Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se ka thënë: “Vërtet, unë i kam parë shtatëdhjetë sofistë (të varfërit që nuk kanë pasur shtëpi, andaj kanë banuar në sofa të xhamisë gjatë kohës së alejhisselamit) asnjëri prej tyre nuk kishte gunë (mbulesë të gjatë të trupit), por vetëm ndërresë (çarçaf për mbulimin prej mesit e teposhtë) ose vetëm këmishë të thjeshtë të lidhur për qafe. Ato, disave iu arrinin deri nën gjunj, kurse disave deri në nyell të këmbëve, të cilat e mbanin me dorë nga frika se mos u shihen vendet e turpshme (avreti).” (Transmeton Buhariu)