke e thirrë atë në Islam dhe duke e drejtuar kah e mira, nëse kërkon drejtim.
4) Përkushtimi i Xheririt r.a. ndaj besës së dhënë: Ky sahabij i ndershëm ka vazhduar, i përkushtuar ndaj besës së dhënë edhe në shitje dhe blerje.
Transmetohet se kur ka shitur diçka u ka thënë njerëzve me të vërtetë këtë që po ta shes e dua më shumë se sa atë që po ma jep, prandaj zgidh. Gjithashtu është transmetuar se një rob i tij e ka blerë një ditë një kalë për treqind dirhem, kur e ka pare mire kalin, e ka marrë atë dhe ka shkuar te pronari i tij dhe i ka thënë: Kali yt meriton më shum se treqind dirhem, derisa në fund ia ka dhënë tetëqind dirhem.
Gjithashtu transmetohet se Xheriri r.a. një ditë ka hypur në hutbe dhe ka thënë: Unë kam shkuar te pejgamberi s.a.w.s. dhe i kam thënë: Ta jap besën për Islam, e ai më kushtëzoi edhe këshillën ndaj çdo muslimani dhe u besatova për këtë, pasha Zotin e kësaj xhamie unë po ju këshilloj juve…
5)Këshillimi i të gjithë njerëzve.
6) Fjala “Din” d.t.th. vepër. Argument për këtë është fjala e pejgamberit: “feja është këshillë”.
7) Morali Islam është humanizëm.
8) Përfillja e shokëve të pejgamberit s.a.w.s. ndaj besës së dhënë.
Përktheu nga Arabishtja: Ibrahim SHERIFI
www.thirrjaislame.com